Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi udhëton për vizitë zyrtare në Bruk



    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi udhëton për vizitë zyrtare në Bruksel


    http://www.kryeministri-ks.net/repos....2011_-_KM.jpg

    Prishtinë, 3 korrik 2011

    Me ftesë të Zëvendëspresidentes dhe Përfaqësues Speciale për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Baroneshës Catherine Ashton, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Bruksel.

    Me këtë rast Kryeministri Thaçi, përveç takimit me Baroneshën Ashton do të zhvilloj edhe takime tjera në Bruksel.

    Temë bosht e të gjitha takimeve të Kryeministrit do të jetë agjenda evropiane e Kosovës.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52
    Thaçi sot në Bruksel

    Prishtinë, 4 korrik - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi sot ndodhet në vizitë zyrtare në Bruksel. Gjatë ditës, kryeministri Thaçi pritet të ketë një drekë punë me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherin Ashton. Siç raportohet nga burimet në Bruksel, takimi është jo formal.

    Thuhet se Ashton me Thaçin do të diskutojnë për situatën në Kosovë, raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian, e sidomos për dialogun në mes të Prishtinë dhe Beogradit.

    Nga kabineti i zonjës Ashton thuhet se rolin kryesor në dialog e ka kryeministri i Kosovës, edhe pse ai personalisht nuk merr pjesë në këto bisedime, njofton Radio Evropa e Lirë.

    Zyrtarët e Bashkimit Evropian vlerësojnë se është koincidencë fakti që vizita e Thaçit në Bruksel realizohet vetëm dy ditë pas arritjes së disa marrëveshjeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e nisur kohë më parë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga halla-raz : 04-07-2011 më 09:10

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    ishalla shkon e met qatje nuk kthehet mo ne kosove.na pshton ky far hash-iqimi.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52
    Ashton: BE pret implementimin e marrëveshjeve

    Nga Express më 04 korrik 2011 në ora 15:46

    (E plotësuar) Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton ka thënë se Bashkimi Evropian pret jetësimin e shpejtë të marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka inkurajuar të dyja palët që të vazhdojnë dialogun për çështje të telekomunikacionit, kadastrës dhe energjisë.

    Ajo këto komente i bëri të hënën në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi në Bruksel, me të cilin kanë diskutuar për situatën në Kosovë, raportet e Kosovës me BE-në, e sidomos për dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

    “Qëllimi i këtij dialogu është që të dyja palët të jenë më afër BE-së që të përmirësojnë koordinimin dhe ç’është më e rëndësishme që të përmirësojnë jetët e njerëzve të rëndomtë. Kjo është ajo çka ne synojmë, prandaj pres implementimin e shpejtë të këtyre marrëveshjeve dhe gjithashtu shpresoj që dialogu do të rezultojë tutje siç është për çështjet e telekomunikacionit, kadastrës dhe energjisë”, ka thënë Ashton.

    Ashton ka inkurajuar kryeministrin Thaçi që ta shfrytëzojë kontributin e EULEX-it në komponentin e Policisë e të drejtësisë.

    “Dua të them se të gjitha këto marrëveshje lidhur me lirinë e lëvizjes janë të dobishme për të dyja palët dhe nuk kanë nevojë që të heqin dorë nga asgjë, përkundrazi janë të dyja palët që kanë përfituar shumë. Ne duam që Kosovën ta shohim sa më afër Evropës dhe mund të them se rezultatet janë inkurajuese”, ka thënë Ashton.

    Ndërkaq, kryeministri Thaçi ka thënë se Kosova po kalon në një fazë të re të reformave demokratike me perspektivë evropiane.

    “Tani Kosova po kalon në një fazë të thellë të reformave demokratike me perspektivë evropiane. Reforma këto gjithëpërfshirëse këto edhe në legjislacion, ekonomi, por edhe në politikë, po edhe në krijimin e një realiteti demokratik dhe multietnik”, ka thënë ai.

    Kryeministri po ashtu tha se dialogu është themeli mbi të cilin është ndërtuar edhe Bashkimi Evropian dhe se Kosova po punon në këtë drejtim me të gjithë fqinjët, Maqedoninë, Malin e Zi, Shqipërinë, por edhe me Serbinë.

    “Dialogu është themeli mbi të cilin është ndërtuar edhe BE-ja, mbi këtë parim do ta evropianizojmë edhe ne Ballkanin”, është shprehur Thaçi.

    Thaçi takon Ashtonin

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Bruksel.

    Gjatë ditës, Thaçi pritet të ketë një drekë pune me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

    Siç raportohet nga burimet në Bruksel, takimi është joformal.

    Thuhet se Ashton me Thaçin do të diskutojnë për situatën në Kosovë, raportet e Kosovës me BE-në, e sidomos për dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

    Nga kabineti i baroneshës Ashton thuhet se rolin kryesor në dialog e ka kryeministri i Kosovës, edhe pse ai personalisht nuk merr pjesë në bisedime.

    Zyrtarët e BE-së thonë se është koincidencë fakti që vizita e Thaçit në Bruksel realizohet vetëm dy ditë pas arritjes së disa marrëveshjeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e nisur kohë më parë.

  5. #5
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Llap ku je.. e paske gjete nje nofke t'mire.. gati ma ke vjedh mue
    ani ani halla-raz, une po te thirri "llap" qysh e ke ne origjinal mos te ardhte merzi
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52
    Porosia e Baroneshës

    Përfaqësuesja evropiane, Catherine Ashton ka inkurajuar Kryeministrin Hashim Thaçi që Kosovën ta sjell më afër Bashkimit Europian. Baronesha tha se kur flet për perspektivën europiane të Kosovës, flet në emër të 27 shteteve anëtare. Ajo kërkoi zbatim të shpejtë të marrëveshjeve në dialog. Thaçi tha se po punohet për liberalizim të vizave dhe për marrëdhënie kontraktuale e tregtare me BE’në.
    Nga Faton Ismajli më 05 korrik 2011 në ora 08:02

    Rezultatet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektiva europiane e shtetit të ri kanë qenë temat kryesore në takimin ndërmjet Përfaqësueses së Lartë të BE’së, Catherine Ashton dhe Kryeministrit Hashim Thaçi, të hënën në Bruksel.

    Baronesha Ashton ka ftuar Kryeministrin Thaçi në kryeqendrën e BE’së, dy ditë pas arritjes së pajtimit për tri marrëveshjet e para në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

    Kryediplomatja evropiane falënderoi palët për marrëveshjet e para mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat i quajti edhe të arritura të Europës.

    ”Dua të përgëzoj z. Thaçi dhe zonjën Tahiri për konstruktivitetin e treguar nga ana e tyre, por edhe palës serbe dhe lidershipin e tyre për guximin dhe punën e deritashme”, ka thënë Ashton në një konferencë të përbashkët shtypi me Thaçin.

    ”Qëllimi i këtij dialogu është që të dyja palët të jenë më afër BE’së, që të përmirësojnë koordinimin dhe çka është më e rëndësishmja, që të përmirësojnë jetën e njerëzve. Kjo është ajo çfarë ne synojmë”, ka shtuar ajo.

    Baronesha e cila ndërmjetëson dialogun mes palëve përmes këshilltarit të saj, Robert Cooper, kërkoi zbatim të shpejt të tri marrëveshjeve të para dhe rezultate të tjera në takimet e ardhshme.

    ”Pres implementimin e shpejtë të këtyre marrëveshjeve dhe gjithashtu dialogu do të rezultojë më tutje, siç është çështja e telekomit, kadastrit dhe energjisë. Më duhet të them se të gjitha këto marrëveshje lidhur me lirinë e lëvizjes, janë të dobishme për të gjitha palët dhe nuk ka nevojë që të heqin dorë nga asgjë, përkundrazi, janë të dyja palët që kanë përfituar shumë”, tha ajo.

    Në takimin e Ashtonit me Thaçin ka marrë pjesë edhe Cooper, si dhe këshilltari politik i Kryeministrit, Lirim Greiçevci.

    Edhe Shefi i Qeverisë së Kosovës foli për tri zgjidhjet e arritura në Bruksel.
    ”Mesazhet janë shumë të qarta, edhe konkludimi për marrëveshje të përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për tri çështjet, si njohja e diplomave, regjistrat civilë dhe lëvizja e lirë, të cilat çështje do të lehtësojnë jetën e njerëzve për një jetë më të mirë dhe do të vazhdohet me agjendën tjetër, si vulat e doganave, telekomunikacioni, energjia, ka thënë Thaçi.

    Ai shtoi se dialogu është themeli mbi të cilin është ndërtuar edhe Bashkimi Europian. “Mbi këtë parim do ta evropianizojmë edhe ne Ballkanin dhe në këtë drejtim ne jemi duke punuar me të gjithë që të kemi një bashkëpunim fqinjësor shumë të mirë me të gjithë fqinjët, me Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, por edhe me Serbinë”.
    Kryeministri Thaçi tha se marrëveshjet janë çështje teknike për një jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike, “çështje që i kemi diskutuar edhe me vendet e tjera të rajonit dhe janë zgjidhur sipas parimeve dhe standardeve evropiane”.

    Përfaqësuesja e BE’së ka inkurajuar kreun e Qeverisë kosovare që të punohet edhe më shumë për afrimin e Kosovës drejt familjes evropiane.

    ”Përveç dialogut, unë gjithashtu kam diskutuar edhe për perspektivën evropiane për Kosovën dhe inkurajoj edhe një herë Kryeministrin Thaçin që të shpenzojë edhe më shumë energji në drejtim të BE’së për qytetarët e Kosovës, që Kosovën ta sjellë më afër Bashkimit Evropian”, tha Ashton.

    Baronesha bëri të qartë se asnjë shtet anëtar i BE’së nuk kundërshton përparimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, pavarësisht se pesë shtete anëtare të bllokut nuk e njohin shtetin e ri.

    ”Kur flas për perspektivën europiane për Kosovën, flas në emër të të gjitha vendeve anëtare të BE’së”, tha ajo.

    ”Porosia ime sot është që, edhe një herë të ritheksoj përkushtimin e Europës për perspektivën evropiane të Kosovës, sepse ne duam që Kosovën ta shohim sa më afër Europës dhe rezultatet e fundit janë me të vërtetë inkurajuese”, ka theksuar Ashton.
    Përfaqësuesja e Lartë e BE’së u shpreh e kënaqur për hartimin e ligjeve që ndërlidhen me rrugën europiane të Kosovës.

    ”Jam shumë e kënaqur të shoh se kjo pako e mirë e legjislacionit është e miratuar dhe është e proceduar dhe pret miratimin e Parlamentit. Këto synojnë përmirësimin e sundimit të ligjit”.

    Baronesha kishte edhe një porosi për Kryeministrin e Kosovës.

    ”Inkurajoj Kryeministrin Thaçi që të shfrytëzojë kontributin e misionit për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX’in, në komponentë të drejtësisë, policisë, gjyqësisë, luftën kundër korrupsionit dhe të krimit të organizuar”.
    Në konferencën për shtyp, Kryeministri Thaçi foli për agjendën dhe synimet e Qeverisë së tij.

    ”Kosova si vend me perspektivë evropiane do të vazhdojë me qeverisjen e mirë, të sundimit të ligjit, të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, si dhe do të vazhdojë me përpjekjet maksimale që sa më shpejt të jemi edhe pjesë e EBRD’së dhe do të vazhdojmë me implementimin e kritereve të domosdoshme që Kosova të fitojë sa më shpejt të drejtën në procesin e dialogut të liberalizimit të vizave, marrëdhënieve kontraktuale dhe marrëdhënieve tregtare me Bashkimin Evropian”, tha ai.

    I pyetur rreth raporteve me FMN’në, pas rritjes së rrogave, Kryeministri Thaçi tha se me këtë organizatë është ridisenjuar bashkërisht një program dhe “Kosova nuk ka humbur asnjë cent” nga FMN’ja dhe as nga Komisioni Europian.

    Vizita e Thaçit në Bruksel, me ftesë të Baroneshës Ashton, është e para, prej se është zgjedhur për herë të dytë kryeministër i Kosovës.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52


    Thaçi: E ardhmja evropiane, e vetmja rrugë

    Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 14:52

    Hashim Thaçi në konferencën për media, mbajtur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pas kthimit nga vizita zyrtare në Bruksel ka thënë se takimi me baroneshën Catherine Ashton ka qenë i një rëndësie të veçantë.

    “Agjenda evropiane për Republikën e Kosovës gjithnjë e më tepër po bëhet më e qartë, në veçanti sa i përket liberalizimit të vizave, marrëdhënieve kontraktuale dhe marrëdhënieve tregtare me Bashkimin Evropian. E ardhmja e shtetit të Kosovës është e ardhme evropiane, është e vetmja rrugë”, tha Thaçi.

    Sipas tij, në Bruksel tashmë ka konsensus të plotë për të ardhmen dhe perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës dhe të rajonit, por në veçanti tani për Kosovën.

    “Ajo çka është më rëndësi është se edhe në Kosovë ka konsensus për të punuar për perspektivë evropiane, për të punuar bashkërisht i gjithë spektri politik, pra një konsensus ndërpartiak dhe gjithë-etnik. Është për t’u inkurajuar edhe puna që bëhet prej Komisionit Parlamentar për Integrime, por gjithashtu edhe puna e rëndësishme e komunave në procesin e riatdhesimit. Deri më 1 shtator do të punojmë maksimalisht, që edhe Parlamenti i Kosovës t’i aprovojë rreth 40 projektligje, të cilat i ka dërguar Qeveria e Kosovës, në mënyrë që t’i plotësojmë, por në të njëjtën kohë edhe aprovojmë edhe shumë projektligje që i kemi dërguar dhe që ndërlidhen drejtpërdrejt edhe me procesin e suksesit në raportin e progresit”, theksoi ai.

    Ai thotë se ka besim që edhe Parlamenti do të punojë në mënyrë dinamike gjatë tërë kohës në mënyrë që të përmbyllet me sukses aprovimi i këtyre projektligjeve, që janë të rëndësishme për procesin e dialogut për liberalizimin e vizave dhe marrëdhënieve kontraktuale e tregtare me BE-në.

    “Tani presim një proces shumë më dinamik të procesit të anëtarësimit të Kosovës në EBRD. Tani më veq i kemi siguruar 42 vota të mjaftueshme. Me një letër i jam drejtuar edhe z. Oli Rehn, që kjo çështje të procedohet sa më shpejt që është e mundur. Edhe në këtë drejtim është një mbështetje evropiane e theksuar dhe, është një inkurajim edhe nga baronesha Ashton se kjo çështje do të përshpejtohet së proceduari dhe të përmbyllet, në mënyrë që Kosova të jetë sa më shpejt anëtare e saj. Gjithashtu një nga temat e diskutimit me baroneshën Ashton, ka qenë edhe raportet e Republikës së Kosovës me fqinjët. Brukseli e ka mirëpritur dialogun, e ka lehtësuar dhe udhëhequr së bashku me SHBA-të. Prandaj, edhe dakordimi i fundit për tri çështje të caktuara mes delegacionit të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, janë shumë të mirëpritur në Bruksel. Janë marrëveshje të modelit evropian, sa i përket nostrifikimit të diplomave, që ka qenë çështje vazhdimisht e diskutueshme dhe e kërkuar prej shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të cilët e kanë mirëpritur dhe i kanë duartrokitur kësaj marrëveshje”, tha Thaçi.

    “Gjithashtu sa i përket lëvizjes së lirë, edhe lëvizjes së mallrave, është diçka e re, aspekt teknik, por e domosdoshme edhe për qytetarët e Kosovës dhe gjithë rajonit dhe në të njëjtën kohë edhe sa i përket regjistrit civil dhe çështjeve tjera teknike që do të vijnë në proces e sipër”, shtoi ai.

  8. #8
    Marrëveshjet janë të Thaçit, jo të popullit të Kosovës
    04 KORRIK 2011 - E Hënë 08:43
    Marrëveshjet e reja të kompromisit me Serbinë tashmë filluan të arrihen mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Në procesin e negociatave që filloi në mars, i cili nga Qeveria e Kosovës është quajtur vazhdimisht dialog teknik, është deklaruar nga ndërmjetësuesi i këtyre negociatave, por edhe nga Qeveria e Kosovës, se janë arritur marrëveshje për 3 çështje të ndryshme: regjistrin civil, lëvizjen e lirë të personave dhe pranimin e diplomave universitare.







    Gjatë tërë kohës sa është diskutuar për këto negociata, përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës, përfshirë kreun e saj Hashim Thaçin, patën deklaruar në interpelancën e thirrur nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për dialogun me Serbinë, të mbajtur më 4 maj të këtij viti, se secila marrëveshje do të vij në Kuvend për aprovim përfundimtar të saj. Është e njëjta qeveri me të njëjtit pëfaqësues, si dhe i njëjti Kryeministër, ata të cilët vazhdimisht kanë deklaruar, përfshirë edhe në interpelancën e thirrur nga Lëvizja VETËVENDOSJE! se platforma e këtij dialogu do t’i bëhet publike deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Platforma asnjëherë nuk iu është dhënë as deputetëve e as Kryesisë.







    Nga ato pak informata që mund të nxjerren nga komunikatat për shtyp nga zyra e ndërmjetësuesit Robert Cooper, si dhe nga ajo e Qeverisë së Kosovës, shihet qartë se këto marrëveshje nuk do të jenë marrëveshje në mes të dy shteteve, por do të jenë marrëveshje me shumë elemente të cilat e anulojnë apo zbusin shtetësinë e Kosovës karshi Serbisë. Serbia ka refuzuar kategorikisht që të ketë marrëveshje të cilat mund të aludojnë në njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Ndërkohë Qeveria e Kosovës e pranoi këtë pozicion duke humbur edhe atë pak sovranitet të fituar pas shpalljes formale të pavarësisë më 17 shkurt 2008. Ky refuzim dhe ky pranim i bën këto marrëveshje të jenë marrëveshje të brendshme pa karakter ndërkombëtar. Pra ato nuk do të vlerësohen nga ndërmjetësuesi, njëkohësisht edhe garantues i zbatimit të tyre, si marrëveshje të karakterit ndërkombëtar. Fakt i cili mesa duket i konvenon Qeverisë meqenëse kështu ajo i shmanget ballafaqimit në Kuvend dhe ratifikimit të tyre nga deputetët.







    Lëvizja VETËVENDOSJE! i kundërshton këto negociata për shkak se ato janë në kundërshtim me të drejtën për të qenë sovran si shtet dhe të drejtat tona si popull. Ne e kemi paraqitur një tekst të rezolutës për të cilën u kemi bërë thirrje deputetëve për ta votuar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajtur më 7 mars 2011, ku i kemi paraqitur kushtet kryesore të cilat duhen plotësuar nga Serbia para se të mendohet për çfarëdo procesi bisedash me të. Meqenëse janë negociata të padrejta, rezultatet e tyre nuk mund të jenë as të drejta e as të dobishme, prandaj qeveria e Kosovës ngurron për t’i informuar qytetarët për negociatat dhe tekstin e marrëveshjes. Ne insistojmë që teksti i marrëveshjes t’i sillet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të debatohet aty. Në republikën parlamentare nuk ka organ më të lartë politik sesa Kuvendi. Anashkalimi dhe përqeshja që po ia bën Kuvendit Hashim Thaçi dhe Qeveria e Kosovës e pamundësojnë republikën e qytetarëve, duke e kthyer vendin në shtet të pushtetarëve.







    Lëvizja VETËVENDOSJE! gjatë ditëve në vazhdim do të angazhohet që tekstin e këtyre marrëveshjeve dhe debatin për to ta sjellë në hapësirën publike, si në Kuvend po ashtu edhe në opinionin e gjerë. Qytetarët e Kosovës duhet ta dijnë se çfarë marrëveshje po bën Hashim Thaçi me Serbinë për vendin tonë.


    http://www.vetevendosje.org/?cid=1,2,3121&author=0
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •