
Postuar më parë nga
Deni_Boy
SARANDË-Dy pastruese të qytetit të Sarandës kanë mbetur të plagosura si pasojë e një breshërie plumbash që zhurmoi qytetin mëngjesin e sotëm. Policia hedh drite mbi ngjarjen duke bere te ditur se zanafilla ka qene nje konflikt pronesie.
Ngjarja ndodhi në orën 07:30 të mëngjesit në afërsi të kafe-bar “Limani”, rreth 30 metra larg filialit të Albtelekomit, pranë qendër së qyteti kur Lefteri Ahmetaj 45 vjec dhe Engjëllushe Mata 55 vjec pastruese te pastrim-gjelberimit po pastronin rrugën. Policia njofton se kanë qënë plumba rikoshet që pas një breshërie armësh kanë goditur njërën nga pastrueset në kraharor dhe tjetrën në krah. Të dyja gratë ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e alarmuar për ngjarjen ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë. Fillimisht u dyshua se shkak për të shtënat me armë mund të kishte qene nje sherr mes grupe te rinjsh, por realisht behej fjale per nje konflikt pronesie.
Konkflikti per pronësinë
Nga veprimet e para hetimore të specialistëve të Krimeve të Rënda në komisariatin Policisë Sarandë plagosja e këtyre shtetaseve ka ardhur si rezultat i të shtenave me armë zjarri tip automatic Kallashnikov, të cilat kanë dalë nga papafingua e objektit të shtetasit Artan Myrtaj, të shteëna që kanë qënë në drejtim të objektit të shtetasve Sinan Mata dhe Kosta Thanasi, për konfilikte pronësie. Konflikti i pronësisë ka ardhur si rezultat shtimit të një kati në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Sinan Mata dhe Kosta Thanasi në objektin e tyre, ndërtim i cili sipas pretendimeve te shtetasit Artan Myrtaj pengon fushëpamjen.
Në lidhje me këtë fakt (shtimin e katit pa leje) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendim ka pezulluar punimet, vendim i cili është ekzekutuar edhe nga Përmbarimi Gjyqësor Sarandë me mbështjetjen e forcave të policisë. Mbas këtij pezullimi punimesh, shtetasit Kosta Thanasi dhe Sinan Mata kanë rifilluar punimet, të cilat janë pezulluar serisht para 3 ditëve sërisht me mbështetjen e
Policisë së Shtetit, dhe ndaj këtyre personave Përmbaruesi Gjyqësor ka bërë kallzim penal në Komisariatin e Policisë Sarandë. Mbas pezullimit të dytë të punimeve, sot më datë më datë 10.07.2011 Kosta Thanasi dhe Sinan Mata kanë vijuar sërisht punimet në objekt, c’ka mendohet të ketë shkaktuar ngjarjen e
sotme.
Nga Seksioni i Krimeve të Rënda në Komisaritin e Policisë Sarandë janë shoqëruar të dyja palët në Komisariat në lidhje me këtë ngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor, zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorit.
Ngjarja e cila ka qene sot ne vemendje te policise ka tronditur dhe qytetare dhe turiste te shumte pasi keto dite te nxehta vere qyteti është populluar shumë. Episodi i sotem qe fatmiresisht perfundoi me 2 te plagosur prishi qetësinë e sezonit turistik të këtij qyteti, pasi cdokush mendoi se mund te kishte qene ai viktima e rikosheteve qe qelluan dy pastrueset.
Krijoni Kontakt