-
Kalifi dhe lypėsi!
Kalifi Me'mun nė kohėn e tij kishte njė kalė race tepėr tė rrallė. Njė nga krerėt e fiseve arabe i shprehu dėshirėn pėr tia blerė kalin, por Kalifi refuzoi. Kreu i fisit u orvat tia marrė me lloj-lloj marifetesh, por sėrish nuk ia arriti.

Kėshtu, njė ditė, teksa Kalifi ishte harruar krejt pas shėtitjes, papritur i shfaqet pėrballė njė burrė i shtrirė sa gjerė gjatė nė rrugė. Ai dukej si njė lypės i sėmurė, i pamundur tė qėndrojnė nė kėmbė. Kalifit i erdhi keq pėr gjendjen e tij dhe menjėherė zbriti nga kali qė ti vijė nė ndihmė. Pasi iu afrua, Kalifi i kėrkoi tė hipė nė kalė qė ta ēojė sa mė shpejt pėr tė marrė kujdesin mjekėsor. Madje, ai e ndihmoi derisa i sėmuri hipi nė kalė. Me tu vendosur mbi kalė, lypėsi pėrplasi kėmbėt pėr kali, i cili ia dha vrapit. Kalifi Memun iu vu pas me vrap, duke i kėrkuar tė qėndrojė pėr njė ēast. Pasi lypėsi ishte larguar njė farė distance, qėndroi dhe u kthye nga Kalifi, i cili i tha:Pash Zotin, meqė mė more kalin mė bėj njė nder!
Lypėsi e pyeti:E ēfarė nderi kėrkon?
Kalifi i tha:Mos i trego askujt se mė more kalin!
Lypėsi i tha:Pėrse? Apo ke frikė se do tė tallen me ty?
Kalifi iu pėrgjigj:Jo, por kam frikė se do tė vijė njė ditė kur tė mos zbresė kush nga kali, edhe pse i shtriri ėshtė me tė vėrtetė i sėmurė.
Morali:
Shpesh herė, lajmet e kėqija qė dėgjojmė lart e poshtė, ndikojnė nė humbjen e besueshmėrisė dhe vlerave mė tė mira morale tek njerėzit. Ato krijojnė njė ndjenjė pasigurie dhe mosbesimi nė publik.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt