-
Kryqomania Si Pjesė E Spektaklit Politik Grek
KRYQOMANIA SI PJESĖ E SPEKTAKLIT POLITIK GREK
Njė garė pėr tė vėnė kryqe nėpėr vende tė dukshme me sa duket tashti po jep frytet e veta. Kryqet e vendosura nė jug tė vendit dhe skandalet e varrezave nė Boboshticė tė Korēės dhe Kosinė tė Pėrmetit konfirmuan shqetėsimet e kahershme.
Regjistrimi i popullsisė dhe pretendimet e konsullit grek Ikonomu nė pėrvjetorin e OMONIA-s i bėjnė akoma mė tė qarta pretendimet e grekėve edhe aty ku nuk ka grekė.
Tashmė Regjistrimi i Popullsisė ėshtė kthyer nė njė mollė sherri ndėrmjet atyre qė e duan kėtė vend dhe pretendimeve helene pėr jugun e vendit tonė. Vėrejmė gjithashtu se 2 janė pikat mė tė nxehta pėr momentin: varreza e Boboshticės nė Korēė, ndėrsa tjetra ėshtė varreza e Kosinės.
Veēanėrisht kėto tė dyja nuk prekin thjesht vetėm ndjesitė e muslimanėve shqiptarė, por tė tė gjithė shqiptarėve nė veri e nė jug, me qenė se ato prekin ndjesitė kombėtare tė tyre dhe nuk janė njė gjė e thjeshtė pėr tu tejkaluar. Gjithashtu mosrespektimi i treguar ndaj varreve tė shqiptarėve nė Boboshticė tė Korēės dhe nė Kosinė tė Pėrmetit me pretendimin se ato janė varre grekėsh ėshtė njė tjetėr precedent i rrezikshėm politik ndaj kombit shqiptar dhe tė gjithė pėrpjekjeve tė rilindėsve dhe patriotėve tanė tė shquar, qė luftuan pėr ngritjen e Shtetit Shqiptar si, Jani Vreto, Pashko Vasa, Naum Veqilharxhi, Papa Kristo Negovani, Mihal Grameno, Themistokli Gėrmenji, Luigj Gurakuqi, Ismail Qemal bej Vlora, Hafiz Dalliu e shumė tė tjerė, qė sakrifikuan jetėn e tyre pėr atdheun.
Kjo po vėrehet ditėt e fundit, kur konsulli grek nė qytetin e Korēės i deklaroi kėto varreza si tė grekėve, e citojmė: Grekė, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisė, tė shpallni origjinėn reale dhe tė gjithė atyre qė janė nė dyshim dhe me frikė dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them njė gjė, shkoni nė varreza dhe shikoni varrezat e etėrve dhe gjyshėrve tuaj dhe gjuhėn nė tė cilėn janė tė shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janė nė gjuhėn greke. Po, ekzistojnė grekė nė Korēė. Po, vllehtė janė grekė.
Gjithashtu vija e kryqeve tė vendosura nė Pėrmet e Korēė, ku nė fund vėrehet se ėshtė ndjekur vija e rrugės nacionale dhe kryqet tė gjithė kryesisht janė tė vendosura pranė rrugėve (Boboshticė, Kosinė, Lipė, Kutal, Ēarshovė, rruga nacionale Jergucat-Gjirokastėr etj), kjo lloj vendosje na kujton krejtėsisht njė vijė tė re tė Teodosit, ku kėrkohet tė dallohet ortodoksia me helenizmin e saj. Kohėt kanė ndryshuar dhe e vėrteta nuk mund tė fshihet me shoshė, pavarėsisht kėmbėnguljes helene pėr ti bėrė realitet pretendimet mbi 200-vjeēare ndaj trojeve me popullsi tė pastėr shqiptare.
Ėshtė pėr tu lavdėruar pėrpjekja e nėnkryetarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė Kreshnik Spahiu, i cili i raportoi dhe i denoncoi pėrpjekjet e forcave tė ndryshme brenda vendit dhe administratės sė Shtetit Shqiptar, tė cilėt i kanė ndihmuar me dashje apo pa dashje synimet dashakeqe helene nė jug tė vendit pėr tė ndryshuar kombėsinė e pėr tė rritur shifrat. Shifrat e minoriteteve mund tė ndėrrojnė, por pėrqindjet nuk ėshtė se mund tė ndryshojnė sipas oreksit tė politikanėve grekė.
Edhe propaganda e ulėt, se kėtė na e kėrkon Evropa (regjistrimin e kombėsisė dhe fesė) tashmė ėshtė njė demagogji krejtėsisht e pastėr, sepse nė radhė tė parė ėshtė antikushtetuese sipas ligjeve tė Shtetit Shqiptar e mė pas regjistrimi nė bazė etnie dhe feje nuk pėrfshihet nė Rregulloren Evropiane tė Parlamentit Evropian No. 763/2008 pėr regjistrimin e popullsisė. Kėto dy pyetje janė shtuar nėn presion nė pyetėsorin e pėrgatitur nga INSTAT dhe jo si standard pėr tu plotėsuar.
Nė Evropė nuk ka asnjė vend, ku shteti tė ketė bėrė njė regjistrim mbi baza besimi dhe etnie, pėrveē rastit kur kjo gjė realizohet nga agjenci jo-shtetėrore tė specializuara, apo OJF tė karakterit ndėrkombėtar, tė cilat nuk kanė ndėrvarėsi nga politika.
Tashmė ėshtė plotėsisht e qartė qė politika greke bėn presion mbi Qeverinė Shqiptare, duke i vėnė si kusht regjistrimin e popullsisė (me baza kombėsie e feje), si shkėmbim pėr procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė BE, ndėrkohė qė i duhet vetė Greqisė qė tė integrohet, meqė deri tani ėshtė i vetmi vend i BE-sė, i cili nuk i njeh minoritetet etnike dhe fetare, madje i shkel tė drejtat e tyre dhe kjo ėshtė konstatuar shumė mė herėt. Fakti qė Politika Greke refuzon tė njohė tė drejtat e popullsisė ēame dhe gjenocidin e ushtruar mbi tė e konfirmon plotėsisht kėtė gjė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt