-
Perjashtuar
Sonte në Prishtinë koncert festiv në nderim të përvjetorit të pavarësisë së SHBA-ve
Sonte në Prishtinë koncert festiv në nderim të përvjetorit të pavarësisë së SHBA-ve
Prishtinë, 4 korrik 2011 Për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës dhe universitetin AAB, organizon koncert ku do të marrin pjesë artistë të shumtë të estradës sonë. Koncerti do të mbahet në sheshin "Nëna Terezë" në orën 20:00.
-
-
Perjashtuar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përgëzon presidentin e SHBA-ve Barak Obama dhe popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve
Në tekstin e mesazhit thuhet:
Shkëlqësia Juaj, President Obama,
Dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ndër ngjarjet më të rëndësishme historike dhe politike të njerëzimit, ku 235 vjet më parë u krijua shteti që u bë simbol i lirisë, demokracisë dhe vlerave universale.
Kjo ditë ka frymëzuar popuj e kombe, lëvizje politike e ngjarje të mëdha në tërë botën, për të realizuar ëndrrat dhe idealet e lirisë, për të krijuar vende, shoqëri dhe kombe të lira e të emancipuara.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rol historik në mbrojtje të popullit shqiptar në përgjithësi, dhe veçanërisht në përkrahjen e Kosovës në vitet 1998, 1999, që u kurozuan me çlirimin e Kosovës dhe hapjen e nje perspektive të re.
Jeta e lirë dhe ndërtimi i institucioneve të reja në Kosovë, të mbështetura vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet mike, bënë që vendi ynë ta realizojë ëndrrën me të madhe historike, Pavarësinë e Kosovës, më 17 shkurt 2008.
Institucionet dhe qytetarët e Kosovës u janë mirënjohës përjetë Shtetetve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan për kontributin e jashtëzakonshën në çlirimin e Kosovës dhe në përkrahjen për ndërtimin e institucioneve të reja dhe demokratike.
Kosova dhe institucionet e saj janë përkrahës të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës dhe vlerësojnë lart kontributin e tyre në ruajtjen e paqes, krijimin e stabilitetit dhe përhapjen e vlerave globale anembanë botës.
Shkelqësia Juaj, President Obama,
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emër të qytetarëve të saj, ju lutem pranoni urimet më sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Ndryshuar për herë të fundit nga halla-raz : 04-07-2011 më 09:24
-
-
persinalisht me duket pak e teperuar kjo qe te organizohen ceremoni festive koncerte etj per pnvaresin e USA. eshte e vertet qe SHBA jane nje nga aleatet dhe mbeshtetesit me te fuqishem te kosoves por kjo me duket si servilizem dhe servillizem shume i teperuar. per ti shprehur mirenjohje nje shteti qe na ka mbeshtetur nuk ka nevoj te shkojme deri ketu.
e shumta mund te dergohet nje mesazh apo te behet nje deklarat urimi dhe mjafton.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt