Ngaqė shpesh, ose thėnė mė qartė, nė mėnyrė konstante, vihet nė dyshim kontributi i emigrantėve nė Greqi(kryesisht i atyre shqiptarė) dhe mė shqetėsuesja ėshtė trajtimi nga institucionet shtetėrore, tė dhėnat qė do tė sjellim mė poshtė, me ndihmėn e gazetarit N.I.Mertzu, i cili mbėshtetet edhe tek kėrkimet e pedagogut I.Arvanitopulos, dhe botuar tek prestigjiozia greke "KATHIMERINI" do tė na ndihmojnė me siguri tė kemi njė panoramė tė qartė tė sė vėrtetės.
Kėshtu, emigrantėt nė Greqi:
-Prodhojnė 2,6% tė Pasurisė Bruto Kombėtare
-Pėrbėjnė 10,4% tė popullsisė,
-Pėrbėjnė 10% tė tė siguruarve nė Institucionin Kombėtar tė Sigurimeve(IKA),
-Derdhin ēdo vit 887 milionė euro nė IKA,
-Rreth 86,6% janė tė vendosur nė qytet,
-44.689 janė tė siguruar nė Institutin e Sigurimeve Bujqėsore(OGA) dhe prej tyre,35.318 janė shqiptarė,
-Shqiptarėt pėrbėjnė pjesėn dėrrmuese tė 350.000 tė tė huajve tė siguruar nė IKA,
-Pėr arsye tė moshės sė re, fare pak rėndojnė sistemin shėndetėsor tė IKA dhe OGA
-70% e tė huajve qė kurohen nė Sistemin Kombėtar tė Shėndetėsisė janė gra nė praglindje. Normalisht, kushdo qė lindet nė Greqi ėshtė automatikisht grek, mirėpo, megjithėkėtė, fėmijėt me prindėr tė huaj pėrjashtohen.
-Shqiptarėt pėrllogariten sot rreth 450.000, afėrsisht(p.s.:Shifra e mėsipėrme ,pėr mendimin tonė,ėshtė nė mospėrputhje me realitetin).
Statistikat mė tė fundit zyrtare, shtojnė:
-Afėrsisht 20.000 shqiptarė krijuan bizneset e tyre dhe u bėnė punėdhėnės, edhe grekėsh.
-Nė vitin 2005, ishin tė siguruar nė Entet Kombėtare tė Biznesmenėve(TEBE/OAEE) 13.725 profesionistė tė pavarur, nga tė cilėt 4.697 ishin shqiptarė(pra 34,2% e totalit).
-100.000 tė huaj, pjesa dėrrmuese e tė cilėve shqiptarė, kanė blerė shtėpi nė Greqi.
Pėrllogaritja e tė gjithė parametrave tė mėsipėrm, na shpie nė konkluzionin e sigurtė se emigrantėt shqiptarė janė:
-40% e tė huajve nė Greqi,
-Pjesa mė e ligjėruar dhe e integruar e tė gjithė tė huajve,
-Krahasimisht,katėrcipėrisht komuniteti mė produktiv nga tė gjithė tė huajt,
-Gjakėdhėnėsi vendimtari i IKA,
-Pjesa mė e madhe e tė huajve tė siguruar nė OGA,TEBE/OAEE,
-I vetmi faktor i importuar, mbėshtetės i bujqėsisė greke,
-Pjesa mė e aftė nė mėsimin e gjuhės-nė krahasim edhe me tė “riatdhesuarit”-dhe mė tė ambientuarit nga tė gjithė tė huajt nė Greqi,
-Mė tė shumtit dhe mė tė mirėt nga nxėnėsit e huaj nė shkollat vendase,
Tė gjitha statistikat dhe faktet e mėsipėrme, tregojnė se emigrantėt shqiptarė pėrbėjnė aleatin mė strategjik tė Greqisė, marrė kėtu parasysh dhe vendosmėrinė e tyre pėr tė qėndruar pėrgjithnjė dhe pėr t’u integruar plotėsisht.
Pėrbėjnė gjithashtu, kombin mė tė afėrt tė grekėve, ku nėpėr shekuj kanė qenė nė pėrzierje tė vazhdueshme.
Dhe sė fundi, ndėn persepktivėn e dukshme tė zhvillimeve nė Ballkan, shqiptarėt e Kosovės, tė FYROM-it dhe tė Shqipėrisė, ”mbajnė ēelėsin” e zonės ku Greqia ka interesa kolosale. Veē kėsaj, shumė shpejt, shqiptarėt do luajnė rol serioz nė luginėn e Pershevės dhe nė Sanxhak.
Logjikisht, si rrjedhojė, ndokush do priste qė Athina , tė paktėn pėrpara 15 vjetėsh, tė kishte formuluar dhe zbatonte njė politikė “shqiptare”. Fatkeqėsisht,as qė e ka “nuhatur”. Bėri tamam tė kundėrtėn: pėrzėnie masive dhe dhunė, dallime tė ulėta dhe shfrytėzim i egėr nė konsullatat e korruptuara greke por edhe nė punėn e pėrditshme.
Duke bėrė njė krahasim tė emigrantėve qė kanė dorėzuar dokumentacionin pėrkatės, me prokura tejet tė larta , pėr tė marrė ose rinovuar lejen e qėndrimit, rezulton fare lehtė se pjesa dėrrmuese e tyre janė shqiptarė. Me dallim fare tė madh nga tė huajt e tjerė ėshtė edhe ajo pjesė qė ka dorėzuar dokumentacionin pėr tė pėrfituar nėnshtetėsinė greke, mirėpo krejt “spontanisht”, ėshtė dhe pjesa qė e ka pėrfituar mė pak atė.
Greqia lufton heroikisht pėr tė vėrtetuar tek emigrantėt e saj shqiptarė, tė dashuruarit pas saj dhe gjakdhėnėsit e ekonomisė sė saj, se me tė vėrtetė ėshtė “armik” i tyre.
As armiku mė i madh i helenizmit nuk do tė mundte kurrė tė arrinte pėrēarjen midis grekėve dhe shqiptarėve, krahasuar me atė qė po pėrpiqet kėtu e 16 vjet tė arrij shteti grek me organet e tij.
I trajtojnė emigrantėt tanė shqiptarė, me barbarizėm poshtėrues, korrupsion tė thellė, pangopje grabitqare,mendjemadhėsi dhe indiferentizėm. Kjo kolerė shtrihet kudo ku shqiptarėt detyrohen tė ndeshin shtetin grek, shėrbimet publike dhe policinė, konsullatat greke dhe doganat, institucionet shtetėrore. Fatmirėsisht, Greqia dėshton edhe jashtė!
Ν. Ι. Μερτζου
http://news.kathimerini.gr/4dcgi/_w_...08/2008_280127
Krijoni Kontakt