Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52

    Përjashtohen komandantët policorë të stacioneve veriore

    Përjashtohen komandantët nga Veriu


    Mësohet se të përjashtuar është komandanti i pikëkalimit në Jarinje, Bratisllav Kragoviq, komandanti i stacionit policor në Leposaviq, Nenad Gjuriq, mandej komandanti i stacionit policor në Zveçan, Radomir Radosavleviq, si dhe komandanti i stacionit policor në Zubin Potok, Zoran Milkoviq.

    Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 18:53

    Pas rreth dy muajve të suspendimit me pagesë, drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi ka marrë vendim që t’u ndërpres marrëdhënien e punës katër komandantëve të komunitetit serb në veri të Kosovës, pasi ata nuk kanë respektuar zinxhirin komandues.

    Përjashtimin e komandantëve nga veriu e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, zyrtarët e së cilës thonë se vendimi është bazuar në rezultatet e hetimeve që ka bërë Njësia e Standardeve Profesionale, me ç’rast janë gjetur shkelje të rënda disiplinore.

    Mësohet se të përjashtuar është komandanti i pikëkalimit në Jarinje, Bratisllav Kragoviq, komandanti i stacionit policor në Leposaviq, Nenad Gjuriq, mandej komandanti i stacionit policor në Zveçan, Radomir Radosavleviq, si dhe komandanti i stacionit policor në Zubin Potok, Zoran Milkoviq. Të gjitha këta zyrtarë të lartë të policisë fillimisht ishin suspenduar me pagesë dhe pas rreth dy muajve pasi nuk kanë pranuar të respektojnë zinxhirin komandues edhe janë përjashtuar.

    Dihet se komandantët në veri vazhdimisht janë duke u përballur me kërcënime dhe presione të fuqishme nga pjesëtarë të strukturave paralele serbe në veri, nga të cilët kërkohet që mos të respektohet hierarkia policore. Pavarësisht presioneve nga gjysma e muajit qershor në punë nën komandën e Prishtinës janë kthyer Drazho Bozhoviq, Dragan Stefanoviq dhe Zvezdan Spasojeviq.

    Komandantët policorë të stacioneve veriore janë suspenduar rreth dy muaj më parë për shkak të refuzimit të tyre për të kaluar në postet e caktuara në bazë të të ashtuquajturit rotacion në Policinë e Kosovës.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Urime per temen...je e madhe,Pak me vones a!!!!!!!!!.Nji fakt kuptoje, se nuk mund ti gjykosh njerzit ne te mbar e ne te mbrapsht ne mes nji ekrani.Kuptoje se mendimi ndryshe nga tjetri nuk do te thot se gjithnji kini te drejt..madje mos shpejtoni te injoroni mendimin e tjetrit.
    Respekt.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •