Gana njeh pavarësinë e Kosovës
23/01/2012 18:15
Republika e Ganës u është bashkuar vendeve që kanë njohur pavarësinë e shtetit të ri të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur numri dy i qeverisë kosovare, Behgjet Pacolli, në një konferencë për shtyp, ku ka raportuar edhe për fushatën e tij lobuese nëpër botë.
Afrika është kontinenti ku aktualisht është përqendruar lobimi i diplomacisë kosovare për të siguruar njohje të reja, ndërkohë që nuk mungon interesi edhe në Amerikën Latine.
Me njohjen e Ganës shkon në 88 numri i vendeve që kanë pranuar Kosovën si shtet të pavarur e sovran, ndërkohë që duhen rreth 120 që vendi ballkanas të bëhet anëtar i OKB-së.
Në kontinentin e vjetër janë pesë vendet e Bashkimit Evropian, Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro që refuzojnë ta njohin atë, disa nga frika e separatistëve dhe disa nga marrëdhëniet me Serbinë.
top-channel
Krijoni Kontakt