ketu ia vlen te kalosh pushimet.
ketu ia vlen te kalosh pushimet.
Politika mafioze pjellen vetem mafioza .Kjo eshte edhe tradite e shqipetarit . Ne c'do qytet ku jetojne shqipetaret jane ngushtuare rrugicat ,jane grabitur nga njeri njetri ne bashkepunim duke u korruptuare me Kryetaret e Bshkive etj.etj. Ne vendet ku jetojne shqipetaret si gjithemone kane menduare qe ne ata rrugica te kalojne vetem gomaret e ngarkuare me druj , pa e menduare se nje dite ,ne rruget shqipetare do te kete edhe automjete te rrenda ,kamion etj.etj.
Palestinezet dhe samolezet e evropes jugore
hallall jua befte zoti ketyre policeve rregulli eshte rregull
pret sa te mbushet plazhi me njerez i kap per zhelesh plazhistat i perplas ne rere dhe mbledh karriket dhe cadrat kur e shikon qe mileti erritohet se ju prishin qetesin dhe kane paguar leket per keto cadra iken dhe ju vjen perseri mbasdite
ajde shtet ajde pret sa te mbushet plazh pastaj fillon bastisjen ,cadrat rrine dite nate atje ata kujtohen ne pikun e vapes
vjen shtatori harrohet deti e plazhet vetem kur vjen qershori kujtohemi dhe marrim insativa kolektive per ambiente te pastra e ku di une
sa popull injorante qe jemi ore aman agurithe ngelem
Tiranë, 17 korrik - “Ndotja” akustike, dhe çmimet e larta po shënojnë kulmin këtë sezon veror në çdo plazh të Shqipërisë. Sipas specialistëve të ISHP-ës, niveli i zhurmave është shumë herë më i lartë se norma e BE-së. Por ashtu edhe çmimet duke marrë për bazë të ardhurat e një familjeje mesatare shqiptare janë shumë të larta.
Niveli i ndotjes akustike në Shqipëri është në shifra alarmante dhe disa herë më i lartë se normat e lejuara nga BE. Nga 55 decibel që është norma e lejuar gjatë orëve të ditës, në qytetet më kryesore ajo e kalon këtë nivel, duke shkuar deri në 70 decibel. Më problematike është situata në zonat e plazheve, pasi në një kohë që në orët e mbrëmjes niveli i zhurmave nuk duhet të shkojë më shumë se 35 decibel, të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin se ato shpesh herë kalojnë masën, duke shkuar deri në 50decibel.
Ky nivel “ndotje” që sjellin zhurmat dëmton rëndë edhe shëndetin, duke nisur nga humbja e dëgjimit deri në çrregullime të shëndetit mendor, thotë specialisti i ISHP-së, Arben Luzati, për Gazeta Shqiptare.
Një tjetër problem me të cilin duhet të përballen pushuesit janë çmimet shumë të larta. Abuzimi me çmimet nis që nga produktet bazë si çmimi i bukës, ku në zonat bregdetare nuk gjendet asnjëherë më pak se 120 lekë, me tej fillon me mungesën e plazheve publike, dhe çmimet e larta që një pushues duhet të paguajë për të marrë një çadër apo për të parkuar makinën. Kryesisht plazhet e rrethit të Vlorës, janë të zëna nga ata që kanë ndërtuar lokalet dhe hotelet. Qytetarët duke mos pasur mundësi të shkojnë me çadrat e tyre, detyrohen të paguajnë, ku vetëm një çadër me dy shezllona është minimalisht 500 lekë, ndërkohë që parkimi i automjeteve vijon nga 200-500 lekë. Pa llogaritur një kafe apo uji që mund të pinë pushuesit, i cili buzë detit nuk gjendet më poshtë se 100 lekë. Të vetmet zona ku nuk ka plazh privat janë zonat më të ndotura të qytetit të Vlorës, si Plazhi i Vjetër dhe zona përballë shkollës së Marinës ku derdhen kanalizimet e ujërave të zeza.
"Lajme" nga terreni:
Dhe ne Himare ka gjithashtu shezlonge/cadra etj te vendosur nga privatet, por jane pa pagese. Nuk e di a kane licenca apo jo...?
Fatkeqesisht, konfirmoj dhe 'masakrimin' e Sarandes nga ndertuesit e pallateve maje malit e fiks ne vijen bregdetare mbi shkembinj, ku normalisht nuk duhet te lejohen ....Plazhet jane te pastra, por ndertimet sikur te zene frymen!!
![]()
Nje cope 'plazh' ku kam pase shkuar cdo vit qe para 90's vazhdon te rezistoje pa betonim etj ...
Himara nuk ishte dhe aq keq nga ndertimet, po dhe aty shume ndryshime/ndertime qe prej para nje viti..
Ato plazhet prane/rreth Porto Palermos gjithashtu mbushen me shezlongje te privateve qe ne 6 te mengjesit, por s'e di a jane me licence a jo.
PS: zhurma ne Sarande ta heq trurin, dhe ato 'disko'/'klube' te kategorise hidhu-p**dhu e cojne jehonen e muzikes se tyre tip kot mes detit dhe ne lagjet me ne brendesi te qytetit. Kur shkova ne Himare me rane pak veshet ne qetesi relative
Ndryshuar për herë të fundit nga Sofi _ : 20-07-2011 më 13:49
Fajtor ne ket "rumpalle" eshte dhe mbetet vetem qeveria,,, e cila nuk i paraprin zhvillimit
Nuk i kom kuptu kurr ulurimat per "masaker urbane" ne nje shtet kur mungojne planimetrite e qyteteve dhe fshatrave
Jo vetem firmat ndertuese , por edhe cdo qytetar duhet te njihet me planimetrine e qytetit dhe ne baze te ketij te planifikoj edhe investimin e tij
Pamvaresisht se komenti nuk me drejtohet mua, mund t'ju siguroj qe planet urbane ekzistojne. Nese nuk zbatohen, apo nese jepen leje ndertimesh qe nuk perputhen me keto plane, kjo ndodh per shkaqe te tjera (kryesisht korrupsion ne nivel pushteti lokal/prefekture) dhe jo sepse nuk ekzistojne planet urbane.
Kete me siper e them me siguri te plote te pakten per qytetin tim, por s'ka perse te jete ndryshe ne zona te tjera.
Krijoni Kontakt