Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Pergamena enigmatike

    Besi Bekteshi | 11-07-2011

    Njė nga thesaret e rėndėsishėm nga shumė tė tjerė qė ka arkivi i Muzeut Historik tė Shkodrės, ėshtė njė pergamenė e rishkruar ose “polimpest”, e cila ka ardhur nė kohė, duke mos iu ditur ekzaktėsisht origjina, dhe pėr mė tepėr, duke mos u sqaruar edhe pėrmbajtja reale e njė vjetėrsie tė tillė historike. Nė gjendjen qė ka ardhur kjo pergamenė, ka dy gjėra tė sigurta, tė cilat nuk mund tė kundėrshtohen nė sajė tė vėrtetėsisė qė tė jep reperti historik i tillė.

    E para, ėshtė vjetėrsia e saj nė drejtim tė lėkurės sė pėrdorur, e cila tregon qartė se sa do qė ta konsiderosh tė rishkruar, modeli i shkrimit tė parė dhe shkrimi bizantin, dhe mė vonė nė dyshimin e rishkrimit autentik, qartėsojnė se nuk mund tė jetė mė vonė se shekulli i 14-tė. Kjo ėshtė mė se e qartė, sepse ndėrkohė mbas kėtij shekulli ėshtė nė pėrdorim tė kohės tjetėr pergamenė.

    Pra letėr, apo thurje e letrave me materiale mė tė evoluuara nė kohė. Nė krye, tė katėr fletėt e pergamenės sė Muzeut Historik tė Shkodrės, kanė njė shkrim latin, qė nė tė vėrtetė pėrbėn edhe interesanten e rastit, sepse nė brendėsi shkrimi ėshtė thellėsisht bizantin, ose greko-bizantin dhe shkronjat janė tė tilla, kurse nė pjesėn prezantuese tė sipėrme teksti ėshtė krejt latin dhe diku shkruhet: “GABBTONFI” dhe po ashtu vazhdon edhe rreshti nė siprinėn e fletėve tė pergamenės nė fjalė.

    Dyshimi ėshtė se kjo pergamenė ėshtė kaluar nė dorė tė dikujt tjetėr nė shekuj mė vonė dhe aty mund edhe t’i jetė shtuar shkrimi latin, ose rishkrimi ėshtė bėrė nė bizantinishte duke ruajtur psallmėn ose ungjillin, kur nė fakt latinishtja e qartė ishte futur nė kohė dhe shkrimet e pikėrisht asaj kohe.

    Tani pėr pergamenėn e tillė, e cila nuk ėshtė njė diēka e “shumtė” nė muzetė dhe arkivat tanė, qė nė fakt ju mungojnė tė tilla dorėshkrime tė vjetra apo shumė tė vjetra, qė kanė vetėm shkrime nė produktin e ri tė letrės qė ėshtė pėrdorur mė vonė e pra kėrkohet njė rishikim shkencor i mirėfilltė jo vetėm pėr tė ditur rėndėsinė e shkrimit, por kryesisht pėr tė gjetur vjetėrsinė e sigurt nė kohė.

    Ka njė siguri qė materiali, dhe e shkruara e parė, janė tepėr tė vjetra dhe shekulli i 13-tė ose fillimi i shekullit tė 14-tė mund tė jenė edhe momenti qė kjo pergamenė ėshtė krijuar nga lėkura pėr t’u bėrė njė libėr shkrimi, prej tė cilit ka sot vetėm katėr fletė. Nga vrojtimi i saktė i zmadhuar i pergamenės, shikohet qartė se mbi shkrimin e parė janė hequr vija tė cilat janė disi tė thella nė lėkurėn e saj.

    Njė karakteristikė tjetėr me anėn e sė cilės mund tė zbulohet edhe cila ėshtė natyra e shkrimit, ėshtė se shkronjat gjysmė greko-bizantine nuk mbėshteten me bazė nė vijė, por nė kokat e tyre. Dyshimi nėse ėshtė pėrdorur nė rastin e parė njė latinishte tė vjetėr dhe pastaj nė greko-bizantinisht apo edhe njė bizantinishte e sllavizuar do tė ishte edhe vėrtetim tjetėr i vjetėrsisė sė tejskajshme tė pergamenės.

    Por kėto janė vetėm supozime, dhe mėnyrė e qartė pėr tė pasur konsiderata mbi kėtė pjesė tė rėndėsishme arkivore. Asnjė dorėshkrim nuk e ka shoqėruar pergamenėn e famshme dhe enigmatike tė Arkivit tė Shkodrės, kėshtu qė edhe origjina e ardhjes nė arkiv ėshtė shumė e diskutueshme.

    Nuk ka pasur as paleograf dhe as njerėz tė specializuar nė pėrcaktimin e materialit dhe llojit tė shkrimit dhe kjo e bėn mė akute vėmendjen pėr ta ēuar nė dorė tė specialistėve tė huaj dhe pėr tė marrė pėrfundimisht vesh se ēfarė pėrmban sot dhe ēfarė ka qenė nė kohė tė hershme kjo pergamenė.

    Megjithatė, pėrcaktimi ekzakt ėshtė laboratorik, nė sajė tė metodave tė pėrparuara dhe tė shpejta tė sotme, qė, me sa duket, nuk janė akoma nė kushtet e historianografisė nė Shqipėri. Njė pergamenė si kjo, ėshtė edhe njė model vjetėrsie nė shkrim, jo vetėm pėr njė arkiv, por edhe pėr kulturėn nė pėrgjithėsi, pėr momentin e pėrcaktimit tė historisė dhe tė veēantat e saj te ne. Mapo
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •