* * *
Djaloshit nuk i zinte vendi vend ate dite..fluturonte si capken i vogel livadhit lule shume. Syte i shkonin tek kemisha qe i fali nana Luke ate dite. Nga gezimi i asaj kemishe qeshte me vete..luante me qengjat e vegjel. rrotullohej...deri sa i merreshin mend..dhe binte duke qeshur me gjithe shpirt..
Nana Luke..i ktheva delet thirri me zerin e holle prej femije.
Plaka nuk u pergjigj.
Ai u ngjit tek mrizi duke marre fryme dihatshem nga lodhja.
Paska fjetur tha me vete kur e plaka ishte mbeshtetur trungut te trashe te mrizit.
Ai vazhdoi lojen...
Dielli afroi te perendonte , fresku alpin i muzgut ledhatoi trupin vogelushit nen kemishen e dhuruar nga plaka.
U afrua serish tek mirzi. Nana Luke, nana Luke duhet te kthehemi...po erret. e preku lehte por ajo nuk levizi
Nana Luke, delet u nisen tha ai me nje ze qe i dilte plogesht.
E tundi perseri lehte,,,,duke thirrur nana Luke.
Instiktivisht djalit i shkuan te rrenqethura nga nje mendim qe i kaloi si shkreptime nate vere ne qielllin e pa re.
Ajo kishte vdekur.
Klithma te pervajshme pushtuan ate muzg mbremje nga zeri i holle i kesaj krijese te pafajshme , qe nuk dinte ti mbrohej as gezimit as vajit.
Tingellimi e keboreve u zbeh duke u largur nga ajo qoshe e botes ku qante plot denese nje femije mbi trupin e pa jete te plakes qe aq shume e donte.
Qau sa lotoj lotet e u mek.
Askush nuk do kujtohej per delet qe u kthyen pa coban. E kush te kujtohej
Ajo nene e mjere kishte nje jete qe jetonte vetem. Ne nje qiler te ndertuar per te gatuar dikur afer shtepise se madhe te njerzeve te burrit te saj. Ajo e kishte strukur me fier per te mos u futur era neper qepra, aty kishte te gjithe orendite e saj nje krevat te drunjte, nje arke per rrobat, oxhaku qe kishte veshur me nje cipe te zeze peshtime gjithcka. Ne ate plevice te erret kalonte ditet dhe vitet e saj e vetmuar. Askush nuk kujtohej per te...e vetem errej e vetme gdhihej.
Brenda shtepise kishte vite qe nuk futej. sikur te mos ishin shtreterit e melimangave dhe era e mykut te krijohej pershtypja se dikush jeton cdo dite ne ate shtepi...gjithcka ishte ne vendin e vet. si nje muze , apo si nje maket i ngrire qe nje dore e rrepte kishte urdheruar ndalimin e jetes ne nje cast, dhe gjithcka ishte ngrire ashtu prej vitesh .
Mirushi, keshtu e therriste plaka djalin qe po i qan te koka nen hijen e nates.
Ai ishte katermbedhjet vjec sa kishte mbaruar klasen e tete.
Cdo dite kur kthehej nga shkolla, hiqte rrobat e mira.vishte ato te vjetrat qe kishte perdorur nje vit me pare si te mira. dhe merrte rrugen pergjate nje pylli te vogel deri tek lendina ku plaka ruante delet e saj te vetmet frymore qe e shoqeronin gjithnje.
Ate dite ai me deftesen ne dore, kishte dale shume mire. kishte vrapuar per tek plaka, i lumtur nuk i kishte pushuar goja asnjehere...Do te behem piktor ...pas pak thoshte do te behem artist nana Luke...do te shkoj ne shkolle, kur te kthehem do jem rrite...do mesoj ...nuk do te te harroj. Ajo kishte nxjerruar nga strajca e saj nje kemishe , duke i thene veshe te paste nana, per hatrin tem, veshe dua te te shoh me kete kemishe.
Mirushi jetonte gjate me plaken. ajo e donte shume. Te gjithe habiteshin per kete..Prinderit e tij ishin shqetesuar .por nuk e ndalonin dot..kur nuk e linin te shkonte tek nana Luke ,ai idhnohej nuk flite me askend...vetem sa nuk qante si i denuar.
* * *
Kaluan disa ore nate, djali duke e marre lemza nga te qaret mblodhi disa drunj te thate ndezi nje zjarr te madh.
Pas pak u duken disa drita qe vinin drejtim te tij.
Te nesermen nana Luke u varros , njerzit u larguan turma turma..per te vazhduar nje dite te re sikur ska ndodhur asgje..
Nana Luke sic i therrisnin te gjithe femijet e lagjes do harrohej.
Mirushi ( asksuh nuk do ta therriste me ne kete emer) u be i cuditshem.
Mbi dege pemesh, neper rruge, gradhiqe. neper gure te medhenj njerzit kohet e fundit gjenin gjarperinj te vrare.
I habiti aq shume ky fakt sa filloj te u duk si nje ogur i keq...Pyesnin femijet por ata betoheshin qe nuk dime gje.
Mirushi rrinte vetem , nuk shoqerohej me askend.
Shtepia e plakes u kthye ne stalle per koperativen, delet i moren e ua bashkuan kopeve te tyre. Djaloshi shtrengonte dhembet nga inati merrte rrugen per gjate ashtes dilte tek nje zallishte dhe kerkonte atje te gjente ndonje gjarper ta viste.
Nganjehere rrinte gjithe diten deri sa te vriste ndonje gjarper qe i shpetonte mes guresh. Me nje shkop te mprehte e nxirrte ne nje shesh ku nuk kishte nga ti shkonte..e qellonte lehte per ta vrare pak nga pak. Kur gjarperi tentonte te largohej apo te mesynte djalin.ai nevrikosej, ne trup e pershkonin djerse te ftohta, shtrengonte dhembet ne nofullat e vogla
Bertiste....do ju vras do ju vras.....copat e zvarranikur shpendaheshin lart e poshte nga druri ne krahet e dobet te djaloshit.
Gjarperinj te vrare kudo ..te varur mbi dege, te copetuar te rjepur. mbi mure.nder rruge...nder livadhe...Mure te vjetra te rrenuara, shenja te luftes se djaloshit kunder gjarperinjve.
Gjithe diten kaloi tek nje liqe ne pritje te nje gjarperi qe notonte me koken mbi uje duke krijuar vale rrethore pas tij, ai desh u mbyt pasi humbi durimin dhe u fut ta vriste ne uje. ne mbremje gjarperi doli ne breg ku do gjente shkopin qe priste ne duart qe dridheshin nga nervat.
Kur vriste nje gjarper trupi i mbluhej nga djerse te ftohta. tretej ne nje amkth qe do e dergonte shpirtin e tij ne nje bote tmerrsisht te mistershme, taka metalike te nje hapi te rende e ritmik i afrohej djalit duke shkelur mbi nje sfont te shtruar me gastare te thyera ngjitur mbi nje trajte te zeze qe kurre se mori vesh se cfare ishte.
Hapat leshonin nje tingull si ai i gervishtjes me thonj ne nje dhamarine te ndryshkur. Ku hapi afrohej aq shume shpirti i tij i vogel zihej ne nje pramide xhamash te thyer dhe kraherori mpihej i pa-afate per edhe nje frymarrje, shkundej si nje zemer qe tenton te rrahe edhe nje here
Kur ky ankth i tmerrshem e leshonte ndihej i lodhur, kembet nuk e mbanin
Ne ate vere ai erdh e u dobesua , rrethi i syve iu zverdh. krahet e dobet vareshin mbi shpatullat e rena te femijes "luftetar."
Shume shpesh kujtonte rrefimin e Nana Lukes, ai e perseriste me vete gjithje dhe mbushej me dhimbje , shpirti i tij ishte si nje tretesire e ngopur se nuk mban me .
* * *
Ishte vjeshte e vitit 1948.
Nje nate feste, ishin mbledhur te gjithe.
Pas darke vone i shoqi i Lukes mori djalin me te ishin edhe dy te tjere, dhe dolen per te shkuar te shqerrat ne livadhet ku i kishin dale per te vjeshtuar. Une ndeza pisha thote ajo dhe i percolla deri tek dera.
Nuk isha ngjitur akoma ne krye te shkallave kur degjova krisma .
Pa dale te dera degjova zerine burrit qe renkonte e kishin marre tre plumba. Krismat vazhdonin. Plumat fershellenin mbi muret e shtepise . Iu afrova atij, kisha ahrruar se dikush po qellonte akoma. E mbeshteta per prag...kishte vdekur.
Pishat u fiken tek kroi ,nuk shihej asgje..vetem flaket e armeve ndriconin shpatin si vetetimat. Degjova zerin e djalit. shkova e gjeta te rrezuar tek kroi. e mora hopa. ka qene kaq sa je ti dhe perkedhelte floket djalit.
Ndjeva gjakun e ngrohte te tij mbi gji. sa dola ne kry te shkallave iu drodh buza e nxire dhe me vdiq ne duar, o zot..traret e asaj shtepia kerciten si nuk u shemb ajo kulle ate nate. Ata moren te ikin si lugeter duke bere zhurme me hapat e tyre te rende. Nje grua tek komshinjte doli e thirri ..Mosni o njerz as fashizmi nuk ban keshtu ne popull.
Nga dy gunget e oxhakut vershuan du rreke gjaku ne drejti te deres. Ajo shtepi u fik ate nate, bashke me zemren time .
Dola e mora te plagosurit..i terhoqa zvarre se nuk mundja ndryshe...O zot sa e forte paskem qene shfrynte plaka me lotet qe i binin njeri pas tjetrit mbi faqet e rrulluara nga vitet me shume nga dhimbja.
Djaloshi duke ndjere dhimbje nejrzore ne shpirtin e tij te vogel..me naivitet femije therriste si per ta pajtur nanen Luke, Kush ishin ata.une do i vras.....kush jane me thuaj, ajo nuk pergjigjej dot ..Eh ...gjarperinj ishin.gjarperinj. ata jane futur thelle ne kete toke..kane ne koke nje strofke me helm.
Eh gjarperinjte ...ngulshonte plaka.
..
Ajo vere kaloi shpejt. djali priste ti jepej e drejta per studim, por nuk iu dha.., mbi kraheror ndjeu nje ngushtim..fytyren ia pushtoi nje tis i erret , u ngushtua ..aq sa te qante iu duk pak.
Shkoi tek varri i nana Lukes. e foli me te sikur ajo po e degjonte
I kam vare gjarperinjte nane ..por paskam vrare disa zvarranike te pashpirte, shpirtin e paskan nga zgavra te erreta te kesaj toke qe dalin si nje ere e keqe qe po me merr frymen. Hapi nje varr te vogel mbi varrin e saj ...futi aty librat e lidhura ..dhe kemishen qe ajo ia dhuroi ate dite qe do vdiste..
.Ajo kemishe ishte dikca nga gjerat e te birit, qe kishte ruajtur plaka dhe kaluar jeten duke qare mbi to. ate dite djaloshi e kishte veshur, zemra e saj nuk ka duruar me ..ka pushuar per te shkuar tek i biri qe ish tretur ne dhe me i pafajshem se Jezus Krishti ...si nje gonxhe e keputur para se te celte.
......
Mori pastaj rrugen te largohej , mbi faqe ndjente lotet e ngrire.
Disa drita te dobeta e ftonin ne shtepi, ai pa njehere kaloi ne mendje nenen , iu dhimbs. Nene me mire mos te me shohesh se sa te me shohesh duke vuajtur.
* * *
Ne vitin 1991 tek varrezat e fshatit u gdhine tre varre te mermerta
mbi nje pllake shkruhej
MARTIN LUC NIKAJ MIROSH MARTIN NIKAJ
L.1885 V 1948 L.1934 V 1948
" VRARE NGA FORCAT E REGJIMIT KOMUNIST''
.................................................. ......................................
Ne varrin tjeter nje tufe me lule , ku ne nje fjongo shkruhej
"nana Luke kurre nuk e harrova dashurine dhe dhimbjen qe mora prej teje"
Banoret e habitur per varret qe papritur u gjenden te mermerta
kthyen syte nga rruga, nje makine la mbrapa nje shllunge pluhuri, dhe u zhduk ne rrugen qe dredhonte neper ato male te mbushura me dhimbje.
1. 3. 03
Krijoni Kontakt