Tek Njerzit jane shperndare shume mendime se Jexhuxh Maxhuxhet qe jane permendur ne suren kehf jane japonezet dhe Kinezet dhe tenda e permendur eshte Muri i madh Kinez.Disa te tjere thojne qe Dhulkarnejni eshte Aleksandri Maqedonise.Mirepo per asnjeren nga keto nuk kemi argumenta nga feja pervec se jane fjale njerzish.



Falėnderimi i takon Allahut Krijuesit tė botėrave, kurse pėrshėndetjet tona tė pėrzemėrta i dėrgojmė Muhamedit, paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, mbi familjen e tij tė pastėr dhe tė zgjedhur mbi shokėt e tij besnik dhe mbi mbar ata qė pasojnė rrugėn e tij deri nė ditėn e gjykimit.

Dhulkarnejni i pėrmendur nė kuranin Fisnik : “Ata (hebrenjtė) tė pyesin ty (Muhamed) pėr Dhulkarnejnin, thuaj: “Unė do t’ju tregoj disa lajme pėr tė” (Kehf, 83),

Ai ishte mbret nga mbretėrit e tokės dhe njė nga adhuruesit e mirė besimtarė. Ai shėtiti tėrė botėn duke thirrur nė fenė e Allahut tė Lartėsuar, dhe luftoi ata qė kundėrshtuan atė (fenė). Ai pėrhapi Islamin e ērrėnjosi pabesimin, ndihmoj atė qė ju bėhej padrejtėsi duke e vendosur drejtėsinė nė tokė.

Transmetohet nga Muxhahidi tė ketė thėnė pėr Dhulkarnejnin : “Mbretėrit e tokės prej lindjes deri nė perėndim ishin katėr persona: Dy ishin besimtar dhe dy jobesimtar, si : Dy besimtarėt ishin: Sulejmani alejhi selam dhe Dhulkarnejni, kurse dy pabesimtarėt ishin: Bahtensari dhe Nemrud ibn Kenani, dhe se nuk ka pasur tjetėr pos tyre” (Shėnon Taberiu nė Tefsirin e tij 433/5).

Dijetari ibn Haxher Elaskalani Allahu e mėshiroftė lidhur me Dhulkarnejni thotė: “Ka mospajtim mes dijetarėve lidhur me Dhulkarnejnin. Disa thonė se ka qenė pejgamber disa tė tjerė thonė se ka qenė engjėll kurse disa thonė se nuk ishte as i dėrguar e as engjėll por ishte mbret prej mbretėrve tė tokės dhe se kėtė mendim e ndajnė shumica”.

Dijetari Uthejmin Allahu e mėshiroftė thotė: “Ai ishte mbret i mirė, jetoi nė kohėn e Ibrahimit alejhi selam dhe se thuhet se ai kishte bėrė tavafin bashkė me Ibrahimin alejhi selam, Allahu e dinė mė sė miri”.

Kurse sa i pėrket asaj qė thuhet se ai ishte Aleksandėr Maqedoni (Greku) ai qė ndėrtoi Aleksandrinė luftoi Kinėn, Indin dhe pushtoi Persin, ky mendim ėshtė i gabuar duke u bazuar nė fjalėt e dijetarėve dhe hulumtuesve.

Dijetari Ibn Haxher Askalani Allahu e mėshiroftė thotė: “Aleksandri Grek ishte afėr kohės sė Isaut alejhi selam, kurse mes periudhės sė Ibrahimit dhe Isaut alejhima selam ka ma shumė se njėmijė vite. Ajo qė mund tė vėrtetohet ėshtė se ky i fundit u quajt me emrin Dhulkarnejn sepse i ngjasoj Dhulkarnejnit tė parė nė zgjerimin e mbretėrisė sė tij, pra ai pushtoj Persin, Romėn dhe mu pėr kėtė u quajt Dhulkarnejnė. Kurse ai qė ėshtė pėrmendur nė Kuran ėshtė Dhulkarnejni i vjetėr.

Dallimi mes kėtyre dy personave ėshtė : Ajo qė thamė se kanė jetuar nė njė kohė shumė tė largėt pastaj se Dhulkarnejni i pėrmendur nė Kuran ishte besimtar kurse ky i dyti pabesimtar ku merrte mėsimet e Aristotelit dhe se Dhulkarnejni i parė ishte Arab kurse ky i dyti ishte Grek” (Shkurtimisht nga Ibn Haxher Elaskalani).

Ibn Kethiri Allahu e mėshiroftė thotė: “Elazruki e ka pėrmendur se Dhulkarnejni ka pranuar islamin nga Ibrahimi alejhi selam dhe kishte bėrė tavaf me tė dhe me Ismailin alejhi selam”.

Kurse dijetari Ibn Tejmije lidhur me kėtė thotė: “Aristoteli jetoj para Isaut alejhi selam diku afro treqind vite dhe se ishte ministėr i Aleksandėr Filipsit i cili pushtoj Persin dhe pėr tė cilin shėnon historia romake gjithashtu edhe ēifutėt me tė krishterėt. Ky Aleksandėr nuk ėshtė Dhulkarnejni i pėrmendur nė Kuran ashtu siē mendojnė shumė njerėz. Ai Dhulkarnejni i parė jetoj para kėtij tė dytit dhe ishte ai qė ndėrtoj pendėn mes Jexhuxhve dhe Mexhuxhėve, gjithashtu ai ishe musliman kurse ky greku ishte pabesimtarė (Idhujtarė). Ky dhe populli i tij ishin idhujtar qė adhuronin planetėt dhe putat” (Minhaxh Esuneti Enebevijeti 220/1), shiko gjithashtu nė (Mexhu Elfetava 172-171/11), dhe (Igathetu Elhfan – Ibn Kajim 264-263/2).

Pra Dhulkarnejni ishte musliman, ishte Arab dhe se ata qė pretendojnė se ishte Persian apo ishte i dėrguar i njė populli veē kanė pretenduar diēka tė pavėrtetė ashtu siē pohojnė hulumtuesit e dijes dhe historisė.

Sa i pėrket vendit ku ka ndėrtuar pendėn nuk ka ndonjė informatė tė saktė pėr vendndodhjen e saj .

Allahu e dinė mė sė miri.