Jeton Llapashtica | 10-07-2011 12:59 CET Kėrkesa e EULEX-it qė Kuvendi i Kosovės ta nxjerrė njė rezolutė, me tė cilėn do t’i “zhveshė” disa deputetė nga imuniteti, ndaj tė cilėve janė duke u zhvilluar hetime, kryesisht tė Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), ka bėrė qė kjo parti tė ndahet nė tre grupacione rreth kėsaj ēėshtjeje.
Burime tė afėrta me PDK-nė thonė se njė pjesė e deputetėve qė njihen si persona tė afėrt me kryeministrin dhe kryetarin e kėsaj partie, Hashim Thaēi, mbajnė qėndrim pro heqjes sė imunitetit, njė pjesė e deputetėve nuk kanė fare qėndrim, pra janė neutralė, ndėrsa pjesa tjetėr, kryesisht deputetė qė tashmė kanė probleme me ligjin dhe qė janė tė afėrt me ish-ministrin e Transporteve, Fatmir Limaj, shprehen ashpėr kundėr heqjes sė imunitetit.
Ky burim thotė se aktualisht Grupi Parlamentar i partisė mė tė madhe nė vend ėshtė duke kaluar “ditė tė nxehta”, meqenėse heqja e imunitetit tė disa ligjvėnėsve mund tė pėrfundojė me arrestimin e ndonjė bashkėpartiaku tė tyre. Pakėnaqėsi lidhur me kėtė kėrkesė mund tė pritet edhe nga deputet tė partive tė tjera tė pėrfolur si nėn llupėn e drejtėsisė.
Megjithatė, deputetėt e partisė mė tė madhe nė vend mohojnė se nė Grupin e tyre Parlamentar ka pėrēarje, ngase, sipas tyre, ky grup ende nuk ėshtė mbledhur pėr tė diskutuar pėr ēėshtjen nė fjalė.
“Lidhur me secilėn kėrkesė, jo vetėm tė kėsaj qė ka shkruar gazeta ‘Zėri’, Grupi Parlamentar i PDK-sė vendos nė mbledhjen e tij. Ne i kemi mbledhjet e rregullta javore, i kemi edhe mbledhjet tjera kur ka kėrkesa pėr seanca tė jashtėzakonshme.
Brenda grupit deri tash ka pasur vazhdimisht unitet, dhe unė besoj qė pėr secilin rast kemi vendosur me unitet”, thotė deputeti i PDK-sė, Berat Buzhala. Ai pohon se pavarėsisht nėse rezoluta do tė kalojė ose jo nė rend tė ditės, Partia Demokratike e Kosovės do tė jetė unike lidhur me kėtė rast.
“Deri tash Grupi Parlamentar nuk ėshtė mbledhur. Nuk ka pasur arsye qė tė ketė mbledhje, sepse ky rast ende nuk ka kaluar nė ēėshtje formale, ende nuk ėshtė vendosur tė futet nė kurrfarė rendi tė ditės, as tė Kuvendit dhe as tė ndonjė instance tjetėr”, shprehet Buzhala.
PDK pa qėndrim pėr imunitetet
Ndėrkaq, nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Rrustem Mustafa, thotė se kjo parti ende nuk ka qėndrim pėr kėrkesėn e EULEX-it, ndėrsa thekson se ka forma ligjore dhe kushtetuese se si duhet tė veprojnė institucionet nėse kėrkohet qė njė deputeti t’i hiqet imuniteti.
“PDK-ja nuk ka qėndrim. Unė personalisht sot e kam marrė vesh nga gazeta juaj, nuk e kam ditur se ka ndodhur kjo punė. Ne tė hėnėn do tė kemi mbledhje dhe mund tė ndodhė qė do tė bisedojmė edhe pėr kėtė punė, sepse ende nuk kemi diskutuar nė kryesi”, thotė Mustafa.
Sipas tij, deputetėt e PDK-sė janė tė pėrgjegjshėm dhe si tė tillė janė tė gatshėm tė heqin dorė nga imuniteti nėse kjo kėrkohet pėr zhvillimin e hetimeve ose arrestimin e tyre.
“Kisha pasur dėshirė qė tė mos ketė nevojė qė tė kėrkohet heqja e imunitetit, por deputetė, tė cilėsdo parti, janė tė pėrgjegjshėm dhe do tė veprojnė konform normave dhe rregullave”, thotė Mustafa.
Nė anėn tjetėr, njėri nga zyrtarėt e lartė tė kėsaj partie dhe me ndikim shumė tė madh nė PDK, qė ka folur nė kushte anonimiteti, ka thėnė se nė kryesinė e partisė ka persona qė nė asnjė formė nuk pajtohen me heqjen e imunitetit tė deputetėve.
Ai ėshtė shprehur i sigurt se gjithēka qė ka tė bėjė me kėtė kėrkesė pėr imunitetit ėshtė rezultat i politikės ditore dhe jo pėrpjekje e organeve tė rendit pėr tė vendosur rend dhe drejtėsi.
Kėrkesa e EULEX-it duket se nuk e ka pėrkrahjen as tė partive opozitare. Deputeti i Lėvizjes “Vetėvendosje”, Rexhep Selimi, thotė se me kėtė kėrkesė misioni i BE-sė po pretendon ta fusė kuvendin nė njė rol qė nuk i takon.
“Kuvendi nuk ėshtė i thirrur ta ndihmojė, as ta pengojė EULEX-in nė ēfarėdo lloj hetimi dhe si i tillė nuk do tė duhej tė ishte i involvuar”, thotė Selimi.
Nga ana tjetėr, analisti Ardian Arifaj thotė se kėrkesa e EULEX-it vetėm sa do tė thellojė pėrēarjen nė PDK, qė, sipas tij, ka filluar kaherė.
“Brenda nė PDK ēarjet tashmė ekzistojnė. Pyetja ėshtė a do tė thellohen dhe ka gjasa qė tė thellohen edhe pse ēarjet nė PDK duket se janė shumė tė thella qysh tani”, thotė Arifaj.
Ai thekson se veprimi mė i mirė do tė ishte sikur deputetėt qė janė nėn hetime tė heqin dorė vullnetarisht nga imuniteti dhe nė kėtė formė ta lehtėsojnė jo vetėm hetimin por edhe arrestimin e tyre.
Baraliu: Veprim antikushtetues
Nisma e misionit tė BE-sė pėr sundim tė ligjit, nga eksperti pėr ēėshtje juridike dhe kushtetuese, Mazullum Baraliu, nuk shihet si hap i qėlluar pėr tė zhveshur ndonjė deputet nga imuniteti.
“Procedurėn duhet ta iniciojė prokurori shtetėror kompetent dhe ajo duhet t’i drejtohet pėrmes kėrkesės kryetarit tė kuvendit, e pastaj ai e ka pėr detyrė ta procedojė kėtė te Komisioni pėr Mandate dhe Imunitete dhe kėshtu me radhė vazhdon dhe janė disa procedura. Dhe jo nė kėtė mėnyrė siē e ka nisur EULEX-i pėr tė kėrkuar nxjerrjen e njė rezolute”, thotė ai. Baraliu qė thotė se ėshtė i befasuar me kėrkesėn e misionit tė BE-sė thekson se rruga qė ka zgjedhur EULEX-i nuk ėshtė as rrugė kushtetuese dhe as ligjore.
Qeveria pretendon tė shfajėsohet
Deputeti i Lėvizjes “Vetėvendosje”, Rexhep Selimi, thotė se Qeveria e Kosovės po pretendon qė t’ua heqė imunitetin disa deputetėve, dhe pėr kėtė tė shfajėsohet para qytetarėve duke ia hedhur pėrgjegjėsinė Kuvendit tė Kosovės.
“Qeveria nė kėtė rast po mundohet qė ta shpėrndajė fajėsinė edhe me Kuvendin edhe me subjektet tjera politike”, shprehet ai, duke shtuar se nėse nė Qeveri ka gatishmėri pėr tė dėrguar ēėshtjen nė Gjykatėn Kushtetuese, atėherė kjo duhet tė bėhet pa e marrė lejen nga Kuvendi.
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...ne-grupacione/
Krijoni Kontakt