Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Thumbs down Zannier e krahasonte Kosovėn me Afganistanin

    Publikuar: 08.07.2011 - 09:41
    Prishtinė, 8 korrik – Ish-shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, para se ta lėshonte Kosovėn ishte pėrkujdesur qė tė bėnte njė krahasim tė ēuditshėm tė Kosovės me Afganistanin. Nė disa korrespodenca ndėrmjet tij dhe komandantit tė KFOR-it, gjeneralit Erhard Buhler, tė cilat “Koha Ditore” ka arritur t’i sigurojė nga burime ndėrkombėtare, ish-shefi i UNMIK-ut pėrmend incidentet nė Afganistan si arsye pėr tė mbajtur nė nivel tė lartė sigurinė e stafit tė UNMIK-ut nė Kosovė. Nė njė letėr dėrguar komandantit tė KFOR-it lidhur me murin qė rrethon selinė qendrore tė UNMIK-ut nė Mitrovicė, ish-shefi i UNMIK-ut shkruan se muri ėshtė i nevojshėm pėr shkak tė sigurisė sė stafit tė UNMIK-ut dhe kėrkon nga KFOR-i qė tė ndalė Komunėn e Mitrovicės nga aksioni pėr largimin e tė njėjtit mur.

    “Gjatė njė takimi ndėrmjet pėrfaqėsuesit rajonal tė Mitrovicės me kryetarin e Komunės sė Mitrovicės (Avni Kastrati v.j), kryetari ka thėnė se ‘zoti Buhler ka thėnė se muri nuk ėshtė i nevojshėm’”, i shkruante Zannier komandantit tė KFOR-it. “Besoj qė komandanti ka gabuar kur ju ka cituar juve, pasi qė jam i sigurt se ju e kuptoni nevojėn pėr tė mbajtur murin, pėr shkak tė sigurisė sė stafit tė UNMIK-ut”, shkruan mė tej Zannier.

    Ish-shefi i UNMIK-ut mundohet qė pastaj t’ia shpjegojė komandantit tė KFOR-it arsyet se pse ky mur ėshtė i nevojshėm.

    “Mė duhet tė shtoj se ky aspekt ka njė rėndėsi edhe mė tė madhe pas incidenteve tragjike nė Mazai-Sharif tė Afganistanit, dhe nė disa vende tė tjera, kur protestat e qeta janė kthyer nė tė dhunshme dhe kanė shkaktuar vdekjen e stafit tė Kombeve tė Bashkuara”, shkruan ish-shefi i UNMIK-ut.

    Diplomati italian, qė sipas burimeve tė gazetės letrėn e ka shkruar nė ditėn e fundit tė mandatit tė tij nė Kosovė, ia rikujton komandantit tė KFOR-it se ėshtė kompetencė e Kombeve tė Bashkuara qė tė vendosin se ēfarė masash sigurie nevojiten pėr stafin e tyre, dhe kėrkon nga KFOR-i qė tė pamundėsojė aksionet e mundshme tė Komunės sė Mitrovicės qė tė heqė murin rrethues.

    Korrespondenca ndėrmjet ish-shefit tė UNMIK-ut dhe komandantit tė KFOR-it ndodh pas njė kėrkese nė letėr tė kryetarit tė Komunės sė Mitrovicės, Avni Kastrati, i cili kėrkon nga UNMIK-u heqjen e rrethojave me qėllim qė tė lirohet hapėsira publike. Nė letėr, Kastrati ua kujton zyrtarėve tė UNMIK-ut se Komuna ka kohė qė ka kėrkuar heqjen e murit nė mėnyrė qė nė atė hapėsirė tė zbatohet njė projekt i Komisionit Evropian pėr gjelbėrim.

    Ndėrtesa e UNMIK-ut gjendet nė qendėr tė qytetit tė Mitrovicės, disa metra nė jug tė lumit Ibėr. Kryetari i Komunės nė letrėn e shkruar mė 27 qershor, ua jep si afat pėr heqjen e murit zyrtarėve tė UNMIK-ut 6 korrikun. Nė tė kundėrtėn, Kastrati paralajmėron se Komuna do tė detyrohet qė vetė t`i heqė shtyllat e kėtij muri.

    Shkrimin tė plotė lexojeni sot nė gazetėn “Koha Ditore”.

    http://www.koha.net/?page=1,13,61644
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Valla edhe mu po me duket bash si avganistani

  3. #3
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anėtarėsuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Qe tja paske marr inati Kosoves .....me dhimbseshe
    2011*Pse tė pėshtyjmė rrugės, kur ka njerėz qė e meritojnė fytyrės ...

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Diplomti italian ka te drejte qe muri te mos prishet,pasi nuk ka siguri dhe demostratat nganjehere,mund te kthehen te dhunshme.Nuk mund te garantosh me siguri 100% qe te gjithe pjesetaret ne nje demostrate jane pa arme.Mund te vriten punonjes te kombeve te bashkuara aksidenralisht,ose me paramendim pasi nje ose disa pjestare te demostrates per ndonje arsye qellojne me arme,
    Ajo seli e kombeve te bashkuara duhet trajtohet nga komuna e Mitrovices
    si nje "ambasade".Ambasadat e kane nje mur rrethues per shume arsye.
    Jam i sigurte qe njerez ne pushtet dhe polici ne Mitrovice jane te vetedisjshem qe shume qytetare mbajne neper shtepia arme dhe municion pa leje.
    Atehere cfare sigurie mund te kete selia e kombeve te bashkuara pa mur rrethues,kur ka njerez qe mbajne kallashnikove ne shtepia te fshehura pa leje?Krahasimi me afganistanin ka te beje me mundesine ne Kosove qe ashtu si ne Afganistan e kthimit te demostratave,protestave paqesore ne lufte me arme,vrasje dhe kaos.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •