Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52

    Serbia bojkoton samitin në Kroaci për shkak të Thaçit

    Serbia bojkoton samitin në Kroaci për shkak të Thaçit

    Publikuar: 08.07.2011 - 15:59

    Zagreb, 8 korrik – Serbia sërish do të bojkotojë një takim ndërkombëtar për shkak të prezencës së Kosovës. Kësaj radhe, prania e kryeministrit Hashim Thaçi në samitin tradicional në Kroaci, që mbahet në Dubrovnik, ka bërë që Beogradi të refuzojë pjesëmarrjen në këtë tryezë ku mblidhen shefat e shteteve dhe të qeverive të rajonit të Evropës Juglindore.

    Sipas njoftimeve, tema e samitit të sivjetmë do të jetë rruga 20-vjeçare zhvillimore e Kroacisë si dhe perspektivat për të ardhmen të këtij shteti dhe rajonit ballkanik në dhjetvjetëshin e ardhshëm.

    Nikoqirë të samitit janë presidenti kroat, Ivo Josipoviq, kryeministrja Jadranka Kosor, dhe kryetari i Kuvendit kroat, Luka Bebiq, ndërsa përveç kryeministrit Thaçi, në takimin që ka nisur të premten dhe përmbyllet të shtunën janë paralajmëruar se do të marrin pjesë edhe kryeministri belg, Yves Letern, kryeministri slloven Borut Pahor, ai bullgar, Bojko Borisov, maqedonas, Nikolla Gruevski, si dhe malazias, Igor Lukshiq.

    Serbia edhe vitin e kaluar ka bojkotuar samitin kroat për shkak të prezencës së kosovare.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52
    http://www.kryeministri-ks.net/index.php?page=1,9,2150



    Kryeministri Hashim Thaçi udhëtoi për në Dubrovnik



    Prishtinë, 8 korrik 2011

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar dje për në Dubrovnik, ku do të marr pjesë në Samitin e Kroacisë.

    Gjatë qëndrimit në Dubrovnik, kryeministri Hashim Thaçi pritet të zhvillojë takime me kryetarin e Kroacisë, Ivo Josipoviq dhe me kryeministren Jadranka Kosor.

    Kryeministri Hashim Thaçi do të zhvillojë takime edhe me pjesëmarrës tjerë të këtij samiti. Në Samitin e Kroacisë marrin pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe liderët shtetërorë të vendeve të rajonit.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52



    Thaçi: E ardhmja e rajonit në BE

    Gjatë Samitit të Dubrovnikut, Thaçi, zhvilloi takime me homologë dhe liderë të vendve të rajonit dhe BE-së. Ai u takua me Presidentin dhe Kryeministren kroate, me homologun nga Maqedonia si dhe me Kryeministrin e Belgjikës.

    Kryeministri Hashim Thaçi theksoi se perspektiva e vendeve të rajonit është integrimi i plotë në Bashkimin Evropian dhe ndërtimi i raporteve ndërshtetërore sipas modelit evropian.

    Gjatë Samitit të Dubrovnikut, Thaçi zhvilloi takime me homologë dhe liderë të vendve të rajonit dhe BE-së. Ai u takua me Presidentin dhe Kryeministren kroate, me homologun nga Maqedonia si dhe me Kryeministrin e Belgjikës, njoftoi Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

    Kryeministri Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Dubrovnik, ku po merr pjesë në Samitin e Kroacisë, ka zhvilluar takime të ndara me liderët dhe homologët e tij të vendeve të rajonit.

    Në takimin që ka zhvilluar me Kryetarin e Kroacisë, Ivo Josipoviq, Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve, ndërsa në takim me Kryeministren e Kroacisë, Jadranka Kosor, ka biseduar për bashkëpunimin dhe ndihmën që shteti kroat mund t''i ofrojë Kosovës në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

    Kryeministri Hashim Thaçi është takuar edhe me Kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Në takim me Kryeministrin maqedon, është biseduar për marrëdhëniet e mira fqinjësore në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, për bashkëpunimin e ndërsjelltë në rrugën e integrimeve evropiane dhe të ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

    Një takim të veçante, Kryeministri ka zhvilluar edhe me Kryeministrin e Belgjikës, Yves Leterme, në të cilin është biseduar për angazhimet që populli i Kosovës dhe institucionet e saja janë duke ndërmarrë në funksion të procesit të integrimeve evropiane.

    Kryeministrit Hashim Thaçi dhe bashkëbiseduesit i tij kanë konstatuar fuqimisht se perspektiva e vendeve të rajonit është integrimi i plotë në Evropë dhe në ndërtimin raporteve ndërshtetërore sipas modelit evropian.

  4. #4
    Karriera e Thaçit, apo shteti i Kosovës?



    Publikuar: 09.07.2011 - 20:00Sa më shumë që po lëshon pe Kosova, aq më shumë po izolohet. Në këmbim të arrogancës Serbia fitoi liberalizim vizash dhe do fitojë deri në fund të vitit statusin e kandidates për integrimeve në BE. I vetmi lajm i mirë për Kosovën është se kryeministri Thaçi do të ketë mundësi të udhëtojë edhe në Perëndim e jo sikur deri tashti vetëm në Lindje

    A ekziston Kosova për hir të karrierës së kryeministrit aktual Hashim Thaçi? Për faktin që Thaçi tashmë e ka shfaqur haptazi qëllimin që Kosovën ta vërë në funksion të karrierës së tij mendoj se nuk ka dyshime dhe kjo është konfirmuar edhe me botimin nga klientët e tij privat e memos për shpalljen e pavarësisë ku na del më i rëndësishëm Thaçi sesa vetë pavarësia. Në tërë këtë botim Thaçi merr autorësinë e plotë, duke e shndërruar ngjarjen në funksion të tij. Edhe kur eventualisht është botuar ndonjë fjalim i dikujt tjetër, sikur ai ish-presidentit Sejdiu, prapë në foto duket George Clooney i Kosovës, pra kryeministri ynë. Në mënyrën më të papjekur të mundshme në këtë botim tregohet tendenca e kryeministrit aktual që ai të jetë vetë momenti. Madje ai ka bërë fotomontazh ku del se ai e ka shkruar deklaratën e pavarësisë me stilo-laps.

    Para disa ditësh më në fund u nxorën disa detaje të të ashtuquajturave konkluzione të negociatave Kosovë - Serbi nga ndërmjetësuesi Cooper. Këto konkluzione, siç u pa, nuk bëjnë gjë tjetër veçse e detyrojnë palën kosovare të pranojnë praninë e shtetit serb në territorin kosovar. Këto konkluzione nuk janë fare të mira për Kosovën sepse nuk bëjnë asnjë përparim në kuptimin e të drejtave dhe lirive të kosovarëve, por hapin rrugë për një institucionalizim të pranisë së Serbisë në Kosovë. Në një shkrim më përpara e kam argumentuar se marrëveshjet e tilla do të konsiderohen ligj në momentin kur Parlamenti serb do t’i ratifikojë, por, në anën tjetër, edhe sikur të kalonin nëpër Parlamentin e Kosovës ato nuk do të konsiderohen se kanë pasoja në marrëdhëniet ndërkombëtare duke qenë se as vetë ndërmjetësuesi nuk e pranon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

    Derisa përmbajtja e marrëveshjeve nuk ishte e njohur për publikun, negociatorja dhe vetë kryeministri, përpiqeshin ta mashtronin opinionin publik kosovar se në këto negociata do të fitojnë qytetarët kosovarë. Kur u bë e ditur se kjo nuk është e vërtetë, kryeministri doli në një konferencë për shtyp duke krijuar njëfarë distancimi ndaj tërë asaj që u trumbetua më herët me konstatimin se “këto nuk janë marrëveshje, por janë konkluzione”. E vërteta është se konkluzionet e pranuara nga dy palë shndërrohen në marrëveshje në mënyrë automatike, por besoj se kjo do t’i kthehet si bumerang më vonë kryeministrit aktual.

    Pyetja që shtrohet tani, kur edhe vetë kryeministri u distancua nga rezultatet e dëmshme të negociatave, çka po e shtyn Thaçin ta bëjë tërë këtë. Mendoj se në një proces simultan kur Evropa krijon një task-forcë për të verifikuar akuzat e Dick Martyt ndaj kryeministrit dhe të tjerëve nuk do shumë mend të kuptohet se çka e shtyn Thaçin të pranojë negociata e marrëveshje të cilave siç u pa nga konferenca për shtyp e së mërkurës as vetë nuk u beson. Mirëpo, mendoj se ka nevojë për një vështrim të sërishëm të qasjes së BE-së ndaj Kosovës.

    Është jetike për përfaqësuesen e Politikë së Jashtme, Cathrine Ashton, të ketë sukses në negociatat Kosovë - Serbi. Ajo e di mirë se suksesi i këtyre negociatave varet pikërisht nga kryeministri Hashim Thaçi, sepse nominalisht e di se ai përfaqëson palën që duhet të lëshojë pe. Në anën tjetër, nëse shohim kronologjikisht deklarimet Ashton kuptojmë se ajo në fakt ka qenë përkrah Thaçit në momentet më vendimtare. Ajo u gjend pranë tij kur u vërtetua se një pjesë e konsiderueshme e votave në Kosovë u manipuluan dhe tha: për neve zgjedhjet janë legjitime dhe institucionet duhet të krijohen sa më shpejt. Po, sepse negociatat priteshin të fillonin sa më shpejt.

    Me zgjedhje të manipuluara e me një borxh të madh ndaj Ashtoni, në njërën anë, dhe me task forcën për Raportin e Dick Martyt, në anën tjetër, është e kuptueshme pse kryeministri Thaçi do të vazhdojë lojën e ruletit gjer në fund. Ai i ka shembull paraardhësit e tij politikë dhe e ka parasysh se një ditë kur ai nuk do të jetë më i vlefshëm për Evropën, do të flaket tutje siç u ka ndodhur edhe shumë të tjerëve. Mirëpo, për të është e rëndësishme ta shtyjë karrierën e tij deri në klimaks, të tjerat pastaj, “le të bëhen siç e ka shkruar Zoti”.

    Trajtimi fyes i Kosovës nga ana e BE-së në procesin e negociatave dhe nga misioni i EULEX-it, duke presupozuar se Kosova duhet të jetë ajo që gjithmonë lëshon pe, është shndërruar në qasje të BE-së në Kosovë. Ishte shumë fyese që madje edhe rreth marrëveshjeve të dala nga negociatat e BE-së ishte tërësisht e njëanshme duke e djegur kështu letrën e kryenegociatores Edita Tahiri për trajtim reciprok të materies së marrëveshjeve. Në një komunikatë të Zyrës së Cooperit thuhet që megjithëse principi i marrëveshjeve bazohet në reciprocitet pala kosovare nuk do duhej të zbatonte reciprocitet për hir të tregimit të “vullnetit të mirë”. Prapë dhe prapë, për hir të lehtësimit të procesit të integrimit të Serbisë në BE Kosova duhet të vazhdojë ta mohojë vetveten. Duhet ta injorojë faktin që qytetarët serbë mohojnë shtetësinë e Kosovës duke parakaluar në qytetet kosovare me targa serbe nëpër qytetet e Kosovës, apo duhet injoruar faktin se ne do kemi kopje të regjistrave tanë civilë, duke na bërë qytetarë fals të një shteti edhe më fals.

    Sa më shumë që po lëshon pe Kosova, aq më shumë po izolohet. Në këmbim të këtij lojaliteti kosovarët do fitojnë edhe më shumë izolim, edhe më shumë korrupsion e krim të organizuar, edhe më shumë varfëri, edhe më shumë zhbërje të shtetit që me zor e shpallën. Në këmbim të arrogancës Serbia fitoi liberalizim vizash dhe do fitojë deri në fund të vitit statusin e kandidates për integrimeve në BE. Kosova do të vazhdojë të izolohet dhe i vetmi lajm i mirë do jetë se kryeministri Thaçi do të ketë mundësi të udhëtojë edhe në Perëndim e jo sikur deri tashti vetëm në Lindje. Pra, Kosova po sakrifikohet për karrierën e kryeministrit Thaçi që do të ketë mundësi të udhëtojë edhe në Perëndim e jo sikur deri tashti vetëm në Lindje. Pra, Kosova po sakrifikohet për karrierën e kryeministrit Thaçi.


    http://www.koha.net/?page=1,9,61862
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #5
    Rexhep Selimi: Thaçi po sillet si pronar i luftës dhe i pavarësisë !!!

    Prishtinë, 10 korrik - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka akuzuar sërish kryeministrin Hashim Thaçi. Në një intervistën për gazetën Zëri ai thotë se kryeministri Thaçi po mundohet t’i përvetësojë meritat për çdo gjë në Kosovë, se po sillet si pronar i luftës, pavarësisë, etj.

    “Është shumë e kuptueshme. Ju e keni parë kryeministri i një vendi duhet të jetë në shërbim të atij vendi. Është ekzekutivi, është ai njeri i cili e ka kërkuar një mandat që t’iu shërbejë qytetarëve. Në rastin tonë konkret, kryeministri vërtet ka vazhduar të sillet si pronar i luftës çlirimtare, sepse ai më shumë se një herë është deklaruar se ‘unë e bëra luftën’, ka folur në veten e parë. Pastaj, ‘unë e shpalla pavarësinë’, e bëra autostradën, pastaj për çdo të mirë që ka ardhur në vend ai ka folur në veten e parë dhe po ashtu pretendon të thotë se “unë do të çoj Kosovën në integrime Evropiane”, ka thënë Selimi.

    Edhe në këtë intervistë Selimi thotë se Kosova menjëherë duhet t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë. Sipas tij, nëse Qeveria do t’i vazhdojë edhe më tutje këto bisedime, vendi ynë vetëm sa do të pësojë humbje të tjera.


    http://www.koha.net/?page=1,13,61884
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #6
    Selimi: Kosova nuk është e kryeministrit !!!

    PolitikëShoqëriBallkan&BotëINTERVISTAZëri i BESelimi: Kosova nuk është e kryeministritJeton Llapashtica | 10-07-2011 12:55 CET Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, thotë se Kosova menjëherë duhet t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë. Në një intervistë dhënë për “Zërin”, Selimi ka thënë se nëse Qeveria do t’i vazhdojë edhe më tutje këto bisedime, vendi ynë vetëm sa do të pësojë humbje të tjera.

    Ai thotë se “Vetëvendosje” duhet ta ketë si objektiv ndërprerjen e këtyre bisedimeve, derisa të njëjtën gjë e kërkon edhe nga Qeveria dhe nga Kuvendi.

    Përplasjet e shpeshta në Kuvend me deputetët e PDK-së, Selimi i quan pretendim i Qeverisë që t’i balancojë akuzat. Ai thotë se kryeministri Thaçi po mundohet t’i përvetësojë meritat për çdo gjë në Kosovë.

    Qeveria pretendon t’i balancojë akuzat

    Zëri: Z. Selimi, pothuajse në secilën seancë deputetët e “Vetëvendosjes” po përplasen me deputetët e PDK-së. Pse po ndodh kjo?

    Selimi: Mund të thuhet se në të gjitha seancat e Kuvendit të Kosovës Lëvizja “Vetëvendosje” është futur në thumb, jo me qëllimin e kritikës që ne jemi opozitë, por me qëllim të balancimit të akuzave. Ne kemi akuza ndaj qeverisë. Qeveria në vend që të përgjigjet për atë që po e akuzojmë, ose çfarë ne nxisim, ka zgjedhur një rrugë joadekuate për një subjekt në pushtet, i akuzave të ndërsjella.

    Janë akuza jo të fjalorit të Kuvendit dhe është interesant se pikërisht ata që e përdorin një fjalor të tillë të akuzojnë për fjalor të ngjashëm. Një farë forme është tendenca për ta balancuar, ose për t’i balancpeshuar akuzat e tyre me një akuzë të drejtë të opozitës ndaj qeverisë. I kanë zgjedhur disa eksponentë, që nuk i kanë kursyer edhe nëse digjen. Ju e dini për kë e kam fjalën. Janë më të zëshmit të cilët e akuzojnë “Vetëvendosjen”, e të cilët para se të dalin e dimë se do të thonë diçka për “Vetëvendosjen”.

    Zëri: Për kë e keni fjalën?

    Selimi: Bëhet fjalë për Berat Buzhalën dhe Bekim Haxhiun. Pikërisht këta dy eksponentë interesantë të partisë në pushtet, parti e cila nuk i kursen edhe nëse digjen. Pra, ndoshta nganjëherë bëjnë mirë që flasin për lëvizjen, sepse është kthyer një farë “dezhavu” në kuvend.

    Marrëveshjet, lajm i keq për Kosovën

    Zëri: Këto ditë janë arritur disa marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Si i shihni këto marrëveshje?

    Selimi: Ky ka qenë lajm i keq për vendin. Lajm i pritshëm i keq. Ne e kemi dhënë alarmin se do të përfundojmë me një situatë të tillë, na është marrë si oponente, kurse ne këtë alarm nuk e kemi ngritur vetëm si oponente ndaj qeverisë, për ta kundërshtuar, por ne e kemi ngritur qysh në seancën e parë për bisedime, një ditë pasi kishin filluar ato. Ne e kemi dhënë alarmin se këtu do të përfundojnë dhe pavarësisht se është lajm i keq, nuk është befasues se ishte i pritshëm.

    Ky mund të mos jetë rezultati më i keq i këtyre bisedime dhe nuk do të jetë rezultati më i keq nëse këto bisedime vazhdojnë. Këto bisedime së paku me urgjencë duhet të ndërpriten. Tashmë, edhe ata që kanë biseduar sadopak se këto bisedime mund të sjellin rezultate të mira për shqiptarët dhe për Kosovën, e kanë kuptuar dhe duhet ta kuptojnë se ja çfarë sjellin ato.

    Ne nuk duhet të jemi as të gatshëm dhe as nuk e kemi borxh t’ia paguajmë këtë Serbisë, sepse nuk i kemi borxh, bile është e kundërta, Serbia na ka borxh neve. Sa i përket esencës së këtyre rezultateve, që dikush i quan marrëveshje, dikush konkluzione, është rikthim në një situatë para UNMIK-ut. Sepse, të thuash se kemi arritur marrëveshje që të shkojmë në Serbi me letërnjoftim, në Serbi me letërnjoftim kemi shkuar gjithmonë, ata që kanë guxuar.

    Ata që nuk kanë pasur telashe me shtetin serb edhe para kësaj marrëveshje, edhe pas kësaj, edhe para luftës, edhe gjatë luftës, edhe pas luftës kanë mundur të shkojnë me letërnjoftim. Ne duhet të shkojmë në Serbi me pasaportë edhe Serbia duhet të vijë këtu me pasaportë. Kjo do të ishte njohe e shtetësisë, njohje e gjendjes reale.

    Rikthimi i letërnjoftimit në qarkullim edhe trajtimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë si kufi administrativ, është më tepër sesa UNMIK, më keq se UNMIK, sepse Rezoluta 1244 dihet se nuk është bërë me pajtimin tonë, por ne po e miratojmë edhe me pëlqimin tonë, edhe me pëlqimin e palës sonë, një degradim kaq të madh të shtetësisë së Kosovës...

    Zëri: Me marrëveshjen për kopjet e regjistrave civilë Kosova ka bërë edhe shkeljen e Pakos së Ahtisarit, sepse me këtë pako parashihet që arkivi i Kosovës duhet t’i ketë vetëm dokumentet origjinale?

    Selimi: Pako e Ahtisarit do të duhej të shkelej në kuptimin pozitiv, të avancohej. Kënaqja me kopjet, jam shumë i bindur se është pranim i atësisë serbe mbi Kosovën. Një studiues, kushdo, do të mund t’i tërhiqte pa asnjë lloj marrëveshje, sepse këto arkiva, këto dokumente, këta libra civilë, mund t’i marrë një studiues si kopje. Një studiues, shkencëtar.

    Nuk është ndonjë arritje e madhe që duhet të shënohet ndonjë rezultat i bisedimeve me Serbinë, apo në këtë rast i negociatave. Çkado që të thuhet, çkado që të nxirret si e mirë nga këto konkluzione, marrëveshje, është punë e kotë.

    Aq më tepër që tendenca është që ne mund të përshkallzohemi edhe më keq nëse nuk e bëjmë punën më të duhur. Ne tashmë e kemi për detyrë që t’i ndalim këto bisedime. Edhe Qeveria edhe Kuvendi duhet ta kenë për detyrë që në mënyrë urgjente t’i ndërpresin këto bisedime.

    Kosova nuk është e kryeministrit

    Zëri: Gjatë seancave parlamentare ju jeni treguar shumë kritik ndaj kryeministrit Thaçi. Keni thënë se po sillet sikur të ishte pronar i Kosovës, madje i keni thënë atij “autostradën nuk e ke sjellë nga vendlindja jote, fshati Burojë”. Çka do të thotë kjo?

    Selimi: Është shumë e kuptueshme. Ju e keni parë që kryeministri i një vendi duhet të jetë në shërbim të atij vendi. Është ekzekutivi, është ai njeri i cili e ka kërkuar një mandat që t’iu shërbejë qytetarëve. Në rastin tonë konkret, kryeministri vërtet ka vazhduar të sillet si pronar i luftës çlirimtare, sepse ai më shumë se një herë është deklaruar se “unë e bëra luftën”, ka folur në vetën e parë.

    Pastaj, “unë e shpalla pavarësinë”, “e bëra autostradën”, pastaj për çdo të mirë që ka ardhur në këtë vend ai ka folur në vetën e parë dhe po ashtu pretendon të thotë se “unë do ta çoj Kosovën në integrime evropiane”. Nuk ka nevojë Kosova për këta “una” të sëmurë, Kosova ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme që udhëheq vendin në këso situata shumë të ndjeshme. Në anën tjetër nuk ka nevojë askush të sillet se është pronar i autostradës, sepse kjo autostradë po bëhet me paratë e taksapaguesve të vendit.

    Kjo autostradë po bëhet edhe pa i pyetur fare ata se sa duhet ta paguajnë atë. Ne kemi shumë nevojë për autostradën dhe tendencat për t’i nxjerrë kritikuesit e kontratës si njerëz që janë kundër autostradës, vërtetë është e nivelit të ulët. Kur ne pyesim sa është autostrada, menjëherë përgjigja e tyre është se ju jeni kundër autostradës.

    Nuk jemi kundër autostradës, askush nuk është kundër autostradës në këtë vend dhe t’iu thuash njerëzve se këta janë kundër autostradës, vërtetë është një kundërpërgjigje e nivelit që nuk e meritojmë as ta komentojmë. Ta marrim një krahasim, sikur unë të pyes pse është buka shtrenjtë, dikush të thotë, pse, a ti nuk do bukë a?


    Zëri: Kur po flasim për autostradën, është një kompani nga Shqipëria, quhet RSM, e cila ka marrë disa tenderë nga ish-ministri Fatmir Limaj. Thuhet se ju jeni përfaqësues i saj për Kosovë, a është e vërtetë kjo?

    Selimi: Jo, nuk është e vërtetë. Kompania RSM është një kompani e themeluar më duket në vitin 1996 apo ‘97 në Tiranë dhe shkurtesa RSM do të thotë Rod Sajsen Marking, nuk kanë të bëjnë me Rexhep Selimin. Pronari i kësaj kompanie është njëri nga miqtë e mi, derisa nuk kam qenë kandidat për deputet kam qenë i punësuar në këtë kompani. Prej se jam bërë deputet, më nuk punoj aty.

    Kaq është lidhja ime me këtë kompani shumë serioze, e cila nuk ka marrë punë vetëm në një mandat me qeverinë shqiptare dhe me Qeverinë e Kosovës. Është një kompani që me vite të tëra ka pasur, ka qenë kontraktuese dhe partner me qeverinë që ka qenë këtu. Në Kosovë ka ardhur në vitin 2003/04, nuk jam shumë i sigurt.

    Sapo ka ardhur ka filluar të bashkëpunojë me ministrinë e atëhershme në kohën e Qemajl Ahmetit, poashtu ajo vazhdon të bashkëpunojë edhe sot në qeverinë e tanishme, të marrë punë nga Ministria e Infrastrukturës, mesa e di ka kontrata valide. Është kompani që asnjëherë nuk ka qenë objekt i hetimeve.

    Zëri: Le të flasim pak për Lëvizjen “Vetëvendosje”. Në kuvendin e parë kjo lëvizje nxori një kryesi në të cilën nuk jeni as ju, as Konjufca, as Krasniqi. A është kjo përpjekje e liderit të lëvizjes, Albin Kurti, që t’i “eliminojë” personat që mund t’ia “turbullojnë ujin” në lëvizje?

    Selimi: Jo, absolutisht jo. Ky është paragjykim që nuk e mendon as “Vetëvendosja” as Albin Kurti, por në përgjithësi është një paragjykim si mendoni ju. Ne kemi një statut, i cili, mendoj se është funksional, është një metodë e re e funksionimit të subjekteve politike. Asgjë nuk ka të përkryer, por mendoj se është njëri nga statutet më të përkryera në këtë vend, pasi që është njëri nga statutet më demokratike.

    Akoma nuk është arritur në asnjë vend shkalla më e lartë e demokracisë perfekte, por ne po tentojmë që të kemi shkallë sa më të lartë të demokracisë. Ju i përmendët disa emra, në mesin e të cilëve edhe mua, që nuk jemi në kryesi të lëvizjes, por ka edhe të tjerë, edhe para se të përmenden emrat duhet të thuhet se asnjë nga deputetët nuk janë anëtarë të kryesisë

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...kryeministrit/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52


    Kryeministri Hashim Thaçi takohet me ish-kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha

    Prishtinë, 10 korrik 2011

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë kthimit nga Dubrovnikuka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin dhe liderin e Partisë Demokratike Socialiste të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në Budvë të Malit të Zi ,me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin fqinjësor të dy vendeve dhe për zhvillimet në rajon.

    Në takimin e kryeministrit Thaçi me ish-kryeministrin malazez Gjukanoviq, është vlerësuar lartë bashkëpunimi në mes të dy vendeve dhe është shprehur gatishmëria vazhdimit të bashkëpunimit të mirë ndërfqinjësorë.

    Gjatë kthimit nga Dubrovniku, kryeministri Hashim Thaçi është ndalur edhe në një darkë pune me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, me të cilin gjithashtu ka biseduar për bashkëpunimin dhe agjendën evropiane të të dyja vendeve.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    HAHAHA kto jan shenja qe serbia e njeh kosoven si shtet edhe edita tahiri tha serbia po e njeh kosoven de fakto hahaaha

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •