Kot që ma fsheh, nusen e keni me barrë. Mua ma tha Zoica që ia kishte thënë Vasillua. Le që ja ku e ke në mes të filxhanit.
Nuk kam pikën e respektit as për Thaçin (që e kam simpatizuar dikur) e aq më pak për Naltmadhninë e Tij, Sali Magjari I, por të bësh gjithë këtë zhurmë se një gazetë na boton një artikull për një lajm të pakonfirmuar nga Wikileaks, më duket e tepërt.
Lajmi fare mirë mund të jetë i gatuar në kuzhinat e Beogradit.
Megjithatë dihet që dashuria Thaçi-Berisha nuk është aq "hot" sa duket për faktin e thjeshtë se Thaçi është vegël e Dellit, pra u lëshon pe serbëve se herë i do delli Dellit.
Kurse Berisha është klysh beogradi. Ky është si ai tipi:
Batalionit i duhen armë, rrobe dhe pare. Prandaj kemi ardhur t'i marrim.
Ju nuk keni pse t'i merrni, Ne ua japim vetë.
Të ishte për Sali Magjarin, serbët nuk kishin pse ta kërkonin Kosovën apo Portin e Durrësit. As grekët nuk kishin pse të kërkonin detin....ne ua japim vetë.
Krijoni Kontakt