-
Zgjedhjet, Berisha: Në Tiranë fitore historike, Kolegji leksion politikës
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha në mbledhjen e Grupit të Partisë Demokratike, e vuri theksin tek përmbyllja e procesit të zgjedhjeve të 8 Majit.
Berisha u shpreh se gara për kryeqytetin ishte tepër e ngushtë, por ishte Kolegji Zgjedhor ai që i dha një leksion politikës duke mos pranuar shkeljet e afateve ligjore. Sipas tij, kjo përbën një fitore historike me shumë përgjegjësi. Thelbi i kësja fitoreje, sic u shpreh Berisha është numërimi i cdo vote të qytetarëve dhe kjo ndodh vetëm në vendet demokratike.
“Gara për bashkinë e Tiranës tepër e ngushtë. Qendrimi ynë ishte kryekëput i bazuar në moralin gërmen dhe frymën e kushtetutës dhe në ligjet e vendit. Strukturat tona kërkuan që të identifikohej cdo votë e hedhur në kutitë e tjera, pasi në kodin e vendit ato ishin vota të vlefshme. Vendimi ynë për të numëruar cdo votë, për të dëgjuar cdo zë, nuk ka autoritet që ato vota mund ti përjashtojë nga numërimi, në një vend të lirë, në diktatura cdo gjë dënohet.
Duke folur për rezultatin në Tiranë, Berisha tha se zgjedhjet në Tiranë janë historike, pasi u pasurua doktrina elektorale.
“Partia Socialiste ndërmori një seri padishë në thelb për institucionet e drejtësisë. Por zgjedhjet janë historike, sepse u pasurua doktrina elektorale. Askush nuk mund të shkelë afatet lidgjore. Kolegji i dha një leksion të fortë Ramës dhe të gjithë politikanëve se nuk mund të ketë shoping forumesh. Me këto padi PS donte me cdo kusht t’i bënte gjëmën kundërshatarit. Sepse PS dy ditë më parë tërhoqi kërkesën dhe pas dy ditësh paraqiti të njëjtën kërkesë, por shteti i së drejtës funksioni duke i dhënë udhë përfundimisht rezultatit në Tiranë. Kolegji mbrojti sistemin zgjedhor. Kolegji Zgjedhor ka 8 gjykatës të emëruar në trupën e tij. Është në nderin e tij që në dy vendimet e marra të bashku të 8 gjykatësit kanë votuar për ligjmërinë e votave të numërua”, shtoi Berisha.
BERISHA: KOALICIONI YNË REZULTATIN MË TË THELLË
Kreu i Ekzekutivit, u shpreh se Kolegji Zgjedhor vulosi rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa nënvizoi se Aleanca për Qytetarin arriti rezultatin më të thellë në këto zgjedhje, me 140 mijë vota më shumë se koalicioni tjetër.
“Përshëndes finalizimin e zgjedhjeve të 8 Majit. Me vendimin e fundit Kolegji Zgjedhor shënoi dhe mbylljen përfundimtare të zgjedhjeve të 8 Majit dhe shpalljen apo mundësinë përfundimtare. Për mua si kryeministër uroj të gjithë të zgjedhurit, kryertarët e bashkitë dhe komunave. I garantoj se do kenë tek qeveria një partner të vërtetë të vendosur për të punuar intensivisht dhe bashkërisht në projektin më të madh të të gjitha kohërave: Projekti Shqipëria vend i zhvilluar”, tha Berisha.
Ky sipas Berishës është rezultati më i thëllë që ky koalicion ka marrë ndonjëherë. “Koalicioni i Aleanca për Qytetarin hyri në këto zgjedhje si koalicioni më i gjërë, më i strukturuar, më i madh. Koalicioni doli nga këto zgjedhje si koalicioni më i suksesshëm që nga viti 1992. Qytetarët shqiptarë në të 4 anët e vendit votuan me rezultatin më të thellë koalicionin Aleanca për Qytetarin, i cili mori më shumë se koalicioni tjetër 140 mijë vota, mori 17% më shumë. Rreth 43 mijë vota më shumë në të gjitha qytetet e vendit, mori 41 mijë vota më shumë për të gjithë kandidatët për kryetar bashkie dhe komune. Ky është rezultati më i thellë që ky koalicion ka marrë në zgjedhet në vend, por edhe në Europë”, citoi kryeministri.
BERISHA: QEVERIA PARTNER PËR VENDORIN
Berisha premtoi se qeveria e tij do të bashkëpunojë me të gjithë të zgjedhurit e saj vendorë.
“Ata që morën votëbesimin e qytetarëve, duhet të ndjehen shumë të privilegjuar me besimin që qytetarët shqiptarë vendosën mbi ta. Jam i bindur se do bëjmë cdo përpjekje së bashku që të qendrojmë në lartësinë e përgjegjësive për t’i dhenë vendit më të mirën, që ky vend të ecë drejt nivelit të një vendi të zhvilluar”, theksoi kreu i qeverisë.
BERISHA: QYTETARËT VLERËSOJNË TRANSPARENCËN
Berisha falenderoi ndër të tjera cdo qytetar për mbështetjen që i dha koalicionit të tij, ndërsa u shpreh se mbështetja ishte rezultat i transparencës dhe përpjekjeve të kësaj qeverie.
“Koalicioni mori këtë besim nga qytetarët shqiptarë para së gjithash dhe mbi të gjitha për shkak të performancës së tij qeverisëse. Aty ku qytetarët votuan flamurin e koalicionit, aty ata dhanë 140 mijë vota më shumë. Besimi politik i zgjedhjes së shqiptarëve është i niveleve më të larta. 10 mijë e 909 vota më shumë për këtë Aleancë janë dëshmi e re e nivelit të besimit, që kjo qeverisjë ka tek qytetarët shqiptarë. Shqiptarët kanë vlerësuar dhe vlerësojnë përpjekjet e kësja mazhorace, ndjeshmërinë e qeverisë për problemet e tyre, përpjekjet e ndershme të saj për një rol stabilizues të Shqipërisë në rajon dhe për një rol në proceset integruese europiane. Kanë vlerësuar dhe vlerësojnë standartet e transparencës të vendosura nga kjo qeverisje”, shtoi Berisha.
BERISHA: FTOJ RAMËN TË BASHKËPUNOJMË
Në fund të fjalës së tij nuk munguan as falënderimet për kundërshtarët politikë, për angazhimin që patën gjatë fushatës. Berisha përgëzoi edhe nismën e PS për ta dërguar cështjen në Komisionin e Venecias, ndërkohë që ftoi Ramën t’i bashkohet shqyrtimit të ligjeve dhe fillimit të reformës Zgjedhore.
“E përgëzoj Partinë Socialiste që do t’i drejtohet Venecais. Këto dy institucione, Komisioni i Venecais dhe OSBE kanë ekspertizën më të mirë. Ftoj zotin Rama të shqyrtojmë bashkërisht ligjet, ne mbetemi të hapur bashkërisht të mirëpresim cdo amendament që PS do paraqesë. E ftoj të nisim së bashku edhe reformën zgjedhore”, përfundoi Berisha.
-
-
Po mer Sale po vetem perpara nga fitorja ne fitorje ti bashke me Edin...populli sallamin hallall
-
-
who cares any more. hajn njoni tarrallak tjetri. kur nuk di ti si lider me mbrojt voten tate jep dorheqjen.
-
-
Për Berishën ç'do gjë që bënë historike është.
Por kjo e Tiranës vërtet do ngelet në histori si sjellja më e pa cipë me ligjin i një pushteti që e quan vehten "demokratik".
Ç'do diktator anë e mban botës do ta kishte zili këtë metodë "demokratike".
-
-
Gjykata vërteton mandatin: Basha kryetar Bashkie i Tiranës
TIRANE-Sot Gjykata e Tiranës vendosi të miratojë kërkesen e kryetarit te ri të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, për vërtetimin e mandatit për Kryetar Bashkie të kryeqytetit.
Paraditen sotme, në oren 10:00, gjykatësja Elbana Lluri deklaroi vendimin lidhur me këtë kërkesë.
Sipas procedurës që parashikon ligji për pushtetin lokal, kreu i Bashkise me të madhe në vend, pajiset me një vërtetim te tille, qe tregon se procesi i ankimimit ne Kolegjin Zgjedhor te gjykatës se Apelit ka përfunduar dhe ai mund të nise detyrën, me konstituimin edhe te këshillit bashkiak.
Avokatët e Bashës, që depozituan dy dite me pare kerkesen ne gjykate, i janë referuar Ligjit “për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor”, në të cilin saktësohet se mandati i kryetarit të Bashkisë apo komunës vërtetohet nga Gjykata.
“Mandati i kryetarit të komunës ose bashkisë vërtetohet nga Gjykata, në juridiksionin e së cilës përfshihet komuna ose bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij”, thuhet në pikën e parë të nenit 40 të këtij ligji.
Së bashku me padinë, përfaqësuesit e Bashës kanë dorëzuar në Gjykatë edhe vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor, vendimin e KQZ-së që shpall kandidatin demokrat fitues me 93 vota më shumë si dhe tabelat për secilën KZAZ të Tiranës me rezultatin përfundimtar për të gjitha qendrat e votimit.
(d.b/BalkanWeb)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt