Udhėheqėsi i federatės sė futbollit Italian Abete mohon zėrat pėr njė stopim tė futbollit italian pėr disa vite, pėr mė shumė e keni lajmin e mėposhtėm.
http://www.goal.com/en-us/news/86/it...tion-says-figc
Udhėheqėsi i federatės sė futbollit Italian Abete mohon zėrat pėr njė stopim tė futbollit italian pėr disa vite, pėr mė shumė e keni lajmin e mėposhtėm.
http://www.goal.com/en-us/news/86/it...tion-says-figc
Sui generis
Nuk i thashe asnji anetari te forumit biseksual, mos ban demek se nuk kupton. Nuk fyej askend perveē kur me duhet me u kunderpergjigj.
Lapo Elkann thashe asht biseksual. Kjo dihet nga te gjithe, kerko ne google. Kur ra ne koma per overdoze kokaine ishte me nji travestit.
Kjo vetem si pergjigje e asaj qe shkruve per Berlusconin, me te tregu se nuk duhet me dale jashte futbollit, se nuk me intereson se ē'a ban Lapo. Biles asht i vetmi per te cilin nuk kam antipati ne ate familje
Edhe mos guxo me permend ma edukate familjare se me t'vertete mandej qe kurvat e biseksualet i gjej andej nga e jotja. Se je tuj e egzagjeru shume.
allegri ka dal i pafajshem ne 2001-shin. si gjithmone juventinet tregojne vetem pjesen e historise qe i pelqen.
shif tash kur ta fshijne se nuk lejohet gjuha e huj
http://it.wikipedia.org/wiki/Massimiliano_Allegri
nel maggio del 2001, la Commissione di Appello Federale ha accolto il ricorso dei legali di Atalanta e Pistoiese, prosciogliendo tutti i calciatori coinvolti nel presunto illecito ed annullando quindi anche la squalifica di Allegri.
Hetimet, Interi shpreson pjesėmarrje nė Champions
Askush nuk e thotė se Interi mund tė shkojė nė Champions sė bashku me Juventusin dhe Milanin, por njė gjė e tillė edhe mund tė ndodhė. Edhe pse duket qesharake, fati i Interit ėshtė i lidhur ngushtė me atė tė mbrojtėsit tė Juventusit, Bonuēi, pėr tė cilin Prokuroria e Kremonės po heton pėr trukimin e ndeshjes Udineze-Bari 3-3 (mė 9 maj 2011), kur asaj kohe Bonuēi luante me Barin. Sipas Prokurorisė sė Barit, e cila po bashkėpunon me Prokurorinė e Kremonės, Bonuēi sė bashku me tre futbollistė barezė, si Belmonte, Parisi dhe Masielo, kanė manipuluar sfidėn Udienze- Bari 3-3, pėr tė cilin kishin vėnė bast se do shėnoheshin minimumi tre gola. Ka qenė Salvatore Masielo, i cili ka kontaktuar nė telefon futbollistin e Udinezes, Simone Pepe, duke e pyetur: “nėse donte tė blinte njė Ferrari”. Mė vonė vetė Masielo pohon nė prokurori se rezultati i asaj ndeshjeje ishte i trukuar. Dhe faktikisht, Simone Pepe (aktualisht te Juventusi) shėnoi golin e 2-1 nė minutėn e 26-tė tė ndeshjes.
UEFA - Faktikisht UEFA refuzon tė pranojė nė kompeticionet e saj klube tė pėrfshira nė skandale bastesh dhe Udineze ėshtė njė ndėr kėto. Dhe, nė rast se gjykata do ta shpallė fajtor klubin e Udinezes, UEFA minimumi do tė pėrjashtonte klubin bardhezi nga pjesėmarrja nė Champions. Por, nėse njė gjė e tillė ndodh, atėherė lind pyetja: kush do ta marrė vendin e bardhezinjve? Edhe pse skuadrat pas shpatullave tė Udinezes janė Lacio 62 pikė, Napoli 61, Inter 58, ne themi se Interi do jetė e pėrzgjedhura. Pėr kėtė ju shpjegojmė arsyen. Lacio, qė ėshtė skuadra e katėrt nė klasifikim, vėshtirė se mund tė luajė nė Champions, pėrderisa ka Maurin prapa kangjellave. Pėr mė tepėr, ndeshjet qė klubi Lotitos dyshohet tė ketė trukuar janė minimumi tre. Napoli, i cili pozicionohet i pesti, ka probleme tė ngjashme, pėr tė mos thėnė akoma mė serioze se ato tė Udinezes. Kjo, sepse portieri rezervė i napolitanėve, Xhianelo, ka pranuar se sfida e fundit e sezonit 2009-2010 Sampdoria- Napoli 1-0 ka qenė e manipuluar. Ja pse Interi, nga e gjashta nė tabelėn e klasifikimit mund tė ngjitet direkt nė vend tė tretė, duke parakaluar kėshtu Napolin, Lacion dhe mbi tė gjitha Udinezen, si dhe duke i marrė klubit bardhezi biletėn e vetme pėr nė Champions- in 2012-2013.
“Kristian Vieri, nė dijeni mbi trukimin e Inter-Leēe”
Ish-futbollisti i Interit, Kristian “Bobo” Vieri, dyshohet tė ketė marrė pjesė nė manipulimin e ndeshjeve tė Serisė A. Emrin e ish-sulmuesit zikaltėr e ka pėrmendur nė dėshminė e dhėnė nė prokurori ish-futbollisti i Barit, Antonio Belavista: “Ne donim tė luanim lart me gola ndeshjen Inter- Leēe, por kur u takova me Vierin, ai mė komunikoi se ishte nė dijeni tė trukimit tė kėsaj sfide. Se nga e kishte marrė kėtė informacion nuk e di”. Ndėrkohė, avokati i Kristian Vierit ėshtė shprehur se klienti i tij nuk ka bėrė asnjė krim: “Vieri ėshtė i pafajshėm, pastaj tė luash nėpėr sallone bastesh nuk ėshtė e paligjshme. Ai ėshtė i qetė dhe vazhdon tė shijojė pushimet e tij nė Meksikė”.
Ja si dėshtoi trukimi i sfidės nė tunel
Masimo Erodiani, njė bastexhi qė punonte pėr bandėn e bolonjezėve, e kujton kėshtu takimin Inter-Leēe, qė pėrfundoi me rezultatin 1-0: “Ndeshja ishte pėrgatitur mjaft mirė, – tregon Erodiani, – por kur skuadrat po futeshin nė tunel u prish gjithēka, sepse futbollistėt e Interit nuk pranuan ta manipulonin rezultatin e saj. Synimi ynė ishte qė Leēe tė kalonte e para nė avantazh dhe mė pas zikaltrit ta fitonin takimin, minimalisht nė shifrat 2-1, sepse ne kishim vėnė bast mbi shifrėn 3+”. Kujtojmė se vetėm nė kompaninė e basteve “Bet Fair”, pėr kėtė takim se do shėnoheshin tė paktėn tre gola, ishte luajtur shuma e 700 mijė eurove.
Panorama Sport
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 30-05-2012 mė 07:47
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Filipo Karobio: Presidenti Mexaroma urdhėroi tė humbnim
Nga dita e hėnė, Antonio Konte ėshtė bėrė zyrtarisht pjesė e personave qė do hetohen pėr skandalin e basteve nė Itali. Pasi i janė sekuestruar telefonat dhe kompjuteri i tij, trajneri aktual i Juventusit ėshtė futur nė telashe nga ish-futbollisti i tij, Filipo Karobio, pjesė e Sienės kur Konte ishte nė krye tė klubit toskan. Pėr tė tretėn herė, ishmesfushori qė u arrestua nė dhjetor pas hapjes sė dosjes “Last Bet”, ka konfirmuar tek tė gjithė prokurorėt qė ėshtė marrė nė pyetje se Antonio Konte dinte pėr paracaktimin e rezultatit por, nga ana tjetėr, telashin mė tė madh pritet ta ketė presidenti i klubit, Masimo Mexaroma, i cili ka urdhėruar humbjen e skuadrės sė tij, pasi kishte vendosur tė vinte personalisht bast. “Disa ditė pėrpara ndeshjes Siena- Vareze, Ferdinando Kopola (portieri i skuadrės) hyri nė dhomat tona tė zhveshjes, ndėrsa ne tė gjithė u habitėm, sepse ishte zverdhur i gjithi nė fytyrė. Para se tė vinte te ne, ai ishte ndalur jashtė dhomave tė zhveshjes nga njė prej ndihmėsve tė presidentit Mexaroma, i cili i kishte kėrkuar Kopolas nėse ekzistonte mundėsia qė ne ta humbnim ndeshjen me Varezen. Kėtė gjė Kopola ma tha personalisht, madje mė tha edhe emrin e atij qė transmetoi urdhrin e presidentit, por unė nuk e mbaj mend pėr momentin. Ai mė saktėsoi, – vazhdon Karobio deklaratėn e tij, – se ideja pėr tė humbur sfidėn ishte e presidentit tonė, sepse Mexaroma do tė vinte njė bast pėr disfatėn tonė. Por, pasi lajmi na u transmetua tė gjithėve ne futbollistėve, asnjėri nuk pranoi tė humbnim kundėr Varezes. Pse na u kėrkua ne? Sepse Kopola kėtė gjė ia kishte transmetuar fillimisht stafit drejtues, por Antonio Konte dhe ndihmėsit e tij e kishin refuzuar kategorikisht kėtė gjė, prandaj mė vonė kjo kėrkesė pėr tė humbur na u ofrua neve. Pas disa orėsh, Stelini (ndihmėsi i Kontes te Siena) mė konfirmoi vetė se presidenti Mexaroma kishte kėrkuar tė humbnim, por ata nuk kishin pranuar, ashtu sikurse edhe ne lojtarėt. Konte dinte pėr ndonjė rezultat tjetėr? Unė them qė dinte diēka nė lidhje me ndeshjen Novara- Siena, sepse pėrpara kėsaj sfide ne na nevojitej njė barazim dhe Konte hyri nė dhomat e zhveshjes te ne dhe na tha qė klubet kishin gjetur njė akord mes tyre pėr barazimin e ndeshjes dhe kjo ėshtė ajo qė di unė”, – tha Karobio.
Panorama Sport
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Konte rrezikon njė vit skualifikim, sepse s’ka denoncuar
Situata e Antonio Kontes nuk mund tė duket e rėndė nė krahasim me futbollistė tė implikuar qė tashmė kanė pėrfunduar nė pranga, por gjithsesi, edhe aq e lehtė nuk ėshtė. Prokuroria italiane, lidhur me kėtė ēėshtje, ka saktėsuar pas aksionit nė verėn e kaluar se, thjesht fakti qė njė person ka qenė nė dijeninė e njė paracaktimi rezultati, e njė pakti mes klubesh apo e njė trukimi, nėse ai nuk e ka denoncuar atė, atėherė ėshtė fajtor pėr fshehjen e njė akti kriminal. Vendimi pėr kėtė gjest parashikon skualifikimin e lojtarit, trajnerit apo drejtuesit tė njė klubi me njė vit, ndaj Antonio Konte bėn mirė qė tė ketė thėnė tė gjithė tė vėrtetėn e tij nė deklaratat, pasi ėshtė akuzuar nga ish-lojtari i tij, Filipo Karobio, sepse pėrndryshe, njė vit skualifikim do tė jepet automatikisht pėr tė. E thėnė nė fjalė tė tjera, trajneri i Juventusit nuk duhet tė jetė dhe tė ketė qenė kurrė nė dijeni tė njė pakti mes Sienės dhe ndonjė ekipi tjetėr, ose pėrndryshe pėr 12 muajt e ardhshėm bėn mirė tė prenotojė njė hotel dhe tė nisė pushimet e tejzgjatura, pa marrė parasysh faktin e prishjes sė imazhit tė tij, pas njė suksesi fantastik sivjet. Pasi atij i janė sekuestruar kompjuteri personal dhe celularėt qė do kontrollohen me imtėsi, beteja mė e madhe e Kontes ėshtė qė tė mundė me fakte deklaratat e Karobios, i cili thekson se i gjithė klubi i Sienės ka qenė nė dijeni tė 3 ndeshjeve tė paracaktuara nė sezonin e kaluar, por edhe pse ai nuk ka pranuar tė humbė kundėr Varezes, ndonėse me urdhėr tė presidentit, prokuroria do ta shpallė fajtor atė pėr fshehje informacioni, mungesė denoncimi.
Panorama Sport
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Panorama Sport eshte Made in Tuttosport Madaber ndaj nuk ke pse e hedh kete artikull ketu te nje gazete lokale (sic e quan ti)
Keto qe solle ti tashi i kam lexu qe dje ne Tuttosport![]()
Keto jane edhe artikujt te Corriere Dello Sport dhe La Gazzeta Dello Sport. Edhe Tuttosport u referohet ketyre 2 gazetave kur behet fjale per lajme te verteta.![]()
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Hahaha e mar me mend
Por sa per informacion,une njo nje gazetar te panorama sport dhe me ka treguar vete qe shumicen e lajmeve i marin nga Tuttosport.
E njoh edhe une nje gazetare te Panorama Sport, Suaden, e cila me ka thene qe lajmet qe botohen per Milani, Inter dhe klube te tjera te Serie A meren nga Gazzeta Dello Sport ose Corriere Della Sera. Mbase ai qe i mer lajmet te Tutto duhet te jete tifoz Juventin dhe i pelqejne ato titujt![]()
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Krijoni Kontakt