Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Filmi horror për krimet ndaj shqiptarëve tërbon serbët

    Filmi horror për krimet ndaj shqiptarëve tërbon serbët



    Sё shpejti, gjatё muajit tetor, pritet qё tё fillojё transmetimi i filmit “Captifs” ose “Caged” nё ekranet e kinemave, qё me sa duket i ka futur frikёn Beogradit. Frikёn pёr imazhin qё shumёkush mund tё krijojё duke parё kёtё film… “Captifs” është një film francez i zhanrit horror, i bazuar nё fakte reale, në të cilin prezantohen serbët duke transplatuar organet e shqiptarëve.

    Ngjarja zhvillohet nё Ballkan. Ajo tregon pёr Carolёn, njё infermiere e njё misioni humanitar, e cila pas pёrfundimit tё kёtij misioni, sё bashku me dy kolegёt e saj niset pёr t’u larguar … por, nga njё rrugё qё i çon nё njё udhёtim pa fund pёr ta. Ata rrёmbehen nga tё panjohur dhe mbahen tё burgosur nё kushte mesjetare, deri sa marrin vesh arsyen e vёrtetё e rrёmbimit tё tyre: marrjen e organeve.

    Serbët kanë reaguar ndaj kёtij filmi artistik francez, i cili portretizon atë çfarё realisht kanë bërë serbët që nga pushtimi i Kosovës në vitin 1912: masakra, terror, vrasje të grave shtatzëna, nxjerrje të fëmijëve nga barku i tyre, marrje organesh dhe shumë e shumë mizori të tjera.

    E pёrditshmja beogradase “Kurir” e ka quajtur monstruoze dhe shpifje tё madhe kёtё film, i cili i portretizon serbёt kriminelё dhe si trafikantё tё organeve njerёzore. Ajo me titra tё dukshme ka publikuar:

    “Filmi, kryesisht është financuar nga shqiptarët. Është e mundur që edhe Bernard Koushner tё ketë ndihmuar nё kёtё. Rrena monstruoze e shqiptarëve: Serbët na i nxorën organet”.

    Madje, për këtë film thuhet se është prononcuar edhe Prokuroria e Krimeve të Luftës në Serbi. Ata janë të bindur se ky është një film propagandistik dhe pёr kёtё i kanë dërguar një letër autoriteteve përkatëse, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisё sё Punëve të Jashtme.

    “Ky film i organizuar me buxhet të ulët, tallet me viktimat e vërteta të trafikimit të organeve”, ka deklaruar zëvendës/prokurori i Krimeve të Luftës në Serbi, Bruno Vekariç.

    Reagimi i serbëve ka shkuar aq larg sa kanë akuzuar edhe shefin e diplomacisё franceze Bernard Koushner, ish-shefin e UNMIK-ut menjёherё pas luftёs nё Kosovё, nё njё intervistё tё drejtpёrdrejtё, se ka ndihmuar në financimin e filmit. Siç mund ta shihni edhe vetё nё filmim, reagimi i Kouchner ka qёnё i pazakontё. Pyetjes sё gazetarit Budimir Nicic, Koushner i ёshtё pёrgjigjur: “Ju qёnkeni i luajtur mendsh. A mos jeni i sёmurё? Mos flisni marrёzira! Mos besoni nё gjithçka çfarё dёgjoni.”

    Duket mjaft bindshёm se Serbia po vihet me shpatulla pas murit nga opinioni mbarёkombёtar.

    Mbase ka ardhur dita qё tё marrim rolin e spektatorit dhe tё shohim se si thyhet krenaria e tyre, qё me aq fanatizёm e kanё stimuluar ndёr vite. (LajmeShqip.com)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Disa sekuenca nga filmi ne fjale:



    Heret a vone do te mesohet drejt ajo cfare ka ndodhur ne Kosove. Propagandave serbe ngadal, por sigurt po u del boja nga te gjitha anet.
    I feel Kosovereign!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Faktet jane ato qe e mposhtin Serbine.
    E fakte jane ato qindra varreza masive te shqiptareve te gjetura anekend Kosoves dhe Serbise.
    Shqiptaret me shume duhet te punojne ne faktimin real te gjerave,nuk kane nevoje per propagande.Jane serbet ata qe kane nevoje per propagande sepse e verteta atyre ju qet fytyren e vertete te krimineleve,si njerez poashtu si popull.

    Pra 1 ore bera kete koment kunder serbeve ne Yahoo,dhe pikerisht permenda kete film qe do del ne tetor.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •