Njė nga fėmijėt e Meksikės, njė ditė qėndroi pėrballė oqeanit tė pafund dhe brigjeve tė tij plot rėrė. Nė njė moment, ai dallon njė yll deti tė cilin dallgėt e egra e flakėn nė breg. Disa sekonda mė pas, djali u turr drejt yllit tė cilin e ktheu sėrish nė vendbanimin e tij, nė det, para se tė japė shpirt nė rėrėn e nxehtė. Por me ta hedhur nė ujė, u befasua me dhjetėra yje tė tjerė tė flakur nė rėrė. Megjithatė, ai nuk u demoralizua, por njė e nga njė filloi ti kthejė nė det, duke kryer kėshtu njė detyrė njerėzore ndaj yjeve tė mjerė, tė cilėt i priste njė fat i zi.
Nė njė moment, djalin e thėrret njė filozof i madh i cili e kishte ndjekur aktin e tij dhe i thotė:O bir! Mė duket se po lodhesh kot. A nuk i sheh ato miliona yje deti tė flakur nė breg?! A nuk e sheh se ajo qė po bėn ti nuk do e ndryshojė fatin e tyre tė zi?!
Djali, duke buzėqeshur u ul tė rrokė njė yll tjetėr deti dhe pasi e hodhi nė ujė i tha:Sapo i shpėtova jetėn kėtij ylli qė hodha nė ujė. Ajo jo? Ndoshta do tė kisha shpėtuar edhe disa yje tė tjerė nė vend qė tė merresha me ty. Prandaj, mė lėr tė bėj atė qė mundem! Sakaq, ti dridh zinxhirin mbi kullėn tėnde tė fildishtė dhe vėshtroji me sy pa u trazuar kėto miliona yje teksa japin shpirt. Lumturia ime mė e madhe ėshtė kur shpėtoj njė jetė tė cilėn kam nė dorė ta shpėtoj.
Djali vazhdoi ti kthejė yjet nė ujin e oqeanit, pa e humbur shpresėn dhe hovin rinor, nė shėrbim tė natyrės sė gjallė. Ai as qė ia vuri veshin filozofit i cili teksa notonte nė oqeanin e mendimeve tė thella, u mbyt nga valėt e demoralizimit dhe humbjes sė shpresės.
Morali:
Filozofi harroi se detyra e tij ishte tė ndreqė sado qofshin dėmet dhe plagėt. Nėse kėrkojmė pakėz dritė nga pishtari i kėsaj rrėfenje, do tė shohim se numri i njerėzve me probleme ėshtė goxha i madh. Megjithatė, dyert e shpresės duhet tė mos mbyllen kurrė. Sado tė vogla qofshin pėrpjekjet pėr tė kuruar njė sėmundje dhe shpėtuar njė jetė nuk duhen ndėrprerė. Djali i vogėl jetoi nė thellėsinė e jetės dhe mbolli shpresėn nė rėrėn e bregut. Kurse filozofi ynė i madh jetoi nė njė qoshkė, pa ia parė kush hairin dijeve tė tij tė gjera.
Mėsues i dashur, prind i dashur, nėnė e dashur dhe ti o ftues nė tė mirė! Nėse nuk do tė lėvizni ju pėr ta ndrequr kėtė punė, kush do tė lėvizė?
Nėse nuk do tė viheni nė lėvizje tani, kur do e bėni kėtė?
Nėse njeriu nuk fillon me veten e tij, si mund tė presė nga tė tjerėt?
Nėse tė duket e pamundur tė bėsh vepra madhėshtore, bėj njė tė vogėl pėr nė mėnyrė madhėshtore!
Gjėja mė e lehtė ėshtė tė ulesh dhe ndjekėsh ēfarė po ndodh. E vėshtira ėshtė tė ngrihesh dhe tė bėsh diēka, pėr ta ndryshuar atė realitet tė dhimbshėm qė na shohin sytė.
Krijoni Kontakt