Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Futbolli i femrave në Shqiperi, drejt konsolidimit të një sporti “tabu”

    Futbolli i femrave në Shqiperi, drejt konsolidimit të një sporti “tabu”


    Në një kohë që botërori i femrave në futboll, ka hyrë në një fazë kulmore, sporti më popullor në planet gjen vend edhe në seksin e dobët në Shqipëri.
    Prej pak javësh është mbyllur kampionati i dytë kombëtar i futbollit shqiptar për femra duke kurorëzuar fituesen e dytë, ndërsa për herë të parë një ekip shqiptar do të luajë në Ligën e Kampioneve për femra.
    Genc Ymeri, presidenti i klubit të futbollit për femra, “FK Tirana”, nënvizon të ardhmen në ngritje, si dhe të rejat e turneut që sapo u mbyll, si dhe shpreson që futbolli i femrave të gjejë përkrahje më të madhe në Shqipëri. “Futbolli i femrave në Shqipëri po gjen gjithnjë e më shumë vëmendje, dhe në kampionatin e dytë profesionist, ne patëm një rritje të numrit të ekipeve. Madje, një prej ekipeve të reja është shpallur kampione, Ada e Velipojës” shpjegon Ymeraj.
    UEFA Champions League në horizont
    Kampionia e re në futbollin e femrave, Ada e Velipojës do të luajë në Champions League, turne ku një ekip femrash shqiptar, merr pjesë për herë të parë. Formacioni shqiptar, do ketë startin e tij në raundin e parë kualifikues në grupin 6, ku bëjnë pjesë edhe Unia Raciborz (Poloni), PK-35 Vantaa (Finlandë), dhe Sllovan Bratislava (Sllovaki). Formati i eliminatoreve konsiston në 8 grupe me nga 4 skuadra. Sfida e parë e Adës së Velipojës është më 11 Gusht.
    Ana Baro, fituesja e “Këpucës së Artë”
    Drejt elitës së profesionistëve po shkon edhe futbollistja më e mirë shqiptare, Ana Baro. Ajo po përgatit këto ditë hapin më të madh të karrierës, kalimin në një klub profesionist në Gjermani. Ana ka fituar dy herë kurorën e golashënueses më të mirë në po kaq kampionate dhe tani është në kontakte të vazhdueshme me ekipe si Magdeburgu, apo Turbin
    “Jam duke u përgatitur për një provë të madhe në skuadrat gjermane dhe kam pasur tratativa me Magdeburgun, ekip me të cilin e kam gati të sigurt një marrëveshje. Por ajo që më entuziazmon është interesi i Turbine Pocdam, që është ekipi kampion në Gjermani, dhe kjo mund të ndryshojë gjërat për më mirë” thotë Ana Baro. Ajo ka fituar 2 herë “Këpucën e Artë” në Shqipëri, dhe shpreson të ketë të njëjtin rendiment edhe në Gjermani.
    Ndërkohë edhe kombëtarja e femrave e Shqipërisë ka pasur disa grumbullime ku dhjetëra lojtare kanë zhvilluar testet e para për krijimin e një ekipi përfaqësues. Me një emër si Altin Rraklli në pankinë, Shqipëria fitoi 1-0 miqësoren e parë para pak javësh ndërsa po shkon drejt konsolidimit baza e skuadrës./DW/
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Shqiperia per here te pare ne kompeticion femrash

    KombetarjaShqiperia do temarre pjese per here te pare ne nje kompeticion zyrtar ne futboll per femra. Behet fjale per eleminatoret e kampionatit Europian 2012/14 te moshave nen 19 vjec, por per Shqiperine ky eshte nje debut absolut persa i perket femrave.

    Shqiperia U19 ka qene pjese e shortit te hedhur dje ne Nion te Zvicres. Vajzat shqiptare do te luajne ne Grupin 7 ku do te kene kundershtare Italine, Polonine dhe Sllovenine qe eshte vendi organizator i ndeshjeve te ketij grupi.

    Shqiperia ka disa vite qe ka krijuar kombetaren e femrave qe drejtohet nga Altin Rraklli dhe ne fakt ato kane arritur rezultate te kenaqshme ne ndisa ndeshje miqesore. Gjithesesi nuk pritet shume nga kjo paraqitje e vajzave 19-vjecare shqiptare ne kete edicion pasi kundershtaret jane te forte dhe Italia madje ishte kampione ne vition 2008.

  3. #3

    Për: Futbolli i femrave në Shqiperi, drejt konsolidimit të një sporti “tabu”

    Historike, femrat mundin Luksemburgun dhe kualifikohen

    Kombetarja e femrave ka arritur sot fitoren e dyte rresht dhe gjithashtu te dyten ne historine e saj te shkurter, pasi ka mundur me rezultatin 2-1 Luksemburgun. Kjo ishte ndeshja e trete ne grup dhe fitorja i garanton kualifikimin Shqiperise, edhe pse jo vendin e pare, pasi pritet te luhet ndeshja tjeter mes Maltes dhe Letonise.

    Ka qene nje ndeshje e dominuar nga vajzat shqiptare por qe eshte komplikuar nga nje gol i kundershtareve ne fund te pjeses se pare. Shqiperia e drejtuar nga Altin Rraklli ka kaluar ne avantazh ne minuten e 16-te me ane te Suada Jasharit pasi me pare ka qene Aurora Serenaj qe ka pasur nje rast te mire shenimi. Kur pritej qe Shqiperia ta mbyllte kete pjese ne avantazh, vjen barazimi i Luksemburgut me Maurer ne minuten e fundit, me gjuajtjen e tyre te pare drejt portes.

    Pjesa e dyte vazhdon me epersine e Shqiperise dhe ne minuten e 65-te Furtuna Velaj ka nje rast te mire per te shenuar por nuk arrin te gjeje rrjeten. Por Velaj nuk gabon kater minuta me pas kur kalon edhe nje here ne avantazh Shqiperine. Rraklli her ne fushe dhe Slemanin e Baron per te freskuar skuadren dhe per per te ruajtur avantazhin, gje qe arrihet nga kombetarja jone pasi nuk ka me gola.

    Fitorja 2-1 e ngjit Shqiperine ne kuoten e shtate pikeve qe do te thote se kualifikimi eshte tashme mese i sigurte. Malta mund te na marre vendin e pare, por dy skuadrat e para kualifikohen dhe renditja eshte e parendesishme. Shqiperia tani do te marre pjese ne turin eleminator dhe do te jete ne vazon e fundit F per shortin, se bashku me Kazakistanin, Kroacine, Maqedonine dhe tre skuadrat e tjera qe kualifikohen nga raundi para-eleminator.

    Megjithese ky eshte nje kualifikim modest, perseri eshte nje arritje e femrave shqiptare qe per here te pare marrin pjese ne nje faze eleminatore dhe keto ishin ndeshjet e tyre te para zyrtare. Deri tani Kombetarja e femrave nuk njeh akoma humbje ne historine e vetm perfshi edhe miqesoret, dhe ka ne total gjashte fitore dhe nje barazim.



    Shtese

    Malta ka zhvilluar ndeshjen e fundit ne Grupin A dhe ka mundur Letonine me rezultatin 2-0. Me kete fitore Malta ngjitet ne kuoten e shtate pikeve, po aq sa Shqiperia, por ka nje golavarazh shume me te mire pasi mundi thelle Luksemburgun. Ndeshja direkte mes Shqiperise dhe Maltes u mbyll ne barazim 1-1. Keshtu Shqiperia e mbyll grupin para-eleminator ne vend te dyte por gjithesesi kualifikohet per ne fazen eleminatore. http://futbollishqiptar.net/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •