Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Wikileaks: Frika e Thacit nga ndikimi i Berishës në Kosovë




    PRISHTINE-Vizita dhe ndikimi i politik i Sali Berishës në Kosovë, e kishin shqetësuar kryeministrit Hashim Thaçi, verën e vitit 2009, pak muaj para zgjedhjeve lokale të 15 Nëntorit.

    Në një bisedë private zyrtarë të Ambasadës amerikane në Prishtinë, më 13 gusht 2009, Thaçi ishte shprehur i brengosur nga “përzierja në politikën e Kosovës” që sipas tij bën kryeministri i Shqipërisë.

    Kështu thuhet në një dokument ende të pabotuar diplomatik, pjesë e dosjes së WikiLeaksit, që është dërguar nga Ambasada amerikane në State Departament, dhe një kopje të së cilës e publikon sot “Koha Ditore”.

    “Në një bisedë private menjëherë pas takimit, Thaçi i tha të ngarkuarit me punë se ishte i brengosur nga përzierja e kryeministrit Sali Berisha në politikën e Kosovës”, thuhet në dokument, që flet për takimin e Thaçit me të ngarkuarin me punë në Ambasadë, Michael Murphy.

    Takimi i Thaçit me zyrtarin amerikan kishte ndodhur disa ditë pas pritjes që Sali Berisha i kishte bërë Ramush Haradinajt, në Tiranë, me të cilin nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Sipas dokumentit diplomatik, Thaçi kishte përmendur se Berisha planifikon një vizitë në Prishtinë për vjeshtë të atij viti, dhe shtoi se “ai do ta mirëpriste një vizitë nga Berisha në Kosovë për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale, por nuk kishte dëshirë ta shihte atë duke bërë fushatë në Kosovë për LDK-në, apo për opozitën e AAK-së”.

    Në atë kohë, PDK-ja e Thaçit ishte në koalicion qeverisës me LDK-në, derisa AAK-ja ishte në opozitë, ashtu si sot.

    Për më tepër, Thaçi kishte ishte shprehur se përzierja nga Shqipëria në politikën kosovare paraqiste “kërcënim” për Kosovën, ndërsa ka kërkuar ndërhyrje amerikane te Berisha, duke theksuar se “Kosova është një shtet i pavarur, dhe jo krahinë e Shqipërisë”.

    “Thaçi tha se përfshirja shqiptare në politikën në Kosovë paraqet një kërcënim për Kosovën dhe kërkoi nga Ambasada që të kundërshtojë një përfshirje të tillë”, thuhet në document.
    “Ai po ashtu kërkoi nga Qeveria e SHBA-së që, përmes Ambasadës në Tiranë, të peshojë me Berishën dhe të kërkojë nga ai të përmbahet nga deklarimet apo veprimet që zgjojnë frikë në rajon nga panshqiptarizmi”.

    Në komentet që përmbyllin dokumentin diplomatik, i ngarkuari me punë Murphy shton se “pajtohet që përfshirja e politikanëve nga Republika e Shqipërisë (dhe nga Kosova) në garat jashtë vendeve të tyre është problematike dhe nuk ndihmon”.

    “Edhe pse dyshojmë që nëse Berisha do të përqafonte PDK-në, Thaçi do të kishte më pak shqetësim për kërcënimin nga politika panshqiptare për Kosovën dhe rajonin, ne po ashtu besojmë se do të mund të ishte e dobishme t’i përkujtojmë bashkëbiseduesit tanë në rajon për dëmin potencial që manovrat e tyre afatshkurta politike mund të kenë në interesat tona afatgjata të përbashkëta”, thuhet në komentet në fund të kabllos diplomatike.

    Sali Berisha e vizitoi Kosovën dy muaj më vonë, më 6 tetor 2009, u prit nga kryeministri Thaçi, dhe gjatë qëndrimit tha se bashkimi kombëtar i shqiptarëve do të ndodhë në Evropë.

    “Sot ideali kombëtar i shqiptarëve është ideali evropian. Po sepse ne aty kemi përcaktuar të ardhmen tonë dhe të shkëlqyer. Ne nuk dimë ndonjë të ardhme më të ndritur sesa integrimi në Evropë”, ka thënë Berisha gjatë vizitës së tij.

    Ambasada e SHBA-së në Prishtinë nuk ka komentuar këtë pjesë të dosjes së ËikiLeaks-it.

    “Departamenti i Shtetit nuk komenton lidhur me materiale të supozuara, përfshirë dokumente të klasifikuara që mund të kenë rrjedhur”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së, dërguar gazetës nëpërmjet zyrës së saj për shtyp.

    Gazeta nuk ka arritur të sigurojë edhe qëndrimin e Qeverisë së Kosovës. Në mungesë të një zëdhënësi të Qeverisë, gazeta ka provuar disa herë të kontaktojë me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e kriko-38
    Anëtarësuar
    01-08-2010
    Vendndodhja
    ketu afer
    Postime
    687
    Berisha ka shum simpatizant ne Kosov,po edhe e njejta gje eshte ne Maqedoni,nuk di se si ta shpjegoj por eshte shume e vertet qe politikanet te dy vendeve kan frig prej Berishes..Dhe kjo friga ka ndikuar pak me shum te z.Thaci si nje kryeminister i Kosoves eshte per mendimin tim me
    se normale te kesh frig sidomos para zgjedhjeve.....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e PoQari
    Anëtarësuar
    14-11-2010
    Postime
    34
    Kur nuk i kryen detyrat e shtepis si duhet ........duhet secili te ket frik.

  4. #4
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Kjo eshte njera nga arsyet pse shkelet betimi i UÇK-se ne menyre sistematike nga ana e Thaqit & co. Kjo eshte njera nga arsyet qe bashkimit te trojeve shqiptare ne nje, po i futen shkopinje ne rrota cdo dite e me shume...nga ana e Hashimit & co.
    A nuk eshte turp qe ne menyre kaq kurverore t'i drejtohemi nje ambasade te huaj, me budallalliqe te tilla?!

    Ne nje kohe kur ia kane bere kufirin verior shpordhe dhe sa here qe mbahen zgjedhjet ne Serbi mbushen enklavat e Kosoves me postera te Sheshelit, Mladiqit, Tadiqit e Pidhiqit...mbushen sheshet e ketyre enklavave me politkane nga Serbia, ky gjen arsye te ankohet per kryeministrin e Shqiperise se ky i fundit i viziton kryetaret partive shqiptare te Kosoves!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Kjo eshte njera nga arsyet pse shkelet betimi i UÇK-se ne menyre sistematike nga ana e Thaqit & co. Kjo eshte njera nga arsyet qe bashkimit te trojeve shqiptare ne nje, po i futen shkopinje ne rrota cdo dite e me shume...nga ana e Hashimit & co.
    A nuk eshte turp qe ne menyre kaq kurverore t'i drejtohemi nje ambasade te huaj, me budallalliqe te tilla?!

    Ne nje kohe kur ia kane bere kufirin verior shpordhe dhe sa here qe mbahen zgjedhjet ne Serbi mbushen enklavat e Kosoves me postera te Sheshelit, Mladiqit, Tadiqit e Pidhiqit...mbushen sheshet e ketyre enklavave me politkane nga Serbia, ky gjen arsye te ankohet per kryeministrin e Shqiperise se ky i fundit i viziton kryetaret partive shqiptare te Kosoves!
    Wwweeeeehhh " Betimi UCK-se"! Kaq larg paska shku aaa. Po thua qe Berisha nuk eshte perzier asnjhere ne politiken Kosovare aa? Cka ska bre..!
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Berisha ka 80% të shqiptarve të kosovës ka vetja!

    Lirisht ti shpallin zgjedhjet në Kosovë Berisha ka me fitu dhe pse nuk ka fare lidhje me politiken Kosovare!


    Hashim legeni (Xhorxhi) i'a ka friken secilit , ky është lavirja më e madhe që e shkërdhejn europiant posht e nalt!

    Kosova ka ra në dor të lavires që mundohet me cdo kusht me na prish me Shqiperin.

    Ama na se pranojm se zemren e kemi prej atij vendi e një lavire si Hashimi ska me pas shanc kurr!!


    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #7
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Ky edhe prej hijes vet ja ka nis mu tut , e le mo prej tjerve .

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2010
    Postime
    31
    Zt Thaci keshtu ka bashkepunuar edhe me Hagen kunder luftetareve te UCK-se.Gjithmone na prapaskene dhe me skenare ka realizuar aspiratat e tij politike.Edhe faktete diplomatike e dokumente sekrete konfidenciale do ta shohin driten dhe aty do te duket karakteri i Zt.Thaci si njeri me maske dhe si njeri qe veprat kunder Kosoves e shqiptarve i ben vetem per te mbijetuar vet politikisht .Askush me shume se Hashim Thaci nuk eshte kunder bashkimit te shqiptareve ne nje shtet te perbashket.Mbijetesa e tije politike lidhet me skenare dhe orkestrime prapaskenash kunder gjithe atyre qe kane vlera lufte ose paqje.

  9. #9
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Krejt po i dini more, sa keq se po ju a merr kohen forumi :d
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  10. #10
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Saliut vetëm për një gjë i duhen Kosova dhe Maqedonia.
    Vetëm për ti treguar Perëndimit se Ai ka në dorë stabilitetin ose destabilitetin e Ballkanit dhe ai është faktor.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •