ATHINE- Shtypi grek kohėt e fundit po i lė hapėsirė tė konsiderueshme faktit qė kriza ekonomike ka krijuar njė trend largimi tė emigrantėve, nga Greqia drejt Shqipėrisė.
Duke u pėrballur me papunėsinė dhe me parashikimet e zymta pėr tė ardhmen ekonomike nė Greqi, mjaft shqiptarė kanė marrė udhėn e kthimit pėr nė vendin e tyre. Shumica e atyre qė janė prekur nga papunėsia, punonin nė ndėrtim, sektor i cili ka rėnė ndjeshėm nė Greqi.
Sipas shtypit grek, udhėtimi i kthimit, ndryshon shumė nga ai qė shqiptarėt bėnė vite mė parė pėr tė emigruar nė Greqi. Kjo sepse tashmė me paratė e fituara gjatė viteve tė punės nė Greqi, shqiptarėt mendojnė tė hapin biznese nė Atdheun e tyre ose ti investojnė ato nė pasuri tė patundshme, duke shpresuar pėr dicka mė tė mirė pas kaq vitesh emigrim.
Shqipėria, pėr mė tepėr, thuhet nė shkrim, ėshtė njė ekonomi tregu nė zhvillim e sipėr dhe qytetarėt e saj duan tė investojnė pėr tė.
Sipas shtypit, jo vetėm numri i makinave qė kalojnė ēdo ditė nė pikėn kufitare tė Kakavijės dhe Kapshticės, por edhe reduktimi nė masė tė madhe i kėrkesės sė shqiptarėve pėr punė nė Greqi, vėrtetojnė mė sė miri trendin e kthimit tė tyre.
Edhe nė bujqėsi e blegtori, sektorė ku punonin thuajse vetėm shqiptarė, tani janė tė rrallė ata qė vazhdojnė tė punojnė ashtu sic ka rėnė edhe numri i atyre qė vinin nė Greqi pėr tė punuar vetėm gjatė sezonit tė verės. Banorėt e zonave tė thella rurale nė Greqi thonė se prodhimet bujqėsore rrezikojnė tė shkatėrrohen, pėr shkak tė mungesės sė forcave tė punės.
Ndėrkohė vihet re edhe rėnie e ndjeshme numrit tė emigrantėve tė paligjshėm, qė hyjnė nė Greqi, dukuri pėr tė cilėn, pėrvec liberalizimit tė vizave, ka ndikuar edhe fakti se nuk ka mė mundesi punėsimi.
Shkrimi nė fjalė vėren gjithashtu se gjatė kohėve tė fundit janė ulur ndjeshėm edhe dėrgesat e parave tė emigrantėve drejt Shqipėrisė, pėr shkak tė rėnies sė tė ardhurave tė tyre nė Greqi.
Sipas tė dhėnave tė shtypit, qė i referohen Bankės Qendrore tė Shqipėrisė, nė vitin 2010, dėrgesat e emigrantėve, tė cilat pėrbėjnė 10% tė PBB-sė, u ulėn 12% krahasuar me 2009 (690 000 000 kundrejt 781 000 000 ).
Nė fund tė kėtij shkrimi thuhet se kjo valė e re e lėvizjes sė shqiptarėve, kėtė herė jo drejt Greqisė, por me destinacion vendin e tyre, ėshtė kombinuar me rritjen e shpejtė tė imigracionit tė grekėve nė vendet perėndimore nė veēanti.
(m.a/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt