Nė kuadėr tė urdhrit operativ Sezona verore, gjatė kėtij vikendi Policia e Kosovės, ka konfiskuar 6 armė ''''nė mesin e tė cilave tri armė automatike AK 47'''', qė janė pėrdorur nė ahengje tė ndryshme familjare.
Nė njė njoftim tė policisė thuhet se, me qėllim tė ruajtjes sė jetės dhe pronės sė qytetarėve dhe parandalimit tė tė shtėnave me armė zjarri nė ahengje, Policia e Kosovės do tė ndėrmarr njė sėrė masash pėrfshirė kėtu edhe ndalimin e kolonės sė dasmorėve dhe bastisje
sipas njoftimit, nisur nga fakti se kohėve tė fundit ka pasur raste tė raportuara tė gjuajtjes me armė zjarri nė ndeja dhe ahengje tė ndryshme tė cilat nė situata tė caktuara mund tė rezultojnė me pasoja tė rėnda pėr qytetarėt, Policia e Kosovės ka ngritur shqetėsimet nė lidhje me masat dhe veprimet qė duhet ndėrmarrė pėr parandalimin e kėsaj dukurie.
Nė njė periudhė njė javore janė regjistruar disa incidente tė pėrdorimit tė armėve tė zjarrit nė ahengje familjare dhe si pasojė e pėrdorimit tė armėve disa persona janė rrezikuar. Duke parė kėtė situatė, secila drejtori rajonale e PK-sė (pėrfshirė edhe stacionet policore) sipas nevojave dhe gjendjes aktuale sa i pėrket kėtij fenomeni negativ, kanė hartuar plane tė veēanta policore tė cilat konsistojnė nė mbrojtjen e jetės dhe tė pronės sė qytetarėve si dhe konfiskimin e armėve qė pėrdoren nė ahengje familjare, thuhet nė njoftimin e policisė.
Dy raste tė pėrdorimit tė armės sė zjarrit nė ahengje familjare janė regjistruar nė fshatin Krojmir tė Lipjanit ku policia ka konfiskuar njė AK 47 me dy karikator dhe 86 fishekė kurse nė rastin e dytė ėshtė konfiskuar njė pistoletė Ekol Special 7.65 mm, njofton policia.
Njė rast tjetėr gjatė kėtij vikendi ėshtė regjistruar nė fshatin Damanek-Malisheve ku policia ka arrestuar njė tė dyshuar pėr shkak tė pėrdorimit tė armės sė zjarrit nė njė aheng familjar dhe ka konfiskuar njė AK-47.
Edhe dy raste tė tjera janė regjistruar nė Vushtrri, respektivisht nė fshatin Sfaraqak i ulėt dhe Zhilivodė ku zyrtarėt policorė kanė arrestuar dy tė dyshuar pėr pėrdorim tė armės sė zjarrit nė ahengje familjare dhe kanė konfiskuar njė AK-47 dhe njė pistoletė tė llojit Ekol special.
Andaj mbėshtetur mbi kėtė bazė, apelojmė te qytetarėt tanė dhe kėrkojmė nga ta qė tu shmangen veprimeve tė tilla pėr arsye tė sigurisė sė tyre, sigurisė sė tė tjerėve. Nėse qytetarėt nuk kursehen nga veprimet e tilla tė kundėrligjshme, policia konform detyrimit ligjor qė ka, obligohet qė tė filloj kėrkimin pėr armėt e pėrdorura nė rast, tė ndaloj kolonat e dasmorėve pėr ti kontrolluar personat e dyshuar dhe nė situata tė caktuara tė ndėrmarrė edhe bastisje nė shtėpitė ku dyshohet pėr raste tė tilla, thuhet nė njoftimin e policisė.
Po ashtu, zyrtarėt policorė nga njėsitė e trafikut rrugor do tė vazhdojnė sė zbatuari Nenin 185.1 (ligji mbi sigurinė e komunikacionit rrugor) pėrcakton se gjatė kohės sė lėvizjes sė mjetit nuk lejohet qė personat tė kėrcejnė, ti hapin dyert dhe tė dalin me pjesė tė trupit jashtė mjetit, tė ulen nė dritare (nėpėr dasma ose ndonjė ceremoni tė ngjashme), nė pjesėt e jashtme tė mjetit.
Pėr veprimin nė kundėrshtim me dispozitat e kėtij neni ėshtė e paraparė gjoba prej 130 Euro pėr pasagjerin si dhe 130 Euro edhe ndaj shoferit tė mjetit.
Policia e Kosovės do tė shtoj angazhimet pėr parandalimin e dukurive tė tilla sidomos gjatė sezonit veror kur zakonisht organizohen ceremonitė e dasmave ose ndonjė ceremoni e ngjashme. Angazhimet shtesė do tė jenė edhe pėr kundėrvajtjet e tjera qė janė tė parapara me ligjin e sigurisė sė komunikacionit rrugor.
Ne kėrkojmė mbėshtetje, bashkėpunim dhe koordinim tė pėrbashkėt nė veprimet e punėve policore pėr tė arritur qėllimin pėr siguri dhe ambient mė tė sigurt tė komunikacionit nė rrugėt e Republikės sė Kosovės.
RTK
Krijoni Kontakt