Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52

    Organizata e Konferencës Islamike (OKI) bën thirrje për njohjen e Kosovës




    OKI bën thirrje për njohjen e Kosovës


    Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 16:52

    Organizata e Konferencës Islamike (OKI), në sesionin e 38 të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, të zhvilluar në Astana të Kazakistanit, ka miratuar një Rezolutë për situatën në Kosovë.

    OKI-ja në pikën e tetë të Rezolutës, për herë të parë thërret të gjitha shtetet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike që të marrin në konsideratë njohjen e Kosovës, duke u bazuar në të drejtat e tyre të lira dhe sovrane si dhe përputhje me praktikat e tyre kombëtare.

    Po ashtu, kjo Konferencë, me Rezolutën e aprovuar, njeh plotësisht Opinionin Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, i publikuar me 22 korrik 2010, në të cilin Gjykata ka konkluduar se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur as ligjet e të drejtës ndërkombëtare e as rezolutat relevante.

    "Në këtë sesion të Konferencës ishte prezent edhe ekipi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i udhëhequr nga Beqiri Ismaili, këshilltar i jashtëm i Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës(MPJ), Enver Hoxhaj dhe i Ngarkuari me Punë i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Rexhep Boja dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt njohjeve që rezulton nga Strategjia për njohje e miratuar nga Qeveria e Kosovës", thuhet në një njoftim të MPJ'së.

    Në Rezolutën numër 17/38, Organizata e Konferencës Islamike nënvizon progresin e bërë nga Kosova për forcimin e demokracisë dhe punën institucionale në të gjitha nivelet në shërbim të paqes dhe stabilitetit në vend dhe në tërë rajonin.

    Në Rezolutë, OKI-ja mirëpret anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore.

    OKI-ja pranon zhvillimet e rëndësishme politike që kanë ndodhur në Kosovë që nga takimi i fundit, përfshirë zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit të ri, të cilat janë zhvilluar në një formë të rregullt dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

    OKI-ja, po ashtu, mirëpret përkushtimin e të gjitha palëve të interesuara (lokale dhe autoritetet ndërkombëtare), për forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit në Kosovë.

    Organizata e Konferencës Islamike, në rezolutë, mirëpret përpjekjet e vazhdueshme të Unionit Evropian për të avancuar perspektivën evropiane të Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor, duke dhënë në këtë mënyrë kontribut vendimtar për stabilitetin dhe prosperitetin në rajon.

    OKI-ja mbështetë procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e Bashkimit Evropian për çështje teknike, si kërkesë e Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 64/298.

    Organizata, po ashtu, mirëpret bashkëpunimin e Kosovës me institucionet ekonomike dhe financiare të OKI-së, dhe thërret komunitetin ndërkombëtar, përfshirë vullnetin e mirë të shteteve anëtare të OKI-së, që të vazhdojnë kontributin e tyre për mirëqenien ekonomike të Kosovës.

    Në rezolutën e miratuar në këtë sesion të Këshilli të Ministrave të Jashtëm të OKI-së, kërkohet nga Sekretari i Përgjithshëm i saj, që në sesionin e ardhshëm të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OKI-së të sjellë të një raport përcjellës për progresin e kësaj rezolute.

    Organizata e Konferencës Islamike, është organizata e dytë më e madhe ndër qeveritare pas Kombeve të Bashkuara, me gjithsej 57 shtete anëtare nga katër kontinente të ndryshme.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52
    Banka Islamike i ofron Kosovës kredi pa kamatë


    Publikuar: 05.07.2011 - 09:28

    Prishtinë, 5 korrik - Banka Islamike pritet t’i japë Qeverisë së Kosovës kredi në vlerë prej 27 milionë eurosh. Zyrtarë të lartë qeveritarë kanë nisur negociatat me krerët e kësaj banke për tërheqjen e kësaj kredie, e cila do të përdoret për investime në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë, shkruan sot “Koha Ditore”. Bisedimet për këtë çështje, sipas zëvendësministrit të Financave, Ramadan Avdiut, janë zhvilluar në fund të muajit të kaluar në Jeda të Arabisë Saudite ku është mbajtur konferenca e rregullt vjetore e Bankës Islamike.

    “Ne kemi marrë pjesë si vëzhgues në këtë konferencë dhe jemi takuar me presidentin e Bankës Islamike me të cilin kemi biseduar për tërheqjen e kredisë në vlerë prej 27 milionë eurosh”, ka thënë Avdiu.

    Kredia nga Banka Islamike do të jetë pa kamatë pasi që kjo nuk aplikohet nga sistemi bankar arab.

    “Me sheriat e quajnë kamatën haram, dhe për këtë ne nuk jemi të obliguar ta paguajmë atë”, ka thënë Avdiu.

    Sipas tij, Qeveria e Kosovës do të jetë e obliguar ta kthejë kredinë pas një periudhe 10-vjeçare.

    “Kjo ende nuk është saktësuar, por pritet të definohet kështu në kohën kur do të nënshkruhet marrëveshja. Finalizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë në muajin shtator”, ka thënë zv.ministri i Financave.

    Banka Islamike, sipas tij, i kishte premtuar Kosovës një ndihmë prej 40 milionë euro para 11 vitesh. Në vitin 2000, ishte alokuar një shumë prej 10 milionë eurosh për ndërtim shkollash. Kjo shumë ishte dhënë në formë granti për zhvillimin e arsimit. Prej ndihmës prej 40 milionë eurosh, diku 3 milionë i janë dhënë një Institucioni Mikrofinanciar në Kosovë.

    “Shuma prej 27 milionëve e paraparë si kredi për qeverinë nuk ishte lëshuar për shkak të situatës politike në Kosovë, e që nuk garantonte siguri. Tash pas shpalljes së pavarësisë mund të tërhiqet kjo kredi”, ka deklaruar Avdiu.

    Sipas tij, nisja e bisedimeve me krerët e kësaj për këtë kredi nuk mund të lidhen me raportet me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

    “Kjo kredi ka qenë e premtuar para më shumë se dhjetë vjetësh. Bankës i është dashur siguri dhe tash në këtë kohë Qeveria e Kosovës si partnere e ofron këtë”, ka thënë Avdiu. Ndërkaq, para disa muajsh Fondi Monetar Ndërkombëtar ka pezulluar lëshimin e kredive për Qeverinë e Kosovës pas shkeljes së marrëveshjes që kishin nënshkruar të dyja palët. Marrëveshja “Stand By”, parashihte tërheqjen e rreth 150 milionë eurove gjatë këtij viti. Qeveria e Kosovës nëpërmjet një marrëveshjeje të re me FMN-në është pajtuar që ky institucion financiar të ketë rol monitorues në shpenzimet buxhetore të vendit. Nëse gjatë monitorimit Qeveria e Kosovës tregohet e kujdesshme, atëherë përfiton të drejtën për qasje në shfrytëzimin e kredive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

  3. #3
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Shyqyr i here!
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •