Ja i nderuar Kandy* meqe kerkove mendimet e nje Qafiri, dhe te them te drejten nuk mu desh shume mundim.
Qe te te kursej edhe argumentimet e metejshme mbi Ateistet, nuk po te sjell argumentim akademikesh( sepse mund te paragjykohen te njehanshem) por hic me shume e hic me pak, nje vendim gjykate supreme, dhe per shkak te rriskut te precendeteve definicionet e gjykatave nuk lene shteg per dyshim. Ja disa parime te gjykuara ne vendimin me numer 374 U.S. 203, 83 S. Ct. 1560, 10 L.Ed.2d (MD, 1963) te gjykates supreme te SHBA;
- Nje ateist do shoqerine e tij ne vend te zotit.
- Nje ateist beson se parrajsa eshte dicka per te cilen ne duhet te punojme tani, ketu ne kete bote qe ta gezoje i gjith njerzimi.
- Nje ateist beson se nuk do te marre ndihme nepermjet lutjeve por nepermjet fuqise per te perballuar problemet e jetes, bindjes se brendshme, kapjes se saj, duke e nenshtruar ate per ta gezuar me tej.
- Ai beson se vetem nepermjet diturise mbi veten dhe miqeve ai do gjeje mirekuptimin per nje jete sa me te plote.
- Ai kerkon te njohe veten e tij dhe shoqerine sesa te njohje zotin.
- Nje ateist beson ne ndertimin e nje spitali ne vend te nje kishe.
- Ai beson se nje beme duhet bere ne vend te nje lutjeje te thene.
Lexoni gje dogmatike ketu me lart? Ndonje sjellje te rrezikshme? Ndonje pejgamber ateist? Ndonje liber Fetar ateist?
Krijoni Kontakt