-
SHBA: Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës i drejtuar nga shqiptarë
SHBA- 37 pjestarë dhe bashkëpunëtorëve të një rrjeti ndërkombëtar të drogës, që sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, drejtohej nga shqiptarë me banim në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Evropë kanë dalë sot para drejtësisë amerikane.
Sipas aktakuzës së bërë publike sot nga gjykata e Bruklinit në Nju Jork, rrjeti përfshin disa familje shqiptare të lidhur me qindra punëtorë dhe klientë në tre kontinente. Ndërkohë që krerët mendohen të jenë shtetasit Gjavit Thaqi, Arif Kurti dhe Gjevelin Berisha.
Departamenti i Drejtësisë së SHBA njofton se ky rrjet, i cili vepronte prej më shumë se një dekade, dyshohet se është përgjegjës për importimin dhe shpërndarjen e dhjetëra, mijëra kilogramëve mariuanë nga Kanadaja dhe Meksika, sasi të konsiderueshme të MDMA-së nga Hollanda dhe Kanadaja, qindra kilogramëve kokainë nga Meksika, Kolumbia, Venezuela dhe Peruja, si dhe sasi të mëdha pilulash, si oksikodonë.
Droga shpërndahej në vende të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë Nju Jorkun, Kaliforninë, Xhorxhian, Koloradon dhe Floridën, si dhe në Kanada dhe Evropë.
Nëse shpallen fajtorë, tre krerët shqiptar të rrjetit, Gjavit Thaqi, Arif Kurti dhe Gjevelin Berisha, do të përballen përballen minimumi me një dënim të detyrueshëm prej 25 vitesh burg dhe një dënim maksimal me burgim të përjetshëm
Sipas autoriteteve amerikane shumica e të pandehurve u arrestuan sot në Nju Jork, Nju Xhersi, Kolorado dhe Florida, ku gjatë një operacioni u krye kontrolli në banesat në pronësi të rrjetit të trafikantëve, duke sekuestruar 18 armë zjarri dhe qindra fishekë.
Bëhet e ditur se njëri nga drejtuesit e rrjetit të dyshuar u arrestua në Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ekstradimin e tij.
Ndërkohë që mësohet se dy trafikantë u arrestuan muajin e kaluar pas një shkëmbimi zjarri që për cëshjte droge, ndërsa disa të tjerë janë tashmë në burg për krime të kryera edhe më parë.
(e.m/VOA/BalkanWeb)
Ndryshuar për herë të fundit nga Deni_Boy : 13-07-2011 më 18:29
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt