-
KQZ rrëzon aktin për mandatet e Tiranës, nuk merr shumicën e cilësuar

TIRANE- Me 4 vota pro dhe 2 kundër Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve rrëzoi në parim tabelën përmbledhëse për shpërndarjen e mandateve në Këshillin Bashkiak Tiranë.
Miratimi i saj kërkonte një shumicë të cilësuar prej 5 votash, ndërkohë dy anëtarët e PS-së votuan kundër.
Mbledhja e sotme e KQZ ka vijuar me debate ndërmjet palëve. Pasi socialistët kanë kundërshtuar miratmin e këtij akti me pretendimin se ai nuk paraqet vullnetin e zgjedhësve. Nga ana tjetrër anëtarët e PD-së kanë deklaruar se janë pro miratimit. Kreu i KQZ-së Arben Ristani theksoi se diskutimi I sotëm ishte vetëm në parim dhe vetëm pasi të mriatohet vendoset nëse duhet miratuar apo jo.
Sipas tabelës përmbledhëse të KQZ-së, në bazë të votave të marra në zgjedhjet vendore të 8 majit, koalicioni i djathtë "Aleanca për Qytetarin" do të ketë 28 vende në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ndërsa koalicioni i majtë "Aleanca për të Ardhmen", 27 vende.
Pas këtij vendimi sipas Kodit Zgjedhor, çështja mund të përfundojë në Kolegjin Zgjedhor. KQZ vendosi në përfundim të seancës së sotme të mblidhet nesër në orën 11:00.
NIS MBLEDHJA E KQZ
Ora 18.00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot pasdite për të shqyrtuar projekt vendimin për shpërndarjen e mandateve për Këshillin Bashkiak të Tiranës, që do t'i hapë rrugën konstituimit të tij.
Miratimi i tij kërkon shumicë të cilësuar në KQZ dhe nëse Komisioni nuk e arrin kuorumin e nevojshëm për të këtë vendimmarrje, sipas Kodit Zgjedhor, çështja mund të përfundojë në Kolegjin Zgjedhor, i cili duhet të zgjidhë edhe këtë situatë.
Kreu i KQZ-së Arben Ristani duke iu referuar zgjedhjes së kryetarit të Bashkisë Tiranë, tha se KQZ i mbjijetoi një procesi të vështirë me kompetencë dhe profesionalizëm.
Anëtarët socialistë në KQZ duke diskutuar në parim aktin për ndarjen e mandateve, nga të cilët varet përbërja e Këshillit Bashkiak të Tiranës deklaruan se janë kundër aktit. Përfaqësuesi ligjor i socialistëve Eridian Saliani deklaroi se në tabelën e paraqitur nuk ka vullnet zgjedhësish.
“Nuk mund ta realizoni miratimin e kësaj tabele, në asnjë pjesë të saj nuk duket vullneti i zgjedhësve,” - theksoi Saliani.
Sipas përfaqësuesit ligjor të PD-së Njazi Kosovrasti Partia Socialiste duhej të ankohej për tabelat në Kolegj. Sipas tij, tashmë Tirana e ka kryetarin e saj dhe për të njëjtën arsye bashkia do Këshillin që meriton
Ndërkohë mbledhja vijoi me debate ndërmjet kreut të KQZ Arben Ristani dhe përfaqësuesve ligjor.
Ristani: “Çështja është që lidhur me vendimarrjen e KQZ-së, nuk u ankimuat se e konsideruat të drejtë. Unë shpresoj shumë që kjo mungesë respekti dhe dakortësie nuk është e atyre që të kanë autorizuar”.
Eridian Saliani: “Je mësuar të flasësh në emër të PD dhe jo të opozitës”.
Nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi nënvizoi se është kundër tabelës për ndarjen e mandateve të Këshillit Bashkiak, duke dhënë dhe arsyet përkatëse.
“Së pari unë nuk kam qënë dakort që në fillim kam votuar kundër kësaj tabele dhe gjithe prcosit të Tiranës se në bindjen time është fakti se pasqyrimi i votave në kutinë e gabuar nuk mund të pasqyronin rezultatit. Së dyti mos haroni vitin 2009 që rezultati u certifiku pasi të 7-të anëtarët votuan pro rezulttit dhe në 2009 kam diskutuar, jemi në të njëjtën situatë, nuk jam dakort me rezultatin”,- nënvizoi Subashi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt