-
Krishterizmi i muslimanëve, qëllimet dhe rrugët e tij.
Krishterizmi i muslimanëve, qëllimet dhe rrugët e tij.
Përballja me misionarizmin e krishterë.
Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi vulën e profetëve, Muhamedin (salallahu alejhi ue selem), familjen e tij të nderuar, shokët e tij besnik dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.
Çdo kush që ndjek nga afër reformat dhe hapat që janë marë kohëve të fundit ndaj shqiptarëve –ashtu sikurse dhe në të gjithë botën-, janë mëse të sigurtë se ato edhe nëse nuk shfaqen ashiqarazi, përsëri në slloganet e tyre ndër të tjera mund të duket qartë tendenca dhe qëllimi që ato mbajnë; “Krishterizmi i muslimanëve shqiptarë”.
Nëse do të numëronim shoqatat e akredituara në Shqipëri gjatë këtyre dy dekadave të cilat punojnë për këtë qëllim, pa hezitim mund të thuash se ato e kalojnë limitin e një vendi me më pak se 30 % të krishterë; ato janë mbi 200 shoqata dhe organizata të tilla.
Por këtu del me të drejtë pyetja: Cili është shkaku real i këtyre organizatave dhe strukturave të tyre? Mos vallë ato kanë qëllim që të gjithë muslimanët Shqiptarë, apo shumica e tyre të kthehen në të krishterë të vërtetë, apo diçka tjetër?!
Nëse do të hedhim një shikim në praktikat e kaluara dhe deklaratat e flamurtarëve të këtij fenomeni, ato të zbulojnë qartë se kush është qëllimi real i një përpjekje të tillë.
Është vërtet për të deklaruar se një numër i këtyre organizatave kan qëllim të vetin konvertimin e muslimanëve në të krishterë me të gjitha rrugët e mundëshme, por një pjesë tjetër krishterizmin e muslimanëve e kupton ndryshe.
Në shoqëritë me shumicë muslimane përpjekjet e këtyre organizatave kanë pohuar se ato me krishterizmin e muslimanëve mbajnë një qëllim tjetër, me anën e të cilës ata do të mund më pas ti realizonin qëllimet e tyre më lehtë.
Dihet nga të gjithë se nuk është e lehtë që një musliman ose një shoqëri e tillë e cila e njeh si duhet fenë dhe mësimet e saj, të pranojë të konvertohet në krishterizëm, ndaj dhe të krishterët përpjekjet e tyre i kanë fokusuar gjëtiu. Ja se si shprehet një nga të parët e kësaj nisme –Samuel Rajmer: “Ju e keni çuar në vend mesazhin të cilin jua ngarkuan, arritët në të suksese të mëdha edhe pse disa prej jush nuk kanë arritur akoma të kuptojnë qëllimin e duhur. Unë po ju pohoj se ata muslimanë të cilët kan hyrë në vathën e krishterimit, nuk kanë qënë muslimanë të vërtetë, porse vërtet ata kanë qënë ashtu sikur dhe ju e keni pohuar, një nga këta tre persona: Ose fëmij të vegjël, prindërit e të cilëve nuk i kanë folur gjë për Islamin; ose njeri që fshihet në hijen e feve dhe që nuk kërkon prej tyre gjë tjetër veç kotheres së bukës, në një kohë që e ka pllakosur varfëria; ose dikënd i cili ka dashur të arrijë me anë të fesë në qëllimet e tij personale. Ndërsa qëllimi i misionit për të cilën ju kanë ngarkuar shtetet krishtere në shoqëritë dhe shtetet muslimane, nuk është e domosdoshme që muslimanët të hyjnë në fenë krishtere, sepse kjo është një udhëzim dhe nder për ta. Por qëllimi juaj i vërtëtë është që ti nxirni muslimanët nga feja e tyre Islame, në mënyrë që të agojë një krijesë e cila nuk ka asnjë lidhje me Zotin, kështuqë vetvetiu ata nuk do të kenë asnjë lidhje me moralet në të cilat mbështeten popujt në jetën e tyre”.[1]
Ndërsa kryepeshkopi Shnoda [2] në një takim me misjonarët e krishterë nga dyzet shtete ka thënë: “Është e domosdoshme që të rriten përpjekjet e misjonarizmit të krishterë, rreth planit misjonar i cili ka si qëllim atë për të cilën kanë rënë dakort të gjithë misjonarët për periudhën e ardhshme: Përqëndrimi i misionarëve mes grupeve dhe bashkësive duhet të jetë më i fokusuar se puna me individët, kjo për të vetmin fakt që të mund të trondisim besimin e një numri sa më të madh që të mundemi në mesin e muslimanëve. A mos mendoni vallë se është e domosdoshme që ata të hyjnë në krishterizëm? Nëse ju vërtet mendoni një gjë të tillë atëhere nuk e keni kuptuar thelbin e misionarizmit. Historia dhe përvoja na ka treguar se është e pa mundur që një musliman të kthehet e të bëhet një i krishterë i vërtetë. Nëse ne dalim me sukses në zbatimin e këtij plani misjonar, atëhere ne do të kemi sukses që ti largojmë këto grupe nga rruga jonë”.[3]
Megjithatë misionarët e krishterë në përpjekjet dhe ekspeditat e tyre, në vendet me shumicë Islame dhe jashtë tyre –ku shpenzojnë shuma dhe përpjekje kolosale-, kanë edhe qëllime të tjera: ne mund të përmendim disa prej tyre:
1- Parandalimi i të krishterëve që të përqafojnë Islamin, normalisht këto përpjekje janë më të mëdha në bashkësitë ku të krishterët janë më të shumtë në numër.
2- Parandalimi i popujve të tjerë të pranojnë Islamin, duke e penguar përhapjen e Islamit në këto popuj dhe duke e zëvendësuar me krishterizmin, ose duke stimuluar besimet vendore pagane të trashëguara.
3- Nxjerrja e muslimanëve, ose të një pjese prej tyre nga Islami dhe kjo është nga qëllimet largpamëse, sepse frytet e saj nuk përkojnë me mundin, të ardhurat dhe efektivat e përdorur për këtë qëllim.
4- Predikimi i krishterizmit dhe shuarja e Islamit në popull në mënyrë që kolonizimi dhe shfrytëzimi i këtyre popujve të jetë sa më i lehtë dhe më i pranuar nga masa.
5- Hedhja e dyshimeve dhe paqëndrueshmërisë në masat të cilat refuzojnë ta lëshojnë Islamin, në mënyrë që ta dobësojnë qëndresën e tyre, dhe nga këto metoda janë dhe përpjekjet e njëpasnjëshme të fundit për diskriminimin e Islamit apo të profetit Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), të cilat vazhdojnë të ndodhin nëpër perëndim.
6- Sygjerimi se principet dhe metodat krishtere janë më të mira dhe më të përparuara se principet e tjera, këtë qëllimin kryesor të tyre e kanë që të zëvendësohen principet Islame me ato krishtere.
Këto janë disa nga qëllimet e të krishterëve në misionin dhe përpjekjen e tyre për të nxjerrë mualimanët nga feja e tyre.
Rrugët dhe metodat e misionarëve për të realizuar qëllimet e tyre.
Është po aq e rëndësishme që të përmendim dhe disa nga mënyrat të cilat i përdorin misionarët e krishterë për të arritur qëllimet e lartëpërmendura dhe të tjera, më poshtë do të përmendim disa prej tyre:
Megjithatë përpara se të hymë në trajtimin e tyre ia vlen të theksohet se metodat e misionarëve të krishterë ndahen në dy pjesë:
1- Metoda misionare të qarta. Kjo metodë është dy llojëshe:
a) Metoda misjonare shkencore dhe arsimore, duke hedhur dyshime në mesin e shoqërisë Islame në lidhje me fenë e tyre, të përdorura në forma arbitrare.
b) Metoda misjonare e kthimit me dhunë në të krishterë, e cila përmblidhet në kryqëzatat e ndërmara në vendet Islame, dhe kolonizimin e tyre, të cilat përjetuan maltretime, vrasje, rrëmbime[4] e basdisje[5] .
Organizatat misionare:
Ndoshta dikush mund të tronditet nga shifrat që mund të jepen këtu, porse ky është një realitet që bëhet dita-ditës më tendecioz, duke e ditur se këto janë statistikat e fundit të shekullit të 19-të.
Sot në botë janë afërsisht 250.000 shoqata të krishtere. Ato kanë në juridiksionin e tyre 100.000 qendra, institute dhe stacione për përgatitjen e misionareve ne nivel të botës islame.
Ekspeditat e jashtme kanë realizuar të ardhura në vlerë prej mbi 8.9 bilionë $. Në ndihmë iu dalin 82 milionë kompjuter, kanë shtypur e botuar 8861 libra dhe 24.900 revista mujore krishterizuese ndërsa shifra e Ungjillëve te shpërndarë falas kap shifrën e më shumë se 53 milionë kopje.
Stacionet radiotelevizive të krishtera janë 3240, ndërsa gjatë vitit 1991 për mbështetjen e buxhetit të krishterizimit janë dhënë afro 181 miliardë $, që për dy vite ka shënuar rritje në 30 miliardë $, sepse në vitin 1989 ishte 151 miliardë $. Kjo tregon qartë shtimin e madh të mbështetjes dhe përkrahjes financiare të krishterizimit në nivel botëror.
2- Metoda misionare indirekte të cilat përfaqësohen nga Delegacionet dhe qëndrat e ndryshme.
Veç asja që përmendëm, në këtë drejtim punojnë dhe shërbejnë dhe një sërë delegacionesh qëndrash të fushave të ndryshme si në:
- Mjeksi, ku në pamje të parë ato duken si delegacione humanitare, sepse ndërtojnë spitale dhe qëndra shëndetësore, por që nga ana tjetër kryejnë misionin e krishterizmit të vërtetë.
- Qëndra trajnimi, të cilat synojnë të rinjtë dhe të rejat dhe ku më pas nëpërmjet mësimeve dhe leksioneve, përhapin frymën e krishterimit.[6]
Ajo që duhet theksuar këtuu është dhe fakti se shumë nga antarët e këtyre qëndrave punojnë në mënurë të drejtëpërdrejtë në hartimin e disa teksteve shkollore, ose në formën e konsulencës, duke bërë kështu të mundur futjen e frymës së krishterimit në bangat e shkollave dhe nxënësit e tyre.
- Ndihma humanitare [7], të cilat përfshijnë të gjitha shtresat e shoqërisë, e ku bashkë me pakon e ndihmave do të gjesh, biblën ose broshura për krishterizmin.
- Delegacione diplomatike, të cilat vinë nëpërmjet ambasadave apo konsullatave, apo organizata si USAID etj, të cilat nëpërmjet politikës ushtrojnë shpërndarjen e frymës së krishterimit, dhe kjo duket qartë të paktën në realitetin shqiptar, dhe deklaratat e pushtetarëve të tyre, të cilët e kanë më të lehtë të pohojnë se janë të krishterë, se të pranojnë realitetin e shumicës Islame të cilën e delkarojnë një pjesë e këtyre delegacionëve. Këto delegazione apo organizata, punojnë me një project afatgjatë misionarizmin e të cilave jo çdo kush arrin ta kuptojë.
- Masmedja, e cila është nga rrugët më të fuqishme dhe më të shfrytëzuarat nga misjonarët e fshehtë të krishterimit në të gjithë botën, një gjë e tillë duket ashiqares dhe në ambjemtet shqiptare[8] , ato fokusohen në emisione të drejtpërdrejta si meshat kishtare e të ngjashme me këto, dhe indirekte ku misionin e tyre e përcjellin shumë bukur me anë të telenovelave të ndryshme, apo programeve kulturore. Madje ata kujdesen aq shumë në këtë drejtim saqë mesazhet e tyre janë shumë të qarta edhe në filmat vizatimorë për fëmijë.
Përballja me misionarizmin e krishterë.
Edhe pse shumë janë përhapur këto fenomene, përsëri në përgjithësi ka përpjekje nga muslimanët për ti bërë ballë kësaj fushate të krishterizmit në rang botëror, ku edhe muslimanët shqiptarë kanë pjesën e tyre të përpjekjeve. Muslimanët në përgjithësi dhe njerëzit e dijes në veçanti duhet që në këtë situatë të ndërgjegjësohen dhe ti kushtojnë rëndësi asja me të cilën pa dyshim që do të rregullohet gjendja e njerëzve dhe e vendit; duhet të ushtrojnë thirrjen në rrugë të Allahut, sepse feja Islame është e qartë pa filozofi të pakuptueshme, ajo është fe e natyrshmërisë, është alternativa e vetme e cila mbush njeriun nga ana shpirtërore, gjë e cila shpjegon dhe konvertimin e shumë të krishterëve, madje dhe nga vetë misionarët e tyre në fenë Islame[9] .
Pra qëllimi i muslimanëve në këtë përpjekje nuk duhet të jetë vetëm në kuptimin e kundërpërgjigjes, por ajo duhet të ketë në thelbin e saj kthimin e njerëzve në fenë e Allahut me një kthim real dhe ti nxjerrë ata nga kthetrat dhe lëngimet e degjenerimit të cilat u janë servirur nga bota e krishtere.
Ballafaqimi me këtë realitet është që tu servirim muslimanëve në trojet shqiptare, atë që u ka munguar dhe që besojmë se është e vërteta, të cilën e ka sjellë Kurani dhe syneti i profetit Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).
Çdo thirrës duhet të punojë në këtë drejtim duke besuar se kjo është fe që Allahu do ta triumfojë e do ta ngrejë lart feve të tjera, sepse është e vërteta të cilën Ai e ka zgjedhur, ndryshe përse tërë kjo frikë dhe pasiguri nga Islami, në vendet e Europës -të cilat humbin energji të papara për të kthyer muslimanët në të krishterë-, në veçanti në Francë, që sipas studimeve të fundit në të, thuhet se ajo në vitin 2050 do të bëhet shtet Islam.
“Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) e urrejnë jobesimtarët. Allahu është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Vet me udhërrëfimin dhe fenë e së Vërtetës, për ta ngritur atë më lart se të gjitha fetë, edhe nëse nuk e pëlqejnë idhujtarët.” Es-Saf, 8-9.
__________________________________________________ __________________________________
[1] Marë nga libri: “Rrënjët e fatkeqësive”, të autorit Abdulla Tal; Bejrut 1988.
[2] Shnoda është kryepeshkopi i kishës ortodokse të Egjiptit.
[3] Shkëputur nga libri: “Atë që muslimanët duhet ta njohin rreth realitetit të misionarëve të krishterë”, i autorit: Ibrahim Sulejman Xhebhan. Rijad 1983.
[4] Çështja e rrëmbimeve ishte mëse e njohur në luftat e kryqëzatave të cilat u ndërmorën ndaj muslimanëve në Andaluzi (Spanjën e sotme), megjithatë ato vazhdojnë sot e kësaj dite; ku shumë nga organizatat humanitare me prapaskenë krishtere, birësojnë fëmijët në familje të varfra dhe më pas u mësojnë atyre bazat e krishterimit për ti bërë më pas misionarë të krishterë. Edhe ne shqiptarët nuk kemi ngelur mangët nga kjo valë e grabitjeve, me qindra është numri i fëmijëve musliman shqiptarë të cilët janë adoptuar nga këto organizata e që sot prehen manastireve të Italisë, Greqisë e gjetkë. Shkëputur nga libri: “Lëvizjet Misionare ne Afrikë, Azi dhe Europë”. 1989.
[5] Marrë nga libri: “Muslimanët e Marsejës një faqe e harruarr në historinë e muslimanëve të Spanjës.” Abdulla Muhamed Xhemaludin, Kajro 1991.
[6] Është vërtet rrënqethës fakti që fëmijët muslimanë vuajnë sot e kësaj dite nga njerëz të papërgjshëm që gjenden në arsim –e që nga ana tjetër bëjnë lojën e misionarëve-, për shkak të shamisë apo mjekrës edhe pse muslimanët janë mazhorancë, ndërsa të krishterët shpërndajnë libra dhe pjesë biblike nëpër shkollat 9-të vjeçare, me pëlqimin e vetë drejtorive të arsimit.
[7] Në fund të shekullit të kaluar, të ardhurat vetëm për ndihma humanitare të sponsorizuara nga shtetet e krishtera kanë arritur në 180.000.000 $ në vit, ndërsa nëse do të shikoje në buxhetin e shoqatave muslimane që punojnë për këtë qëllim nuk e kalon shifrën e 1.000.000 $ në vit.
[8] Nëse bën një krahasim të emisioneve me tematikë Islame ku këtu futen dhe festat e bajrameve do të shohësh se medja të shumta bëjnë vetëm ritualin, ose vetëm për të mbushur listën e informacioneve, prandaj dhe minutazhi është shumë simbolik. Këtu duhet të theksojmë se shpesh herë emisjonet me tematikë Islamin kanë prapaskenë injorimin e tij, në shumë prej këtyre medjave, qofshin këto televizive apo të shkruara. Po të kthehesh në anën tjetër emisionet me tematikë mbi krishterimin, mbushin fasadat e medias, madje ata janë shumë bamirës kundrejt këtyre veprimtarive saqë jepen meshat të plota dhe ritransmetohen në kohë shumë të përshtatshme, dhe më të frekuentushme nga njerëzit. Kjo situatë të lë për të dëshiruar dhe nuk ka shumë nevojë për komente.
[9] Feja Islame është e qartë e kupton atë i rruturi dhe fëmija, profesori dhe bujku, qytetari dhe fshatari. Islami nuk mban filozofi të pakuptueshme, mesazhi i saj është i qartë. Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”. Ndërsa të krishterët nuk munden që të mblidhen në një mendim të përbashkët dhe në aspektin më të rëndësishëm të mesazhit të tyre “trinitetit”, ku do gjesh vërtet se triniteti tek ata është një filozofi e koklavitur dhe pa zgjidhje reale.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt