Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Hithra…(poemth)

    Nuk di ku gazi im mbaron
    Ne muzgun tend a agun tend,
    Dyshoj ne loti im pikon
    Ne hirin tend a prushin tend,

    Nuk di pse jam, ku jam, si jam
    Rrethuar mjegulles se hirte
    Mbeshtjelle prej se vertetes sime
    Nje hither po me djeg ne shpirt

    Per fat kam mbetur sic kam qene
    Sic jam gatuar prej Fillimi
    Me shpirt te bute e rrathe te zinj
    Poshte syve mbytur nga trishtimi…

    Nuk pres te thuash gjysem fjale
    Ne je i vdekur a i gjalle
    Per fatin tim a ndoshta tendin
    Ende me djeg ne gjak nje mall

    ***
    S’them dot qe s’me ke dashur – Me ke dashur!
    Po frike sa shume qe pate, shpirti im
    Vertet e doja qiellin ne furtune
    Nje ulerime perpara nje kuatjeje
    Dhe kisha tmerr prej fjales se helmuar
    Me tmerr se prej goditjes se nje shpate

    Me lehte te caja boren neper mjegull
    Se shpirti te me dilte ne kenete
    Ndoshta nga trute nuk jam dhe aq ne rregull
    A ndoshta me e forte nga Zoti vete
    Si mundem ta kuptoj sa te jem gjalle
    Ai me lindi a ndoshta nje Djall?

    Tani nuk ka me dallge, pushoi stuhia
    Vec ndonje nate me shfaqesh neper gjume
    I trembur, ndersa shiu xhamat rreh
    Me deshe, po dhe frike pate shume,

    Te desha si askush tjeter mbi dhe…

    *****
    Une jam nje bishe e embel qe s’kafshon
    Me dhembe te mprehte e thonj, por nuk gerric,
    Kur fati I dheut tim po shkon ne djall
    Per cilen lumturi po llomotis?

    *****

    Sa hidhur kur luanet dergjen rrugeve
    Me krifat zhgrryer baltes se mendimit
    Ne avujt e alkoolit shohin turbull
    Nje qiell prangosur, diell te semure
    U mbeten syte nga Lindje e perflakur
    Pa mundur dot te ngrehin ndonje ure
    Dhe prape zhgerryhen gjumit te sterzgjatur
    Dhe prape shpresojne tek Zoti a Teknika
    Ndersa nje tufe e majmur xhuxhmaxhuxhesh
    Po derdhin trupit petka te florinjta

    Dhe rreze nje mali, ne nje ngrice shkurti
    Po shkon nje shpirt I njome si shpirt trumcaku
    O kacurreli bjond, qe ngrive ballit
    O engjell qe kaq rruge te gjate more
    Me nje habi te hidhur dhe pa fjale
    Nje re e vockel ne mendimi tim
    Qe me percart deliresh poetike
    M’i thyen ligjet, rregullat e artit
    Me le pa tinguj, meter, ritem,rime…


    ******

    Kam udhe te gjate perpara! Fundi dihet.
    Por gjer atehere shpresoj te shkojne shume dimra
    Dhe qiellin do ta shkel me dhjetra here
    Qe shpirti mos me kthehet kopsht me hithra

    E di qe mijera pyetje do me mbysin
    Enigma si nje qiell mbytur me yje
    Do doja te mbes prape si ne Fillim
    Me shpirt te bute e rrathe te zinj poshte syve…
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  2. #2
    vandal Maska e guntheric
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    pak majtas henes
    Postime
    92
    Ok, po e komenton vandali i pari kete pjese.
    Po u referohem vetem kater strofkave te para sepse nuk jam i sigurt nese eshte nje poezi apo disa te ndara(qe ndoshta nuk i ke bashkuar akoma).

    vandalit nuk i pelqyen disa fjale qe ke perdorur. "...mjegulles se hirte" ne strofken e dyte dhe "...gatuar..." ne te treten. "mjegulla e hirte" me duket e shumeperdorur neper poezi. Sidomos "e hirte". Kurse "gatuar" me kujton epoken e Rilindjes.

    Nuk kuptova pse perdore germe shtypi te "...Fillimi"

    Me pelqeu jasht mase perdorimi i fjales "hither" sidhe vargjet e fundit te strofkes se trete, "me shpirt te bute .... ... mbytur nga trishtimi".

    Me hollesisht vandali do i referohet nje dite tjeter.
    white noise

  3. #3
    vandal Maska e guntheric
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    pak majtas henes
    Postime
    92
    ...se harrova, mesa shoh i paske dhene pergjigje pyetjes se Faulkner-it me nenshkrimin tend!
    white noise

  4. #4
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    ...........kurse mua, fjala "gatuar", me kujton nje epoke, shume perpara rilindjes.... dhe pikerisht ate te "Fillimit". Pra ajo i perket Fillimit te njerezimit dhe prandaj eshte me te madhe.

    Bashkohem me idene e vandalit, per unitetin e poemthit.

    Gjithmone mua me shkaktojne te njejtin emocion, vargjet e tua Dikea. Me mbyt nje dhimje e embel.......dhe kohet e fundit....nje proteste e bute, me rrathe mavi poshte syve.

    Te uroj shume suksese dhe a e di cfare te uroj me teper? Te uroj qe:

    "Qiellin ta shkelesh me dhjetra here
    qe shpirti mos te kthehet ne kopsht me hithra"

    Eshte kenaqesi te te lexosh.
    Ji Vetvetja!

  5. #5
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Thnx shume ty Vandal dhe ty Shpirt i fshehur.

    Dihet qe nje poezi shkruhet dhe lexohet shume subjektivisht. Vandal, po i rilexoja me kujdes 4 strofkat e para. Mjegull e hirte eshte perdorur vetem nje here. E ke fjalen me duket qe kjo eshte e konsumuar ne pergjithesi?
    Jam shume kurioze te di, (sepse dhe vete nuk jam e sigurt), cfare eshte uniteti ne poeme? Si perjetohet uniteti ne nje krijim?

    Po pres...


    P.S Me fal per injorancen: Cila eshte pyetja e Folknerit?
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-10-2002
    Vendndodhja
    Alaska
    Postime
    61
    e dashur kea,
    vargjet e tua jane vertet shume prekese.

    guntheric, ti kerkon lidhje ne poezi...mos valle letersia u be matematike llogjike??? duket qe nuk je ndjere ndonjehere si ne vargjet e keas.do te mjaftonte vetem nje dileme e tille,nje histori ku dikur te kane dashur dhe jane terhequr,nje urrejtje a inat brenda vetes pa patur forcen te gervishtesh a te kafshosh (nga ana figurative).sa per "mjegull e hirte",e perseritur tek te tjere apo jo nuk ka rendesi.cdo shprehje e vendosur mire ka bukurine dhe vleren e saj.po te flasesh keshtu edhe notat e muzikes jane perseritur me qindra mijera here;po pastaj?Nejse...

    Kea me beri vertet pershtypje ky shkrimi yt i fundit,ndoshta se kohet e fundit jam ndjere si ti e ke pershkruar kaq mire.
    te uroj nga zemra (ashtu si uroj per vete) te mbetesh sic je gatuar ne fillim.

    ps: c'duhet bere me ate qe ke dashur e te ka dashur per te qene e lumtur???

    gjithe te mirat,
    salambo
    C:\DOS
    C:\DOS.RUN
    RUN:\DOS.RUN

  7. #7
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Tani une them kshu:

    Flmn O Zot qe me dhe shansin te jetoj. Sa per lumturine, kjo eshte ceshtje tjeter. Salambo, ke marre ndonjehere dhurate qe te ka bere te lumtur? Patjeter? E di ti qe dikush ka paguar per te?
    Patjeter. Keshtu , my dear, per lumturine paguhet gjithnje.

    Tani ajo pyetja ke P.s, per Zotin s'di ca te them. Eshte pyetje per psikolog ne fakt.

    Keshtu, te perqafoj shume
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  8. #8
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    ..... meqe po pret...

    Sigurisht qe nuk e kam fjalen per unitetin Parti-Popull (lol)

    Kur kam thene unitet, kam pasur parasysh faktin, nese eshte nje poeme e vetme apo disa poezi te bashkuara nen nje titull. Per mua edhe pse ndoshta kane nje ide te perbashket, ato do qendronin me mire vec e vec.

    Ajo cka thashe me siper nuk eshte se i humbet ndonje vlere asaj qe ke shkruar.

    Eshte dicka, sikur ti vendosesh te dyja kepucet bashke, kur i heq, ose ta lesh njeren ne nje cep dhe tjetren ne cepin tjeter te koridorit. (me fal nese te duket krahesimi banal).

    Sa per ate se si perjetohet nga lexuesi uniteti,kjo eshte thjesht pune shijesh.

    Sic thua dhe ti, poezia lexohet dhe perjetohet subjektivisht.

    Poezite e tua lene gjurme tek mua dhe je nje nga kenaqesite e mija ne kete forum.
    Ji Vetvetja!

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ajo tejngopja me boshesi,
    qe patem thene duke besuar
    se nuk do te mund te shkruaj'me me
    shpertheu ,
    dhe ky shperthim eshte nje lumturi nxitese per mua
    ...
    edhe pse shpertheva ne lot.

    dikea, (asgje nuk eshte me e keqe se asgjeja)!
    te perqaf shume , el_macia.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #10
    vandal Maska e guntheric
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    pak majtas henes
    Postime
    92
    Ne fakt Faulkner-i nuk beri pyetje por zgjedhje. "Midis asgjese dhe dhimbjes"-tha-"zgjedh dhimbjen". Nga nenshkrimi jot besoj se bie dakord me te. Nejse.

    Fjala "gatuar" mund te sjelle nder mend shume epoka. Vandali thjesht beson se nje fjale tjeter do ishte me origjinale sepse poezia nuk ka asnje lidhje me poezi te epokave qe fjala "gatuar" kujton. Pikerisht te njejten gje mendoj per "mjegullen e hirte". Mjegulla eshte sinonimi i pavendosmerise, i harreses, i ..... "E hirte" po ashtu. Duke bashkuar keto fjale ke dashur te japesh nje ton me dramatik. Personalisht kjo nuk me pelqen sikurse nuk me pelqen qe keto fjale, per te krijuar te njejtin efekt qe do te krijosh dhe ti te lexuesi, jane perdorur shume here neper poezi nga autore te tjere.

    Per unitetin ne poezi e kam paksa te veshtire te flas. Nuk eshte dicka e lehte. Kur vandali nuk ka kuptuar dicka dhe ka pyetur pergjigja qe zakonisht ka marre ka qene "une ashtu u ndjeva ate moment". Cfare mund t'i pergjigjet vandali kesaj?
    Pra unitet vandali beson se ka nje poezi qe kuptohet, dhe nuk ka fjale te cilat nga njera ane jane te "bukura" por nga ana tjeter nuk ka arsye te perdoren ne poezi sepse thjesht nuk shkojne. Sigurisht ky eshte mendimi personal i vandalit.
    white noise

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •