Autori i Lajmit: Behxhet Shala
Javën e kaluar më rastisi të shkoj një një vizitë zyrtare në Kroaci së bashku me Adem Demaçin apo Bacën siç e quajnë sinqerisht idealistët dhe bacën siç e quajnë ata që nuk janë idealistë por realistë e që kinse merren me politikë! Duke e ditur të kaluarën e Bacës mendova se është i paisur me pasaporta diplomatike, së paku të Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës. Jo se këto pasaporta kanë ndonjë vlerë dhe se të garantojnë lëvizje pa iu nënshtruar regjimit të vizave në numrin më të madh të shteteve por se më shumë e kanë një vlerë simbolike. Për habi, në kontrollin e aeroportit të Zagrebit, Adem Demaçi, i cili për lirinë e shqiptarisë dhe popujve të robëruar anekënd botës i kaloi mbi 28 vjet në burgjet e ish- Jugosllavisë u identifikua me pasaportën kroate, shtet ky ku i kaloi mbi 14 vjet burg të rëndë përkatësisht në kampin e shndërruar në burg të Stara Gradishkës. Kroacia e cila ishte republikë në përbërje të ish- Jugosllavisë e vlerësoi sakrificën e Adem Demaçit duke ia njohur shtetësinë kroate dhe pasaportën kroate, me procedurë të përshpejtuar dhe duke mënjanuar të gjitha pengesat burokratike. Po çka bëri në këtë drejtim Nëna Shqipëri për Adem Demaçin? Asgjë, krahasuar me Kroacinë u turpërua fare! Bamir Topi nuk e di adresën ku jeton Adem Demaçi në Shqipëri ndonëse edhe zogjët e dinë se Baca, për vite me radhë thuase gjysmën e vitit e kalon në Sarandë. Kryetari i Kroacisë, Stipe Mesiq duket se nuk ka pasur probleme të natyrës të Bamir Topit sa i përket adresave të banimit sepse tërë Kroacinë e ka shndërruar në adresë banimi për Adem Demaçin! Në vitin 1991, Nëna Shqipëri e Sali Berishës e pati paisur Adem Demaçin me një pasaportë! Mirëpo trajtimi që atëhere iu bë Bacës Adem nga Sali Berisha është i ngjashëm me trajtimin që u bënë UNMIK-u klandestinëve kinezë që kanë hapur biznese në Kosovë! Ua lejon dokumentet e udhëtimit, por ua mohon shtetësinë! Imagjinojeni situatën kur Adem Demaçi në vitin 1991 e ka pasur pasaportën e Shqipërisë së Sali Berishës dhe shtetësinë jugosllave! Sikur sot kur kinezët e ish Vranjevcit, Kodrës së Trimave të Prishtinës janë të paisur me pasaportat e Republikës së Kosovës ndërkaq që e kanë nënshtetësinë e Republikës së Kinës! Pra, Adem Demaçi është bërë kinez i Vranjevcit! Me një dallim të vogël se i mungon nënshtetësia kineze! Po ku qëndron në këtë hallakamë shteti më i ri ( axhami) në botë, Republika e Kosovës?! Pas shpalljes së pavarësisë, qytetarët e Kosovës u bënë me identitet, pasaportat e saj. U lëshuan tri lloje të pasaportave,diplomatike për oligarkët, zyrtare për turistët politikë dhe ato të zakonshme, për popullin ! Është bërë antologjike beteja e deputetëve të Parlamentit më parazit në këtë pjesë të Evropës, pra atij të Kosovës që edhe ata të paisen me pasaporta diplomatike, të shndërrohen në mikrooligarkë! Ende nuk kanë hequr dorë nga kjo kërkesë dhe besoni se mund ta realizojnë ngase të gjitha privilegjet e kërkuara po i realizojnë, pa bërë zhurmë të madhe! Po e përdorin taktikën e kancerit malinj; për t u forcuar vet po e gërryejnë organizmin ( popullin) pa e manifestuar as mëshirën më të vogël! Në çdo shtet normal, njeriu i parë që do të paisej me pasaportë diplomatike do të ishte Adem Demaçi, qoftë edhe në emër të simbolikës! Natyrisht, nëse do ta kishin një të kaluar si të Bacës! Adem Demaçi, jo që nuk u pajisë me pasaportë diplomatike, por as me ate zyrtare! Edhe për atë pasaportën popullore ( sociale) priti në radhë! Shtetet tjera që janë shumë më të forta se Republika e Kosovës i shpallin ambasadorë nderi personalitetet e shquara publike edhe nëse nuk janë shtetas të saj ndërkaq që Kosovës nuk i duhet një Adem Demaç ! E pabesueshme, por jo edhe e papritur!
Ky lajm është publikuar: 06/10/2009
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
po Station, sepse....
dhe prapë po shtoj: kjo pasaportë, ama bash asgjë nuk më duhet, por unë dua ta kem si shenjë të dashurisë për Shqipërinë.
Besoj kjo është arsyeja edhe për shqiptarët tjerë të Kosovës, pse duan ta kenë një pasaportë të këtillë.
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 17-08-2011 më 08:23
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Po ta bëj pak më të qartë, sepse më lartë më duket nuk më paske kuptuar.
Kushdo që do të mari pasaportë shqiptare duhet ti thuri lavde S.Berishës dhe Qeverisë së tijë nga mëngjezi deri në darkë, ditë për ditë pa pushim.
Nuk ka rëndësi ç'far je, qytetar i Kosovës apo i Burundit, mjaft që të plotësosh kushtin e mësipërm dhe ajo gjë bëhet, kushti është i pa negociushëm.![]()
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Jo, Station vëllai të kam kuptuar drejt, se i kuptoj deri dikund ironitë, sarkazmat e metaforat. Vetëm mos harro edhe dicka, se ky Saloja që thua ti, ndonëse është gdhe e leshko, i punon nganjëherë rradakja ( sidomos për së prapthi). Ai nuk e ha me lajka, me lavdërime, ani se i do shumë. Për gjera të mëdha, ai do "vepra, vepra"!!
Dhe besoj tash edhe ti po e kupton se për cfarë veprash të do Salua. Kujto pak "Klubin e Selanikut". Që të ishe pjesëtar i tij cfarë njeriu duhej të ishe!!
respekt,
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Krijoni Kontakt