
Postuar mė parė nga
Marinari
LETER E BASHKESHORTES SE KOMANDANT TELIT PER OPINIONIN PUBLIK
GJITHASHTU PER AUTORITET SHQIPTARE NE SHQIPERI, KOSOVE DHE MAQEDONI
Tiranė 27 qershor 2011
Ju drejtohem Ju i nderuar Popull im, ju drejtohem Ju, Burra tė Luftės bashkluftėtarėt e burrit tim. Ju drejtohem tė gjithė Juve bashkėkombasit e mi kudo ku ndodheni nė trojet etnike dhe gjitha skajet e Globit, tė gjithė atyre qė e ndjejnė veten shqiptarė dhe atdhetarė. Ju drejtohem Ju, nėnave shqiptare qė dini ē`ėshtė dhimbja, ē`ėshtė gjaku i derdhur i bijve pėr kombin e larine, qė edhe ju ta thoni fjalėn tuaj. Ju lutem veproni, sepse sot unė, bashkėshortja e dėshmorit tė Atdheut Komandant Teli dhe dy fėmijėt tanė kemi nevojė mė shumė se kurrė pėr ju.
Sot unė dhe dy fėmijėt e mi tė vegjėl tė mbetur jetimė, nė gjendje tė papunė e pa pėrkrahje, jemi tragjikisht nė rrugė tė madhe, diku nė Tiranė pranė Bulevardit Bajram Curri. Pa ēati mbi kokė dhe me lot nė sy po na merret nėpėr kėmbė dinjiteti prej disa njerzve qė dinė si ta vėrtisin ligjin e tė na na pėrdorin si mish pėr top.
Nė vitin 2003 Komandantėt dhe Shtabi i UĒK-sė duke parė gjendjen tonė vendosėn qė tė na ndihmonin nė kujtim tė bashkluftėtarit tė tyre tė rėnė, i cili tregoi aq trimėri gjatė luftės, qė u bė aq i dashur pėr shqiptarėt e Maqedonisė sa edhe sot e kujtojnė me dashuri dhe i thurin kėngė, vendosėn pra, qė shtėpinė bazė tė luftės sė UĒK-sė nė Tiranė tė na e dhuronin.
E gėzuam kėtė shtėpi 8-vjet, kur papritur njė tufė burrash nga Kosova ia behėn dhe pa pritur tė sqarohen se cilėt ishin, ai qė i printe na tha: - Zonjė kjo banesė ėshtė e imja!
Ata nuk dinin as nė emėr tė kujt ėshtė kjo banesė, as sa dhoma ishin e tė tjera dhe si ikėn kėta, pas tre ditėsh, nė mes tė acarit na vjen Florin Krasniqi (sot deputet i Vetvendosjes nė Parlamentin e Kosovės) dhe na deklaron qė banesa ishte nė emėr tė tij. Unė iu pėrgjigja se banesa nuk ishte nė emrin e tij dhe ai mė paraqiti dy fatura nga shoqata bamirėse qė i kishin dhėnė tė hollat. Unė iu shpjegova se nė kėtė shtėpi mė kanė futur ish-komandantė tė UĒK-sė, mirėpo me djallėzitė e tyre kėta shpirtzinj nuk kishin pushuar nga intrigat e tyre, kishin bėrė gjyq nė mungesėn tonė dhe pa na njoftuar nė kundėrshtim me ligjet shqiptare tė drejtėsisė.
Papritur njė ditė, me aktin e ekzekutimit pėr tė dalė nga shtėpia, na vijnė 30 veta, tė dėrguarit e deputetit Florin Krasniqi, duke na kėrcėnuar qė tė dalim nga shtėpia edhe pse jemi nė ēėshtje gjyqėsore tė hapur.
Sot qė po ju shkruaj kėtė letėr, mua me dy fėmijėt e mi, policia e pėrmbarimit mė kanė kėrkuar tė dal nė rrugė tė madhe sepse ne jemi pa mbrojtje.
Ne u dashkemi vetėm atėhere kur duhet derdhur gjak pėr kėtė komb e pėr kėtė popull. Pėrtej kėsaj ne jemi tė humbur, pa pėrkrahje, jetime, tė pastrehė, tė papunė e nėn mėshirėn e fatit. Po a e meritojmė ne kėtė? A e meriton bashkėshorti dhe babai atje nė varr kėtė shpėrblim mizor pėr sakrificėn e tij sublime.
A e dini tė dashur bashkatdhetarėt e mi cila ėshtė letra qė i ka dėrguar Komandant Teli, fėmijėve tė vet vetėm pak ditė para se tė binte dėshmor i Atdheut? I shkruante: Ta doni nėnėn, ta doni njėri-tjetrin, por mbi tė gjitha ta doni Atdheun. Edhe sikur tė mos kthehem njė ditė, Atdheun do ta keni si prind! Po tani qė na nxorrėn nė rrugė, ēfarė do t`i thonė fėmijėt e mi babait tė tyre tek varri.
Fjala ime e fundit plot dhimbje ėshtė kjo:
Na ndihmoni! As familjet e dėshmorėve, as fėmijėt e tyre dhe as dėshmorėt, ata qė pushojnė nė panteonin e atdheut, nuk e meritojnė kėtė barbarizėm!
Bashkėshortja e Komandant Telit me dy fėmijėt.
Krijoni Kontakt