Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    American Sociological Association: Ateistët dhe Liberalët, më Inteligjentë?

    Njerzit më inteligjent, nga ana statistikore janë më të prirë të shfaqin vlera sociale dhe preference religjiozë dhe politikë që jane të reja për specien njerzore në historinë e evolucionit. Specifikisht, liberalizmi dhe ateizmi, dhe për burrat (por jo grate), preferencat për seksualitet ekskluziv lidhen me inteligjencen e lartë, thekson studimi.
    ScienceDaily (Shkurt. 24, 2010)

    Studimi në fjalë, shqyrtimi-shkencor I të cilit u publikua në botimin e gazetes shkencore “Social Psychology” Mars 2010 çerek-vjetore, shtyn përpara teorikisht arsyen se përse njerzit formojnë preferenca dhe vlera të veçanta. Teoria sugjeron se më inteligjentët në dallim nga më pak inteligjentët janë më të prirur të adoptojnë vlera dhe preferenca “vazhdimisht më të reja”, dhe se inteligjenca nuk lidhet me vlerat të cilat janë tepër të vjetra e që gjithsesi evolucioni nuk ka mundur ti formësojë gjatë miliona viteve. Preferencat dhe vlerat “e reja Evolutive” janë ato të cilat njerzit nuk janë dizenjuar për ti pasur, e me gjasë edhe para-ardhësit tanë nuk I kanë patur. Në contrast, ato të cilat para-ardhësit tanë kishin për miliona vite quhen vlera “Evolutivisht Familiare”.

    “Inteligjenca e përgjithshme, aftësia për të menduar dhe arsyetuar, pajisi stërgjyshërit tanë me aftësi për të zgjidhur problemet e reja evolutive për të cilat nuk kishin zgjidhje të lindura,” thotë Satoshi Kanazawa, një psikolog evolutiv nga shkolla Ekonomi dhe Shkenca Politike të Londrës. “Si rezultat, njerzit më inteligjent janë më të aftë të njohin dhe kuptojnë situatat dhe entitetet e reja sesa njerzit më pak inteligjent, dhe disa nga këto entitete dhe situata janë preferencat, vlerat dhe kualiteti I jetesës.

    Një studim I mëparshëm nga Kanazawa gjeti se individët më inteligjent qenë më shumë tipa të natës (Nokturnal), çohen dhe rrinë më vonë se individët më pak inteligjent. Për shkak se stërgjyshërit tanë nuk kishin dritën artificiale bënte që të çohen pak pas agimi dhe të flinin pas muzgut. Të qenit nokturnalë është e re evolutive. Në studimin në fjalë, Kanazawa argumenton se njerzit janë evolucionarisht të dizenjuar të jenë konservative, të kujdesshëm kryesisht ndaj familjes dhe shokëve, dhe liberalë, të afrueshëm ndaj një numri të pacaktuar të huajsh të cilët nuk I kanë takuar ndonjëherë, që rrjedhimisht quhet risi. Pra, fëmijët më inteligjent me gjasë do të kenë prirje për të qenë liberalë.

    Të dhënat, nga “National Longitudinal Study of Adolescent Health” e mbështesin hipotezën e Kanazawa’s. Adultët e rinj të cilët subjektivisht identifikohen si “liberalë” kanë një IQ mesatare tek 106 e ndërsa kounterparti tjetër që identifikohen me “Konservative” kanë një IQ mesatare tek 95.

    Në ngjashmëri, religjioni është bi-produkt I tendencave njerëzore që perceptojnë veprimin dhe qëllimin si shkaqe të ngjarjeve, duke vërejtur “Duart e Zotit” pas gjitha të ashtuquajturave Fenomene Natyrore. “Njerzit janë evolutivisht të dizenjuar për të qene paranojakë, dhe ata besojnë në Zot sepse janë paranojakë” thotë Kanazawa. Ky paragjykim I lindur për të qenë paranojakë i ka shërbyer humanizmit njerzor shumë mirë në vetëmbrojtje dhe mbrojtjne e familjes dhe fiseve që vareshin nga vigjilenca ekstreme nga të gjitha shkaqet potenciale. “Pra, fëmijët më inteligjentë janë të prirur të rriten si sfidues ndaj evolucionit natyral dhe tendencave në besim në zot, dhe ata me gjasë bëhen ateistë”

    Më tej, njerëzit gjithmon kanë qenë butësisht poligamë gjatë histories evolutive. Nga burrat në lidhje poli-gamike nuk pritej preferencë seksualisht eksluzive ndaj një partneri, ndonëse nga burrat në lidhje monogamike kjo e njëjta ështe e pritshme. Në contrast të mprehtë nga burrat, nga gratë pritej eksklusivitet ndaj një burri. Pra, risia seksuale si preferencë ështe risi evolutive për burrat e jo për grate. Teoria parashikon pritje të burrave më inteligjentë ndaj risive seksuale sesa Kounter-parti tjeter, por inteligjenca e përgjithshme nuk ndan për vlerat ekslusive të grave. Analizat nga të dhënat e Kanazawa’s në AddHealth mbështesin këto pikëpamje seksualisht-specifike gjithashtu. Një e dhënë intriguese por teorike parashikon gjithashtu që sa më shumë inteligjentë janë njerzit aq më pak vlerësojnë vlera Evolucionarisht Familijare si Martesa, Familja, Fëmijët dhe Shokët.


    APA - American Sociological Association (2010, February 24). Liberals and atheists smarter?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 03-07-2011 më 08:14
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  2. #2
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Mund te kete te drejte studimi.

    Para afro 250 vjeteve Immanuel Kant e pershkruan largimin prej fese ne kete menyre: "Iluminizmi eshte dalja e njeriut nga imaturiteti i vetefajsuar ndaj fese."

    Qe ne ate kohe njeriu kerkon te mevetesoje veten prej fese. Lufta per mevetesim e zhvillon njeriun sikur foshnjen qe e zhvillon rritja. Ateistet kane konsumuar kete zhvillim me se shumeti.

  3. #3
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Nje gje me interes mbi kete studim jane risite Evolutive, dmth vlerat moderne dhe aftesia intelektuale e Ateisteve per t'iu pergjigjur/zgjidhur keto probleme. Ashtu sic kane vepruar gjysherit tane duke arritur suksesshem te perballen me te rejat, sipas saj rezulton qe jemi specie qe reagojme me shpejt dhe ceshtje kohe se kur do veproje "Seleksionimi Natyror" .
    (Shpresoj te mos me cojne para inkuizicionit per kete qe thash! lol)
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  4. #4
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Eshte e vetekuptimte qe ateistet kane perparesi ne disciplinat shkencore rreth evolucionit. Sepse nuk kane barren qe ta ven feja mbi supe. Nuk ju halucinon koka pergjat punes "Allahu e ka krijuar boten", por i pervishen punes me neutralitet, me themel, pa qene te ngarkuar.

    Pa deshtur te jem arrogant e mar edhe nje shembull nga forumi. Sa here qe flasim per fete, besimtaret jane te ngurtesuar, jane te cunguar ne mendimet e tyre. veshtire japin nje mendim kreativ, analitik, shkencor. Ata zakonisht perserisin si femijet e vegjgel fjalet e degjuara nga kleriket apo lexuara nga shkrimet fetare para qindra vjeteve. Ateistet jane te shperdhite. Jane spontane, te drejte, logjike, pranojne nese e kane keq. Kjo deshmon epersine e tyre ne ceshtje shkencore.

    Mjafton te shikojme TV 10 vjetet e ardhshem dhe do shohim se nuk do shfaqen fetare ne nivele te larta shkencore.

  5. #5
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Nje gje me interes mbi kete studim jane risite Evolutive, dmth vlerat moderne dhe aftesia intelektuale e Ateisteve per t'iu pergjigjur/zgjidhur keto probleme. Ashtu sic kane vepruar gjysherit tane duke arritur suksesshem te perballen me te rejat, sipas saj rezulton qe jemi specie qe reagojme me shpejt dhe ceshtje kohe se kur do veproje "Seleksionimi Natyror" .
    (Shpresoj te mos me cojne para inkuizicionit per kete qe thash! lol)
    Ku gjete te postosh hulumtime nga Kanazawa-te lumte ! Kjo qe sjell siper eshte jashtezakonisht interesant qe une nuk e kam hasur por kam lexuar punime tjera te tije.Ne te vertet Ai eshte frontman i nje drejtimi te ri ne psikologji-Psikologjia evulutive qe na thote qe ne jo vetem si njeri kemi evuluar por edhe psiqika ka fazat e saj evulutive.

    Sipas tije ne evulojm edhe ne aspektin shoqeror por edhe ne ate politik.Adoloshentet qe jane deklaruar qe" nuk jane aspak religjioz" kane koficient intelegjence shume me te larte se ata adoloshent qe jane deklaruar se "jane religjioz".Adoloshentet jo religjioz ne te ardhmen jane te paraprire qe te formojne bindje Ateiste dhe liberale ,per shkak te mendjes se hapur dhe pikpamjeve kritike mbi problemet.Ndersa adoloshentet religjioz ne te ardhmen formojne bindje fetare dhe konservatorike per shkak te shpirtit te tyre jokritik mbi rrethin dhe fenomenet.Pra religjiozet mbesin ne nje shkalle me te ulet evulutive te shpirtit te tyre per shkak te pranimit te vertetave "te ofruara" dhe mungese kurreshtje .

    Kanazawa gjithashtu thote qe njerezit kane qene poligam.Ne keto martesa poligame nga mashkulli nuk eshte pritur te jene vetem me nje partnere ndersa nga gruaja eshte pritur te jete besnike vetem nje mashkulli.d.m.th. lidhja sexuale me nje partner eshte risi evulutive vetem per meshkujt.Sipas tije eshte vertetuar qe njerezit intelegjent parapelqejne eksluzivitetin me vetem nje partnere,ndersa poligamin e pelqejne njerezit me intelegjenc me te ulet (Islami eshte decidiv ne kete pike thote merreni gjer 4 gra pra ju drejtohet me pak intelegjenteve !!!! )

    Gjithashtu paraarrdhesit tane kane qene njerez me aktivitet ditor por jeta moderne e detyron njeriun te beje aktivitete naten,pra shkakton preferenc te re evulutive.Si rezultat i kesaj njerezit me intelegjent bien te flen shume vone
    ju pershtaten rrethaneve te reja.

    Psikologjia evulutive nuk eshte profilizuar ne teresi dhe per shum eshte kontradiktore.Kritika sillet ne ate qe ajo permban ne vetvete shume determinizem ,mandej keto jane vetem hulumtime psikologjike qe nuk munde te qendrojne deri ne fund spjegimit shkencore sepse per baze marrin emocionet.Por e bukura eshte qe profesor Kanazawa te gjitha hulumtimet i bene me ane te anketave reprezentative qe ne fund rezultatet i japin te drejte.
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  6. #6
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    po nuk eshte me rendesi shume inteligjenca une nuk di pse shumica fokusohen shume ne kete...

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Jo vetëm më inteligjentë, por dhe më paqedashës, më të qetë, dhe pa komplekse. Në burg në Amerikë ka më tepër njerëz që i përkasin ndonjë besimi, se sa ka në raport me popullsinë ateiste, që sot numëron të paktën 10 %, ndërkohë që as 0.25% e të burgosurve janë të tillë. Pra ka një korrelacion të drejtpërdrejtë jo vec inteligjence por predispozite për tu edukuar me gjëra të vlefshme të një ateisti, kundrejt një të marri që ndjek kryq, hënë apo kushedi cka tjetër.

    Përsa i përket Liberalëve, ata janë më inteligjentë por për pislliqe. Noshta studimi e ka llafin për liberalët në sensin libertarian.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    eshte feja nje detyrim apo nje barre qe cdo fetar duhet ta mbaje gjithe jeten mbi supe?

    mundohem qe femijet e mij mos te mbajne ket absturditet mbi supe.

    shpresoj t'ja dal mbane.

  9. #9
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    eshte feja nje detyrim apo nje barre qe cdo fetar duhet ta mbaje gjithe jeten mbi supe?

    mundohem qe femijet e mij mos te mbajne ket absturditet mbi supe.

    shpresoj t'ja dal mbane.
    Nje barre.

    Shembull: Po e zeme je astronom. Nese je besimtar i Allahut, ti si ne hulumtomet tua si shkencetar je ngarkuar (befangen), sepse besimi yt ne Allahun te detyron te besosh dhe mendosh se "Allahu krijoi cdo gje". Ky besim te pengon, nuk te lejon t'i afrohesh detyrave shkencore me syceltesi, me objektivitet. Besimi yt ne Allahun te paralizon.

    Kjo eshte barre.

    Per kete arsye feja islame (si dhe fete tjera ne te kaluaran, per shembull Krishterimi) ne arsimim, ne shkence sheh armikun me te madh.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •