Kjo eshte Kosova e vertete. Ju vehabishtat e qelbet ketu ne forum vdisni nga inati. Seal Team Six duhet zbarkua per ju maskarenj.
---------
Në asnjë vend të botës nuk organizohen koncerte të tilla sikur këtu në Kosovë për nder të 4 Korrikut përveç në SHBA, ka thënë ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Cristopher Dell.

Për nder të 235-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të hënën mbrëma në sheshin “Nënë Tereza” u mbajt koncerti “Hello America”, ku morën pjesë yje të shumta të estradës kosovare.

Ambasadori i SHBA-ve, Cristopher Dell, duke përshëndetur të pranishmit e shumtë në gjuhën shqipe, ka uruar 4 Korrikun- Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve, duke thënë se në asnjë vend të botës nuk organizohen koncerte të tilla sikur në Kosovë, përveç në SHBA.

“Në asnjë vend të botës nuk ka ndonjë festë si këtu përveç SHBA-ve, normalisht, ku festohet 4 korriku, Pavarësia e SHBA-ve. Ju faleminderit”, ka thënë Dell.

Duke përkujtuar se 4 Korriku në SHBA kremtohet në një atmosferë festive, ambasadori Dell ka thënë se atmosfera e festës ndihet njësoj edhe këtu në Kosovë.

“E ndjej këtë atmosferë edhe këtu në Prishtinë dhe Kosovë gjithandej që festohet kjo festë shumë e rëndësishme”, ka thënë ai, duke uruar që të fitojë paqja.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, pasi ka uruar ambasadorin Dell, Qeverinë dhe popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut- Ditës së Pavarësisë, ka falënderuar SHBA-të për gjithë ndihmën dhe mbështetjen dhënë Kosovës dhe zhvillimit të saj.

“Kjo datë nuk është datë e rëndësishme vetëm për SHBA-të, por është edhe për ne, demokracinë, të cilën ne po e ndërtojmë, është për përkrahjen që neve na e kanë dhënë SHBA-të edhe në luftën për pavarësi, edhe në ndërtimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Koncerti është organizuar nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës dhe universitetin AAB.

SHBA çdo vit kremtojnë 4 Korrikun kur në vitin 1776 delegatë nga 13 kolonitë amerikane shpallën zyrtarisht pavarësinë nga Anglia. /kosovapress/
http://www.gazetaexpress.com/index.php?cid=1,15,57408