Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    ANKETË - Sa të fortë e kemi shkollën?

    E e besoni se në shkollat tona ka maturantë ( që d.m.th e kryejnë maturën ) që nuk dinë të lexojnë?

    A besoni se shkollat tona ( tash në përgjithësi që nga tetëvjecarja e deri në universitet ) nxjerrin "intelektualë" analfabetë me diplomë?

    "Një shtet që ka një shkollë të fortë, pretendon për t'u bërë një shtet i fortë".

    P.S. Mos të kemi keqkuptim. Nuk e kam fjalën këtu për shkallën 100%, por si raste.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 28-06-2011 më 20:26
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    267
    Shkollat qe jan sot, fut ketu edhe universitetet, jan shume me te forta se para lufte.
    Ky eshte fillimi, ndoshta s'eshte arrit ende perfekcionizmi qe pret gjithesecili, por nje dit do t'arrihet edhe shkalla me e lart e dijes kombtare.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    E e besoni se në shkollat tona ka maturantë ( që d.m.th e kryejnë maturën ) që nuk dinë të lexojnë?

    A besoni se shkollat tona ( tash në përgjithësi që nga tetëvjecarja e deri në universitet ) nxjerrin "intelektualë" analfabetë me diplomë?

    "Një shtet që ka një shkollë të fortë, pretendon për t'u bërë një shtet i fortë".

    P.S. Mos të kemi keqkuptim. Nuk e kam fjalën këtu për shkallën 100%, por si raste.
    Po! Ne pergjithesi duke folur, jam e mendimit qe plot "analfabete" diplomohen.
    Per nivelin e gjimnazit mjafton te shohim se si dolen maturantet ne provime. Une kam patur ne brezin tim disa djem e vajza ne nje klase paralele qe nuk preknin liber me dore, mezi shkruanin e mezi lexonin. Dy prej tyre jane me shkolle te larte tani, njeri mesues biologjie e tjetra mesuese e ciklit te ulet. Mund te imagjinosh vete sesa me aftesi e kane marre shkollen, e sa te afte jane per te mesuar nxenesit.
    Edhe ne vitet pas meje kam degjuar histori te tilla.

    Nderkohe, per sa i perket universiteteve, do i quaja te nje niveli normal, as te mire as te keqinj. Aty perqendrohesh ne nje dege te caktuar, meson disa lende te caktuara e qofte me aftesi apo qofte me mik e lek e mbaron.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    hhhhaaaaaaa
    nga shkollat tona,,,

    dalin mesues anglishtje qe nuk flasin anglisht,,,

    gazetare qe sdine shqip,,,

    mesues historie qe sdine historine,,,

    mesues letersie qe ngaterrojne vellezirit frasheri me politikanet.

    kjo ka sjelle nje brez tani nga 90 e ketej pseudointelektualesh me 2 klase shkolle ,,,,,

    po qe kane 5-6 diploma dhe nga 3-4 mastera,, 3-4 doktoratura,,,


    nje ne 5 shqipetare po behet jurist,,,,,ne shtetin ku nuk funksionon ligji ,,,kjo eshte tragjedia moderne e shqiperise
    Ndryshuar për herë të fundit nga landi45 : 29-06-2011 më 13:34

  5. #5

    paradoks

    tash doli se ka drejtorë që nuk dinë të shkruajnë!!
    Tmerr, o tmerr!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6

    edhe më keq. lexojeni shkrimin...

    ... nuk është krejt i pabazë!
    Këtu flitet vetëm për lëndën e gjuhës shqipe, por lirisht përgjithësojeni edhe për të gjitha lëndët!

    "Shkollat deformojnë shqipen - mësuesit, të pakualifikuar"

    » Dërguar më: 04/07/2011 - 14:55

    Esmeralda Keta

    Shkollat po shkatërrojnë gjuhën Shqipe. Alarmi është dhënë nga studiuesit Rami Memushaj dhe Ali Dhrimo, të cilët thonë se kjo ndodh për shkak të mësuesve të pakualifikuar dhe të teksteve gjithë probleme që i kapin edhe vetë prindërit. Ndërkohë, që sipas tyre, çdo ditë në shqipe futen mesatarisht një e gjysëm deri në dy fjalë të huaja. Ata thonë se mediat e shkruara kanë bërë hapa përpara dhe janë shumë të kujdesshme në zbatimin e normave të gjuhës së standardit.

    Problemet me gjuhën

    Në fakt shkolla duhet të jetë vatra ku gjuha shqipe dhe norma e saj duhet të mësohet me rreptësinë më të madhe. Por duket se në institucionet e arsimit në vendin tonë ndodh pikërisht e kundërta. "Është vendi ku deformohet më shumë gjuha shqipe". Të paktën sipas gjuhëtarëve, të cilët japin alarmin për dëmet që po i shkaktohet shqipes nga shkollat dhe tekstet mësimore.

    "Shkollat po shkatërrojnë gjuhën shqipe. Mësuesit janë të pakualifikuar dhe për fat të keq as nuk po bëhet gjë në këtë drejtim. Në vend që ata të kualifikohen për t'u mësuar nxënësve një shqipe standarde ata vrapojnë pas masterave e doktoraturave", - ka deklaruar studiuesi dhe pedagogu i Filologjikut, Rami Memushaj. Sipas tij një tjetër problem serioz që po dëmton shqipen, është edhe cilësia e teksteve shkollore. "Edhe tekstet shkollore janë gjithë probleme. Të gjithë i vëmë re dhe kjo vjen ngaqë shtëpitë botuese ose nuk kanë korrektues dhe punën e korrektorit e bën dikush tjetër, ose ata nuk janë të kualifikuar", - ka shpjeguar më tej Memushaj.

    Sipas tij, dekadën e fundit media, dhe sidomos ajo e shkruar, ka bërë përmirësime shumë të mëdha në këtë drejtim. "Media e shkruar është shumë e vëmendshme në zbatimin e normave të shqipes standarde dhe kjo është për t'u përgëzuar, ndërsa ajo elektronike, më shumë mangësi ka sa i përket fjalëve të huaja, duke qenë se edhe mënyra e komunikimit është e momentit, e çastit, ndërsa sa i përket anës gramatikore të ligjërimit ajo nuk është shumë problematike", - ka thënë më tej studiuesi Memushaj.

    Ndërsa studiuesi tjetër Ali Dhrimo, tërheq vëmendjen në huazimin e formave gramatikore nga anglishtja, që është gabim, pasi nuk përkojnë me ata të shqipes. "Thonë deputete femra, por nëse thua deputete, çfarë janë ato, burra? Dhe kjo vjen ngaqë i marrin të gatshme nga përkthimi, nga Anglishtja, e cila nuk e ka këtë formë siç e ka shqipja", - ka shpjeguar Dhrimo.

    Të dy studiuesit kanë promovuar pak ditë më parë fjalorin e ri Drejtshkrimor të Gjuhës Shqipe, i cili përmban plot 75 mijë fjalë dhe vjen 35 vjet më vonë pas atij që ishte botuar në vitin 1976.

    Studiuesit janë përpjekur që në këtë fjalor të përfshijnë fjalët e reja të gjuhës shqipe, sidomos këto të 20 viteve të fundit.

    Gazeta Shqiptare
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •