-
Albanologjia e Mynihut feston 50vjetorin
Albanologjia e Mynihut feston 50vjetorin
50 vjet mbush kėtė vit katedra e Albanologjisė nė Munih. Nė njė simpozium gjermano-shqiptar tė zhvilluar nė fundjavė nė Shėnvag tė Bavarisė doli nė pah se tani katedra ka nevojė pėr mbėshtetjen e politikės
Kur Martin Camaj erdhi pėr herė tė parė me bursė tė DAAD-sė nė Munih ishte dhjetori i vitit 1961 dhe «bėnte shumė ftohtė», siē do tė kujtonte ai mė vonė. Ai edhe mund tė kthehej sėrish nė Romėn me diell ku jetonte aso kohe. Por ndenji, pėr fatin tonė, thotė Bardhyl Demiraj. Profesori i Albanologjisė nė Mynih, Fondacioni Nehemia dhe Rrjeti Ndėrkombėtar i Albanologjjisė INA, kishin ftuar nė fshatin piktoresk Shėnvag tė Bavarisė albanologė nga e gjithė bota pėr tė marrė pjesė nė njė simpozium dy ditor shkencor (23-25.06.11).
Dhe pikėrisht gurin e parė tė themelit tė kėsaj historie 50-vjeēare e hodhi Martin Camaj, i cili qysh nė vitin 1961, fillimisht pa pagesė, filloi tė japė mėsimin e albanologjisė nė Mynih. Se sa e rėndėsishme kishte qenė kjo degė pėr interesimin e mėtejshėm tė studiuesve gjermanė pėr hapėsirėn shqipfolėse kjo del nė pah nga vetė pjesėmarrėsit.
Francesco Altimari
Leksione plot humor
Njėri syresh ėshtė Conrad Clewing, i cili falė mėsimdhėnies jo-konvencionale tė Camajt, jo vetėm qė studioi albanologji, por sot ėshtė njė nga tė paktėt historianė gjermanishtfolės, qė e njohin gjuhėn shqipe. Ai kujton: «Unė i hyra albanologjisė mė tepėr si me shaka. Ishte viti 1987 dhe sė bashku me njė shok dėgjuam qė katedra e albanologjisė ėshtė nė krizė, profesori ėshtė shumė i dėshpėruar, sepse ka vetėm dy studentė, dhe ne thamė, se po tė shkojmė dhe ne, atėherė do ta shtojmė numrin e studentėve me 100 pėr qind. Por kur shkuam ne aty, gjetėm edhe pesė studentė tė tjerė dhe profesori jo vetėm qė nuk ishte i dėshpėruar, por ai ishte mė se nė humor, tregonte anekdotė pas anekdotash, dhe na pėlqeu aq, saqė ne mbetėm aty edhe tri semestra tė tjerė».
Camaj, me aftėsitė e tij tė jashtėzakonshme komunikuese, jo vetėm qė arriti tė siguronte mbijetesėn e e albanologjisė, por edhe tė krijonte lidhjet e para me arbėreshėt e Italisė. Francesco Altimari, shefi i katedrės sė albanologjisė nė universitetin e Kozencės nė Itali, kujton: «Takimet e para me profesor Camajn i kam pasur nė Kalabri, ku ai vinte ēdo verė pėr tė bėrė kėrkime nė terren. Prej asaj kohe e pastaj, pas diplomės sime, erdha kėtu pėr dy muaj, pėr tė bėrė njė kėrkim pėr studiuesit gjermanė, qė janė marrė me gjuhėn dhe kulturėn arbėreshe dhe kėshtu qė u konsoliduan kėto lidhje.»
Pėr universitetet italiane katedra e Mynihut ka njė vlerė strategjike, vlerėson kolegu i Altimarit, profesori i albanologjisė nė Palermo, Matteo Mandalą . Nėpėrmjet programit Erasmus tė BE-sė ka shumė kėmbime docentėsh e studentėsh qė ecin nė traditėn e kėmbimeve tė profesor Camajt dhe profesor Francesco Solanos (1914-199) nga Universiteti i Kalabrisė.
Kolec Topalli
Autonomi e rrezikuar
Kur Martin Camaj nė vitin 1992 vdiq nė moshėn 67-vjeēare, si pasojė e njė sėmundjeje, Katedra e Albanologjisė ishte e konsoliduar. Vendin e tij e zuri Wielfrid Fiedler, i cili sapo ishte shėruar nga njė sėmundje e gjatė dhe e rrezikshme. «Pėr mua marrja e katedrės sė albanologjisė ishte sikur tė kisha fituar nė lotari», thotė me modesti njė nga albanologėt mė tė njohur nė ish-Republikėn Demokratike tė Gjermanisė. «Kur erdha unė nuk kishte probleme financiare, por kur dola unė nė pension, katedra ishte nė rrezik. Nė fillim ekzistencėn e saj shpėtoi profesor Rexhep Ismajli, por mbas kthimit tė tij nė Kosovė nė pėrfundim tė luftės, pėr fat erdhi Bardhyl Demiraj qė kishte studiuar nė Holandė», - rrėfen Fiedler.
Me simpoziume gjermano-shqiptare, si ky i fundjavės, i katėrti i kėtij lloji, botime veprash e studimesh, siē ishte ai i veprės sė plotė tė Martin Camajt vitin e kaluar, por edhe njė sėrė aktivitetesh jashtė universitare, Demiraj mundohet t'i japė degės vendin qė i takon. Megjithėse kapacitetet i ka tė kufizuara: Deri para se tė fillonte reforma universitare katedra i kishte punėt mė mirė, por me implementimin e procesit tė Bolonjės, asaj i mungojnė kapacitetet pėr tė ofruar edhe degėn master. Nė se albanologjia mbetet gjer nė nivel bachelor, atėherė ajo ka rrezik tė humbasė autonominė hulumtuese, gjykojnė ekspertėt.
Traditė dyqindvjeēare
Pėllumb Xhufi, nga Qendra e Studimeve Albanologjike nė Tiranė thotė se do tė ishte «mėkat» sikur Mynihu tė humbte si vend hulumtimi: «Tradita e studimeve albanologjike nė kėtė universitet nuk ėshtė vetėm 50-vjeēare, ajo fillon qė fillim tė shekullit tė 19-tė», kujton ai duke pasur parasysh profesorin e filologjisė Jakob Philipp Fallmerayer, autor i shkrimit «Elementi shqiptar tek grekėt».
Edhe anėtari i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Kolec Topalli, ėshtė i shqetėsuar pėr tė ardhmen e Albanologjisė nė Gjermani. Se sa e rėndėsishme ėshtė Gjermania pėr albanologjinė, pėr kėtė flet vetė fakti, qė gati e gjithė letėrsia e albanologjisė ėshtė shkruar nė gjermanisht, thotė ai. «Mua vetė m'u desh tė mėsoja gjermanisht kur fillova tė merresha me albanologji», kujton akademiku shqiptar.
Si pėr Xhufin ashtu edhe Topallin nga ky simpozium del njė apel i qartė nė emėr tė qeverive tė Shqipėrisė ose Kosovės: Tani ka ardhur koha qė katedra tė mbėshtetet jo vetėm moralisht, por edhe financiarisht. Olav Hackstein, profesor i katedrės sė gjuhėve indogjermane, thotė se njė ndihmė shumė e madhe do tė ishte vėnia nė dispozicion e njė lektorati, pra, njė docenti pėr gjuhėn shqipe. «Kjo do ta lehtėsonte shumė profesor Demirajn», arsyeton Hackstein.
Premtime nga politika
Njė temė qė u trajtua edhe gjatė vizitės qė ministri i Jashtėm i Shqipėrisė Edmond Haxhinasto pati nė fillim tė kėtij viti nė Mynih. Ambasadori Valter Ibrahimi thotė se vullneti i mirė pėr ta zgjidhur kėtė ēėshtje ekziston, por sė pari duhet nėnshkruar marrėveshja bilaterale pėr bashkėpunimin kulturor me Gjermaninė. Njė marrėveshje tė tillė sapo e nėnshkroi Kosova, ēka e bėn mė optimist ambasadorin e saj nė Berlin, Vilson Mirdita. «Nė Gjermani jetojnė mbi 300 mijė kosovarė dhe pėr ne ka rėndėsi tė madhe qė gjuha shqipe tė institucionalizohet», thotė Mirdita. «Tani, qė kemi nėnshkruar marrėveshjet, mundėsitė pėr bashkėpunime konkrete janė mė tė mėdha.» Fjalė, tė cilat shefi i katedrės Bardhyl Demiraj, i dėgjon me kėnaqėsi: «Ne presim dhe shpresojmė qė ato tani tė bėhen realitet», thotė ai.
Autor: Anila Shuka
Redaktoi: Lindita Arapi
Radio DW
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt