Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 74
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    sec me vjen nje ere kjo mua. por jo ere e keqe. para pak javesh erdhi ai perfaqesuesi i vatikanit ku u fol per shume ceshtje(mundesi per te pasur nej kardinal shqiptar, hapja e arkivave te vatikanit mbi shqiperin etj). tani vete keta katoliket e vatikanit do te mbajn nje konferenc pikerisht ne shqiperi. ndoshta po na ndryshon dhe politika e vatikanit. ndoshta na njeh dhe kosoven kjo do te ishte shume e rendesishme mbi te gjitha sepse ka nje efekt te madh mbi opinionin nderkombetar. mendoj se kjo eshte dicka e menduar mire dhe jo nje rastesi por sdi ende si ta interpretoj qellimin e saj. ndoshta thjesht vatikani(per arsye te pakuptueshme) do te tregoj se gjithsesi i mbeshtet shqiptaret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kanina : 08-07-2011 më 20:00

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Jam dakort.

  3. #13
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga figaro Lexo Postimin
    Mos pretendo ne vend timin, mua me erdhi mir per Shqiperin, sepse sa her qe te na vie ndonje mysafir, na jipet mundesia t'u japim leksione te miresis, qoft edhe Dalai Lama'ja ! Un reagova shkaku i fjaleve te mira qe foli Vidasusi, fjal me te cilat isha dakord. S'ka shume kohe qe jam ketu, dhe degjova mjaft shprehje rraciste anti-islame, deri tek ato ku disa antar shprehnin deshiren haptas, per te na vrar te gjitheve, dhe kur njerez te tille shprehen ne kete menyr, mendoj qe duhet lansuar debatin e harmonis fetare, mos te mbetet nje mit me te cilen ushqehemi para syt e botes, por me te vertet te krijojm nje klim te tolerances fetare. Sepse tash per tash, nuk eshte vetem per lavd, por eshte nje nevoje mbar kombtare !

    E nese jam nga Kosova, juve asgje s'ju ndalon te thuani çfar te duani, por n'aspektin kombtar, per mua duhet fshir nga harta dhe nga terreni çdo kufi, qe delimiton ndarjen e nje shteti te vetem ! Mirqenia e Shqiperis, eshte po aq e rendesishme sa mirqenia e Kosoves, Çameris, Ilirides, Lugines e Malit te Zi ! Nese ne s'ia duam te miren njeri tjetrit, atehere kush do t'na doje te miren neve ? Arabet ? Italianet ? Grekët ?
    Mua nëse do me e dit, nuk më vjen as mirë as keq jo në sensin që pretendohet, për të mos thënë një llaf tjetër. Por ce do, që në botë duhet diplomaci. Këta xhaxhat kanë libra, kanë dokumenta, kanë prestigj ndërkombëtar në shumicën e vëndeve antare të OKB-së etj etj. Nga pikpamja diplomatike sigurisht më vjen mirë edhe sikur sic tha dikush këtu konferencë Budistësh të organizohej. Dhe do më vinte po mirë të kishim një Kardinal, për të njëjtën arësye, një ambasador i fortë i Shqipërisë në një organizëm që shërben një pjesë të konsiderueshme të globit.

    Kjo është deduktimi që un i bëj kësaj konference. Problemi i kësaj konference është që do shfrytëzohet nga disa individë për të krijuar platformën e tyre se gjasme këtu po bëhet kompeticion për "shpirtrat e njerëzve", e kjo mund të sjelli pasoja negative që njerëzit vokal në komunitetet rrespektive duhet ti minimizojnë. Harmonia fetare shqiptare është unike në botë sepse kushti primar për identifikim, shqiptari e ka me gjakun e vet, jo me fenë e vet. Dhe kjo gjë nuk është shpikje e vonët sepse u konvertua një pjesë, por ka qënë gjithmonë e tillë pasi dhe më përpara ishim të ndarë në Katolikë e Orthodoksë. Identifikimi mbi gjak ka qenë shumë i rëndësishëm. Mungesa e platformës politike pastaj mbi këtë identifikim vjen si pasojë e ndikimit Bizantin nga një krah kur e humbëm, dhe Vatikan nga krahu tjetër ku politikat e tyre nuk përputheshin. Në Shqipëri ka me shekuj që kryhet një lloj "ri-edukimi" nga të gjitha palët që kanë një thelë të vendit tonë. Ky ri-edukim duhet të mbaroj dhe duhet të rifilloj mbi baza krejtsisht kulturore shqiptare. Shumë dogma, politike apo fetare kanë një karakteristikë të përbashkët, i bëjnë apel frikës dhe ndjenjës së FAJIT tek individi. Faji ka shumë forma, psh tek Gjermania ri-edukimi që kreu Amerika me anë të shkollës së Frankfurtit(e shpikur nga Hebrejtë) ishte se ishin fajtor për luftën dhe në asnjë cast nuk duhet të ndiheshin krenar për veten e tyre dhe akoma nuk ndihen. Arësyeja pse Europa sot nuk ka identitet është sepse Gjermania e ka humbur, motorri kryesor i zhvillimeve Europiane, dhe është bërë një shtojc Amerikane në rrajon. Praktikisht Gjermani mësoi dhe u ri-edukua se ishte i sëmur, me neuroza.

    Po në Shqipëri ? Në Shqipëri ka variacione të ndryshme. Kryesisht ama ajo që është sulmuar më tepër ka qënë GJUHA(Grekët e mallkonin) dhe futja në sherr me anë të bastardizimit të kanunit për SHUAJTJEN e gjakut. Shqiptarit pra nuk kanë arritur dot ti bëjnë apel fetë mbi këto gjëra, Frikë dhe Faj, sepse Shqiptari as Frikë e as Faj nuk ka patur ndonjëherë për zhvillime në botë. Kjo ka pasoja dhe implikime shumë të rëndësishme në rizbulimin e vlerave dhe historisë së lashtë për ne Shqiptarët që e tejkalojnë misionin e temës dhe nuk jam duke u zgjatur më tepër. Por është e rëndësishme që gjërat të vendosen në perspektivë, e ne si populli më i lashtë i Europës kemi plot variacion se si mund ta vendosim dicka në perspektivë, dhe të nxisim debat konstruktiv duke ulur gjakrat e panevojshme dhe destruktive për vizionin kombëtar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 09-07-2011 më 08:47
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    [
    QUOTE=Kanina;3153974]sec me vjen nje ere kjo mua. por jo ere e keqe. para pak javesh erdhi ai perfaqesuesi i vatikanit ku u fol per shume ceshtje(mundesi per te pasur nej kardinal shqiptar, hapja e arkivave te vatikanit mbi shqiperin etj). tani vete keta katoliket e vatikanit do te mbajn nje konferenc pikerisht ne shqiperi. ndoshta po na ndryshon dhe politika e vatikanit.
    Vatikani nuk ka ndonje politike per te dryshu, ato qe duhet te ndryshojme jemi ne.


    ndoshta na njeh dhe kosoven kjo do te ishte shume e rendesishme mbi te gjitha sepse ka nje efekt te madh mbi opinionin nderkombetar.
    Vatikani nuk merret kufi shteterore por shpirteore.

    mendoj se kjo eshte dicka e menduar mire dhe jo nje rastesi por sdi ende si ta interpretoj qellimin e saj. ndoshta thjesht vatikani(per arsye te pakuptueshme) do te tregoj se gjithsesi i mbeshtet shqiptaret.
    Arsyet se perse vatikanie ka detyrim te mbeshtese shqiptaret, jane percaktuar ne BIBEL. Ai i mirpert ato si Jezusi delen e humbur.

    Me kete veprim Vatikani po hedh nje hap drejt nesh, po jep nje sinjal qe te terheqe vemendjen ty dhe te gjesh tet zot.Pas kesaj e kemi ne rradhen , nese degjuam,nese nuhatem , nese kuptuam,nese duam, nese duam dhe s'kemi forca,nese duam por kemi frike.Atehere duke qene te gjithe keto opsioni, e vetmja menyre per te hedhe hapin e pare eshte forumi.Ketu njeriu mund te shprehi te verteten, ate c'ka ndjen.

    Mendoj se duhet te egzistoje nje rubrike rrefimi ,qe ti sherbeje konvertimit ne te krishtere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 09-07-2011 më 09:20
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    [

    Vatikani nuk ka ndonje politike per te dryshu, ato qe duhet te ndryshojme jemi ne.



    Vatikani nuk merret kufi shteterore por shpirteore.


    mendoj se kjo eshte dicka e menduar mire dhe jo nje rastesi por sdi ende si ta interpretoj qellimin e saj. ndoshta thjesht vatikani(per arsye te pakuptueshme) do te tregoj se gjithsesi i mbeshtet shqiptaret.

    Arsyet se perse vatikanie ka detyrim te mbeshtese shqiptaret, jane percaktuar ne BIBEL. Ai i mirpert ato si Jezusi delen e humbur.

    Me kete veprim Vatikani po hedh nje hap drejt nesh, po jep nje sinjal qe te terheqe vemendjen ty dhe te gjesh tet zot.Pas kesaj e kemi ne rradhen , nese degjuam,nese nuhatem , nese kuptuam,nese duam, nese duam dhe s'kemi forca,nese duam por kemi frike.Atehere duke qene te gjithe keto opsioni, e vetmja menyre per te hedhe hapin e pare eshte forumi.Ketu njeriu mund te shprehi te verteten, ate c'ka ndjen.

    Mendoj se duhet te egzistoje nje rubrike rrefimi ,qe ti sherbeje konvertimit ne te krishtere.

    vatikani nuk meret me kufij shteterore por shpirteror?!!!! po te them une se vatikani meret me kufij eshte mare me kufij dhe me politika me shume cdo shtet dhe formacion i mirefillte politik ne kete bote. vatikani njihet zyrtarisht si shtet me vete sigurisht me nje lloj forme te vecant por gjtihsesi eshte nje shtet i cili mund te njohi shtete te tjera. dhe si i tille mund te njohi edhe kosoven gje qe ende nuk e ka bere.
    si i krishter qe je mos m umerzit nese te them se besimi jot nuk duhet te perfaqesohet nga vatikani. vatikani quhet seli e shenjte etj por ne fakt ka bere vetem rolin e politikeberesit dhe me kufijt shpirteror eshte mare shume pak ose le te themi se kjo ka qene e dores se dyte. besimi jot eshte shume me shume se sa vatikani dhe papa. besimi jot nuk duhet te qendroj ne nje "shtet" te vogel i bere me gure tulla e llac i cili banohet nga nje grup e njerezish te cilet ne pjesen me te madhe meren me politik dhe mendojn te ruajn pushtetin e tyre ne emer te zotit e atij besimi. besimi jot eshte dicka me shume me e madhe i cili nuk mund te institucionalizohet por eshte thjesht dicka hyjnore dhe si i till ka te bej me ty dhe hyun(zotin) tend te tjerat jane krijime nejrezore.
    vatikani po hedh nje hap drejt nesh??!!! ama shpejt u kujtua. ku ishte vatikani kur neve po na grinin otomanet po na konvertonin po na vrisnin ku ishte vatikani kur skenderbeu ngriti alarmin per ndihme por smori asnje gje. jo shoku ne si kemi asnje borxh vatikanit ne si kemi borxh asnjerit neve vec na kane borxh. ky veprim i vatikanit nuk duhet te shihet sikur po na ben nder por le te themi se po na kthen sadopèak borxhin.
    neve duhet te hedhim nja hap drejte vatikanit se ai po na "zgjat" doren e tij dhe ne tani me vrap duhet te konvertohemi. ne sduhet te kovertohemi te pakten jo sepse po na zgjatet dora nese e bejm duhet ta bejm thejsht sepse e ndjejm dhe e bejm me vullnetin tone te lire. kete dore duhet ta kish zgjatur me pare. dhe mbi te gjitha nese per tu bere drejetesia duhet te jetmi te detyruar te konvertohemi ateher kjo nuk eshte drejtesi ceshtja shqiptare eshte e drejte sepse eshte ceshtje per liri dhe keshtu duhet te jete si kur te jemi mysliman si e dhe kur jemi te krishter feja nuk mund te ndryshoj te qenet e drejte ose jo.
    vatikani po hedh nje hap drejt meje te terheqi vemendjen time qe une te gjej tim zot???!!!! zotin tim e kam gjetur per te gjetur tim zot skam nevoj as per prift as per vatikan as per hoxh as per imam. zoti ime dhe une e gjejm vete njeri tjetrin nuk mundet nje njeri te me lidh mua me zotin. besimi dhe lidhja me zotim sic e thash eshte dicka hyjnore . asnjeri nuk mundet te te lidh me zotin sepse njeriu eshte njeri si ty, si une dhe si i tille smund te te kete tagrin te te lidh ty me zotin. lidhja jote me zotin vjen nga shpirti jot vjen nga brenda teje jo nga jasht teje. kupto se keto institucione fetare qofshin te krishtera qofshin te tjera na kane edukuar ne menyre te tille qe ne te shohim te ato shpetimin, rrugen e drejte te ato ne mund te gjejme zotin etj. zotin e ke brenda teje o njeri te tjerat jane mashtime qe ne shekuj na ikane futur ne mendje per te vendosur pushtetin e tyre mbi njerezit. dhe kjo sepse sic te thashe jane formacione politike te maskuara me petkun shpirteror fetar. eshte nje mjet shume i sosfistikuar qe ka dhen fryte te medha per qellimet e tyre. ne boten islame keto instrumente po japin fryte akoma sepse pushteti i tyre eshte ende i madh dhe se njerezit nuk kane zgjuar ende.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kanina : 09-07-2011 më 09:28

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    [QUOTE=Kanina;3154252]
    vatikani nuk meret me kufij shteterore por shpirteror?!!!! po te them une se vatikani meret me kufij eshte mare me kufij dhe me politika me shume cdo shtet dhe formacion i mirefillte politik ne kete bote.
    Po dhe une te thashe se merret me kufijte sipas religionit.Per vatikanin Kosova eshte akoma e pushtuar nga otomanet, atehere cfar duhet te njohe ajo?



    vatikani njihet zyrtarisht si shtet me vete sigurisht me nje lloj forme te vecant.
    Vatikani eshte nje shtet kalorsiak nje vazhdimesi te uredherit kaloresve te Maltes.Pra Kalores ne mbrojtje te krishterimit dhe te ndihmese pa dallim per te vobektin.
    si i krishter qe je mos mu merzit nese te them se besimi jot nuk duhet te perfaqesohet nga vatikani. vatikani quhet seli e shenjte etj por ne fakt ka bere vetem rolin e politikeberesit dhe me kufijt shpirteror eshte mare shume pak ose le te themi se kjo ka qene e dores se dyte. besimi jot eshte shume me shume se sa vatikani dhe papa. besimi jot nuk duhet te qendroj ne nje "shtet" te vogel i bere me gure tulla e llac i cili banohet nga nje grup e njerezish te cilet ne pjesen me te madhe meren me politik dhe mendojn te ruajn pushtetin e tyre ne emer te zotit e atij besimi. besimi jot eshte dicka me shume me ame madhe i cili nuk mund te institucionalizohet por eshte thjesht dicka hyjnore dhe si i till ka te bej me ty dhe hyun(zotin) tend te tjerat jane krijime nejrezore.
    Keto qe shpreh ketu sinqerisht nuk i kuptoj, ndjehem shume i vogel per tu marre me Vatikanin, te drejtat e tij , mardheniet e mija me te, etj etej.Nuk e kuptoj sinqerisht se si une mund te krijoje mardhenie te drejtperdrejta me Zotin, kam provauar dhe nuk ka mujte.Me vjen keq qe kam mbete i tille, nje produkt made in albania , i perbuzur per nga vetite e cilesite personale dhe te popullit tim.Kerkoj te ndryshoj vetveten, por te marr pas dhe te tjetert, qe ky ndryshim te marre kuptim, por si, qysh , si une dhe te gjithe ju e kemi te pa mundur.Atehere ndjehet nevoja per dike , per nje formacion, per nje eksperience , per nje kurajo, per nje shprese, per ne ndricues, per te me thene hidhe kemben se une te pres.


    vatikani po hedh nje hap drejt nesh??!!! ama shpejt u kujtua. ku ishte vatikani kur neve po na grinin otomanet po na konvertonin po na vrisnin ku ishte vatikani kur skenderbeu ngriti alarmin per ndihme por smori asnje gje.
    Keto mardhenie i ke te dokumentuara.....kerkush nga ne nuk mund ti gjykoje.Krishterimi ra, por u shpetua ajo cka mund te shpetohej.

    jo shoku ne si kemi asnje borxh vatikanit ne si kemi borxh asnjerit neve vec na kane borxh. ky veprim i vatikanit nuk duhet te shihet sikur po na ben nder por le te themi se po na kthen sadopèak borxhin.
    keto jane fraza politike , ne politike njerzit krijojne mardhenie borxhesh, ne mardheniet shpirterore nuk ka borxh, por ka falje , dashuri , shprese ne te ardhmen e perbashket.


    neve duhet te hedhim nja hap drejte vatikanit se ai po na "zgjat" doren e tij dhe ne tani me vrap duhet te konvertohemi. ne sduhet te kovertohemi te pakten jo sepse po na zgjatet dora nese e bejm duhet ta bejm thejsht sepse e ndjejm dhe e bejm me vullnetin tone te lire.
    E vertete qduhet ta bejme nese e ndjeme e jo se na shtyjne, por kjo thenie nuk vlen per te gjitha shkallet e nivelet e shoqerore.Nuk duhet te abuzohet me kete shprehje.Te gjithe popujt udhehiqen nga elita e tij, dhe populli yne nuk ben perjashtim.Eshte pikerisht kjo pjese e popullit qe duhet ta ndjeje, ta nuhase e te veproj, me pas te tjeret e bejne ne menyre aproksiamtive, ebejne si nje nje detyrim patriotik, si nje nevoje sociale te cilen kreket tane e kane menduar.

    kete dore duhet ta kish zgjatur me pare. dhe mbi te gjitha nese per tu bere drejetesia duhet te jetmi te detyruar te konvertohemi ateher kjo nuk eshte drejtesi ceshteja shqiptare eshte e drejte sepse eshte ceshtej per liri dhe keshtu duhet te jete si kur te jemi mysliman si e dhe kur jemi te krishter feja nuk mund te ndryshoj te qenet e drejte ose jo.
    Feja aspak nuk merret me ceshtjet e se drejtesfeja merret me mardheniet mes njerezve.Perkushtimi i saj eshte te beje jeten sa me cilesore dhe kjo kupton qe eshte dhe kontribut per lirine, pasi sic e pame ne 50 vite , lirite dhe te drejtat humbasin dhe nga humbja e cilesive njerezore.Jeta ne diktature humbi lirite e te drejtat e shqiptareve ne nje dimension te pa krahasueshem , me lirite e te drejtat e kosovareve ne Jugosllavi.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  7. #17
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin
    Katolikët e gjithë Evropës në shtator në Tiranë

    http://koha.net/

    Tiranë, 6 korrik 2011– Nga 29 shtatori e deri më 2 tetor, në Tiranë do të mbahet konferenca e presidentëve të konferencave ipeshkvnore katolike të Evropës. Lajmi bëhet i ditur nga “Radio Vatikani”, media kjo që e ka cilësuar këtë si një ngjarje të rëndësishme kishtare, gjatë së cilës do të trajtohen tema të ndryshme kishtare dhe shoqërore.

    “Mbledhja e kryetarëve të konferencave ipeshkvnore katolike dhe personaliteteve tjera kishtare evropiane në Tiranë, përbën në të njëjtën kohë edhe një mirënjohje ndaj Kishës Katolike shqiptare dhe vlerësim për punën e bërë në periudhën pas rënies së regjimit e të diktaturës komuniste etj”, citon ajo.

    Kjo Konferencë, bëhet me dije se do të ketë për temë “Ungjillëzimin e ri në Evropë”.

    Ndërkaq, presidenti i konferencës ipeshkvnore katolike të Shqipërisë dhe kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, imzot Rrok Mirdita ka deklaruar lidhur me këtë aktivitet se ky përbën një vlerësim për Shqipërinë.

    “Për ne dhe kishën e këtij vendi është një ngjarje mjaft e rëndësishme. Do të trajtohen tema të ndryshme e mjaft të rëndësishme, nga ekspertë të posaçëm, si edhe autoritete të larta kishtare. Ky eveniment mirëpritet edhe nga komunitetet e tjera. Ai përbën në të njëjtën kohë edhe një hap më të sigurt drejt atij integrimi që ne kërkojmë”, ka pohuar ai për radion e Vatikanit, transmeton agjencia Noa.

    Para pak ditëve, në një takim që u mbajt në Torino, konferencat ipeshkvnore katolike të Evropës diskutuan mbi marrëdhëniet ndërmjet Katolicizmit dhe Islamit.
    Pozitive per Shqiperine dhe gjithe shqipetaret .

  8. #18
    QEVERIA Maska e policia911
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    167
    me ne fund erdhi edhe dita e shqiptarit
    Feja e Shqiptarit Eshte Shqiptaria[ kristiane] sa bukur do i shkonte shqiponjes shqiptare nje kryq ne ngjyr floriri ne mes
    RROFTE SHQIPERIA

  9. #19
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar më parë nga policia911 Lexo Postimin
    me ne fund erdhi edhe dita e shqiptarit
    Feja e Shqiptarit Eshte Shqiptaria[ kristiane] sa bukur do i shkonte shqiponjes shqiptare nje kryq ne ngjyr floriri ne mes
    po pse ne mes pse jo mbi kreret e shqiponjes ?

  10. #20
    Citim Postuar më parë nga policia911 Lexo Postimin
    me ne fund erdhi edhe dita e shqiptarit
    Feja e Shqiptarit Eshte Shqiptaria[ kristiane] sa bukur do i shkonte shqiponjes shqiptare nje kryq ne ngjyr floriri ne mes
    Ke te drejte.
    Paqe!

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •