Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 31
  1. #21
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Kur them "ju" se kam personalisht per ty ,por per pjesen derrmuse te shqiptarve te kosoves qe vazhdojne dhe e mbeshtesin akoma me injorancen me t'madhe
    e kjo fatkeqësisht është shumë e saktë, sepse ma merr mendja këtu vie në shprehje krahinorizmi!

    Unë e kam thënë kaq herë karshi shtetit për mua individi nuk ka rëndësi nga vjen ai. Unë as vëllait a babait tim nuk ia jep votën nëse e di se do të ndjekë politikë të gabueshme apo nuk është i zoti t'i dalë zot "postit" që do të marrë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #22

    Shqipëria është bërë si Klubi i Selanikut

    që të jesh pjesëtar i denjë i Shqipërisë së sotme, duhet t'i plotësosh këto kushte ( fragment nga Klub i Selanikut"


    "Një doktor Johnson paska thënë se një klub është një shumicë burrash që mirren vesh dhe paguajnë që të kënaqen duke ngrën' e duke pirë bashkë. Prandaj nd'Anglëterë paska patur një klub me emër «Klub i kokës demit» dhe, që t'u qëndrontej e lirë, e bënin refene.

    Njëqint vjet më parë, paska qenë edhe një klub i quajtur "Klub i të liqve". Që të bënëshej anëtar, duhej të jeshe fort i shëmtuar, me fytyrë të ndyrë, i çalë, i verbër, dorac, i belbër, memec, kurrisdalë, veshgjatë etj,"
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #23
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Kur them "ju" se kam personalisht per ty ,por per pjesen derrmuse te shqiptarve te kosoves qe vazhdojne dhe e mbeshtesin akoma me injorancen me t'madhe
    Te na rroje injoranca ateher.. qe s'eshte ekskluzivilitet vetem i kosovareve.. edhe pse e kultivojne seriozisht dhe eshte veshtire ti tejkalosh.. Mirepo ç'ti bejme strategut tjerer edi sali rames.. qe me nje veprim teresisht te kot e pa kurrfar dobie(bregoviqi) krijoi antipati te madhe.. akt vertet idiotesk e i marre. Shko spjegoja nje kosovari nje potez te tille absurd..!! Pse e beri.. ç'i duhej, çka fitoi tirana ose Shqiperia..??? Lesh fitoi..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  4. #24
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    … dhe jo vetëm këtij. Sa shqiptari i Kosovës e ka ëndërr ta ketë një pasaportë shqiptare, sepse, siç tha edhe baca Adem, ” kam vdekur një mijë herë për këtë Shqipëri”, prandaj shqiptarët e Kosovës duan ta kenë një pasaportë të tillë.

    Prapë po i referohem asaj që tha baca Adem, “Kjo pasaportë nuk më duhet asgjë, se nuk ka ndonjë vlerë, me të ka lëvizje të kufizuara”, por, për shqiptarët e Kosovës ( dhe të trojeve të tjera ) kjo është një diçka e shenjtë!

    O, Shqipëri, nëse je nëna jonë, siç nuk hezitojmë të të quajmë, e që TY të duam fort, aman na konsidero si fëmjët e tu!
    Eshte turp eshte tmerr qe dicka e tille vazhdon ndodh. Jam kurioze nese dicka e tille eshte premtuar ne 92 a ka ndonje procedure/mareveshje per kete. Nese po ateher eshte teper e thjesht beni ankes duhet te kete menyre juridike qe e aprovon dicka te tille. Bravo qe e ndieni te nevojshme te keni passport shqiptare eshte e vertet qe nuk eshte se te ben pune por te jep identitet. Kosova eshte shqiperi edhe e meritoni te keni identitet shqiptare. Do zoti ne te ardhme rregullohen gjerat.
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #25
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    … dhe jo vetëm këtij. Sa shqiptari i Kosovës e ka ëndërr ta ketë një pasaportë shqiptare, sepse, siç tha edhe baca Adem, ” kam vdekur një mijë herë për këtë Shqipëri”, prandaj shqiptarët e Kosovës duan ta kenë një pasaportë të tillë.

    Prapë po i referohem asaj që tha baca Adem, “Kjo pasaportë nuk më duhet asgjë, se nuk ka ndonjë vlerë, me të ka lëvizje të kufizuara”, por, për shqiptarët e Kosovës ( dhe të trojeve të tjera ) kjo është një diçka e shenjtë!

    O, Shqipëri, nëse je nëna jonë, siç nuk hezitojmë të të quajmë, e që TY të duam fort, aman na konsidero si fëmjët e tu!
    Fatemiresisht apo Fatekeqsisht Kosovaret ne te vertet jane te vetmit qe e dine sa cfar eshte te jesh nje shqiptar i vertet. Per mendimin time Emeri shqiperi i takon Kosoves me teper se shqipeise. Ata kane bere dhe po bejn me teper per te ruajtur dhe nderuar ate emer. sa per shqiptaret e shqiperise Ne po na merr lumi i Greqise.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  6. #26
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    pershendetje

    ne radh te pare mendoj qe cdo shqiptar kudo qe ndodhet duhet te ket pashaport SHQIPTARE.
    por dua te them qe nga viti 1992 kush kish deshire edhe cik leka e mori,kam shum shok ketu nga maqedonia,kosova,mali i zi qe e kan pashaporten shqiptare kush me leka kush me miq

    eshte per te ardhe keq qe duhet te bleshose te vesh mik per dicka qe te takon.
    por kjo eshte shqiperia e sotme

    Maqellarjot Citim:
    Fatemiresisht apo Fatekeqsisht Kosovaret ne te vertet jane te vetmit qe e dine sa cfar eshte te jesh nje shqiptar i vertet. Per mendimin time Emeri shqiperi i takon Kosoves me teper se shqipeise. Ata kane bere dhe po bejn me teper per te ruajtur dhe nderuar ate emer. sa per shqiptaret e shqiperise Ne po na merr lumi i Greqise
    je cik gabim se ne shqiptaret e shqiperis [gjyshrit tan kan luftuar per ate shqiperi edhe un edhe familja ime kemi bere shum per ate vend nuk po them nga kush fis jam por jam nga nje familje qe ka dhen edhe shpirtin per ate vend] edhe po vashdon akoma me investime ne shqiperi, sidomos ketu ne usa me organizata mbremje etc mos fol kot se koti se cfar lexhon greku/serbi/turku fjal jan
    shqiptari i shqiperis ka luftuar per ate vend edhe do luftoj
    rrespekte
    Partizoni

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Projekt,
    Ndoshta do ishte mire te sillje ndonje fakt me konrekt (dmth: si, pse, cfare etj) ne lidhje me mosdhenien e pasaportes. Keshtu sic e ke paraqitur me duket paksa e qellimshme, a thua se nuk ia paskan dhene enkas.

    Ka mundesi te jete dhe kjo, por kur s'jepen arsye...e vetmja gje qe mund te behet eshte spekullimi....s'e di se per cfare sherben spekullimi ne tym. tung

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Demaçi merr shtetësinë shqiptare

    Më në fund, pas dy vjet pritjeje, Republika e Shqipërisë ia ka dhënë shtetësinë shqiptare veprimtarit dhe atdhetarit të shquar Adem Demaçit.

    Në mbështetje të nenit 92, pika “c” dhe 93 të Kushtetutës dhe ligjit “Për shtetësinë shqiptare”, presidenti i Republikës së Shqipërisë, dr. Bamir Topi, të hënën e ka firmosur dekretin presidencial për dhënien e shtetësisë shqiptare për simbolin e rezistencës kombëtare, njofton “Epoka e Re”.

    Por, rruga deri te arritja e kësaj shtetësia për bacën Adem nuk ka qenë e lehtë.

    Për një gjë të tillë atij i është dashur të presë dy vjet. Ndonëse publikisht nuk është thënë, është bërë me dije se për këtë vonesë fajet i ka Qeveria shqiptare.

    Një burim në kushte anonimiteti i ka thënë gazetës se shteti shqiptar i ka kërkuar Demaçit edhe certifikatë, e cila dëshmon se nuk është nën hetime.

    “Zakonisht ata kanë thënë se arsyeja e vonesës ka qenë moskompletimi i dokumentacionit. Madje, bacës ata i kanë kërkuar edhe certifikatë që nuk është duke u hetuar. Kjo ka qenë kërkesë banale”, ka treguar burimi i gazetës.

    Po i njëjti burim ka bërë me dije se Kroacia veprimtarit Demaçi ia ka dhënë shtetësinë brenda ditës.

    Gjatë së mërkurës ka qenë e pamundur të kontaktohet ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

    Megjithatë, gazeta ka mësuar se procedura e marrjes së shtetësisë për Adem Demaçin nuk ka shkuar nëpërmjet Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, por nëpërmjet rasteve të veçanta të marrjes së shtetësisë.

    Pavarësisht pritjeve të gjata, veprimtari Demaçi është mjaft i lumtur që më në fund ka edhe shtetësinë e ëndërruar të shtetit shqiptar.

    Në një prononcim për “Epokën e re” në mënyrë metaforike ai ka thënë se pas marrjes së shtetësisë ndihet sikur një njeri që pas një kohe të gjatë e ka kuptuar se ka nënë. “Njeri është mirë kur e ka një nënë, ani se është larg, ani se është me probleme. Ndryshe është kur e ka nënën, ndryshe është kur nuk e ka. Sikur ai që është pa nënë dhe dikur e zbulon nënën e vet dhe ajo pastaj e merr ngryk e fut në gji. Këtë ndjenjë e kam”, ka thënë Demaçi.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #29
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2012
    Postime
    5
    te gjithe shqipetaret kudo qe jane duhen pajisur me pashaporta shqipetare

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Nëse Adem Demaçit tonë LEGJENDAR ia kanë kërkuar vërtetimin, se nuk është nën hetime,duhet të turpërohet e gjithë udhëheqja shqiptare dhe se kjo është shenjë,se ende ka viruse të ish udhëheqjes komuniste.Njeriu që ka sakrifikuar gjysmën e jetës në burg për idealet kombëtare,e ti t'i kërkosh këto "cikrrime"të UDBËS-është barazi me,abuzim,joseriozitet tradhëti.Turp,turp,TURP oj Qeveri Shqiptare!
    Ndryshuar për herë të fundit nga irfancana : 12-04-2012 më 10:44

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •