Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Durrës, ndëshkime për zaptuesit e plazheve

    Durrës, ndëshkime për zaptuesit e plazheve
    Tipike e Enjte, Korrik 7th, 2011
    Drejtoria Tatimore e Durrësit në bashkëpunim me policinë dhe pushtetin lokal kanë nisur sot një aksion për të liruar hapësirat publike të zaptuara në zonën e plazhit. Aksioni pritet të shtrihet në të gjithë zonën, në Durrës dhe Kavajë.

    Sipas të dhënave të Drejtorisë janë rreth 40% e plazheve të zaptuara forcërisht, ndërsa ato që janë të licensuar kanë zaptuar disa metra më shumë në mënyrë të kundraligjshme.

    Këtë vit masat për abuzuesit dhe shkelësit e ligjit mësohet se do të jenë më të ashpra, nga gjoba, konfiskim të mallit apo masa të tjera ndëshkuese.

    panorama


    -



    lajm interesant ki.



    Te shohim se do guxoje shteti tu a liroje miletit ndonji cop plazh nga ganxhat e mafies a jo.
    nuk e besoj.
    na njoftoni ju qe jini me pushime se kur jesh une mafia e kish caderzuar shezlongozuar cdo pellembe plazh.


    bile dhe ne bith te bllokut ku del ndonji here e pushon zoti berisha.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    kjo eshte faza e pare kur bashkiaket bejne presion per ti ddetyruar ato per rryshfet.Kjo do te pasohet dhe me perseritje te vazhdueshme dhe me venie gjobash, pasi te gjitha keto veprime i sherbejne procesit juridik, por qe nuk egzekutohen pasi nuk ka gjykate administrative.Sot per sot eshte gjykues, po ai qe te te merr rryshfetin!!!!!!!!!!!!!!
    Si i behet?A do te votojne te ligjte lijin ne parlament?
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Rryshfet mund te ndodhe te merret por si do justifikohet publikisht lejimi i nje objekti te rera ne plazh.Do ngrihen ne revolte te tjeret pse neve na i hoqe pronat dhe filanit nuk ja hoqe pronen,por e le aty?
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Dikush s'duhet te kete paguar "gjoben", se sikur eshte shume vone per te marre masa te tilla. Pushuesit apo turistet s'kane nevoje te shohin "aksione" te ketij lloji kur jane me pushime. Duhet te ishin bere me perpara se te fillonte sezoni.


    Durrës, bllokohen në plazh 300 shezlongë, ikin pushuesit

    Aksioni i djeshëm në plazhin e Durrësit
    Inspektorët e Tatimeve të Durrësit mësyjnë në plazh kundër privatëve abuzues. Ata kanë bllokuar qindra çadra dhe shezlongë, duke u përplasur dhe me pushuesit, në një aksion të ndërmarrë bashkarisht me Inspektoratin e Mjedisit dhe komunën e Rrashbullit, që e ka nën juridiksionin e saj zonën e Shkëmbit të Kavajës.
    Të gjitha subjekteve që kishin zënë hapësirat publike pa u pajisur më parë me leje nga komuna e Rrashbullit, u janë vendosur gjoba prej 100 mijë lekësh. Ndërkohë, gjatë kontrollit është vënë re dhe një tjetër fenomen. Edhe ato subjekte që ishin pajisur me leje nga pushteti lokal kishin zënë një hapësirë më të madhe, sesa sipërfaqja prej 200 metrash që kanë në dispozicion për të vendosur shezlonget dhe në të njëjtën kohë nuk pajisin me kuponë tatimorë pushuesit. Në këto raste, inspektorët kanë proceduar me sekuestrimin e shezlongeve dhe çadrave të vendosura në mënyrë të paligjshme. Në total, gjatë aksionit të paradites u sekuestruan rreth 300 shezlongë, ndërkohë që puna e inspektorëve ka vazhduar edhe gjatë pasdites të së mërkurës me konfiskimin e dhjetëra prej tyre. Në një prononcim për mediat, inspektori tatimor Eltion Shahollari, deklaroi se 40 për qind e subjekteve që zënë hapësirën e plazheve përgjatë Adriatikut për të vendosur shezlongë me pagesë, janë të paligjshëm. Aksioni ka përfshirë edhe shkatërrimin e tubave që derdhin ujërat e zeza në det. Në mënyrë demonstrative është gërmuar në rërë dhe janë nxjerrë tubat në prani të pushuesve të shumtë. Strukturat shtetërore dhe lokale kanë ndërhyrë kështu në prishjen e tubacioneve të shkarkimit të ujërave të zeza në det, po pa vendosur sanksione, pasi nuk kanë mundur të konstatojnë subjektet që i përdorin ato në shkelje të ligjit. Pronarët të cilëve u është dëmtuar biznesi nga aksioni i fundit kanë protestuar dhe u kanë kërkuar tatimorëve që t’u linin kohë për t’i hequr vetë shezlongët. Ndërsa inspektorët vijonin punën e tyre, reagime të ashpra kanë ardhur edhe nga pushuesit, të cilët janë detyruar të ngrihen nga shezlonget e sekuestruara, pavarësisht se kishin paguar për qëndrimin në to. Veçanërisht i ashpër ka qenë reagimi i një çifti grek, të cilët janë shprehur se aksione të tilla nuk duhet të ndërmerren në kulmin e sezonit turistik. “Shteti duhet të marrë masa me kohë për këtë çështje, e jo të na ngrejë neve nga çadrat. Kemi qenë në shumë vende, po askund nuk ndodh një gjë e ngjashme. Ne kemi paguar për të qëndruar një muaj në këta shezlogne. Kush i merr përsipër pasojat?”, u shprehën turistët e huaj. Për të shmangur përballjen me pushuesit, inspektorët e kanë ndërprerë aksionin gjatë paradites për të vazhduar pasdite, kohë kur dhe plazhi zbrazet.

    Plazhi i Durrësit, sërish i ndotur

    Pavarësisht masave dhe aksioneve të ndërmarra për pastrimin e plazhit të Durrësit dhe bllokimin e derdhjes në det të ujërave të zeza, fenomeni vazhdon të mbetet prezent përgjatë kësaj vije bregdetare. Inspektorët e mjedisit kanë nxjerrë në mënyrë demonstrative disa nga tubat e shumtë që vazhdojnë të derdhin në det ujërat e zeza, pikërisht në vendin ku dhjetëra plazhistë pushojnë çdo ditë. Megjithëse është plazhi më i madh në vend dhe frekuentohet çdo verë nga mijëra pushues, ndotja e ujit dhe e rërës vazhdon të mbetet në nivele shumë më të larta nga ato të lejuara.

    Panorama

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ka nje ministri turizmi ku cdo nepunes i saje merr rrogen nga shteti.
    cfar bejne keta m.uter?
    naten si hajdute i kam pa "pronaret" te vendosin cadro-shezlonget ne hapsirat qe duhet te jen te lira per qytetaret qe duan te shkojn me cadrat e tyre ne plazh ose pa cadra fare.
    erdhen qytetaret ne mengjes te ulen ne rere dhe iken si te dh.jere sepse vendi..ai cop vend i lire ishte zaptuar nga "pronaret".

    ka nje problem te madh ketu.

    cfar eshte e popullit e cfar e privatit ne shqiperi?

    kete sali berisha nuk po e qarteson as me ligje as me rregullat.

    "pronaret" kan nuhatur nje gje..
    qe kur berisha eshte ne pushtet.. atij "merrja se nuk thot gje..se po ja lype sta jep"..

    mjer kush e lyp nji te drejte ne shqiperi..se kurr nuk e fiton..
    lum kush spjerdh ligj e parime..e xhvat sa te munde.. se kerkush nuk i thot gje..

    plazhi gjigand i durrsit ska nji ambulance..
    ska nji kulle vrojtim shpetimi te tipit mich e pamele si tek majami bixhi..
    ska nji ekip shpetuso-notaro-rojtaresh..

    dhe ne se ndodh nji zjarr a nji aksident ne uje.. ska nji qender qe komandon operacionin..
    ska nji shteg ku mund te hyj zjarrfiksi a makina spitalit..
    sepse denduria e pallate-hotel-bordellove eshte aq e madhe e aq e koklavitur sa as miza nuk hyn..

    kurse saranden me than e kan masakruar fare..

    e flet saliu per turizem..

    cili turist vjen ne ate rumpallhane.. qe i eshte bere bregdetit..


    ..

  6. #6
    Nuk ka pune Ministria e Turizmit.

    Plazhi i Durresit eshte ne varesi te Bashkise se Durresit. Kryetari i Bashkise premtoi para nje viti qe do te shtonte siperfaqen e plazheve publike. E kam degjuar vete kete.
    Pas nje viti, kjo siperfaqe eshte ngushtuar akoma me teper.

    Tani po nderhyn qeveria dhe po behet lemsh muhabeti sepse qeveria po mundohet te reklamoje turizmin dhe bregdetin shqiptar ne Bote dhe pushteti lokal po mundohet te mbushe xhepat nga pronaret e plazheve, kuptohet dhe xhepat e vete.

    Nuk ka kanalizime dhe po ndotet ambienti. Zhezlonget jane nje meter larg nga njeri tjetri dhe eshte bere nje rremuje totale. Plazhet private kane marre shume siperfaqe nga ato publike.

    Qeveria po nderhyn tani te vere ne vije situaten por eshte teper vone. Mend per vitin qe vjen.

    Troc muhabeti; duhet infrastrukture qe te terheqesh turistet e huaj dhe ne akoma nuk jemi aty ku duhet,

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ka nje ministri turizmi ku cdo nepunes i saje merr rrogen nga shteti.
    cfar bejne keta m.uter?
    naten si hajdute i kam pa "pronaret" te vendosin cadro-shezlonget ne hapsirat qe duhet te jen te lira per qytetaret qe duan te shkojn me cadrat e tyre ne plazh ose pa cadra fare.
    erdhen qytetaret ne mengjes te ulen ne rere dhe iken si te dh.jere sepse vendi..ai cop vend i lire ishte zaptuar nga "pronaret".

    ka nje problem te madh ketu.

    cfar eshte e popullit e cfar e privatit ne shqiperi?

    kete sali berisha nuk po e qarteson as me ligje as me rregullat.

    "pronaret" kan nuhatur nje gje..
    qe kur berisha eshte ne pushtet.. atij "merrja se nuk thot gje..se po ja lype sta jep"..

    mjer kush e lyp nji te drejte ne shqiperi..se kurr nuk e fiton..
    lum kush spjerdh ligj e parime..e xhvat sa te munde.. se kerkush nuk i thot gje..

    plazhi gjigand i durrsit ska nji ambulance..
    ska nji kulle vrojtim shpetimi te tipit mich e pamele si tek majami bixhi..
    ska nji ekip shpetuso-notaro-rojtaresh..

    dhe ne se ndodh nji zjarr a nji aksident ne uje.. ska nji qender qe komandon operacionin..
    ska nji shteg ku mund te hyj zjarrfiksi a makina spitalit..
    sepse denduria e pallate-hotel-bordellove eshte aq e madhe e aq e koklavitur sa as miza nuk hyn..

    kurse saranden me than e kan masakruar fare..

    e flet saliu per turizem..

    cili turist vjen ne ate rumpallhane.. qe i eshte bere bregdetit..


    ..

    O Brar, duhet ndertuar infrastruktura. Nuk e shikon se cfare po behet????

    Nje rruge ne Kosove qe u be dhe po behet hataja. Nuk merren shqipot me faktin qe me ne fund u be kjo rruge, dhe qe asnje me pare nuk pati guxim ta bente, por merren me kualitetin e rruges. Doli nje grope tek kthesa apo nje katundar hodhi nje banane kur po kalonte me lopen.

    Ky muhabet eshte si dhelpra me rrushte.

    Bregdeti po masakrohet nga pushteti lokal. Qeveria duhet te nderhyje qe te mos degradohet me teper. Pike

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Rryshfet mund te ndodhe te merret por si do justifikohet publikisht lejimi i nje objekti te rera ne plazh.Do ngrihen ne revolte te tjeret pse neve na i hoqe pronat dhe filanit nuk ja hoqe pronen,por e le aty?
    A, ndigjo ka nje teroi ne kete ceshtje.Bashkia me pare i kthen ne viktima takaspaguesit e me pas sillet me to si t'ja doje kokrra e qefit.
    PS. vihet nje gjobe e pa drejte dhe qe as nuk egzekutohet e as kancelohet , shenohet nje siperfaqe jo konforme realitetit pasi ti nuk ke nje tapi hipotekare , por thjeshte e ben me vetdeklarim, i kercenon me ndretim pa leje, kercenon me kasen, kercenon me sigurimin e punonjesve, per pagat e tyre, kercenon me rregullat e higjenes qe kurr nuk mund te realizohen,se fundi pajtohengjendet akordi, Rryshfet , rryshfet dhe vetem rryshfet.Nuk ka kush ti kape per kete problem ankesa behet ne bashki, pra ke Vangjushi qe ka marre rracionin,ose ne te kundert te ben synet.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Kane vite qe e thone kete gje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    tash ne kohen e pushimeve dhe ne vrullin e turisteve tentoni ju te qeroni hesapet me uzurpuesit???zoti ju rujt se kerkah hiq nuk jeni as kurr skeni me ken.
    pse te vij ne durres ne pushime,te shoh mafian dhe shtetin duke luftuar per plazhe?? kuuuuurrr hiq asni cent ne durres nuk bon me lan.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •