Close
Faqja 0 prej 28 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 276
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216

    Gani Geci paditet për vrasjen e ish-komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha (Sandokani)



    Gani Geci paditet për vrasjen e Sandokanit

    Nga Nebih Maxhuni më 05.12.2009 në ora 14:05

    E veja e ish-komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha, i njohur me nofkën Sandokani, Sanije Rexha, ka ngritur padi në Prokurorinë e EULEX-it kundër deputetit të LDD-së, Gani Geci.

    Në padinë që është bërë më 30 nëntor2009, Gani Geci akuzohet për vrasjen e Sandokanit, në vitin 1998, gjatë luftës në Kosovë.

    “Unë kam bërë një padi në EULEX kundër kriminelit Gani Geci i cili ma ka vra burrin”, njoftoi sot para gazetarëve, Sanije Rexha.

    E pyetur pse ka pritur deri në këtë kohë, ajo tha se ka pasur për qëllim që vetë ta vrasë Gani Gecin.

    Sanije Rexha është motra e Sabit Gecit dhe kanë lidhje familjare me Gani Gecin.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216



    Geci ka pranuar të ketë shtënë me armë zjarri ditën kur ka ndodhur vrasja


    Prishtinë, 5 Dhjetor 2009 (Kosovapress) Koha 16:50

    Deputeti i LDD-së në Kuvendin e Kosovës, Gani Geci, pas ngritjes së padisë së bashkëshortes së Abedin Rexhës, Sanie Rexha, për vrasjen e bashkëshortit të saj, në një prononcim për media ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa ka pranuar të ketë shtënë me armë zjarri ditën kur ka ndodhur vrasja.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    Ku jeni ju perkrahsit e krimit tani si nuk kerkoni drejtesi aaaa..
    A mos ju duket jo e drejte a...Ganiu e ka ditur se Sanija Bashkshortja e sandokanit e ka padiru ne eulex,,qe me shume se dy muaj e tani del aj e akuzon krimin mundohet ta feshefe..po jo se kete e din e gjithe koosva se gani geci eshte dorasi i sandokanit

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    UDBASHAT ENDE NE LIRI GECI DHE SALIHAJ A KA POLIC NE SHTETIN E KOSOVE
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e shkreta sanije..

    i ka ardh urdheri nga lart..
    hec e mos ju bind..

    gjynaf..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    B.RR.RR.


    Edhe po''rrenqethet'' per rastin ''Bllaca''.!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    e shkreta sanije..

    i ka ardh urdheri nga lart..
    hec e mos ju bind..

    gjynaf..



    Me postimet e tuaja gjithkah kam verjtur se e keni trurin te ''formatizuar''...

    A nuk ndjeni keqardhje per fatin e Sanijes dhe per femijet e saj jetim?!


    P.S.
    Nuk po ngutem te paragjykoj per dorasesin e vrasesit, sepse ende nuk dihet.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Shume keq qe po dalin vllavrasjet pdk-ldk te luftes 98-99.
    Ne fakt keto jane ditur qe moti por kane qene ne kuadrin e thashethemeve.
    Ajo qe po vertetohet eshte se vertete pdk ja ka pasur liste te likuidimit te personave te ldk se.

    Duke dashur ti kundervihet Gecit, pdk e tregoi plotesisht fytyren e vet. Dmth ishte absurde te behej nje padi e tille ne formen qe u be.
    Kjo grua u paraqit publikisht dhe deklaroi se burri i saj disa here kishte tentuar ta vrase Sabit Gecin por heren e fundit ne shkembim zjarri u vra dorasi.
    Edhe me absurde eshte qe deklaroi deri me tani se kam paraqitur rastin sepse doja ta vrisja vete.
    Sabit Geci deklaroi se me te vertete ka shtene ne vetembrojtje.

    Atehere si do ta deklarohet drejtesia ???

    Dmth kesaj gruas jo ka dok e drejte me vra Gecin dhe burri i saj kishte dashur ta vrase, por meqe burri i saj u vra ne tentativ dhe kjo nuk arriti ta vras, tha ok tash pe padis.

    Eshte mjerim, ulje e vlerave te UCK se. Me cfare te drejte kane dashur ta vrasin Gecin. Vetem qe ka qene ne LDK.

    PDK ja ne baze te gjitha gjasave do te ndershkohet nga populli heren e ardhshme. Ka pasur shume njerez te mire qe kane kujtuar se vertete jane thashetheme te paverteta keto vrasjet e LDK se por tani keta vrasesit kane dalur publikisht dhe se shpejti do te ndeshkohen sigurisht.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ate pyetje beja regjisoreve te tu o rinik.

    atyre nuk u ka ardhur keq kur i kan dhene detyre nje shqiptari qe te vrase nje shqiptar.
    per cilindo qe do ishte vrare do ndjenim dhimbje e per cdo nane e moter e grue te te vrarit do ndjenim dhimbje.

    dhe brari ka mijra shkrime qe e ka shprehur dhimbjen per te vraret e familjet e tyre.

    rastin sandokan nuk e njoh e mir do ishte ta tregoni se cka ndodhur.
    Por nxitimi me e cue sanijen per te cilen nuk kini ndjere dhimbje kurre bash kto dite neper gjyqe sepse doli bllaca e ju zuni ngushte tregon se nuk te ha palla ty e bosave tu per dhimbje njerzore.

    rinik a ke shkue ti per ngushllim te uk bytyqi?
    po tek nana e ekrem rexhes?

    rinik..

    kini shpenzue miljona euro per me pague vrases. vrases qe vrasin shqiptare.
    nuk u a dha diaspora ato miljona per me vra shqiptar. as me hap firma e biznese e me u mshef mbas tyre.

    mos kujtoni se xhehnemi qe i pret vrasesit dhe urdheruesit e vrasjeve asht i lehte si zjermi zhabarit..
    gaboheni..

    shko pyete ate qe ka shkue me nxitim tuj gulshue te sanija e i asht lute ose e ka tute.. se ti sanije duhet me u paraqit urgjent ne gjykat se.. qashtu i kena punet pak vshtire mbas kti bllaces.

    valla nuk e ka pas te leht ai misionar..

    edhe sanija nuk e ka te lehte..

    prandaj kish qen mire mos te kishit ba vrasje..
    nuk u a ka fajin kush se spo ju zen gjumi pi tutes..

    ne hall jini..

    a me dal me tregue ju vet krejt historin tuaj.. a me vazhdue tuj vra me mbyll vrasje..e vrit me myll tjetren.. e keshtu me radhe pafund..

    un parashikoj qe brenda ketij muaji shum nga shefat tuaj do kalojne ne kriza te thella mendore..

    nja dyve po i vihen re qysh tash se nuk jan mire..
    u ka ra nji huti nder ftyra prej tutes..

    me dhimbsen prinderit e femijet tuaj qe kan me mbajt barr te rand mbi supe..

    nuk eshte e leht me vra..

    enveri kaloj ne skicofreni.. a ju kan tregue..

    brerja e ndergjegjes eshte shum e rand..

    nuk qesh ma i ngrati Lim..
    As Hashimi..

    As dauti..
    e plot tjere..

    sigurisht qe ju jini mobilizue totalisht me ja hjedh dhe kte radh popllit..
    por kjo nuk shkon perjet..




    ma mir tregoni krejt..e clirojuni pi hijeve..

    e lodhet trunin tuj fantazu genjeshtra..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga liridoni703 Lexo Postimin
    Ku jeni ju perkrahsit e krimit tani si nuk kerkoni drejtesi aaaa..
    A mos ju duket jo e drejte a...Ganiu e ka ditur se Sanija Bashkshortja e sandokanit e ka padiru ne eulex,,qe me shume se dy muaj e tani del aj e akuzon krimin mundohet ta feshefe..po jo se kete e din e gjithe koosva se gani geci eshte dorasi i sandokanit

    Mos te harrojna me cek qe problemi i ganis me sabitin e sandokanin osht kon "personal" midis tyre e edhe vrasja mund te gjykohet si krim personal i ganis , jo i organizum nga ndonje Strukture partiake . Gani Geci eshte futur ne LDK-n e presidentit Rugova me "dhun" duke i premtuar ati siguri nga strukturat e shikut .
    Ndryshuar për herë të fundit nga extreme : 05-12-2009 më 19:44
    We are all Aliens

Faqja 0 prej 28 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •