-
Perjashtuar
Ministrinë e Kulturës e gjeta si degë të LDK-së
Ministrinë e Kulturës e gjeta si degë të LDK-së

Publikuar: 07.07.2011 - 13:55
Prishtinë, 7 korrik -Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Memli Krasniqi, u është kundërpërgjigjur ekspertëve të Kulturës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Ai në një intervistë për “Epokën e Re”, ka thënë se LDK-ja po akuzon për shkak se deri më tani këtë ministri e ka shfrytëzuar si të ishte degë e saj, duke instaluar njerëz të paarsimuar, militantë e familjarë. “LDK-ja Ministrinë e Kulturës e ka konsideruar sikur të ishte degë e vet, asnjëherë si institucion publik. Këtu janë instaluar në mënyrë të paligjshme njerëz partiakë, militantë e familjarë të udhëheqësve të partisë, pa e respektuar ligjin dhe pa i respektuar procedurat, jashtë çdo koncepti administrativ. Akuzat e tyre janë tendenca për ta politizuar një proces të vendosjes së rendit dhe ligjit në këtë ministri”, tha ai.
Ai ka thënë se ekspertët e LDK-së dhe vet LDK-ja po e keqpërdorë për qëllime partiake edhe figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova. “Ata po tregojnë mungesë të respektit për presidentin Rugova. Pyetja ime për LDK-në do të ishte: Çfarë keni bërë ju për presidentin Rugova? Çfarë ka bërë LDK-ja për Rugovën? Cilat vepra ia keni botuar deri më sot? Cilat ndere e merita ia keni bërë? Krejt çka kanë bërë me vite të tëra për presidentin Rugova është keqpërdorimi i emrit të tij”, është shprehur Krasniqi.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt