Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Eksportet e Kosovës, 80% të mallrave nga porti i Durrësit

    Eksportet e Kosovës, 80 % të mallrave nga porti i Durrësit

    Artur Korrku

    DURRES -Ishte një kohë që mijëra udhëtarë kosovarë dhe qindra kamionë të atij vendi preferonin portet greke si destinacionin e parafundit për në Kosovë. Kjo ndodhte për shkak të infrastrukturës më të zhvilluar dhe tarifave më të ulëta që ofronin këto porte. Por kohët e fundit, situata ka ndryshuar dhe porti i Durrësit ka tërhequr pjesën më të madhe të tyre. Ky rikthim i tyre në portin e Durrësit, ka ardhur për shkak të shërbimeve më cilësore të ofruara nga dogana dhe policia e portit por edhe për mënyrën moderne dhe ekonomike të eksporteve dhe importeve të cilat realizohen nëpërmjet kontenierëve. Bizneset kosovare realizojnë importe të shumta nga vendet e perëndimit, kryesisht mallra industrialë dhe ushqimore. Porti i Durrësit shërben si port tranzit për ta. Ndërkaq edhe rruga Durrës-Morinë ka dhënë efektet e saj. Sipas një statistike operative të drejtuesve të portit të Durrësit, për 6-mujorin e parë të këtij viti, rezulton se udhëtarët dhe kamionët e tonazhit të lartë si dhe kontenierët me destinacion Kosovën, si në hyrje ashtu edhe në dalje, kanë pësuar rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Bile, për doganierët kjo rritje është e ndjeshme. Bizneset kosovare, rreth 80 për qind të mallrave që eksportojnë apo importojnë nga vendet e Europës Perëndimore i kryejnë me anë të kontenierëve. Në doganën e Durrësit ato kalojnë transit, dmth nuk ju hapen plumbçet me të cilat vulosen mallrat. Por edhe kamionët e tonazhit të lartë janë më prezentë se një vit më parë. E njëjta kurbë rritje vlen edhe për udhëtarët kosovarë rezidentë në perëndim. Sipas policisë kufitare rezulton se rritja e udhëtarëve dhe mjeteve të rënda të transportit kosovar nëpër sportelet dhe terminalet e portit është 30% më e lartë se një vit më parë. Bizneset kosovare importojnë nga perëndimi produkte ushqimore e sidomos produkte industriale dhe elektro-shtëpiake.Sipas punonjësve të terminalit të kontenierëve në portin e Durrësit, prezenca më e madhe e biznesit por edhe e udhëtarëve kosovarë janë përmirësimi i shërbimit në port, si dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore. Udhëtarët nuk ndalen më në disa pika kontrolli sikurse ndodhte më parë, por vetëm në një të tillë. Më parë pjesa më e madhe e mjeteve të rënda të transportit, si dhe udhëtarët preferonin portet e vendit fqinjë, Greqisë, pasi atje gjenin shërbime dhe infrastrukturë më të mirë se sa në portet tona. Por duket se gjërat po ndryshojnë. Ndërkohë që, duke nisur nga dita e diel, autoritet e portit paralajmërojnë fluks në rritje të kosovarëve në këtë port.

    GSH

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Lajmi me i mire pas Pavarsise te Kosoves !
    Nga tjetra ane do te demtohen shume shtetet fqinje .

  3. #3
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Eksportet e Kosovës
    haaaa..
    haaaaaaaahaaaaaaa....
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •