Tronditet Italia, 19 tė arrestuar pėr trukime
Futbolli italian ėshtė zgjuar me lajme shokuese ditėn e djeshme. Futbollistė, ish-futbollistė, personazhe tė njohura tė sportit, janė arrestuar qė nė orėt e para tė mėngjesit, ndėrkohė qė shumė tė tjerė janė zyrtarisht nė hetim, duke iu bėrė edhe kontrolle nė shtėpi. Prokuroria e Kremonės ka firmosur urdhėr-arrestet pėr plot 19 persona, mes tė cilėve kapitenin e skuadrės sė Lacios, Stefano Maurin. Nė pranga pėrfundoi edhe ish-futbollisti i Xhenoas, Omar Milaneto, tė gjithė me akuzėn pėr pėrfshirjen nė organizata kriminale dhe paracaktimin e rezultatit tė ndeshjeve. Operacioni u krye nė Kremona, Breshia, Bolonja dhe Alesandria, ku dhjetė prej personave tė arrestuar ishin lojtarė apo ish-lojtarė qė janė aktivizuar nė Serinė A dhe B.
Arrestimet – Ora 05:30, kur policia ka shkuar nė shtėpinė e Stefan Maurit dhe i ka komunikuar atij urdhrin e prokurorisė pėr ta arrestuar. Deri diku shokuese pėr vetė operacionin, por edhe e pritshme, duke qenė se emri i mesfushorit ishte pėrmendur shumė kohėt e fundit. Njė zgjim aspak i kėndshėm edhe pėr Milaneton, i cili u desh t’u drejtojė duart forcave tė rendit, pėr t’i vėnė prangat dhe pėr ta shoqėruar nė polici. Tė dy futbollistėt dyshohen se kanė bashkėpunuar me njeri-tjetrin, sidomos nė sfidėn Lacio-Xhenoa. Ndėrkohė, Alesandro Pelikori, Paolo Aēerbi, Franēesko Rupolo, Ivan Tishi, Kristian Bertani dhe Mateo Griti janė tė tjerė lojtarė qė kanė dalė nga shtėpia e tyre me pranga gjatė paradites sė djeshme. Ndėrkohė, ėshtė pėrmendur edhe emri i Kristian Vierit nė hetime. Ai pėrfshihet nė njė telefonatė tė Belavistės, i cili thotė se nė njė tentativė pėr tė trukuar ndeshjen Inter-Leēe, ka dhėnė nga 5 mijė euro futbollistėve qė do ishin pjesė e manipulimit dhe mes tyre ishte edhe Vieri.
Kontrollet – Antonio Konte ėshtė detyruar t’i lejojė forcat e rendit qė t’i kontrollojnė shtėpinė, ende pa dalė dielli i ditės sė djeshme. Trajneri aktual i Juventusit ėshtė nė hetim zyrtar pėr pjesėmarrje nė paracaktimin e rezultatit tė ndeshjeve gjatė kohės qė ishte nė krye tė skuadrės sė Sienės. Por, kontroll i kanė bėrė edhe mbrojtėsit Dominiko Krishito, i cili nė fakt ėshtė larguar edhe nga grumbullimi ku ishte me ekipin kombėtar. Shtėpia e kapitenit tė Kievos, Serxho Pelisier, gjithashtu ėshtė kontrolluar qė nė orėt e para tė mėngjesit. Njė aksion i furishėm, i urdhėruar nga prokuroria, si vazhdim i operacionit tė nisur nė dhjetor tė vitit tė kaluar. Hetimi sa vjen dhe nxjerr fakte tė reja, ku nė listėn e dyshuarve nuk mungojnė as personazhe shumė tė njohura tė futbollit italian. Italia ėshtė nė ankth, pasi hija e njė “Calciopoli 2” sa vjen e bėhet mė e fortė…
Skandali, “bastiset” shtėpia e Kontes
Ashtu siē ishte parashikuar, Antonio Konte ka pėrfunduar nėn shėnjestrėn e prokurorisė pėr skandalin e basteve. Nė mėngjesin e ditės sė djeshme policia ka kontrolluar shtėpinė e trajnerit tė Juventusit. Nė lidhje me operacionin “Last Bet”, numri njė i pankinės sė bardhezinjve rezulton nėn hetim pėr krimin e mashtrimit sportiv. Janė sekuestruar kompjuteri i tij dhe telefonat celularė. Pėrfshirja e Kontes nė skandalin e basteve ka ndodhur nė periudhėn nė tė cilėn ai drejtonte pankinėn e Sienės. Ai nuk ndodhej nė shtėpi kur hetuesit mbėrritėn atje dhe ka qenė vėllai i tij Daniele qė i ka pritur. Nga kompjuteri autoritetet kanė rikthyer dhe kopjuar informacionet e fshira dhe mė pas e kanė lėnė sėrish nė shtėpinė e tij. Ka qenė Filipo Karobio, ai qė e ka pėrfshirė ishtrajnerin e Sienės nė trukimin e ndeshjes Novara-Siena tė datės 30 prill 2011, duke theksuar se Konte ishte nė dijeni.
Avokati dhe krerėt e Juves - “Reagimi i Kontes ėshtė ai i njė njeriu totalisht jashtė kėsaj situate. Ai ėshtė shumė i vendosur pėr tė treguar mosimplikimin e tij nė situatėn e pėrmendur”. Ky ėshtė komenti i Antonio De Rendis, avokati i trajnerit tė Juventusit. Ndėrkohė presidenti i “Exor”-it, Lapo Elkan, ka preferuar tė mos bėjė asnjė koment nė lidhje me kėtė ēėshtje. Tė njėjtėn linjė ka zgjedhur tė ndjekė edhe drejtori i pėrgjithshėm i Juventusit, Xhuzepe Marota, i cili ka theksuar vetėm faktin qė klubi ėshtė shumė i qetė.
Nėn hetim edhe Bonuēi - Edhe mbrojtėsi i Juventusit dhe Italisė, Leonardo Bonuēi, ėshtė nėn hetim pėr skandalin e basteve. Futbollisti ėshtė shpallur nėn hetim formalisht nga Prokuroria e Kremonės por, nė fakt, veprimet do tė ndėrmerren nga Prokuroria e Barit, sepse ajo ėshtė marrė drejtpėrdrejt me hetimin qė lidhet me skuadrėn puljeze, nė tė cilėn militonte futbollisti nė kohėn kur kanė ndodhur ngjarjet. Ka qenė Andrea Masielo, ish-shoku i skuadrės sė juventinit te Bari, i cili e ka pėrfshirė nė skandal. Masielo ka rrėfyer se para ndeshjes Udineze-Bari nė sezonin 2009-2010, i ka propozuar Bonuēit dhe dy shokėve tė tjerė tė skuadrės qė tė trukonin takimin.
Konferenca e Kontes - “Historia ime futbollistike si lojtar dhe si trajner flet qartė. Tė kujtojmė ndershmėrinė dhe integritetin tim. Me Sienėn kemi siguruar ngjitjen nė A me sakrifica tė mėdha. Unė dhe ish-lojtarėt e mi nuk kemi lidhje me trukimet. Ajo qė s’kuptoj ėshtė se pėrse nuk ėshtė dėgjuar versioni im nga prokurori i Kremonės pėrpara se tė pėrfundoja nėn hetim?!”
Krishito dhe Skuli nėn hetim, mbrojtėsi jashtė “Euro 2012″
Krishito dhe Skuli nėn hetim, mbrojtėsi jashtė “Euro 2012″ Domeniko Krishito nuk do tė jetė pjesė e kampionatit evropian. Ky vendim ėshtė zyrtarizuar nga zėvendėspresidenti i Federatės Italiane tė Futbollit, Demetrio Albertini, nė konferencėn pėr shtyp. Kjo gjė ka ndodhur pas pėrfshirjes sė tij nė skandalin e basteve qė kanė tronditur themelet e futbollit italian. Nė fakt, gjatė mėngjesit tė djeshėm autoritetet policore kanė shkuar nė dhomėn e futbollistit, duke u pėrpjekur qė tė mos shqetėsonin shokėt e kombėtares qė ishin ende nė gjumė. Mė pas ėshtė kontrolluar dhoma e tij nė Koverēano teksa tė tjerėt hanin mėngjes. Mbrojtėsi i Zenitit nuk ka marrė pjesė as nė stėrvitjen e mėngjesit. Ai ėshtė nėn hetim, por ende nuk ka marrė njė ndėshkim nga drejtėsia sportive. Nė dosjet e hetuesve janė bėrė pjesė edhe fotografi tė shkrepura nga agjentėt e policisė, tė cilėt kanė qenė nė ndjekje tė boshnjakut Safet Altiē, i cili tashmė ėshtė arrestuar. Nė foto shfaqet takimi i bėrė tė martėn, mė datė 10 maj 2011, nė njė restorant tė Xhenovės, “Osteria del Coēio”, nė njė orė kur lokali ishte i mbyllur pėr njerėzit. Nė takim merrnin pjesė dhe sulmuesi Xhuzepe Skuli dhe mbrojtėsi i kombėtares Domeniko Krishito. Tė dy futbollistėt tani janė nėn hetim me akuzėn e krimit pėr mashtrim sportiv. Sipas imazheve, me ta janė takuar Safet Altiē, vėllezėrit Luka e Stefano Poliēino (titullarė tė restorantit), Masimo Leopixi (eksponent i ultrasve tė Xhenoas), Fabricio Fileni (njė tjetėr ultras i kuqebluve) dhe Kujtim Qoshi, shqiptari qė mendohet tė jetė nė grupin e Altiē. Takimi paraprinte ndeshjen Lacio-Xhenoa, trukimi i sė cilės theksohet si i sigurt dhe ka shėrbyer pikėrisht pėr tė rėnė dakord pėr rezultatin dhe pėr tė planifikuar bastet. Takimi pėrfundoi 4-2, ndėrsa pjesa e parė u mbyll 1-1. Pėr pasojė, Prokuroria ka konfirmuar se edhe Skuli ėshtė nėn hetim.
Deklarata e Krishitos - “Janė gjėra qė tė vrasin, por unė do dal nga kjo situatė. Gjėja qė mė mėrzit mė tepėr ėshtė se kjo gjė erdhi para se tė dilte lista e tė grumbulluarve pėr ‘Euro 2012′, por gjithsesi nuk besoj se ėshtė bėrė me qėllim. Takimi me ultrasit e Xhenoas? Po bisedonim nė lidhje me atė qė ndodhi nė derbin e sė dielės. Skuli? Ėshtė miku im, por nuk kemi biseduar kurrė pėr Lacio-Xhenoa”.
Lista e tė arrestuarave
Stefano Mauri – futbollist i Lacios (arrest me burg)
Omar Milaneto – futbollist i Padovas (arrest me burg)
Kevulah Konteh – ish-lojtar i Piaēencas (detyrim paraqitje)
Injacio Zhoelson – lojtar i Pergokrema (arrest shtėpie)
Alesandro Pelikori – ish-lojtar i QPR-sė (arrest me burg)
Paolo Aēerbi – futbollist i Viēencės (arrest me burg)
Mateo Griti – futbollist i Albinolefes (arrest me burg)
Ivan Tishi – ish-futbollist i Avelinos (arrest me burg)
Franēesko Rupolo – futbollist i Padovas (detyrim paraqitje)
Marko Turati – futbollist i Modenas (arrest me burg)
Kristian Bertani – futbollist i Sampdorias (arrest me burg)
Zoltan Kenesei – ish-futbollist i Tiranės (arrest me burg)
Matias Lazar – ish-futbollist i Tiranės (arrest me burg)
Lazlo Shultc – nėnshtetas hungarez (arrest me burg)
Lazlo Straser – nėnshtetas hungarez (arrest me burg)
Istvan Borgulja – nėnshtetas hungarez (arrest me burg)
Vitorio Gati – nėnshtetas italian (arrest me burg)
Luka Burini – nėnshtetas italian (arrest shtėpie)
Daniele Ragone – nėnshtetas italian (arrest shtėpie)
NDESHJET E HETUARA
31 JANAR 2011
BRESHIA – KIEVO 0-3
Njė ndeshje e paracaktuar nga Den, bastvėnėsi nga Singapori. Ai kishte garantuar fitore tė pastėr tė Kievos dhe se do tė shėnoheshin tė paktėn tre gola.
23 PRILL 2011
BARI – SAMPDORIA 0-1
Andrea Masielo i ka rrėfyer policisė se ai iu afrua grupit tė “ciganėve” pėr tė trukuar ndeshjen dhe pėr kėtė ka edhe prova. Mė 21 prill, sipas njė informate tė policisė hungareze, Matias Lazar, eksponent i grupit tė ciganėve, ka qenė pikėrisht nė Bari.
12 PRILL 2011
INTER – LEĒE 1-0
Ėshtė ndeshja ku Paoloni rrezikoi jetėn. Ai u garantoi “ciganėve” se do tė kishte mė shumė se 3 gola, por Leēe u mund vetėm 1-0. Sipas Erodanit, futbollistėt e pėrfshirė ishin Rosati, Ferrario dhe Vives.
7 MAJ 2011
PALERMO – BARI 2-1
Njė nga rastet kur trukimi nuk u realizua. U ra dakord pėr njė fitore tė Palermos me dy gola diferencė, ku tė pėrfshirė ishin futbollistė tė Barit. Mirėpo Mikoli humbi penallti nė minutat e fundit, ēka bėri qė lojtarėt tė kthejnė paratė qė kishin marrė pėr trukimin e takimit.
30 JANAR 2011
NAPOLI – SAMPDORIA 4-0
Sipas tė penduarit Perumal, i arrestuar nė Finlandė, kjo ndeshje ka qenė e trukuar nga mafia e Singaporit. “Mė kujtohet qė Eng fliste pėr njė fitore tė pastėr 4-0. Ai vuri bast pėr fitore me tre gola diferencė tė napolitanėve”.
6 SHKURT 2011
BRESHIA – BARI 2-0
Perumal, i cili ka rrėfyer gjithēka nė polici, tregon se kjo ka qenė njė ndeshje e paracaktuar prej Den. Nė fakt, ai ishte mėrzitur pas sfidės, pasi priste qė Bari tė humbiste 3-0 dhe jo 2-0, sepse do kishte fituar mė shumė para.
26 SHKURT 2011
XHENOA – ROMA 4-3
Njė nga ndeshjet mė tė ēuditshme, pėr trukimin e sė cilės Marko Paoloni thotė se nė dijeni ka qenė edhe De Rosi. Pėr kėtė sfidė u vunė plot 2.9 milionė euro baste. Deri nė minutėn e 50-tė, Roma kryesonte 3-0, por mė pas mbrojtja pėsoi njė shthurje tė frikshme dhe Xhenoa e pėrmbysi 4-3.
20 MARS 2011
BARI – KIEVO 1-2
Ėshtė ndeshja qė i shkaktoi rėnien nga kategoria Barit. Andrea Masielo pranon se mori para nga grupi i “ciganėve” qė tė humbiste sfidėn. Bari pėsoi dy gola me gabime “trashanike” tė mbrojtjes.
3 PRILL 2011
PARMA – BARI 1-2
Bari fiton nė mėnyrė surprizė, edhe pse kishte rėnė ndėrkohė nga kategoria. Nė dhomat e zhveshjes pati sherr mes lojtarėve. Shumė futbollistė puljezė ishin kontaktuar nga grupi i “ciganėve”. Marko Rosi tregon se Morrone bėrtiste, duke thėnė: “Nuk e lamė kėshtu!”.
3 PRILL 2011
KIEVO – SAMPDORIA 0-0
Kjo ndeshje nuk pėrfshihet nė hetimin e Prokurorisė, por ka pasur sinjale tė forta nga kompanitė e basteve. U vunė shifra shumė tė larta parash qė ajo pėrfundonte barazim.
1 MAJ 2011
BARI – ROMA 2-3
Nė kėtė ndeshje ndėrhyn grupi i sllavėve. Nė fakt, pėrflitet se pėrveē futbollistėve tė Barit, u ofruan para edhe atyre tė Romės. Ndeshja u mbyll me sukses, pasi u shėnuan pesė gola.
14 MAJ 2011
LACIO – XHENOA 4-2
Sipas Gervasonit, sllavėt takuan Maurin nga Lacio dhe mė pas Milaneton nga Xhenoa pėr tė vendosur rezultatin. Duhej qė tė shėnoheshin dy gola nė pjesėn e parė dhe tė paktėn tre tė tjerė nė pjesėn e dytė. Ilievski mė 14 maj ka qenė nė fushėn stėrvitore tė Lacios dhe mė pas ka shkuar nė hotelin e Xhenoas.
22 MAJ 2011
LEĒE – LACIO 2-4
Ilievski ka qenė nė hotel “Hilton” tė Leēes ditėn e ndeshjes. Pėr kėtė sfidė, njė nga tė arrestuarit e grupit hungarez, Gabor Horvat tha: “Ndeshja e rregulluar nga Ilievski”. Ky i fundit kishte mė shumė qejf t’i trukonte takimet qė tė shėnoheshin mė shumė se 3.5 gola.
2 PRILL 2011
BRESHIA – BOLONJA 3-1
Njė nga ndeshjet ku janė vėnė mė tepėr baste, aq sa kompanitė u detyruan ta pezullojnė mė pas. U vunė shifra shumė tė larta pėr fitoren e Breshias dhe qė shėnoheshin mė shumė se 3 gola.
30 PRILL 2011
NOVARA – SIENA 2-2
Kėtu flitet pėrfshirja e Antonio Kontes, i cili ishte trajneri i Sienės nė kėtė periudhė. Ka qenė vetė Filipo Karobio ai qė ka deklaruar se trajneri ishte nė dijeni dhe se ishte vendosur qė do kishte mbi tre gola.
27 SHKURT 2011
BRESHIA – LEĒE 2-2
Breshia kaloi nė avantazh 2-0, por pati “probleme” nė mbrojtje, ndaj dhe pėsoi dy gola. Njė tjetėr sfidė ku u shėnuan mė shumė se 3 gola.
Tare: Kemi besim, gjithēka do qartėsohet
Drejtori sportiv i Lacios kja treguar besim se gjithēka do qartėsohet dhe i shpreh mbėshtetje Stefano Maurit. “E kuptoj qė tifozėt janė tė zhgėnjyer pėr atė qė po ndodh, por ne kemi besim te puna qė po bėhet dhe jemi tė bindur qė gjithēka do qartėsohet. Do mbajmė gjithashtu edhe pozicion tonė”, deklaroi Tare, duke ndjekur linjėn e klubit, tė cilėt bėnė tė ditur se kanė besim tė pastėrtia e emrit tė Lacios.
Trapatoni: E turpshme! Na njohin si mafiozė
Trajneri italian, Xhovani Trapatoni, tashmė nė krye tė Kombėtares sė Irlandės, ka reaguar ndėr tė parėt pėr lajmin e serisė sė arrestimeve dhe personave nėn hetim pėr trukim rezultatesh. “Kėto janė lajme shkatėrruese. Nuk ndihmojnė asnjė italian, madje po na e dėmtojnė rėndė imazhin. Nuk dua tė dal nė konkluzione nėse janė fajtorė apo jo, por tashmė na shohin si mafiozė. Nuk duhet tė pėrgjithėsohemi nga individė tė caktuar, tė cilėt, nėse kanė trukuar ndeshje, janė turpi i vendit”, – deklaroi Trapatoni.
Anjeli i del nė mbrojtje trajnerit dhe Bonuēit
Andrea Anjeli i ka dalė nė mbrojtje trajnerit tė tij gjatė konferencės pėr shtyp tė organizuar mbasditen e djeshme. “Ėshtė njė panoramė shqetėsuese pėr botėn e futbollit, tė cilėn e ndjekim me hidhėrim. Por nuk rezulton se Antonio Konte ėshtė pjesė e saj. Roli i tij nga sa kemi lexuar ėshtė i pakuptimtė, pastaj tė gjithė e njohim atė si njeri dhe ndershmėrinė dhe integritetin qė shfaq pėrherė. Juventusi si shoqėri dhe unė personalisht jemi nė krah tė Kontes dhe Bonuēit, tė cilėt kanė pėrfunduar nėn hetim. Leonardos i uroj qė tė zhvillojė njė Evropian tė shkėlqyer. Antonio ėshtė dhe do tė jetė trajneri ynė”.
ADRIANO GALIANI
“Milani ėshtė shumė i qetė” “Ngjarje tė tilla na bėjnė tė ndihemi keq”. Kėshtu ėshtė shprehur administratori i Milanit, Adriano Galiani, mbi ngjarjet e fundit tė skandalit tė basteve. “Kemi folur pėr kėtė gjė nė asamble, – ka vazhduar mė tej Galiani. – Tė gjithėve na vjen keq qė futbolli ėshtė kapur pėr fyti nga kėta njerėz. Duhet tė bėhen spastrime njėherė e mirė. Kėshtu nuk vazhdohet mė. Gjithsesi, pėrfitoj nga rasti tė qetėsoj tifozėt e Milanit, se emri i klubit kuqezi ėshtė i pastėr”.
LUĒIANO SPALETI
“Ėshtė e drejtė qė Prokuroria tė bėjė detyrėn e saj, por Krishiton e njoh mirė dhe pėrveēse ėshtė njė lojtar i madh, ėshtė edhe njė njeri i shkėlqyer. Pėr kėtė nuk kam asnjė dyshim, madje do ta vija dorėn nė zjarr”. Luēiano Spaleti, trajneri i Zenitit, i ka dalė nė mbrojtje Domeniko Krishitos, i pėrfshirė nė skandalin e basteve. “Kam shumė pak dyshime, sepse e njoh se ēfarė njeriu ėshtė. Gjithsesi, pėrderisa magjistratura e ka bėrė diēka tė tillė, duhet parė si do shkojė”.
LUĒIANO MOXHI
“E njoh Antonio Konten, ėshtė njė njeri qė punon dhe pėrpiqet shumė. Duhet tė tregohemi tė kujdesshėm pėrpara se tė gjykojmė njė njeri qė ndoshta mė vonė do tė deklarohet i pafajshėm. Duhet tė mbajmė parasysh se pas tyre qėndrojnė edhe familjet”. Luēiano Moxhi, ish-drejtori i pėrgjithshėm i Juventusit, ka bėrė njė koment nė lidhje me arrestimet e bėra ditėn e djeshme pėr skandalin e basteve. “Nėse akuzat do tė rezultojnė tė vėrteta, atėherė ka tė drejtė Platini kur thotė se kėta njerėz nuk duhet tė luajnė mė”.
KREU I ULTRASVE
Fabricio Fileni, njėri nga krerėt e ultrasve tė Xhenoas, i cili ka qenė nė takimin nė restorant me Krishiton dhe Skulin, ka hedhur poshtė akuzat pėr trukim: “Atė mbrėmje u takuam me Krishiton dhe Skulin. Donim shpjegime pėr sjelljen e skuadrės gjatė derbit tė sė dielės sė kaluar. Ishim shumė tė nxehur. Kurrė nuk kemi folur pėr para ose pėr baste. Kjo histori ėshtė delirim. Nuk ka asnjė lidhje me bastet. E dija qė Krishito ishte pėr darkė nė njė restorant dhe shkova tė bisedoja pėr ndeshjen me Sampin”.
Prandeli ankohet: Po mė shkatėrrojnė skuadrėn
Trajneri i Kombėtares sė Italisė, Ēezare Prandeli deklaron sesituata e krijuar po dėmton rėndė ekipin. “Krishito ėshtė nė gjėndje tė rėndė psikologjike dhe nėn presion. Ai preferoi tė largohet nga Kombėtarja, pėr tė mos ndikuar te shokėt e skuadrės. Bonuēi ėshtė mė i qetė, por nė pėrgjithėsi tė gjithė janė tė shpėrqendruar. Po mė shkatėrrojnė tė gjithė punėn e bėrė me kėto qė po bėn prokuroria, – u shpreh Prandeli. – Nuk dija asgjė pėr blicin, gjithsesi nuk arrij tė mendoj negativisht pėr autoritetet dhe tempizmin e tyre. Nuk do guxoja. Gjėrat qė kanė ndodhur janė njė dėm i pabesueshėm, sidomos pėr ata qė bėjnė tifo pėr ne. Krishito? Nėse do jetė mirė tė martėn, ndaj Luksemburgut do ta grumbulloj. Ai ėshtė shumė i rėnduar nga pikėpamja psikologjike. Nuk di mė ēfarė tė them”, – ka pėrfunduar Prandeli.
Prokurori Martino: Sezoni i kaluar, i manipuluar
“Kemi arrestuar 19 presona por, ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, ėshtė prezenca e grupit kriminal tė hungarezėve nė kėtė ēėshtje”. Kėshtu ėshtė shprehur kryeprokurori i Kremonės, Roberto Di Martino, pas arrestimeve mbi skandalin e basteve i cili ka kapur pėr fyti futbollin italian: “Ne disponojmė prova qė ndeshja Leēe-Lacio ėshtė trukuar. Nga ana tjetėr, dyshojmė se gjatė vitit 2011, 7-8 ndeshjeve tė skuadrės sė Sienės u ėshtė manipuluar rezultati. Si rrjedhojė, nėn hetim kemi marrė edhe presidentin e Sienės, Mezaroma, dhe trajnerin Antonio Konte. Ne kemi disa dėshmi tė tė penduarve, tė cilat na bėjnė tė besojmė manipulimin e disa sfidave. Besojmė se gjatė kontrolleve qė kemi bėrė, kemi siguruar prova tė mjaftueshme, tė cilat vėrtetojnė implikimin e tyre nė kėtė ēėshtje”. Sezoni i kaluar – Prokurori i ēėshtjes, Di Martino, ka dyshimet e tij pėr sezonin 2010- 2011. Pėr tė cilėt konfirmon se prokuroria do tė pėrdorė dorėn e hekurt: “Janė tė shumta ndeshjet qė janė trukuar gjatė atij sezonit. Kemi prova qė shumė drejtues klubesh kanė qenė nė dijeni tė kėtyre manipulimeve. Ne dyshojmė qė vetėm Sinea mund tė ketė manipuluar rezultatin e 7-8 ndeshjeve. Shumė tė tjera janė trukuar pėr sasinė e golave tė shėnuar. Duke parė sesa shumė takime kanė pasur rezultate tė paracaktuara, them me bindje se sezoni 2010-11 kanė qenė i manipuluar”.
Banda e hungarezėve - Di Martino ka shpjeguar edhe rolin qė kishte grupi i hungarezėve nė kėtė ēėshtje: “Ky grup ka zėvendėsuar menjėherė bandėn e ciganėve. Njė pjesė e mirė e grupit tė ciganėve kanė pėrfunduar nėpėr burgjet kroate. Megjithatė, si hungarezėt edhe sllavėt kanė bashkėpunuar me njėri-tjetrin. Sipas pėrgjimeve telefonike, ata nė bisedat e tyre flasin pėr kombinimin e rezultatit tė ndeshjes Leēe-Lacio, por edhe tė sfidės Xhenoa-Lacio. Por grupi i hungarezėve ka arritur tė manipulojė edhe rezultatin e disa ndeshjeve tė tjera tė Serisė A, si Bari-Sampdoria”.
Krishito - Kryeprokurorit tė Kremonės i vjen keq qė kontrolli dhe marrja nė pyetje e Krishitos nė Koverēiano shokoi futbollistėt e tjerė tė kombėtares italiane: “Ajo ndėrhyrje qė bėri policia nė Koverēiano nuk duhet tė keqinterpretohet. Nė shkuam atje vetėm pėr Krishiton, tė cilin duhej ta merrnim nė pyetje. Ky problem i pėrket vetėm Krishitos dhe jo futbollistėve tė tjerė tė kombėtares. Por, ne nuk mund tė lejojmė qė futbollistėt qė janė nėn hetim tė marrin pjesė nė Evropian”.
Alarmi - Di Martino mė pas lėshon alarmin duke lėnė qė tė kuptohet se gjatė ditėve nė vazhdim mund tė ketė arrestime tė tjera dhe se listės sė futbollistėve nėn hetim mund t’i shtohen edhe futbollistė me peshė: “Nuk e di nėse jemi nė fillim apo nė pėrfundim tė hetimit, por di tė them se ky hetim nuk mund tė vazhdojė shumė gjatė, pasi zyra ime nuk ėshtė nė gjendje tė mbajė njė ngarkesė tė tillė. Unė po bashkėpunoj me prokurorėt e Romės dhe shpresojmė qė tė gjithė sė bashku tė bėjmė njė punė tė mirė”.
Dy milionė euro pėr ndeshjen Leēe-Lacio
Burime pranė Prokurorisė sė Kremonės kanė konfirmuar se ndeshjet e trukuara u kanė kushtuar shtrenjtė kompanive tė basteve italiane. Kompania e basteve “Snai” i ka bėrė tė ditur Prokurorisė sė Kremonės se vetėm nė atė kompani pėrpara ndeshjes Leēe-Lacio, janė luajtur minimalisht 2 milionė euro. Mėsohet se banda e hungarezėve tė ketė luajtur edhe nė kompani tė tjera shuma marramendėse. Ndėrkohė, prokuroria ka vėrtetuar se me anė tė pėrgjimeve telefonike futbollistėt e implikuar nė manipulimin e kėtyre ndeshjeve kanė pėrfituar nga banda e hungarezėve shumėn e 600 mijė eurove. Kjo ishte shuma standarde qė kjo bandė paguante pėr ēdo futbollist qė pranonte tė manipulonte rezultatin e ndeshjes.
Ja ēfarė rrezikojnė klubet e shqiptarėve
Nė skandalin e basteve nė Itali ėshtė pėrfshirė klubi i Sienės sė Erjon Bogdanit dhe ai i Lacios sė Igli Tares. Por le tė shohim mė poshtė se ēfarė rrezikojnė klubet ku marrin pjesė shqiptarėt. Siena arriti t’i shpėtonte rėnies nga Seria A, por nėse Prokuroria e Kremonės vėrteton fajėsinė e klubit bardhezi, atėherė pėrveē skualifikimit tė presidentit Mezaroma, dėnimi mund tė bjerė edhe mbi skuadrėn, duke e zbritur atė nė Serinė B. Disi mė i rėndė mund tė jetė dėnimi pėr Lacion. Nėse klubi bardhekaltėr rezulton fajtor, rrezikon tė mos marrė pjesė nė Ligėn e Evropės. Gjykata Sportive italiane, falė ligjeve tė saj tė rrepta, i ka vėnė pėrpara pėrgjegjėsisė klubet pavarėsisht se mund tė kenė qenė lojtarėt ata qė e kanė manipuluar rezultatin e njė takimi. Nė nenin 4 tė kodit tė Gjykatės Sportive shkruhet qartė: “Klubet pėrgjigjen objektivisht pėr gabimet e drejtuesve dhe futbollistėve tė federuar”. Pra, Siena e Bogdanit dhe Lacio e Tares mund tė ndėshkohen pėr faj tė disa lojtarėve apo personave tė caktuar, duke bėrė qė sezonin e ardhshėm tė vuajnė penalitete.
Nga blici i 1980-tės deri te “pushtimi” nė Koverēiano
Policia italiane ėshtė paraqitur dje nė agim nė dyert e “Koverēianos” ku po stėrvitet aktualisht pėrfaqėsuesja e Italisė nė prag tė “Euro 2012″. Motivi i kėtij operacioni ka qenė mbrojtėsi i kombėtares, Mimo Krishito, i cili rezulton i implikuar nė hetimin qė ka nisur Prokuroria e Kremonės pėr skandalin e basteve. Ky blic ka bėrė qė njerėzit tė kujtojnė momentet e 32 viteve mė parė, ose mė saktė tė 23 marsit 1980, kur nė Itali plasi skandali i parė i basteve. Asokohe makinat e policisė qarkullonin nėpėr stadiumet italiane me gazin nė maksimum pėr tė arrestuar tė dyshuarit. Ndėrkohė agjentėt e policisė ishin tė zėnė me arrestimet e futbollistėve tė ndryshėm, si Xhordano, Manfredonia, Uilson, Albertosi dhe Morini. Nė pėrfundim tė kėtij operacioni u prangosėn 10 lojtarė, si dhe presidenti i Milanit, Felice Kolombo. Pas kėtij operacioni u arrestua edhe futbollisti i Avelinos, Stendano Pelegrini, tė cilit iu vunė prangat 8 minuta pėrpara pėrfundimit tė ndeshjes. Agjentėt e policisė e ndoqėn Pelegrinin deri nė dhomat e zhveshjes, sepse kishin frikė mos arratisej. Gjashtė vjet mė pas arrestohet autori kryesor i atij skandali, napolitani Armando Karbone. Fotot e tij me pranga bėnė xhiro nė tė gjitha gazetat italiane. Mė vonė vetė Karbone pohoi fajėsinė e tij, duke pranuar faktin se qė prej vitit 1984 deri mė 1986 ka trukuar rezultatin e disa ndeshjeve tė Serisė A dhe tė Serisė C2. Pas pohimit tė Karbones, gjykata nisi dėnimet, ndėr tė cilėt spikati skualifikimi i futbollistit tė Lacios, Klaudio Vinaconi, pėr 5 vjet (ky i fundit atėherė mbulonte postin e koordinatorit nė partinė PDL) dhe ai i drejtorit sportiv tė Foxhias, Ernesto Bronzeti. Ky i fundit u skualifikua pėr tre vjet. Por vesi i trukimit tė ndeshjeve nga ana e futbollistėve vazhdoi edhe pas kėtyre dėnimeve. Dhe ne e kemi akoma tė freskėt kujtimin e arrestimit tė kapitenit tė Atalantės, Kristiano Doni, dhe lotėt e ish-bomberit tė Lacios e Bolonjės, Xhuzepe Sinjori. Dhe tani jemi sėrish dėshmitarė se si saga e vesit tė trukimit tė ndeshjeve, pėr fat tė keq, qenka shumė antike.
Ja grupet qė trukonin, nuk mungojnė shqiptarėt
Pėr trukimin e ndeshjeve nė Itali, kanė qenė grupe tė ndryshme qė “punonin” dhe shfrytėzonin lidhjet e tyre me futbollistėt. Nė fakt, ishte i krijuar njė zinxhir shumė i fortė, ku nuk mungonte as bashkėpunimi mes grupeve tė caktuara, si pėr shkėmbim tė informacioneve, ashtu edhe pėr vėnien e basteve. Nė fakt, pėr tė vėnė bastet, tė gjitha hetimet tė ēojnė te njė emėr i vetėm, i quajtur “bosi” nga Singapori, Tang Se, ose siē e thėrrasin tė gjithė “Dan”.
“Dan” - Kreu i njė organizate nė Singapor ėshtė njė nga mė tė fuqishmit pėr lidhjet qė ka nė kampionate tė ndryshme. Pas arrestimit tė njė bashkėpunėtori tė tij nė Finlandė, u zbulua se ai kishte thuajse nė pronėsinė e tij dy klube. Gjithsesi “Dan”, ose Tang Se, siē ka emrin e vėrtetė, kishte lidhje tė forta me futbollistė edhe nė Itali, duke paracaktuar jo pak rezultate. Ai, njėkohėsisht ishte i lidhur me tė gjitha grupet e tjera, pėr shkak se si ciganėt, ashtu edhe shqiptarėt apo hungarezėt, e telefonin pėr t’i vėnė bastet. Ai cilėsohet si njė “gjeni” i informatikės dhe arrinte qė tė shpėrndante nė pika tė ndryshme, njė bast prej 1 milion eurosh brenda tre minutash.
“Ciganėt” – Si koka e grupit cilėsohet tė jetė Almir Gegiē, njė ish-futbollist, i cili kishte arritur tė kishte lidhje me shumė lojtarė tė Serisė A dhe B. Nėpėrmjet bashkėpunėtorėve, ai bėnte blerjen e ndeshjeve apo edhe blerje tė informacioneve nga grupet rivale.
Sllavėt - Hristijan Ilievski ėshtė kreu i grupit tė sllavėve. Njė ish-pjesėtar i forcave speciale maqedonase ka arritur tė jetė njė nga personazhet me mė shumė influencė. Nė fakt, grupi i sllavėve shihet edhe me frikė nga vetė lojtarėt pasi, nė pėrgjimet e bėra, zbulohet se ata shprehin se “sllavėt” janė tė pamėshirshėm, apo se nuk mund t’u dalėsh nga fjala. Gjithsesi, Ilievski vetė ka pranuar se ka pasur mjaft tentativa pėr “t’u vjedhur” paratė nėpėrmjet informacioneve tė rreme. Edhe pse kėrkohet nė Itali, ai strehohet i qetė nė Maqedoni.
Shqiptarėt - Policia nuk ka arritur ta specifikojė, apo tė zbulojė njė grup pėr shqiptar, por nė hetimin e prokurorisė pėrmendet se ekziston njė i tillė. Lojtarėt deklarojnė shpeshherė nė pėrgjime, termin “shqiptarėt”. Ndėrkohė, nė arrestimet e kaluara, nė hetim kanė qenė disa shtetas shqiptar. Tashmė, nė hetim ėshtė vėnė shtetasi Kujtim Qoshi, i cili shihet si mik i afėr i Safet Altiē. Ky i fundit ėshtė njė tjetėr personazh me potencial nė ndikimin e rezultateve.
Bosi i basteve: Si e trukova Serinė A me 30 lojtarė
Hristijan ėshtė Ilievski i famshėm, i shumėkėrkuari i skandalit tė basteve nė Itali. E kėrkon policia dhe Interpoli. Sipas Prokurorisė sė Kremonės, ai ėshtė ēelėsi i gjithė kėsaj ēėshtjeje, njeriu qė ndikon te futbollistėt e Serisė A pėr tė caktuar rezultatet e ndeshjeve, ai qė i kontaktonte nėpėrmjet mediatorėve tė ndryshėm, ai qė i priste lojtarėt nė hotele ose drejtpėrdrejt nė qendrat e tyre stėrvitore me ēanta tė mbushura me para dhe i bindte, siē thotė vetė ai, me “ofertat klasike tė parefuzueshme”. Mėngjesin e 1 gushtit, teksa Xhuzepe Sinjori pėrfundonte nė pranga sė bashku me bashkėpunėtorėt e tij, ai arratiset nga shtėpia nė Ēernobio dhe strehohet nė Maqedoni, i mbrojtur nga fama e tij dhe nga njė duzinė me truproja tė armatosura qė e thėrrasin “bos”. Sipas Hristijanit, zemra e basteve janė vetė futbollistėt, dhe jo njerėzit si puna e tij. “Nė Angli njė gjė e tillė nuk ndodh, ndėrsa nė Itali po, sepse vetė ata bien dakord me njėri-tjetrin, vėnė baste dhe shesin informacionet. Kur na i shesin ne, ose kur i zbulojmė vetė ato, ne luajmė baste tė rėnda, shumė, miliona euro, ndryshe futbollistėt mund t’ia shesin ndonjė tjetri informacionin dhe ta shtrembėrojnė rezultatin e paracaktuar. Kujt mund t’ia shesin tjetėr? Mafias siciliane ose asaj shqiptare, por edhe hungarezėve ose Xhuzepe Sinjorit, i cili ėshtė njė nga ‘bosėt’ e basteve nė Itali. Por, shpesh janė edhe vetė drejtuesit e klubit qė bien dakot me njėri-tjetrin. Nė sezonin e kaluar tė Serisė A, unė isha personalisht nė Itali dhe kisha kontakte shumė tė forta edhe me klube tė mėdha. Duke qėndruar mes shumė emrave tė famshėm qė drejtojnė ekipet e Serisė A, vetė drejtuesit kishin vendosur pėrpara kohe se cila skuadėr do tė fitonte titullin kampion, kush do tė shkonte nė kupat e Evropės dhe cila skuadėr do tė zbriste nė Serinė B. Me pak fjalė, isha prezent nė njė ‘festival’ dhe mbeta i mahnitur. Po kėta drejtues tė mėdhenj mė bėnė qė tė kuptoja se nė Itali kishte 6 skuadra tė sigurta qė mund t’i plotėsonin kushtet tona, tė shtrembėronin rezultatet e ndeshjeve nė favorin tonė. Ato janė Sampdoria, Kaljari, Bari, Leēe, Siena e Kievo, dhe falė tyre unė dhe bashkėpunėtorėt e mi tė afėrt kemi bėrė njė mal me para, fatmirėsisht shumė para”, – deklaroi ai. “Njė thes me para i kemi bėrė me ndeshjen Lacio-Xhenoa (takim i sezonit tė kaluar, i pėrfunduar nė shifrat 4-2). Gjėrat shkuan kėshtu: Unė po kėrkoja prej disa ditėsh tė flisja me ndonjė tė Lacios, pėr tė pasur informacione tė sigurta pėr takimin, por nuk po ia arrija. Pėr kėtė arsye bėra njė vizitė nė ‘Formelo’ (qendra stėrvitore e Lacios), por as aty nuk munda tė takoj njeri. Mirėpo, si me magji, dikush qė njihja mė tha: ‘Shiko, se ndeshja ėshtė bėrė tashmė. E ka mbyllur Skuli’. Marrėveshja ishte qė ndeshja tė pėrfundonte nė shifrat 1-1 nė pjesėn e parė, ndėrsa nė tė dytėn do tė luhej njė ndeshje e vėrtetė, edhe pse nė fund Xhenoa i dhuroi nga ana e saj tri pikė Lacios, qė i duheshin pėr tė shkuar nė Ligėn e Kampioneve”, – shtoi Ilievski. I pyetur nėse ishte Zamperini ai qė ia dha informacionin, maqedonasi u pėrgjigj: “Nuk jam njė buburrec unė. Emrin e Zamperinit nuk do ta pėrmend kurrė. Ia kam shkatėrruar jetėn duke i kėrkuar tė mė jepte disa informacione tė Serisė A dhe tani e nė vazhdim do ta mbroj deri nė vdekje. Unė nuk jam si Xhervazoni, njė person qė ėshtė mėsuar tė zhvatė tė tjerėt. Pas aksionit tė parė tė policisė mbi kėtė ēėshtje, Karlo Xhervazoni (mbrojtėsi i Piaēencės) donte tė shkonte te Mauri (Stefan Mauri, kapiteni i Lacios) dhe mė tha: ‘Nėse nuk mė jep 1 milion euro do tė shkoj nė Kremona dhe do tė tregoj gjithė tė vėrtetėn’. Por, ajo qė unė di me siguri, ėshtė se sfida Lacio- Xhenoa ėshtė trukuar me ndihmėn, ose mė saktė me urdhėr tė Skulit (Xhuzepe Skuli, ish-sulmuesi i Lacios, aktualisht te Xhenoa), fakt ky qė mė mjaftoi tė bėja njė thes me para. Por, bashkė me mua, mund t’ju them se edhe gjysma e zonės sė Lacios ka bėrė para me kėtė ndeshje, sepse informacioni ishte shpėrndarė nė tė gjithė krahinėn dhe kushdo qė kishte mundėsi tė investonte, ka fituar para tė lehta. Kėtė jo mė kot e konfirmojnė edhe xhirimet e mėdha qė kompanitė e basteve patėn, ndėrkohė qė paguan gjithashtu shumė fitues”. Nė fund, Ilievski, kapoja i grupit tė sllavėve, deklaron se rreth 30 futbollistė janė bashkėpunėtorė tė tij. “Kam 30 njerėz tė besuar nė Itali, futbollistė, me tė cilėt bashkėpunoj sistematikisht. Nuk ėshtė faji ynė qė vėmė baste, por i vetė lojtarėve. Ka raste qė na kėrkojnė vetė”, – pėrfundoi ai.
Dede e Nallbani: Si e njohim ne “bastexhiun” Kenesei
Janė disi tė ēuditur nga lajmi qė kanė lexuar nė gazeta pėr ish-kolegun e tyre nė kohėn kur luanin te Tirana. Kjo, sepse si Blendi Nallbani dhe Nevil Dede e mbajnė mend hungarezin, Zoltan Kenesei, si njė djalė tė shoqėrueshėm, tė sjellshėm dhe pa vese.
Blendi Nallbani - “Pėr mua ka qenė njė nga lojtarėt e huaj mė tė mirė, me tė cilėt kam luajtur. Ishte i talentuar por, mbi tė gjitha, njė djalė fantastik. Nuk e di sesi kanė rrjedhur ngjarjet nė jetėn e tij dhe, pėr mė tepėr, qė nga koha kur ai luante te Tirana kanė kaluar disa vite, por realisht mė vjen keq qė ka pėrfunduar nė kėtė mėnyrė. Mbaj mend se nė atė kohė nė Tiranė erdhi bashkė me gruan e tij dhe pėrgjithėsisht ishte njė tip mjaft i shoqėrueshėm. Njė djalė pa vese. Dilnim shpesh pėr kafe. Nuk di tė ketė luajtur ndonjėherė kėtu baste, ca mė pak qė nė atė periudhė as nė Shqipėri nuk kishte shumė baste”, – u shpreh “Tata”.
Nevil Dede - “E lexova nė gazeta pėr tė dhe realisht u ēudita. Thuhej se ai ishte i implikuar me rrjetin qė po heton sot pėr sot disa ndeshje nė Itali, por edhe nė Gjermani e Hungari, ēka tregon se ka qenė i futur me kokė nė baste. Gjithsesi, unė personalisht e mbaj mend si njė djalė buzagaz dhe simpatik. Ishte i shoqėrueshėm dhe te Tirana. Falė kėtyre vetive, arriti tė ambientohej shumė shpejt. Nuk mund tė them se ka qenė ndonjė superlojtar, por nga tė huaj qė kanė ardhur te Tirana deri nė vitet e fundit, mund tė them se ka qenė pa dyshim ndėr mė tė mirėt”, – deklaroi ish-mbrojtėsi bardheblu.
Krijoni Kontakt