Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 43
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    kur e ka njeriu mizen ner kapuq normal se ka frik. po ky hashimovici ka frik nga te gjithe. edhe kti duhet me ja ba sikur ajo gruaja qe ka rrahur burrin edhe ne vjeshte edhe ne pranver se nuk ka zhgedhuar kiet ne vjesht gjat reshje shiut por punoi dhe ne mbremje e rrahu gruaja se ka ftohur kiet edhe ne pranver filloi te bie shi ai burri zhgedhoi kiet e iku per shpi prap e rrahu gruaja se ne pranver ishte shi i ngrohet dhe nuk kishte nevoj te ikte ne shtepi. e njejta gje po ndodhe me hashimovicin ky ka frik se do e rrah berisha edhe ne pranver edhe ne vjeshte keq ashtu keq keshtu per hashimovicin

  2. #12
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    ihhaa..
    gati pat ba grushtet shoqria civile me ojq e gazetar.. a e mbani mend..
    hashimi veq prej serbies nuk tutet.. se eshte shtet serioz e nuk perzihet ne pune te brendshme te Kosoves edhe e respektojne shume hashim polarin.. prej broje.. qoban me pushtet..te legjitimum prej beligradi..qe me shkije e gabel po e qeveris Kosoven
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    illyrian rex;

    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Kjo eshte njera nga arsyet pse shkelet betimi i UÇK-se ne menyre sistematike nga ana e Thaqit & co. Kjo eshte njera nga arsyet qe bashkimit te trojeve shqiptare ne nje, po i futen shkopinje ne rrota cdo dite e me shume...nga ana e Hashimit & co.
    A nuk eshte turp qe ne menyre kaq kurverore t'i drejtohemi nje ambasade te huaj, me budallalliqe te tilla?!

    Ne nje kohe kur ia kane bere kufirin verior shpordhe dhe sa here qe mbahen zgjedhjet ne Serbi mbushen enklavat e Kosoves me postera te Sheshelit, Mladiqit, Tadiqit e Pidhiqit...mbushen sheshet e ketyre enklavave me politkane nga Serbia, ky gjen arsye te ankohet per kryeministrin e Shqiperise se ky i fundit i viziton kryetaret partive shqiptare te Kosoves!
    te lumt nje shembull i sakt hashimi qenka frigu nga sali berisha kurse nga ardhje e vajtje te ministrave serb kti si bheht von kurr TRAGJEDIA E KOSOVES ESHT HASHIM THAQI

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Gogi;

    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Krejt po i dini more, sa keq se po ju a merr kohen forumi :d
    E MORE PIANEC gjdo dit po ju del boja

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mardhenjet mes dy qeverive jan te mira..
    kjo duhet te na gezoje..

    mos i jepni rendesi ketyre muhabeteve..

    me kte rast dhe berisha duhet te reflektoje..

    nuk duhet me shfaq pelqyshmeri kur je kryeminister per x a y parti ne kosove..

    sidomos ne kohen e fushatave elektorale..

    sa mir sna vjen mire kur sherbetori i ed rucit..akadem.ut qosja ha mu.t gjat cdo fushate qe zhvillohet ne tirane duke marre anen e selie rozes e duke nxitur luft civile alla 97 e 21 janare..

  6. #16
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    nuk duhet me shfaq pelqyshmeri kur je kryeminister per x a y parti ne kosove..

    sidomos ne kohen e fushatave elektorale..
    kjo duhet te vleje edhe per mister dell..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    mduket edhe z.dell esht i perlyer ne disa afera korruptive ne ks me disa ministra te kosoves

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    mduket edhe z.dell esht i perlyer ne disa afera korruptive ne ks me disa ministra te kosoves

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2010
    Postime
    314
    Pavarësia nga Shqipëria - Nga Albin Kurti
    nga Lëvizja VETËVENDOSJE! më 2011-07-13 në orën 12:03.MD

    Më 13 gusht 2009, Kryeministri Hashim Thaçi është ankuar te zëvendësambasadori amerikan Michael McMurphy që kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha po përzihet në politikën e Kosovës. Kështu thuhet në një kabllo diplomatike ende të pabotuar të dosjes së Wikileaks, sipas gazetës Koha Ditore. Nuk do mend që shumë njerëzve kjo mund t’iu duket e pritshme dhe normale duke e pasur parasysh kryeministrin Thaçi, etjen e tij për pushtet dhe mënyren e zakonshme të politikëbërjes ditore në Kosovë. Thaçi është frikësuar nga ndikimi i Berishës në Kosovë dhe përkrahja që Berisha mund t’ua bëjë figurave të tjera politike e partive të tjera prej asaj të Thaçit. Me ndihmën e zyrtarëve amerikanëve ai ka besuar që do ta mbajë sigurt pushtetin për vete duke i zbrapsur ata që mund ta cenojnë e rrezikojnë.

    Mirëpo, kryeministri Thaçi nuk është kufizuar vetëm te sulmi mbi kryeministrin e Shqipërisë Berisha të cilin ai e sheh si politikan rival që mund t’ia prishë llogaritë këtij. Ai i kishte thënë zyrtarit amerikan që përzierja nga Shqipëria në politikën kosovare paraqiste kërcënim për Kosovën dhe kishte kërkuar ndërhyrje amerikane te Berisha që ta kundërshtojnë një përfshirje të tillë, duke theksuar se Kosova është një shtet i pavarur, dhe jo krahinë e Shqipërisë. Thaçi po ashtu ka kërkuar nga Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë që përmes Ambasadës së ShBA-ve në Tiranë të bëjnë trysni mbi Berishën dhe të kërkojnë nga ai që të përmbahet nga deklarimet apo veprimet që ngritin frikë në rajon nga panshqiptarizmi. Sëkëndejmi del që Thaçi nuk e ka problem vetëm përzierjen e kryeministrit të Shqipërisë në politikën kosovare për shkak se ky kryeministër rastis të jetë politikani Sali Berisha. Thaçi nuk e do përzierjen e kryeministrit Berisha edhe për shkak se Berisha është pikërisht kryeministër i Shqipërisë dhe jo i ndonjë vendi tjetër.

    Merreni me mend, kryeministri Thaçi nuk ankohet dhe nuk kërkon ndihmën e amerikanëve për përzierjen e Serbisë në Kosovë por për përzierjen e Shqipërisë! Fakti që Serbia e kontrollon çerekun e territorit të Kosovës me strukturat e saj ilegale nuk përbën shqetësim për kryeministrin Thaçi. Aq më pak deklaratat e përsëritura të Serbisë për Kosovën si krahinë e Serbisë. Thaçi ka hall veçse deklaratat dhe veprimet e kryeministrit Berisha të cilat, siç është shprehur ai, ngritin frikë në rajon nga panshqiptarizmi. Këso deklaratash që jemi mësuar t’i dëgjojmë nga zyrtarët e ndryshëm të Serbisë të cilët i karakterizon shovinizmi ndaj kombit shqiptar na qenkan edhe vetë fjalët e kryeministrit Thaçi drejtuar zyrtarëve amerikanë.

    Lehtësia me të cilën kryeministri Thaçi i pranoi bisedimet pa parime me Serbinë e pa kushte për Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës, bëhet edhe më e shpjegueshme pas zbulimit të këtij qëndrimi të tij kundër Shqipërisë. Ngjashëm, tash kemi fituar shpjegime shtesë për një sërë prapësish të kryeministrit Thaçi prej imponimit të flamurit shkombëtarizues për shtetin e pavarur të Kosovës e deri te mosimponomi i reciprocitetit me Serbinë në të drejta dhe ekonomi. Thjesht, kryeministri Thaçi pavarësinë e shpallur të Kosovës e sheh shumë më tepër si pavarësi ndaj Shqipërisë sesa si pavarësi ndaj Serbisë. Gjersa presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, thoshte që Republika e pavarur e Kosovës duhet të jetë e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë, kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, disi po aspiron që ta mbyllë Kosovën ndaj Shqipërisë e ta lë atë të hapur ndaj Serbisë.

    Duket që kryministri Thaçi dëshiron të harrohet fakti që pavarësia e Kosovës, edhe kështu siç është, nuk do të mund të arrihej duke qenë Kosova e pavarur nga Shqipëria e duke vepruar pavarësisht asaj. Vetëm duke iu falenderuar ‘përzierjes’ së Shqipërisë në Kosovë, si frymëzim e ndihmë në të gjitha fushat, prej arsimit e deri te armatimi për UÇK-në, ne jemi këtu ku jemi sot. Pa ‘përzierjen’ e Shqipërisë në Kosovë, shqiptarët do ta kishin fatin shumëfish më të keq edhe se të boshnjakëve. Pavarësia e Kosovës do të mund të quhej me të drejtë se është pavarësi nga Shqipëria vetëm në kuptimin që ajo na ka ardhur edhe prej kontributit nga Shqipëria.

    Në këtë takim me z.McMurphy, kryeministri Thaçi gjithashtu qenka zotuar se nuk do të marrë asnjë vendim të rëndësishëm politik pa konsultime paraprake me Ambasadën e ShBA-ve. Këtu nuk do të ndalemi te dukuria që kryeministri Thaçi me nënshtrimin e vet paraprak iu bën trysni ndërkombëtarëve që ta nënshtrojnë. Pra, nuk është interesimi i këtij shkrimi të trajtojë nënshtrimin e këtillë që para se të jetë trysni mbi të nënshtruarin e mëpastajmë është trysni mbi nënshtruesin potencial në kuadër të një loje perverse ku mazohisti e prodhon sadistin.

    Mirëpo, teksa kryeministri Thaçi u thotë zyrtarëve amerikanë që nuk do ta marrë asnjë vendim të rëndësishëm politik pa konsultime paraprake me Ambasadën e ShBA-ve, atij duhet t’i përgjigjemi me pyetjen se ku ka vendim më të rëndësishëm sesa ta mbash këtë qëndrim kundër Shqipërisë në emër të Kosovës?! Qëndrimi i këtillë i kryeministrit Thaçi tashmë paraqet vendimin e tij më të rëndësishëm, saktësisht më të rëndësishmin, para zyrtarëve amerikanë. Kryeministri Thaçi, një vendim më të rëndësishëm se ky, as që mund të imagjinojë se lëre më ta marrë.

    Wikileaks e dëshmoi që para se ndonjë politikan a diplomat ndërkombëtar të deklarohet kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë e kundër bashkimit kombëtar të shqiptarëve në emër të frikës që mund të gjenerohet në rajon, këtë gjë e bëjnë vetë politikanët shqiptarë si puna e Hashim Thaçit në takime me ndërkombëtarët. Para se Thaçi të flasë si ndërkombëtarët për çështjen shqiptare, janë vetë ndërkombëtarët ata që po (mësojnë të) flasin si Thaçi (prej vetë Thaçit). Askush nuk mund të na respektojë dhe të na i mbrojë interesat tona më shumë e më parë sesa që këtë ta bëjmë ne për veten tonë. Thaçi flet me zyrtarët amerikanë në emër të të gjithë neve por ai mbron veçse interesat e tij personale në llogari të të gjithë neve. Dhe, le të mos harrojmë që mu këta politikanë që e kanë pranuar ndarjen e Kosovës nga Shqipëria dhe që duan ta përforcojnë këtë ndarje, janë po ata të cilët – njëherë pasi që e kanë përvetësuar zanatin e ndarjes sipas mendësisë së tyre krahinore – tash po na e përçajnë edhe Kosovën përbrenda duke na e ndarë atë në Llap, Drenicë e Dukagjin.
    Everyday is a gift, that's why they call it the present

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    per ata qe nuku i din mir punet..duket interesant demagogu albin..

    qe thaqi indirekt ka dashur ti thot berishes..bej kujdes.. kur flet per kosov.. ose kur takon politikan kosovar..apo kur vjen ne kosove.. kjo ka arsye.. e thaqi i din mir kto arsye..

    ata qe i kuptojne keto..e mir-kuptojn dhe thaqin..
    ata qe i din kto pun e hiqen si super atdhetare.. nga qe vet sjan ne qeverisje..sbejn tjeter vec luajn..thejatro..

    e sa per merakun qe ka albini se kinse shqiperia ka gisht ne pamvaresimin e kosoves.. e se nuk i duhet ngren haku (se kinse Thaqi po ja ha at hak) mund te themi se nji m.ut te madh ka shqiperia merit ne pamvaresimin e kosoves..

    albini ka hall me nxjerr kopilat ruco enveristo. pandusha e erion veli ramushat..si kontribus te pamvaresise..
    mirpo as shqiperi e enverit as e ramizit as e lpk-se e as e berishes apo nano meto pandushave ska merit ne Kosoven e Pamvaruir..

    merita i takon AMERIKES..
    I takon femijve te kosoves qe u masakruan.. nanave vajza e burrave te pambrojtur.. te kosoves.. qe u genociduan barbarisht.. e kjo preku zemrat klinton blero kristiano- atllantike..
    i takon LDK-se se Rugoves qe e kish nis nji rrug..me ju afrue amerikes..
    gjithcka tjeter eshte pallaver..

    po te ish shqiperia faktor pamvaresie e kish gjet gjer me sot banden qe vrau ahmet krasniqin..
    e kish ndal masakren ne kampet enveriste lpk-iste te kukso burrelo plazh-durrsit..

    rruga qe beri berisha.. eshte faktor bashkimi..
    dhe albin qosja i edvinit.. nuk e foli nji fjal te mire per kte rruge qe bashkon..

    por erdhi thaqi e pergezoj berishen per kte veper madhore..

    ktu merr spunto anti-hashimoizma e albinit..
    pse thaqi shkoj peruroj tynelet e berishes..

    kjo eshte "atdhetarizma" e albinit..

    eshte maska e qoses..
    qosja ska guxuar te dal vet kunder hashimit pse ky shkoj ne perurim te tyneleve e kurdisen albin kulishin..

    pra evolucioni i hashimit.. ne politik.. pra afrimet thaqo-berish.. i ka terbuar gardistet e vjeter enveriste lpk-iste demaqo qosiste e ramizo m.utaviste e kelmendo jakupoiste..
    prandaj u aktivizua albini..

    ne kte artikull del por e maskuar.. kjo qe po them une tash sa mot..

    edhe is mutafa ne kto ujna eshte..

    edhe ai eshte nji far m.uti i rekrutuar nga klosi..

    ..


    per momentin.,. thaqi eshte me ne rregull se albinet apo is ekrem muto mutafet..

    pra te perkrahet.. qeveria e kosoves..
    te mbeshtetet thaqi.. dhe harmonia qe ai kerkon te kete me Dellin..

    sulmet ndaj dellit..jan sabotazh i rende..

    ta leme thaqin te qeverise.. keshtu si tani duke mbajtur linjen pro Dell.. pro uSa..

    cdo loj tjeter eshte me rrezik..

    ..

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •