
Postuar më parë nga
thekthi
Rama kunder ligjit per pagat
Oli Xhilaga
E Marte, 08 Maj 2007
Selia roze kundershtoi dje nje tjeter nisme te qeverise "Berisha", e konkretisht ligjin mbi sistemin e pagave ne sektorin privat. Ne vazhden e kundershtive te saj ndaj projektligjeve te propozuara nga qeverisja e djathte, Partia Socialiste sinjalizoi dhe nje here tjeter pozicionin e saj kunder ligjit per sistemin e pagave ne sektorin privat. Sipas kesaj partie, asnje pervoje e ngjashme ne vendet e tjera nuk deshmon per ndermarrjen e nje nisme te tille, duke caktuar pagat ne sektorin privat me diktatin e ekzekutivit. Kreu i selise roze, Edi Rama, e kundershtoi dje ashper kete nisme te qeverise, duke shprehur qarte se, ashtu sikurse dhe per ligjin e gjobave, ky ligj do te hase ne oponencen e forte te opozites parlamentare. Duke argumentuar qendrimin e opozites kunder kesaj nisme, Rama theksoi se "Partia Socialiste nuk mund te pajtohet me nismat konfuze dhe eksperimentale te qeverise "Berisha", te cilat vazhdojne ende te rrisin tensionin dhe te perkeqesojne klimen e biznesit ne vend". Gjithashtu, ne vleresimin e tij mbi kete ligj, kreu socialist gjykoi se kjo eshte nje tjeter nisme, e cila konsiston ne goditjen e biznesit. "Pas nismes absurde te te ashtuquajturit "Ligji i Gjobave", tashme kjo qeveri, ne vazhdim te politikave per goditjen e biznesit, inicioi nismen te radhes per miratimin e nje vendimi qe merr persiper caktimin e pagave ne sektorin privat, gjoja ne emer te aplikimit te takses se sheshte, pageses se sigurimeve shoqerore dhe luftes kunder informalitetit ne ekonomi", u shpreh Rama gjate fjales se tij. Qendrimi kunder ketij ligji, sipas tij, bazohet ne faktin se nje veprim i tille, jo vetem qe nuk redukton informalitetin ne ekonomi, por e nxit biznesin per te gjetur rruge te tjera jashte kornizave ligjore, duke rritur ne menyre te pashmangshme informalitetin. Per te, ky ligj thellon veshtiresite e funksionimit dhe veprimtarise se sipermarrjes, duke imponuar kosto shtese per te dhe duke cuar drejt falimentimit nje numer te madh te tyre. Ai ka paralajmeruar se ky ligj nxit konkurrencen e pandershme dhe ndikon negativisht, duke deformuar arbitrarisht tregun e punes, duke dhene argumentet me te cilat justifikohet kundershtia ndaj ligjit per pagat. Madje, duke shkuar me tej, kreu i PS-se vuri ne dukje se "ky ligj zbulon qarte qellimin e kesaj qeverie qe keto veprime synojne thjesht dhe vetem marrjen e te ardhurave per buxhetin, gjendja e te cilit po veshtiresohet nga moscelja ende e fondeve per investime per kete vit". Per kete arsye, Rama beri thirrje per nje politike te re per menaxhimin e financave publike.
PS, pese arsyet e kundershtimit te nismes
Asnje pervoje e ngjashme ne vendet e tjera nuk deshmon per ndermarrjen e nje nisme te tille, duke caktuar pagat ne sektorin privat me diktatin e ekzekutivit;
Nje veprim i tille, jo vetem qe nuk redukton informalitetin ne ekonomi, por e nxit biznesin per te gjetur rruge te tjera jashte kornizave ligjore, duke rritur ne menyre te pashmangshme informalitetin;
Thellon veshtiresite e funksionimit dhe veprimtarise se sipermarrjes, duke imponuar kosto shtese per te dhe duke cuar drejt falimentimit nje numer te madh te tyre.
Nxit konkurrencen e pandershme dhe ndikon negativisht, duke deformuar arbitrarisht tregun e punes;
Zbulon qarte qellimin e kesaj qeverie qe keto veprime synojne thjesht dhe vetem marrjen e te ardhurave per buxhetin, gjendja e te cilit po veshtiresohet nga moscelja ende e fondeve per investime per kete vit.
Koha jone
Krijoni Kontakt