Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Falsifikonte pasaporta, pranga grevistit socialist të urisë

    Falsifikonte pasaporta, pranga grevistit socialist të urisë

    ABC News

    08 korrik 2011 15:17

    Profesori në Universitetin e Korçës Sikti Mullai, grevisti i Partisë Socialiste, rezultoi të ishte truri i një grupi falsifikatoresh Policia e Korçës goditi një grup falsifikatorësh të pasaportave biometrike, truri i të cilit ishte një profesor i matematikës në Universitetin e Korçës.

    Sitki Mullai, në bashkëpunim me të birin Relsi Mullain, punonjës i kompanisë së prodhimit të pasaportave, “Aleat”, dhe me ndihmën e dy bashkëpunëtoreve të tjerë, vidhnin gjeneralitetet e personave të paskeduar nga agjencitë e hetimit të krimeve të vendeve të BE-së, duke i tjetërsuar dhe pajisur me këto të dhëna, persona të tjerë me precedentë penale ne vendet e huaja.

    Për çdo falsifikim, ata siguronin një shumë nga 5 deri në 7 mijë euro.

    Sikti Mullai organizonte lidhjet mes klientëve me të dhëna kriminale dhe punonjësve të “Aleat”.

    Për policinë e Korçës përfshirja e profesorit të matematikes në këtë rrjet kriminal ishte surprizë.

    Ndoshta ai ishte i panjohur për blutë e qytetit juglindor, pasi nuk kishte precedentë penale.

    Por për publikun e vëmendshëm ndaj zhvillimeve politike ai është një figurë e njohur.

    Sikti Mullai ishte mes grevisteve të urisë të Partisë Socialiste, të ngujuar në çadrat e ngritura në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, në maj të vitit 2010.

    Një ndër 220 heronjtë, siç i etiketoi kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.

    Pamjet televizive e tregojnë atë shpeshherë në krah të liderit socialist, madje edhe duke mbajtur fjalime apo duke dhënë intervista për mediat.

    Madje ai u bë i njohur mediatikisht edhe për faktin se disa të përditshme aluduan me faktin se si njëkohësisht ai mundi të ishte edhe ne grevën e urisë, edhe duke dhënë mësim në universitetin e Korçës.

    Sipas policisë, veprimtaria kriminale e grupit të drejtuar prej tij, ka nisur përpara se ai të rreshtohej në krah të Edi Ramës, në grevën e urisë dhe ka vijuar gjatë grevës dhe pas saj.

    Por pjesëmarrja e elementëve me tendenca dhe precedencë kriminale në aksionet politike të Partisë Socialiste nuk përbën risi tashmë, siç u vërtetua edhe në dhunën ndaj institucioneve kushtetuese, më 21 janar, ku mjaft nga ata që sulmuan forcat e policisë, rezultuan me precedentë të rrezikshëm kriminalë.

    http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/7357
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Hajde grevist urie, hajde. Keto jane shoket e partise, prandaj i zgjedh Edveri.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Nuk eshte krim te jesh grevist urie, nuk eshte krim as te jesh socialist. Eshte krim te pajisesh me identete te reja kriminelet e Evropes. Dhe eshte krim akoma me i madh, qe te implikosh jo vetem veten si profesor i nderuar matematike, por te implikosh edhe tet bir.

    Lajmi deshmon se ne cfare shkalle ka arritur toleranca ndaj krimit ne ate vend: edhe profesoret e matematikes jane te implikuar ne rrjete te tilla kriminale nderkombetare.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nuk eshte krim te jesh grevist urie, nuk eshte krim as te jesh socialist. Eshte krim te pajisesh me identete te reja kriminelet e Evropes. Dhe eshte krim akoma me i madh, qe te implikosh jo vetem veten si profesor i nderuar matematike, por te implikosh edhe tet bir.

    Lajmi deshmon se ne cfare shkalle ka arritur toleranca ndaj krimit ne ate vend: edhe profesoret e matematikes jane te implikuar ne rrjete te tilla kriminale nderkombetare.

    Albo
    po jo o Albo se ka rendesine e saj edhe fakti se ki personazhi kryesor i ngjarjes kriminale na paskish qene edhe krahu i Edverit gjate greves se urise ..... se jane keta personazhe qe kane cuar perparea kauzen e socialo-komunistave perpara .....

    pastaj nuk mund te thuash se qenka krim vetem perse paskish perfshire edhe te birin ..... ajo eshte dhe nuk diskutohet por eshte akoma dhe me rende fakti se paska qene duke organizuar hikje te organizuar te kriminelave neper Evrope ..... dhe te gjithe shqiptaret do te paguanin per kete .... po te kujtoj se ka vende si Franca etj. qe mezi qe s'po presin rastin per ti hequr te drejten shqiptareve per te udhetuar te lire .....


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 08-07-2011 më 15:48
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #5
    Edhe??? C'kishte ketu per te nenvizuar faktin qe eshte socialist? Ketu ka te bej njeriu e jo partia qe preferon. Ka pak pd-ista qe falsifikojne pashaporta?
    "Kriminele" te tilla ka nga te gjitha anet... qofshin me pd, me ps apo me asnjeren!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Me sa kuptova grupi siguronte pasaporta fallco per kriminele duke fut ne pashaporten fallco foton e kriminelit dhe si emer futnin emrin e ndonje qytetari
    te paster pa krime.
    Profesori,Mr Vula ka nderhyre dhe ndryshuar chipsin biometrik dhe modifikuar te dhenat,futur emrin e nje qytetari te pafajshem si dhe futur te dhenat per fytyren e kriminelit si ngjyra e syve ngjyrae flokeve etj.Ka mundesi qe ne kufi pikat e kontrollit,kontrollohen emrat se bashku me fytyrat e pashaportave, me emart dhe fytyrat qe jne ne databazen e pashaportave dhe eshte zbuluar fallsifikimi.
    Pervec kesaj cdo chip ne pashaporte eshte unik dhe gjithashtu 50 sektore te fletes se pashaportes ku perfshihen identiteti si fotografi dhe gjeneralitetet jane te enkriptuara ne flete dhe kane direkt lidhje me chipsin.
    Nqs Mr vula ka thyer enksipsionin ose ka pasur celes dekriptimi dhe bere ndryshime ne 50 sektoret duke i modifikuar ato qe te kene kodet qe i pergjigjen karakteristikave per fotografine dhe emrin mbiemrin etj
    atehere fallsifikimi eshte bere i plote.Pr ky fallsifikim nuk te garantonasnjehere nqs emri i personit ne pashaporte ndodhet ne databazen e emrave ne kufi.Ne databazen e tyre ne kufi ato kane emrin Filan Fisteku dhe fotografine e nje bjondi qe u del ne ekran. Nqs Mr Vula ka futur ne ndonje pashaporte fallco emrin Filan Fisteku,por fotografia e personit qe ka fut(klienti i tij qe ka paguar) eshte brun me floke te zeza,atehere kjo do identifikohet menjehere si fallco ne kufi,pasi kufiri per Filan Fistekun ka nje fotografi jeter te nje bjondi.
    Tashti une nuk kuptoj nje gje ,pasi nuk e thote ne artikull.
    Kjo firma Aleat merr nga jashte pashaportat boshe dhe i ploteson me emra dhe foto,apo blen letren dhe chipsat nga jashte dhe i krijon pashaportat duke bere prerjet e letres,futur chipsat kodet e sigurise etj?
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 08-07-2011 më 19:48
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    A ju kujtohet kur para zgjedhjeve gramoz ruci pallte sa kishte ne koke per vertetesine e 70000 pasaportave e kratave te indentifikimit fallce .

    Ja pra si dalin ata sekretet e rames e rucit per dokumente te fallcifikuara .

    PRANDAJ EHE NUK I QENKAN DREJTUAR GJYKATES - PER DENONCIM !!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin

    Edhe??? C'kishte ketu per te nenvizuar faktin qe eshte socialist? Ketu ka te bej njeriu e jo partia qe preferon. Ka pak pd-ista qe falsifikojne pashaporta?
    "Kriminele" te tilla ka nga te gjitha anet... qofshin me pd, me ps apo me asnjeren!
    edhe ....???!!!! ore a je ne metro ti apo sheqeri eshte bere gratis kohet e fundit ....??!!

    ky pra eshte personazhi qe kerkonte "drejtesi" ..... pikerisht ky maskara dhe kriminel ne te njejten kohe kerkonte te hapeshin kutite ..... edepzezi ....!!

    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    edhe ....???!!!! ore a je ne metro ti apo sheqeri eshte bere gratis kohet e fundit ....??!!

    ky pra eshte personazhi qe kerkonte "drejtesi" ..... pikerisht ky maskara dhe kriminel ne te njejten kohe kerkonte te hapeshin kutite ..... edepzezi ....!!

    .
    Prape ti qe me merr per cun, 100 here te kam thene qe jam femer!

    Sa per temen, nuk po e mbroj fare kete tipin, ne burg edhe me vrap biles.... thjesht e kisha ne kuptimin qe njerez te tille ekzistojne per cdo lloj parti, edhe keto te ps qe duan drejtesi nuk jane fort te ndershem jo... njelloj jane krejt! Ku te gjejen te perfitojne, s'pyet kush me per drejtesi ne shqiperi.

    La vita non si spiega, si VIVE!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •