Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Miratohet marrëveshja për seksionet dygjuhëshe Shqipëri-Itali

    TIRANË- Gjimnazistët shqiptarë që ndjekin seksionet dygjuhëshe shqiptaro-italiane i kanë të gjitha shanset dhe mundësitë të ndjekin më pas Universitetet më të mira të Italisë, kjo ngaqe diploma e tyre është e barazvlefshme në shtetin fqinj.

    Gjatë marrëveshjes dypalëshe që i hapi dritën jeshile ngritjes së këtyre seksioneve të shpërndarë në tre rrethe të vendit, firmosur nga ambasadori italian në Shqipëri Saba Delia dhe Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, ky i fundit tha se klasat dygjuhëshe përbëjnë një hapësirë të shkëlqyer që i ofrohet nxënësve të arsimit bazë dhe të Shkollës së Mesme, c’ka garanton një karrierë të shkëlqyer për çdo të ri që zgjedh një shkollim të tillë.

    “Kjo është një hapësirë krejt e re që i krijohet nxënësve shqiptar për ë mësuar jo vetëm gjuhën italiane, por për tu formuar neë asrimin parauniversitar në gjuhën italiane. Përvoja e vendeve të tjera ka treguar se nxënësit që vijojnë shkollimin e tyre në sistemin bilingual janë nxënësit më të sukseshmëm. Kjo do të bëjë të mundur që në përfundim të shkollës së mesme të kenë një diplomë të gjimnazit plotësisht të njohur edhe në Itali që do u lehhtësojë ayre pranimin në cdo Universitet Italian”,- deklaroi Ministri Tafaj.

    Ambasadori Delia nga ana e tij u shpreh për forcim të mëtejshëm të marëdhënieve dypalëshe në të ardhmen, ndërsa garantoi hapjen e kurseve për mësimin e gjuhës shqipe edhe në shkollat italiane.

    “Jemi duke ndjekur objektivat tona të narrëdhënieve në sektorin e arsimit midis vendeve tona për gjeneratat e adhshme. Në kuadër të këtij bashkëpunimi për herë të parë në shkollat italiane është parashikuar ngritja e një kursi aktiv për studimin e gjuhës edhe qytetërimit Shqiptar,- theksoi ambasadori italian Sabah Delia.

    Seksionet dygjuhëshe janë krijuar tashmë në 4 shkolla 9 -vjecare dhe tre Gjimnaze në Rrethet Tirane, Durrës dhe Shkodër, ndërkohë që në të ardhmen projekti pritet të shtrihet edhe në shkolla të tjera.
    (e.m/NEWS24/BalkanWeb)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin

    Me behet qejfi per nje iniciative te tille, por asnje gje nuk me duket me ndryshe. Qe te gjithe gjimnazistat kane te drejte tashme mbi me shume se 10 vjet qe te vijne te bejne uneversitetin ne itali, pa patur nevoje te bejne nje gjimnaz dy-gjuhesor. Normalisht, kjo do i ndihmoj ne mesimin me mire te gjuhes dhe do i lehtesoj ne studim ne vitin e pare te universitetit, por asgje me shume. Njoh plot studente qe jane diplomuar ne itali e qe kur kane ardhur gjuhen e kane ditur pak fare.
    Po ashtu, sado qe te njihet diploma e gjimnazit, ne itali keto studente do bejne pjese ne listen e te "huajve" qofte per aplikimin e burses, qofte per aplikimet e tjera te nevojshme.
    Ne universitet nuk i intereson aspak askujt se c'gjimnaz ke bere! Lehtesimi i vetem qe mund te vij fale kesaj iniciative eshte qe nuk do besh provimin e gjuhes per te vertetuar se sa e di.

    Gjithsesi, jam krejtesisht pro studimit te lendeve ne gjuhe te huaja ne gjimnaze.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin

    Në fakt në pamje të parë duket se është e njëjta gjë, por mua më bëri përshtypje fakti që shprehet se do ketë introduksion të lëndëve që merren me kulturën Shqiptare. Sot për sot e vetmia katedër e mbetur është ajo e Gjermanisë për Albanologji. Në Itali ke gjëra sporadike por shumë të flakta Arbëreshe. Në Kroaci cilësia ra sepse qy kur Shuflaj u masakrua nga Serbët, dhe në Greqi ka një heshtje të madhe përsa i përket këtyre lloj marrëveshjesh.

    Ju që jeni në Itali keni fatin që të rivitalizoni marrëdhëniet me komunitetin Arbëresh dhe të ndikoni me at komunitet në sjelljen e rrymës tradicionale të kulturës në Shqipëri, atë kulturë Arbërore që aq shumë na mungon, dhe që mund ti bëj ballë në të ardhmen stuhive ekstremiste që fryjnë nga lindja e largët për ta përcarë fetarisht dhe kulturalisht shqipërinë.

    Nëse Italia është serioze me këtë nisëm, ki parasysh që ata kanë një aureal librash e bibliotekash shumë të mëdha që kanë lloj lloj veprash për ne. Eshtë e domosdoshme një rifillim i studimit të kulturës tonë dhe vendosjes së një katedre të mirfilltë albanologjie në Itali, se deri më sot kush ka shkruar andeja ka bërë studime në frymën e krahasimeve, kozmopolitanizmave dhe kritikë kulture të një niveli tendencioz. Nuk dua të shpreh emra.

    Në Itali ka mjaft Shqiptarë dhe mund të riaktivizohet edhe më tej vullneti arbëresh për të krijuar një platformë solide, mund të më quash ëndrrimtarr, Rilindjeje që kësaj rradhe të përfshijë dhe Kosovën dhe rivitalizoj edukimin post-1990 në Shqipëri.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Miratohet marrëveshja për seksionet dygjuhëshe Shqipëri-Itali

    “Jemi duke ndjekur objektivat tona të narrëdhënieve në sektorin e arsimit midis vendeve tona për gjeneratat e adhshme. Në kuadër të këtij bashkëpunimi për herë të parë në shkollat italiane është parashikuar ngritja e një kursi aktiv për studimin e gjuhës edhe qytetërimit Shqiptar”,- theksoi ambasadori italian Sabah Delia.

    (e.m/NEWS24/BalkanWeb)
    c'thote ki ore .....???? qyteterim shqiptar .....????!!!! po ata i kane bere shqiptaret te gjithe kriminela dhe ku.rvare ore.... per cilin qyteterim e ka fjalen ki ore ....?????

    sa te paftyre qe jane ore ...... po kush do te ishte ai italian qe do te pranonte qe shqiptaret na paskish edhe qytetrim per tu studiuar ..... ?????

    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Në fakt në pamje të parë duket se është e njëjta gjë, por mua më bëri përshtypje fakti që shprehet se do ketë introduksion të lëndëve që merren me kulturën Shqiptare. Sot për sot e vetmia katedër e mbetur është ajo e Gjermanisë për Albanologji. Në Itali ke gjëra sporadike por shumë të flakta Arbëreshe. Në Kroaci cilësia ra sepse qy kur Shuflaj u masakrua nga Serbët, dhe në Greqi ka një heshtje të madhe përsa i përket këtyre lloj marrëveshjesh.

    Ju që jeni në Itali keni fatin që të rivitalizoni marrëdhëniet me komunitetin Arbëresh dhe të ndikoni me at komunitet në sjelljen e rrymës tradicionale të kulturës në Shqipëri, atë kulturë Arbërore që aq shumë na mungon, dhe që mund ti bëj ballë në të ardhmen stuhive ekstremiste që fryjnë nga lindja e largët për ta përcarë fetarisht dhe kulturalisht shqipërinë.

    Nëse Italia është serioze me këtë nisëm, ki parasysh që ata kanë një aureal librash e bibliotekash shumë të mëdha që kanë lloj lloj veprash për ne. Eshtë e domosdoshme një rifillim i studimit të kulturës tonë dhe vendosjes së një katedre të mirfilltë albanologjie në Itali, se deri më sot kush ka shkruar andeja ka bërë studime në frymën e krahasimeve, kozmopolitanizmave dhe kritikë kulture të një niveli tendencioz. Nuk dua të shpreh emra.

    Në Itali ka mjaft Shqiptarë dhe mund të riaktivizohet edhe më tej vullneti arbëresh për të krijuar një platformë solide, mund të më quash ëndrrimtarr, Rilindjeje që kësaj rradhe të përfshijë dhe Kosovën dhe rivitalizoj edukimin post-1990 në Shqipëri.
    Introduksioni i lendeve qe kane te bejne me kulturen shqiptare mund te pranohet vetem ne shkollat e provincave qe kane arberesh, nuk besoj (madje jam e bindur) qe s'do aplikohej ne asnje shkolle tjeter. Ne disa provinca te vogla arbereshet ende sot festojne disa feste duke bere sfilata neper rruge me veshjet e vjetra tonat e me muzike shqiptare. Kam pare disa foto e jam cuditur vertete shume sesa te lumtur ishin ato njerez gjate ketyre sfilatave e sa italjan i shoqeronin me duartokritje.

    Megjithate, le te shohim c'do bejne... por jam e mendimit qe ne shkollat shqiptare do kete lende ne italisht, e jo ne itali lende ne shqip.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  6. #6
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anëtarësuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    c'thote ki ore .....???? qyteterim shqiptar .....????!!!! po ata i kane bere shqiptaret te gjithe kriminela dhe ku.rvare ore.... per cilin qyteterim e ka fjalen ki ore ....?????

    sa te paftyre qe jane ore ...... po kush do te ishte ai italian qe do te pranonte qe shqiptaret na paskish edhe qytetrim per tu studiuar ..... ?????

    .
    durresi eshte mjaft me i vjeter se roma(dhe kur them roma them roma, nuk behet fjale per pjesen tjeter te europes te mbushur me fise te egra.
    natyrisht kete italianet e dine(italianet e universiteteve, jo te zakonshmit te cilet jane dru me pre, nuk dine as historine-qyteterimin e tyre).
    ne kemi nje qyteterim te lashte per te cilin jemi krenare. koken na e ulen 500 vjet turqi, pasojat do vuhen akoma per shume kohe.

    ps. jupiter-sator.
    $ $ ¥ ... ♥♫ - ♥♫

  7. #7
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anëtarësuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    kur kishte nje epidamn(qytete te tjera, s'po i permend, dihen) nuk kishte london, paris, bruksel, berlin.
    thone qe bota eshte e rumbullaket, fiset e egra qyteterohen, shqiptaret c'qyteterohen per 500 vjet, me dhune dhe me islam.
    $ $ ¥ ... ♥♫ - ♥♫

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Introduksioni i lendeve qe kane te bejne me kulturen shqiptare mund te pranohet vetem ne shkollat e provincave qe kane arberesh, nuk besoj (madje jam e bindur) qe s'do aplikohej ne asnje shkolle tjeter. Ne disa provinca te vogla arbereshet ende sot festojne disa feste duke bere sfilata neper rruge me veshjet e vjetra tonat e me muzike shqiptare. Kam pare disa foto e jam cuditur vertete shume sesa te lumtur ishin ato njerez gjate ketyre sfilatave e sa italjan i shoqeronin me duartokritje.

    Megjithate, le te shohim c'do bejne... por jam e mendimit qe ne shkollat shqiptare do kete lende ne italisht, e jo ne itali lende ne shqip.
    Sigurisht jo në cdo shkollë, por nuk ma merr mëndja se është për Arbëreshët sepse ata e kanë këtë gjë me qindra vite madje do shtoja. Eshtë fjala për valën e re të Shqiptarëve. Në qytetet kryesore si Milano, Roma, Torino dhe Padova ku ka shumë Shqiptarë nuk shoh ndonjë cudi që të hapen degë të tilla. Fundia fundit, po ta mendosh dhe nga krahu Italian, ai do mundohet që këta njerëz ti integroj në shoqëri plotësisht, koshient se fundia fundit, më shumë ka të bëj dhe ka patur të bëj me ne se sa me afrikanë e rumunë që kanë pushtuar Italinë.

    Dhe as nuk do i futem fare historisë Shqiptare në Itali sepse është subjekt shumë i gjërë studimi, kush jemi, cfarë kontributi kemi dhënë ndër mijëra vjet etj etj.

    Të shofim si do zhvillohen ngjarjet, por mirë do ishte që edhe komuniteti Shqiptar i ri në Itali të jetë koshient se dicka po ndryshon dhe se ka një shanc historik në këtë fushë dhe marrëdhëniet bilaterale, sidomos në një Itali ku ke të bësh me individa antishqiptar si Bossi dhe të tjerë që janë krejtësisht të orientuar pro-serb. Këta kanë dhe sasinë më të madhe të lekëve dhe orientimin politik Italian, që në rast të një vakumi të përkohshëm Amerikan do nxirrte kokat e veta. Shqiptarët duhet të integrohen dhe përfitojnë sa më tepër nga kësisoj marrëveshjesh duke kultivuar dhe rigjeneruar kulturën e tyre në Itali, koshient se Shqipëria është praktikisht pak hapa larg.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 09-07-2011 më 11:10
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Sigurisht jo në cdo shkollë, por nuk ma merr mëndja se është për Arbëreshët sepse ata e kanë këtë gjë me qindra vite madje do shtoja. Eshtë fjala për valën e re të Shqiptarëve. Në qytetet kryesore si Milano, Roma, Torino dhe Padova ku ka shumë Shqiptarë nuk shoh ndonjë cudi që të hapen degë të tilla. Fundia fundit, po ta mendosh dhe nga krahu Italian, ai do mundohet që këta njerëz ti integroj në shoqëri plotësisht, koshient se fundia fundit, më shumë ka të bëj dhe ka patur të bëj me ne se sa me afrikanë e rumunë që kanë pushtuar Italinë.

    Dhe as nuk do i futem fare historisë Shqiptare në Itali sepse është subjekt shumë i gjërë studimi, kush jemi, cfarë kontributi kemi dhënë ndër mijëra vjet etj etj.

    Të shofim si do zhvillohen ngjarjet, por mirë do ishte që edhe komuniteti Shqiptar i ri në Itali të jetë koshient se dicka po ndryshon dhe se ka një shanc historik në këtë fushë dhe marrëdhëniet bilaterale, sidomos në një Itali ku ke të bësh me individa antishqiptar si Bossi dhe të tjerë që janë krejtësisht të orientuar pro-serb. Këta kanë dhe sasinë më të madhe të lekëve dhe orientimin politik Italian, që në rast të një vakumi të përkohshëm Amerikan do nxirrte kokat e veta. Shqiptarët duhet të integrohen dhe përfitojnë sa më tepër nga kësisoj marrëveshjesh duke kultivuar dhe rigjeneruar kulturën e tyre në Itali, koshient se Shqipëria është praktikisht pak hapa larg.
    Do ishte e mrekullueshme nje gje e tille! Te mendosh sesa femije shqiptar lindin ne itali e qe domosdo duhet te mesojne historine e italise perderisa studjojne ne itali... Italjanet nuk do jene dakord me keto lende te historise e kultures se shqiperise, ketu disa familje (bashke me Bossin ne krye) po bejne te pamunduren qe te formohen klasa vetem me te huaj, e jo me te fusin lende mbi shqiperine

    Gjithsesi, shpresojme qe te pakten te realizojne qofte edhe nje klase ne ato qytete qe ka plot shqiptar...

    La vita non si spiega, si VIVE!

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Eshte nje mareveshje qesharake qe ka qellim tjeter prej asaj qe ben fjale artikulli.

    Se pari, mareveshje te tilla, nuk firmosen nga ambasadore, firmosen nga ministrat e arsimit te te dy vendeve. Firmosja nga ambasadori italian, deshmon se kjo do te jete nje mareveshje e njeanshme: vetem shteti shqiptar do te beje mesimin ne gjuhen italiane dhe premtimi per hapjen e kurseve shqipe ne Itali do te jete nje premtim bosh.

    Se dyti, eshte e padegjuar qe nje minister arsimi, te nenshkruaje nje mareveshje qe ben fjale per dhenien e mesimit ne gjuhe te huaj per disa lende, ne nje shkolle publike. Eshte nje nje te hapen klasa te gjuhes italiane, ku studentet mund ta mesojne gjuhen, eshte tjeter gje qe studentet shqiptare te mesojne letersi, matematike e histori ne gjuhen italiane ne nje shkolle publike. Nese shteti italian do te sponsorizoje hapjen e nje shkolle private ne gjuhen italiane, le ta beje, por te tilla mareveshje jane forma fine te asimilimit ne bankat e shkollave.

    Se treti, premtimi i vetem qe ambasadori ben eshte hapja e nje "kursi aktiv mbi gjuhen dhe qyteterimin shqiptar". Eshte e turpshme per nje minister arsimi shqiptar, qe te mos kerkoje hapjen e kurseve per mesimin e gjuhes shqipe si gjuhe fakultative e huaj, per ata mijera femije emigrantesh shqiptare qe kane lindur e po rriten ne Itali, e shkojne ne shkollat publike italiane.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-07-2011 më 23:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •