Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Në emër të cilit Zot?

    Së pari një bandë popësh fashistë serbë nguli një kungj dhe pastaj ngriti një kishë ortodokse në oborrin e Universitetit, fillimisht të rrethuar me tanke e me alltia ndër duar. Pastaj fashizmi serb u ndëshkua, kurse “faltorja” dergjet. Pastaj erdhën banditë të tjerë dhe secili nga ta dhe në mënyrën e vet donin që të ngulnin kungja në këtë hapësirë, duke vërejtur se ky vend është në paligjësi të thellë dhe se prona publike mund të zaptohet, të vidhet, të mbushet ‘simbole’ të turlifarshme. Edhe ata djem “të dizajnuar” si martirë të islamit, thirreshin në emër të një ideje të madhe: UÇK-së!?


    Mentaliteti i grabitçarëve, mujshisë dhe surrateve karikaturiale është frikësues, sepse modeli kleptokratik i qeverisjes secilit ia ka rritur ambiciet personale, se mundet gjithçka; pra edhe atyre që “për hatër t’Allahut” duan ta dhunojnë një qytet dhe një shtet të tërë...

    Paligjësia në Ballkan, pra edhe në Kosovë, është ngritur në kulturë krimi, marrja e ligjit në dorë, kapja e shtetit, mujshia, dominimi dhe zaptimi, jo vetëm i lirisë së tjetrit, por edhe i të drejtave dhe pronës, po shndërrohen në vullnet politik. Në emër të kombit, shtetit, fesë, Zotit, Ajetollahut, liderit... gjithçka jo vetëm që është e lejueshme, por edhe legjitimohet, madje edhe vrasja, edhe kosa e mbështjellë me një paçavër...

    Mendësia talebane, fashiste dhe leptokratike që vizualisht manifestohen si banditizëm, po e rrënojnë idenë e një shteti normal ku sundon ligji.

    Qytetari normal stepet, ecën skajeve, po struket.

    Gjithçka ka parashenjat e sëmundjes.

    Duke qenë se të gjitha luftërat “fetare” në fillim janë luftëra politike, Karen Armstrong pyeste: Ku është Zoti? A është ai i mirë apo mizor? A është ai i gjithëmëshirshmi? Prandaj Armstrong mendon se idetë e ndryshme të doktrinave fetare vijnë e shkojnë, por kërkimi i së panjohurës vazhdon. Na pëlqen apo jo, Zoti do të jetë këtu me ne, por është koha që ne të gjejmë një rrugë që të jetojmë me Zotin në një mënyrë të baraspeshuar dhe të përkushtuar.

    Për “hatër të Zotit” duhet të jetojmë me njerëzit e tjerë, po në atë mënyrë, të baraspeshuar.

    Kosovarët po shndërrohen në masë që pret, merr dhe ushqehet me të vërteta të gatshme, përfundimtare. Duke qenë se janë dembelë të papërmirësueshëm, ata përtojnë të gjejnë vetë të vërtetën, duke ua mohuar monopolin mbi të liderit, famullitarit të një abacie katundi ose hoxhës së fshatit, kishës, xhamisë, Qeverisë...

    E vërteta nuk është monopol i autoriteteve.

    Kjo dembeli dhe mungesa thuaja totale e debatit shoqëror, shqiptarët kosovarë po i largon nga njëri-tjetri, gjë që s’arritën ta bëjnë shekujt.

    Kur kryeministri i vendit deklaronte se nuk i interesojnë njohjet e vendeve “jocilësore”, askush nuk e kritikoi, veçmas joshqiptarët e besimit të krishterë, sepse ky mesazh lexohej në konotim me botën arabe. Por pastaj doli se edhe njohjet nga këto vende të rëndësishme i duheshin shumë Kosovës, për t’u afirmuar në OKB, si subjekt ndërkombëtar.

    Pra pakkush e tha atëbotë se kryeministri gaboi. Ndërkaq që këto ditë iu gjuan mbi qafë Adem Demaçit për një gjysmë fjalie, të thënë nga zemra e plastë, për Selinë e Shenjtë.

    Ky model qeverisjeje në aleancë me BIK-un hipokrit u kanë ofruar qytetarëve modelin e ajetollahëve në sundim.

    Merr ç‘të mundesh, bëj ç’të duash.

    Ngrehi çadrat ku të duash.

    Këtejpari nuk banon rendi dhe shteti ligjor.

    Pra gabimi shumë më i madh se gafa e Demaçit vjen nga ana tjetër, nga Bashkësia Islame e Kosovës (si institucion zyrtar) që me hipokrizi “ua bën me sy” grupeve e rrymave radikale (wahabiste) që duan politizimin e fesë islame, ndërkaq ata zyrtarë vetë sillen si “civilë” të modës së fundit dhe fotografohen me kryeministrin. E në thelb nuk kanë bërë gjë të mençur, as në ngritjen e cilësisë së studimeve islame, as në ndreqjen e kushteve jetësore e të ‘ibadetit’ të besimtarëve, as me lobime për shtetin. Në BIK thjesht rrinë burokratë që flasin kur s’i pyet kush, e nuk flasin kur duhet.

    Dhe këtë hapësirë do që ta mbushë një Fuad Ramiq në emër të njëfarë lëvizjeje të re islamike... Të merremi vesh në fillim, kërkesa për një xhami ose më shumë sosh është një kërkesë e ligjshme e qytetarëve.

    Shqyrtojeni, sipas ligjit, ndajuani truallin e përshtatshëm dhe thojuni “Good Luck”.

    Perceptimi se toleranca ndërfetare tek shqiptarët nuk është një mit por një realitet, megjithatë është një postulat i debatueshëm.

    Këta tipa qysh u shfaqen te Xhamia e Madhe duke bllokuar rrugët dhe në oborrin e Fakultetit Filologjik duke ngulur kungja, manifestojnë format e para të terrorizmit verbal dhe vizual.

    Natyrisht se të gjitha vlerat janë të diskutueshme, pos të keqes universale.

    E qysh është e mundshme atëherë që në debatet televizive dhe në rrjetet sociale po demantohet ky ekumenizëm ndërfetar brenda qenies shqiptare?

    E në anën tjetër po dashkan një komb dhe një shtet unik!?

    Shqiptarët katolikë ad hoc janë shumë të ndjeshëm ndaj çdo fjale që konoton ose prek politikat e Vatikanit, ndërsa edhe shumë shqiptarë të besimit islam janë averzivë ndaj këtyre politikave, sepse identifikohen me viktimat e shteteve me shumicë të krishterë, mbi myslimanët.

    Ose e identifikojnë armikun (një tip i çmendur që djeg Kur’anin publikisht p.sh.) ku tjetër pos në Selinë e Shenjtë.

    Prandaj as njërës dhe as palës tjetër nuk u duhen më shumë argumente.

    Shërbehen me “të vërteta të gatshme, përfundimtare”.

    Me dogma.

    Protesta e fundit e një pjese të komunitetit islam në Kosovë për të kërkuar një xhami në Prishtinë ishte një kauzë e drejtë, ishte thjesht një kërkesë, që secili shtet demokratik në botë e vlerëson si të tillë dhe varësisht kushteve i përgjigjet.

    Pa asnjë diskutim, pa përplasje dhe jo sidomos me polici.

    Porse, vënia në paralele e kërkesës së ligjshme për një xhami, me ndërtimin e katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë ishte e padenjë dhe false, nuk i kontribuon tolerancës shekullore ndërfetare mes shqiptarëve. Sidomos nuk i bën kosovarët qytetarë të edukuar mirë.

    Pse ky krahasim, kur sapo kërkon diçka të ligjshme?

    Për presion tek pushteti!?

    Mbase, por shija mbetët e hidhur. Fjalia ikonike: “e rrënuan shkollën për një kishë” është veçse fitil propagande, sepse ajo shkollë ishte e rrëzbitur dhe u ndërtua një e re.

    Pa lë të rrënohet edhe ndonjë barakë në Prishtinë e të ndërtohet një xhami e re, moderne.

    Duhet t’u plotësohet kërkesa e ligjshme një grupi qytetarësh, pa insistuar në numra (në përqindje), sepse numrat dhe krahasimet jo gjithmonë shprehin thelbin e një çështjeje.

    Së paku, numrat nuk garantojnë cilësi. Refuzimi i pushtetit apo edhe më keq, sipas një censusi shoqëror, për t’ia plotësuar një kërkesë një grupi qytetarësh vetëm e rrit radikalizmin e tyre, duke krijuar pa arsyeshëm masë kritike.

    Nuk më tremb asnjë lloj feje dhe as kultura e tjetrit, më tremb politika e mujshisë, ose përdorimi i fesë për vendosje politike, dhe mbi të gjitha përdorimi i fjalës së Zotit për të mbledhur fuqi politike. Siç ndodhi të hënën në oborrin e Fakultetit Filologjik, kur një grup të rinjsh nga dukja dhe mendja të lodhur fare e të ideologjizuar në përmasa kontaminimi po ngulnin kungja “për hatër t’Allahut.”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Adem Demaçi nuk bëri kurrfarë sakrilegji kur “i bërtiti pak” edhe Selisë së Shenjtë, përkatësisht Papa Bendetictit XVI, megjithëse ia vuri në gojë një fjali që ai, Papa Ratzinger kurrë s’e ka thënë. Se Kosova na qenkësh “djep i ortodoksizmit serb”. Kjo është një deklaratë jodiplomatike e një zyrtari të Vatikanit, në këtë rast Presidenti i Këshillit Pontifikues për promovimin e unitetit kristian Walter Kasper. D.m.th, ky zyrtar e ka punë propagandimin e “unitetit kristian” dhe natyrisht se ortodoksizmi është fe kristiane. Fjalia e Demaçit nuk guxon të përdoret për ta stigmatizuar këtë njeri të lirë...

    Në Bibël, diku shkruan “duaje të afërmin”.

    Adem Demaçi është njeri i rezistencës ndaj robërisë dhe që gjithnjë e ka shquar dashuria për të afërmin, për njeriun. “Papa, Zoti mos ja baft hallall, ai po deklaron hapur që ne e njohim Kosovën si djep i Serbisë. Le të jetë turp...”, dhe vazhdon: “të mashtruar si kriminel Gadafi e shumë kriminelë të tjerë janë bërë shërbëtorë të fashizmit të Serbisë...”

    Kështu ka thënë Adem Demaçi, fitues i çmimit Sakharov për liri shprehjeje.

    Dhe e ka thënë këtë në një moment të rëndë për vendin, i cili, nën këtë lidership mujshor dhe të paemancipuar po rrëshqet në vetizolim dhe po refuzon standardet e demokracive liberale...

    Demaçi është lindur me rezistue dhe me e thanë mendimin e vet.

    Shpesh deri në përmasën sublime të vetëflijimit.

    Bravo i qoftë!

    Demaçit nuk i mbyllet goja lehtë.

    E keqja në këtë tregim është se ai është viktimë e kësaj mendësie tipike ballkanike.

    Thuajse është në të njëjtat valë me “mendimin zyrtar”.

    E shquajnë narracionet e mëdha edhe pas fundit të tyre.

    Në gjëra të vogla e të përditshme për ta ndrequr atdheun, shtetin dhe politikëbërjen, ai kurthohet, diqysh ndihet shumë i kufizuar.

    Dhe me këtë ndjenjë se s’e zë dot kafazi ku ai gjendet.

    Ai edhe e tepron shpesh.

    Nuk është një poltron që vetëm pohon me kokë dhe mahnitet lehtë me “ndihmën e pakursyer të miqve ndërkombëtarë”, mirëpo, duke qenë peng i kufizimeve të tij ideologjike, rëndom niset nga miti për shumë armiq dhe armiqësi që i rrethojnë shqiptarët, për shumë konspiracione e kurthe, deri në përmasat e komploteve botërore. Në këtë vazhdë ai “i bërtiti pak” edhe Selisë së Shenjtë, përkatësisht Papa Bendetictit XVI, duke ia vënë në gojë një fjali që ai, Papa Ratzinger kurrë s’e ka thënë.

    Se Kosova na qenkësh “djep i ortodoksizmit serb”.

    Kjo është një deklaratë jodiplomatike e një zyrtari të Vatikanit, në këtë rast Presidentit të Këshillit Pontifikues për promovimin e unitetit kristian Walter Kasper.

    D.m.th, ky zyrtar e ka punë propagandimin e “unitetit kristian” dhe natyrisht, se ortodoksizmi është fe kristiane.

    A është në rregull kjo që thotë Kasper?

    Natyrisht që në kontekstin e sotshëm politik jo.

    Ky rezon jo vetëm që është jodiplomatik (Vatikani bën edhe politikë shtetërore, ka dhe diplomaci) por është edhe kafshim i shpirtit të shqiptarëve kosovarë.

    Dihet se mjeshtëria e të bërit politikë dhe diplomaci është art i së mundshmes, por fillesën e ka tek raportet mik/armik. Selia e Shenjtë po rreshtohet me armiqtë e shtetit të ri, pa asnjë shpjegim. Por kosovarëve tashti, pasi “nxorën” lirinë kombëtare prej fytnave të ujqve u duhet më shumë art në bërjen e miqve e jo armiqve.

    Detyra e një zyrtari shtetëror ose një lideri shpirtëror si Demaçi është të bëjë politikë. Politika të miqësisë, të dhuratës, të falënderimeve...

    Dhe Demaçi në këtë rast ka bërë pak politikë, por të keqe...

    Thjesht ka bërë një gabim.

    Asgjë më shumë, pos që ka shqiptuar do fjalë, siç thuhet popullorçe, nga zemra e plastë, sepse edhe Demaçi do të shprehej ndryshe, sigurisht me admirim, sikur zyrtari Kasper të deklaronte se: “Vatikani si instancë shpirtërore mbikombëtare dhe mbishtetërore është i lumtur që më në fund u vendos drejtësia në Kosovë... Se ndihet i lumtur që shqiptarët e rrahur e të torturuar u rikthyen në shtëpinë e tyre, në Kosovën shtet të pavarur e sovran...” etj. Katolikët shqiptarë madje janë shumë të ndjeshëm edhe kur është në pyetje fashizmi, por edhe komunizmi, edhe pse që të dy këto ideologji mund të përkufizohen në korpusin e “së keqes universale”; ndërsa shqiptarët myslimanë janë shumë të ndjeshëm, nëse sekush u thotë se islami nuk i duron vlerat e demokracive perëndimore, se është shumë i mbyllur ndaj tyre, se abuzon me të drejtat e grave etj.

    Kush e lexon Freedmanin ose Zakarinë, vëren se ka miliona islamikë që janë liberalë-demokratë të përsosur, kurse në shumicën e vendeve islame gruaja jeton, punon dhe voton lirshëm, e drejtë kjo e arritur shumë vonë edhe në disa shtete perëndimore.

    Shqiptarët katolikë nuk duhet ta lidhin kurrë fashizmin si ideologji kundërnjerëzore me Italinë si shtet dhe me italianët si shoqëri njerëzore, siç nuk duhet ta ndërlidhin komunizmin me Shqipërinë enveriste dhe shqiptarët, (me një shumicë islame), që për gati gjysmë shekulli persekutoi klerikët e krishterë, përdhosi objekte kulti etj.

    Shqiptarët e përkatësisë islame së këndejmi, nuk janë në tokë të bukës, nëse mendojnë se çdo gjë që vjen nga Perëndimi është sakrilegj, pra antikuranore dhe antiislame.

    Toleranca ndërfetare tek shqiptarët duhet të rikthehet si vlerë reale, si virtyt modestie e jo si krekosje nacionaliste, jo as si maskë që herë hiqet e herë vihet, por si respekt i ndërsjellë ndaj tjetrit si kulturë, si përkatësi etnike dhe si ndjenjë qytetarie, natyrisht duke u mbështetur në vlerat e lirisë, të së drejtës së besimit, adhurimit dhe humanitetit.

    Ndërsa, shqiptarët e besimit katolikë, duke qenë se e dinë se miliona europianë sot janë me përkatësi fetare islame, që vijnë nga Pakistani e India, nga Algjeria, Malajzia, Arabia Saudite, nga Irani e Turqia e që njëkohësisht janë qytetarë dhe shtetas shembullorë në Francë, Britani, Gjermani, Itali, Spanjë e gjithandej dhe kontribuojnë në ndërtimin e demokracisë liberale, nuk duhet t’iu tremben shqiptarit pranë tyre që shpreh një finesë diversiteti kulturor, thjesht që beson në islam.

    Po veçmas jo atyre që doken si na, me farmerka ‘jeans’ e ‘duksa’, por që janë myslimanë të devotshëm dhe praktikojnë islamin evropian, civil, që adhuron Zotin dhe njëkohësisht i respektojnë të drejtat civile, demokracinë dhe vlerat e qytetarisë perëndimore.

    Shqiptarët bëren, ç‘bëren, të vetmin interes sipaeran i kanë vlerat e përbashkëta që ndan Evropa, vlerat perëndimore, pra integrimet euroatlantike dhe prandaj, diqysh me një lehtësi të padurueshme, ose duke qenë viktima të paragjykimeve, një grup qytetarësh po i trembet grupit tjetër, pa asnjë lloj debati.

    Madje pa iu kanosur asnjë lloj kërcënimi, ose dëmi.

    Kosovarëve nuk u duhet Zot tjetër, pos atij të cilit i janë lutur prej se dinë për vete, pa e shndërruar atë në mjet politik, por u duhet mbi të gjitha paqe mes veti dhe bashkëndjenjë me qytetarët e tjerë që kanë të njëjtat brenga e halle, të njëjtat shpresa për të sotmen e të ardhmen, për një jetë më të dinjitetshme njerëzore.

    “Argatët e djallit” që përpiqeshin të zaptonin pronën publike “për hatër t’Allahut” dhe që shfaqeshin para syve të publikut si formë e terrorizmit vizual dhe verbal, janë vetëm karikaturë e islamit.

    Harrojini!


    Nga Halil Matoshi

    Kolumna eshte botuar ne Koha.net

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Shkatërrimi i feve rivale në emër të fesë së drejtë

    Agim Vuniqi, Farmington Hills

    Kohët e fundit Kosova po lëkundet nga valët e protestave tash për tash të qeta që më vonë mund të eskalojnë dhe të dalin jasht kontrollit nëse në Kosovë nuk vendoset debati shoqëror dhe demokratik për të gjitha çështjet e hapura, edhe më keq paqa dhe toleranca ndërfetare ka filluar të bëhet gangrenoze, ngase "intlektualë" të pacipë po shfrytëzojnë vakuumin e mosfunkcionimit të shtetit të Kosovës dhe po shigjetojnë harmonin fetare me sulme të parreshtura dhe të njëanshme të një feje kundër tjetrës, fjalori i tillë deningrues mund të rrezikojë paqen e proklamuar ndërfetare dhe mund të rrezikojë interesat nacionale të shqiptarëve dhe Kosovës. Përfundimisht secili intelektual e ka për detyre të kryej detyrat e shtëpisë në shtëpin e vet, por edhe të bëhet arbitër, jo njëra palë religjioze t'a mësojë palën tjetër se si duhet të sillet. Fundja nëse dëshirohet që të zbuten dallimet fetare duhet të kërkohen referenca afrie e jo ndarjeje, sa kemi krekosje dhe shtrembërime deri në përbuzje për ata që kryejnë ritet fetare islame të fyhen me ofiqe të ndryshme, që kalojnë në histeri, duke përdorur edhe fjalor racist, për të bërë pastrimin etnik-fetar për t'i hedhur ata herë në Afrikë e herë në Azi, është e padurueshëme kjo përpjekje për asgjësimin e kulturës islame në Kosovë.

    Janë të këqija konfrontimet e tilla kërcnuese, dhe shitja mend se shqiptarët duhet të këthehen në fenë e të parëve, mbamendja e individit fillon me aktin e lindjes, ai edukohet në familje dhe rrethin ku jeton, dmth., arsimi i tij i mëtejmë ndikon në bindjet e tija, që janë thjesht personale, edhe është kontratë me Zotin, pse në raste të tilla asnjënëse nuk aludohet në paganizëm, por në format ekstreme të izmave fetar, a nuk friksohen njerëzitë nga zjarri, hurrikani, tornadoja, tërmeti, vullkani..., a nuk janë njerëzitë që ua kanë frikën këtyre fenomeneve natyrore të lëkurave të ndryshme, të feve të ndryshme të kombeve të ndryshme, pse Zoti nuk i shpëton ata që kanë "fenë e drejtë" dhe nuk i shkatërron ata të feve rivale? Gabim! Pse pra njerëzit perdorin aq lirshëm fjalën-izmën fashizëm, apo talibanizëm (nuk ia din as kuptimin) dhe shumë nga ata besojnë në "fundin e jetes" do te katapultohen në qiell (pa fije dyshimi), le të besojnë, është e drejtë e tyre universale, por pse pjesa tjetër që nuk u beson këtyre që po hiqen edhe si predikues, apo mendon ndryshe do të shkojë në ferr, të njëjtit pra japin urdhëra, ata e vejnë veten si misionarë të Zotit, a janë të rrezikshme këto konstatime? Flas përgjithësisht, duhet te jemi me praktik, dhe shembujt vlejnë për vendin ku jetojmë dhe ku i takojmë gjeografikisht. Ky fjalor është i rrezikshëm për shëndetin emocional të atyre që terrorizojnë me të tilla fjalë-retorikë (dhe tash disa nga ata që nuk ndiheshin gjëkundi na kanë "terrorizuar" me vite me tregime për socialimin dhe solidaritetin proletar, disa të tjere me ato të zjarrit e të squfurit për të mos besuar atë që ata besonin, ata ishin ungjillorët e përshtatshëm: a nuk është e tëra një karizmatik e plotë në lulëzim, nese është ashtu atëherë bota është fjalë për fjalë në rrezik. Unë nuk do e mbajë gojën time mbyll, nuk eshte fjala për ndonjë akt trimërie, as guximi, është qyqarllëk heshtja, është keq kur kësaj i shtohen aktet vetëvrasëse në rritje që janë në Kosovë dhe ky diskurs politiko-fetar që po lansohet mund të kërcënojë fëmijët tane, kombin...

    Fajtor për këtë gjendja janë edhe institucionet fetare, të cilat shumë pak punojnë me shërbyesit e vet, prandaj njëri ekstremizëm mund të zgjojë ekstremizmin tjetër dhe nga fajësia individuale kalon në fajësi kolektive. është një vokabular jo i përshtatshëm i krijuar pas luftës ndër të rinjë, që para se të mendohet dhe të flitet të shahet, sharje në rrugë, sharje online, sharje në forume, dhe askush nuk interesohet nga institucionet të bëj ndonjë hulumtim se nga po rrëshqet shoqëria kosovare.

    Konkurenca jo lojale...

    Në kohën kur bisedimet kanë marrë hov me Serbinë për çështje të ndieshme, nuk organizohen debate të hapura ku do të shtroheshin inciativa qytetarësh, është zëvendësuar kjo formë e komunikimit dhe këtë e kryejnë OJQ-të, disave su ha palla për kopalla. Ja shembulli: Shoqata "Bashkimi" ka hedhur njerëzitë në rrugë, protestojnë..., nuk protestojnë për liri fetare, ngase ato i kanë, protestojnë për inat të Katedrales, nuk e thojnë këtë por kërkojnë një xhami të madhe në qendër të qytetit, mirëpo kështu nuk mendon Kryetari i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK), arqitekti Ylber Vokshi-Ylli - "Lokacioni i objekteve fetare në qendër të qytetit, në shekullin 21 nuk është përparësi primare dhe është një teori e tejkaluar. Në shekullin e revolucionit dhe dominimit të teknologjisë informative (internetit), ku të gjitha modelet e propagimit, edhe fetar kanë ndryshuar, janë avancuar në ato përmasa marramendëse që i tejkalojnë qëndrimet e ngurta fetare të shekujve të kaluara, është e tepërt të iu kthehemi kërkesave klasike për dominim fetar", unë i pranoj fjalët e ekspertit për urbanizëm, është i thirrur ai të thotë fjalën, është profesionit.

    Konkurenca jo lojale ndaj shtetit e politikave fetare, të cilat i zhvillojnë ata që janë të thirrur të komentojnë librat e shenjtë, janë bërë tregëtarë të kulturës, të heronjëve, janë bërë gjykatës, prokurorë...me një fjalë po bëhen të "gjithëdijshëm", u zunë vendet, ne të tjerët që u arsimuam me vite, krijuam karrierë, dhe përvojë u shëndërruam në spektatorë!

    Ka disa të tjerë që mëndojnë ndryshe psh., Prof.dr. Vedat Shehu (SHBA)shprehet kështu: Kishim fetë e ndryshme dhe kishim mbetur mbrapa, i hoqëm të gjitha fetë dhe prap mbetëm mbrapa, i lamë të lira fetë edhe me klerik të përparuar të huaj, dhe prap ecim me hapin e breshkës përpara.

    Nuk janë fetë, Zotrinj, që nxisin shkencën, teknologjinë, kulturën, sjelljen njerëzore, por janë faktorët konkret qe e nxisin ekonominë, bazën e zhvillimit në të gjitha drejtimet. Fetë, një synim kane patur gjatë gjithë historisë: Të hahen me njëra tjetrën se cila është më e drejtë; me katolike apo me ortodokse, apo më islamike apo më myslimane.

    Fetë janë në kundershtim me njëra tjetrën. Në Irlandën e Veriut dy grupime të krishtera mbushën 100 vjet lufte të shenjtë, gjersa me ndërhyrje të jashtme arritën kompromis paqeje para pak kohësh. Pse nuk jane shfrytyzuar besimtarët si vegla të politikave që qëndrojnë në hije? Kjo tregon qartë se fetë jane masha te politikave që zhvillohen kundër vullnetit të Perëndisë. Politikat më antishqiptare janë zhvilluar duke përdorur mediokërit fetar të feve të ndryshme. Edhe sot propaganditsët fetar (të përvluar sigurisht) u shërbejnë politikave antishqiptare për të tërhequr pas vetes mediokërit. Fetari i vërtetë zakonshëm i përkushtohet riteve fetare dhe s'ka asnjë obligim politik apo fetar ndaj feve të tjera. Kush nuk respekton atë që i thote libri i shenjte është vetë kundër librit të shenjtë. Eshte nje mikro-BinLaden në Fenë e vet.

    Po në këtë frymë mbështetëse flet edhe Prof dr. Eshref Ymeri nga Kalifornia. Grindjet mes feve na bindin për faktin se ato, në të vërtetë, sillen si parti politike. Feja e vërtetë nuk mund të mbjellë urrejtje kundër një feje tjetër, nëse ajo merret vetëm me ritet fetare. Vendin e çon përpara zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë moderne, jo feja. Feja duhet të merret me zbutjen e shpirtit të njeriut se po mbolli urrejtje për një fe tjetër, atëherë ajo bën punën e djallit. Shikoni se ç'bën Janullatosi: kërkon të fus në luftë civile popullin e Përmetit, duke pushtuar Shtëpinë e Kulturës "Naim Frashëri", me të vetmin qëllim që të zhbëjë një simbol të shtrenjtë të kombit shqiptar, emrin e Naim Frashërit, i cili qëndron në themel të vetëdijes sonë kombëtare. Ca ortodoksë përmetarë, ca sahanlëpirës këta të Janullatosit, me qëndrimin e poshtër që po mbajnë në përkrahje të kryeshovinistit Janullatos, ka rrezik që të përfundojnë në një konflikt të armatosur me vëllezërit e tyre myslimanë të Përmetit. Dhe Gjykata e Lartë bën sehir për moszbatimin e vendimit të saj. Dhe Kryeprokurorja Ina Rama bën sehir për këtë paradoks që bën vaki në Shqipëri. Dhe Presidenti i vendit, si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bën sehir kur në Shqipëri nuk zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë për kthimin e Shtëpisë së Kulurës "Naim Frashëri" popullit të Përmetit. Pra, të gjitha këto struktura të shtetit shqiptar heshtin për punën armiqësore, përçarëse, që po bën Janullatosi mes popullit të qytetit të Përmetit.

    Kjo është një pikë e mirë referimi sigurisht. Dhe unë zakonisht jam i rezervuar në kritikat e mia për politikëbërsitë fetarë dhe kam filluar të mendoj, si kohët e fundit, se ka diçka pak më paternaliste dhe mospërfillëse për mënyrën që zbatojnë; a janë ata prej nesh, a janë revolucionarë të majtë, apo njerëz të thjeshtë por të varur nga donatorët, duke rezervuar inatet tona për elita. Është pothuajse njejtë sikur ne jemi duke thënë se njerëzit mesatarë nuk janë në gjendje të mendojnë për veten e tyre, edhepse ushtrimi i fesë është për veten e tyre, dhe ne jemi të tërhequr për nga hunda, nga ata që janë në krye. Është njëjtë sikurse të mendohet se po të mos ishin makinacionet e "investitorëve të huaj", apo kushdo, masat-populli do të ishin më progresive. Unë thjesht nuk besoj në këtë më. Unë e di se sa është e rrezikshme dhe e korruptuar elita, dhe sigurisht do të bëjnë plan-bilancin e "dënimit" tim.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Punë inati


    Lejimi për ndërtimin e katedrales në vend të gjimnazit ka qenë vendim i gabuar, sepse objekti arsimor u flijua për një fetar. Por ishte edhe më i gabuar për shkak se paraqiste precedencë dhe nxiti inatin e atyre që tash kërkojnë “xhami të madhe në qendër”

    Çdo 2 Korrik në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të shkuar simbolizonte unitetin e shqiptarëve në Kosovë. Ata, pavarësisht ideologjisë apo dogmës, dëshmonin synimin e tyre të përbashkët dhe vendosmërinë që të mos heqin dorë nga ai synim, pavarësisht të gjitha sakrificave që kjo do të nënkuptonte.

    2 Korriku i sivjetmë e gjen Kosovën në një gjendje të mjerueshme ekonomike; me një regjistrim popullsie, i cili doli të jetë, matematikisht, shumë pak i besueshëm; të ballafaquar me tri raporte të këqija në javën që e lamë pas (Departamenti Amerikan i Shtetit – që na quan vend transiti të prostitucionit; Banka Botërore që thotë se Kosova është vendi më i papërshtatshëm për të investuar dhe Freedom House – i cili thotë se Qeveria e Kosovës ka dështuar së zbatuari dispozitat kushtetuese që garantojnë lirinë e mediumeve dhe se ajo vazhdon ta kontrollojë politikën redaktuese të RTK-së); me një manifestim serbësh të tërbuar që, pos që i shanë shqiptarët (duke nisur nga prindërit e teposhtë), brohoritën parulla përkrahëse për Mlladiqat e Karaxhiqat, pa u penguar nga askush dhe përfundimisht, me mbase përpjekjen më të keqe, e njëkohësisht më të rrezikshme, të polarizimit të shqiptarëve mbi baza fetare, mbështetur mbi një kërkesë “për ndërtimin e një xhamie në qendër të Prishtinës”.

    Për kapak, tashmë kemi paralajmërime se Raporti i Progresit për sivjet do të jetë i keq, me shumë pak përparime për të raportuar – dhe i cili, nuk ka dyshim që prej këtij momenti, do të cilësohet “si raport real” nga kjo Qeveri, thuajse me këtë do të zgjidhet problemi i përparimit. Do të thuhet, siç e tha edhe emisari francez i BE-së dje, se ligjet nuk janë miratuar për shkak të kohës të shkurtër që kanë pasur Qeveria dhe Kuvendi në dispozicion – dhe qëllimisht nuk do të përmendet se faji për këtë ngecje është drejtpërdrejt i garniturës sunduese (PDK-AKR). Kjo, ngase fillimisht Thaçi e vetëshkarkoi qeverinë e tij me ndihmën e AKR-së, e më pas partia e tij i vodhi dhe i rivodhi votat që i mori disa muaj numërimi votash. Për të qenë korrektë, një pjesë të fajit e bart edhe sedra e kryetarëve të Kosovës – Sejdiut, i cili u hidhërua se duhej të jepte dorëheqjen dhe i tërhoqi ministrat e LDK-së, duke e thelluar edhe më krizën që e kishte bashkëshkaktuar, dhe Pacollit, i cili u zgjodh falë SMS-ve, por me shkelje të Kushtetutës... e që na i hëngrën edhe disa muaj nerva.

    Në vazhdimësinë e aktiviteteve politike që nuk janë fort për t’u lavdëruar, të enjten patëm mundësinë fantastike për ta parë dhe dëgjuar nivelin e ulët të komunikimit ndërmjet deputetëve dhe kreut të ekzekutivit, të cilët e kaluan ditën duke i gjuajtur kungja njëri-tjetrit, e që kurrsesi të merrnim përgjigje të saktë se sa do të kushtojë rruga për në Shqipëri. Ndërkohë vazhdonte aktiviteti i një “iniciative qytetare” të quajtur “Bashkohu” në kërkim “të ndërtimit të një xhamie në qendër të Prishtinës”, me arsyetimin se “këto që janë, nuk i mjaftojnë xhematit”. Se përse ky “problem” po ngrihet mu tash dhe se pse është zgjedhur që të protestohet me bllokimin e rrugës para Xhamisë së Çarshisë – do të mund të elaboroheshin shumë teori. Në vijim, ja disa që i kam dëgjuar në dhjetë ditët e shkuara: “Prishtina nuk bën të ketë katedrale në qendër e të mos ketë xhami po aq të madhe dhe po në qendër”; “Disa nga liderët e kësaj lëvizjeje/organizate kanë lidhje me shërbime sekrete të huaja, dhe ky aktivitet financohet nga vahabinjtë/nga rusët”; “Qëllimi i dikujt është që Kosovën ta paraqesë shtet katolik, kur në fakt Kosova është myslimane”; “Kur ka mundur të shembet gjimnazi për Jezusin, le të shembet edhe çerdhja për Allahun”...

    Nga kjo që kam parë dhe kam dëgjuar këto ditë jam e prirë të besoj se reagimi dhe kërkesa për ndërtimin e një xhamie në qendër, siç i thonë, në fakt është reagim i drejtpërdrejtë ndaj ndërtimit të katedrales në Prishtinë, në lokacionin përballë Fakultetit Filozofik. Në fakt, kam filluar të besoj se është më shumë reagim inati sesa reagim racional. Për më tepër, ajo që më bind edhe më shumë në irracionalitetin e kësaj është kërkesa që të shembet çerdhja e fëmijëve (përballë Filologjikut) e që aty të ndërtohet një xhami shumë e madhe, e që në përdhese të parashihet ndërtimi i dyqaneve e edhe i çerdhes së fëmijëve. Nuk ka lidhje që ky institucion parashkollor është laik dhe se, sipas kësaj, do të duhej të vendosej në një objekt kulti.

    Pra, krahas 22 xhamive që i ka Prishtina, kërkohet ndërtimi edhe i një xhamie “në qendër”, për shkak se “nuk po na nxe t’onve” – thuajse vetëm nëse ndërtohet xhamia në qendër, ajo do të mund t’i zinte që të gjithë besimtarët që vijnë të falen. Sa për sqarim, nuk kam absolutisht asgjë kundër ndërtimit të objekteve të kultit. Por kam shumëçka kundër shembjes së objekteve të trashëgimisë kulturore e historike për t’i zëvendësuar me “raketa” dhe objekte të një arkitekture dubioze (xhamia te “Katër Llullat” ka qenë mbase më e vjetra e Prishtinës. Pas lufte e kanë shembur dhe e kanë ndërtuar një xhami të madhe me shumë dyqane përfundi; Xhamia Hatunije u shemb dhe do të zëvendësohet me objekte banimi, buzë objektit të kultit). E edhe më shumë kam kundër shkatërrimit të objekteve arsimore që më pas t’i zëvendësojnë me objekte të kultit.

    Nuk ka dyshim se burimi i problemit, të cilin tash e potencon shoqata “Bashkohu”, në fakt është Komuna e Prishtinës, e cila kishte miratuar kërkesën e kryetarit Rugova që të ndërtohej katedralja në lokacionin e gjimnazit “Xhevdet Doda” të Prishtinës. Në vend se gjimnazi të shndërrohej në muze apo fundja të zëvendësohej me një objekt të ri mësimi (që do të ishte në harmoni me hapësirën përballë – Universitetin) apo me Operën, u mor vendimi që të rrënohej një objekt arsimor, e që ai të zëvendësohej me një tempull fetar. Për një shtet laik çfarë është Kosova, ky nuk paraqet veprim që pasqyron tolerancën, por shkurtpamësinë edhe politike që mund t’i kushtojë shumë Kosovës, e cila përgjatë shekujve është mbajtur falë tolerancës ndërkonfesionale, duke qenë feja prioritet i dytë pas etnikes.

    Kështu, Komuna bëri atë çfarë kishte bërë Millosheviqi gjatë okupimit të Kosovës – gllabëroi hapësirën e një institucioni arsimor, për të ndërtuar një objekt fetar që do të shihet nga të gjitha anët e Prishtinës. Kështu, na e futën kishën ortodokse buzë Juridikut, përderisa Komuna e solli katedralen përballë Filozofikut. Prandaj edhe myslimanët tash e kërkojnë xhaminë përballë Filologjikut. Nesër me siguri do të lajmërohen protestantët, Dëshmitarët e Jehovait, evangjelistët e kush e di kush tjetër për të kërkuar leje për tempujt e tyre fetarë mbi objektet shkollore dhe universitare. Dhe, do të jetë absolutisht irrelevante se cila ka qenë feja e parë e shqiptarëve, ngase të gjithë do të thonë se e tyrja ka nisur e para.

    Protestuesve mbase do të duhej sqaruar se lokacioni të cilin po e kërkojnë (te çerdhja afër Ombudspersonit) nuk e bën qendrën e Prishtinës; në vetë qendrën e Prishtinës gjenden madje tri xhami, të cilat janë të renditura në distancë prej as 300 metrash: Xhamia e Çarshisë, xhamia te Muzeu dhe Xhamia Fatih (njihet si Xhamia e Madhe). Duhet sqaruar se në asnjë vend të botës, asnjë tempull fetar nuk mund të ketë vend të mjaftueshëm për të gjithë besimtarët që falen, prandaj argumenti se nuk kanë vend të mjaftueshëm nuk qëndron. Por ajo që është shumë më me rëndësi, është se mbase do t’u duhej rikujtuar se kur ka përfunduar Lufta e Dytë Botërore, Kosova ka pasur shkallë analfabetizmi prej 80 a më shumë për qind. Ata që kanë ditur shkrim-lexim atëherë, kanë shkruar arabisht e jo shqip. Për shkollën shqipe shumëkush ka shkuar në burg dhe për të ka vdekur – kujtojeni Uçën e Istogut më 1992. Sot thuhet se e kemi shkallën e analfabetizmit te 20-përqindëshi, shumë për të qenë shtet që aspiron t’i bashkohet Evropës, dhe absolutisht nuk e kemi luksin e humbjes së objekteve shkollore dhe zëvendësimin e tyre me objekte fetare. Objekteve fetare mund t’u gjenden lokacione të tjera.

    Pjesa më e bukur e Kosovës së dërrmuar ka qenë gjithnjë toleranca ndërfetare si dhe thënia, “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, me të cilën ka edhe të tillë që nuk pajtohen. Por, megjithatë, ajo ende e ka kuptimin që ka pasur kur është krijuar – ruajtjen e identitetit. Është absolutisht në interes të Kosovës ta ruajë identitetin e vet shtetëror laik, ashtu siç e përkufizon Kushtetuta, me respektimin e plotë të të drejtave dhe të lirive themelore ndërkombëtarisht të pranuara. Kjo pa dyshim nënkupton edhe të drejtën për të pasur fe, por që nuk e nënkupton të drejtën për ta imponuar atë.

    Flaka Surroi

    Koha.net

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Bota sot

    Shqiptari mysliman i mirë e shqiptari katolik i mirë duhet të bëjnë vepra të mira që i pëlqejnë Zotit, e jo vepra që i pëlqejnë hoxhës apo priftit thotë akademik Mark Krasniqi.
    Shqiptari mysliman i mirë e shqiptari katolik i mirë duhet të bëjnë vepra të mira që i pëlqejnë Zotit, e jo vepra që i pëlqejnë hoxhës apo priftit thotë akademik Mark Krasniqi.
    Veprimet e fundit të liderit të lëvizjes “Bashkohu”, por edhe të pjesëtarëve të komunitetit mysliman për të bllokuar rrugët në shenjë pakënaqësie për ndërtimin e xhamisë, akademik Mark Krasniqi i sheh si tendencë për të përçarë popullin shqiptarë, derisa krahason periudhat e kaluara kur shqiptarët kanë qenë shembull i tolerancës fetare e kombëtare. “Gjatë gjithë jetës kemi qenë tri fe shqiptare, por gjatë gjithë jetës kemi kaluar mirë njëri me tjetrin dhe nuk kemi pasur probleme. Tash disa njerëz po duan ta politizojnë këtë çështje. Pak po u duken 24 xhami në Prishtinë e po e duan edhe të 25-ën”, tha akademik Krasniqi.

    Ai nuk është kundër ndërtimit të xhamisë, madje thotë se në çdo takim me kryetarin e BIK-ut ka përkrahur ndërtimin e një xhamie të madhe e të bukur, që ka salla për kulturë, sikur e ka çdo kishë.

    “Edhe xhamia është faltorja e Zotit, por nuk bënë që gjithçka të teprohet. Ti caktohet vendi me forcë ajo nuk lejohet dhe ata mund ta bëjnë në Arabi, jo midis Evropës. Xhamia le të ndërtohet aty ku komuna ta cakton vendin. Nuk ndërtohet xhamia e Zotit, as kisha e Zotit për inat të njëri-tjetrit. Këtu është politizuar çështja. Ata që kanë kundërshtuar ndërtimin e Katedrales, e të cilët edhe kanë botuar libër kundër Katedrales, po duan që të ndërtojnë xhaminë mos në strehë të Katedrales, aty disa hapa afër saj për të konkurruar Katedralen”, tha Krasniqi, duke potencuar se ndërtimi i xhamisë është politizuar deri në kulm edhe me mjekra, edhe me shamia, të cilat janë ndaluar me ligj. “Këtu nuk është Arabi, është Evropë dhe duhet ta kemi veshjen e Evropës, sjelljen dhe kulturën e Evropës. Ne nuk na duhet kulturë tjetër. Askush mos të keqkuptoj sepse nuk jam kundër xhamisë, përkundrazi mbështes çdo ide për ndërtimin e një xhamie të bukur dhe këtë ia kam thënë edhe z. Tërnava”, tha Krasniqi.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    267
    Te gjitha shkrimet qe lexova qenkan anti-Islame.

    Me arroganti nder ta, rezultoj akademiku kosovar, Mark Krasniqi.

    Me sa mend ore nje akamedik perdor gjuhe t'rrugaqeve ?! Si mund t'ia ze keto fjal nje akademiku deri ne at gjendje sa te shprehet qe : Ata me mjekrra e me shamia te ikin per n'arabi ?!!! Ani, folni, vec se kjo nuke shte toleranc fetare !

  7. #7
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    “Edhe xhamia është faltorja e Zotit, por nuk bënë që gjithçka të teprohet. Ti caktohet vendi me forcë ajo nuk lejohet dhe ata mund ta bëjnë në Arabi, jo midis Evropës.
    ...edhe ne ARABI, nuk ndertohen xhamiat ku va don qejfi.......nese me ARABI nenkuptohet se atje jetojn 99% musliman, dhe se bejn sic dojn vet.....atehere me kete te drejte e zgjedhin edhe kosovaret vendin e xhamijse ne MES TE EUROPES, sic dojn vet, ndash edhe me force....sepse ?`??.....kush e gjen ???..........poooo, sepse ne kosove jetojn 95% musliman....tamam si ne arabi....argument, a ????

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Xhamia le të ndërtohet aty ku komuna ta cakton vendin.
    .....vendi duhet te jete reprezentativ, te mbillet ne ambientin urbanistik dhe ti permbush nevojat e qellimit.....

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Nuk ndërtohet xhamia e Zotit, as kisha e Zotit për inat të njëri-tjetrit. Këtu është politizuar çështja. Ata që kanë kundërshtuar ndërtimin e Katedrales, e të cilët edhe kanë botuar libër kundër Katedrales, po duan që të ndërtojnë xhaminë mos në strehë të Katedrales, aty disa hapa afër saj për të konkurruar Katedralen”, tha Krasniqi, duke potencuar se ndërtimi i xhamisë është politizuar deri në kulm edhe me mjekra, edhe me shamia, të cilat janë ndaluar me ligj. “Këtu nuk është Arabi, është Evropë dhe duhet ta kemi veshjen e Evropës, sjelljen dhe kulturën e Evropës. Ne nuk na duhet kulturë tjetër..
    ....shamia eshte kulture europjane.....nuk e kujton nenen plak te veten ki coban krasniqi kur ajo shkonte ne kishe ???....nuk ka akoma 50 vjet qe kishat jane shnderuar ne diskoteka....per 50 vjet nuk flitet per "kulture", por per "degjenerim" dhe "dekadenc".....muslimaneve nuk ju han palla per keta dukuri "kohore"....sepse e kane kulturen me te avancuar....perndryshe, jo, nuk ka inat, por ka BARAZI.....


    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Askush mos të keqkuptoj sepse nuk jam kundër xhamisë, përkundrazi mbështes çdo ide për ndërtimin e një xhamie të bukur dhe këtë ia kam thënë edhe z. Tërnava”, tha Krasniqi.
    ....estagfirullah, ASNJEHERE nuk do te keqkuptojm.....kete ta kesh te garantuar.....

    tungi
    albanish by nature

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    267
    Ne perendim (Evrope), kisha ka vendin ne mes te fshatit. Un s'jam akademik, por per kte jam i sigurt !

    Xhamia s'ka arsye te ndertohet jasht-qytetit kur besimtaret jan ne qender. Bile do te ishte poshtersi e madhe sikur te mendohej kesisoji !

    Nese qytetaret kan nevoje per xhamia, jo 25, por 250 duhet ti ndertojn. Njesoj duhet te jet edhe per kisha, nese ne nje fshat, qytet apo diku tjeter ka nevoje per kisha te krishtereve, le t'u jipet vendi dhe hapsira e duhur ku ata kan nevoje, dhe jo ata, por vet shteti le ti financon dhe te na trajton te gjithe se bashku si nje popull pa diferenca fetare dhe vetem ateher mund te flasim per toleranc, me te cilen mund te krenohemi.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Opake Opinga
    Anëtarësuar
    11-02-2011
    Postime
    245
    A kekan 3 xhami ne qender e 22 ne Prishtine??? Pse rrejtet? Apo doni nja me xane 1 million vete ne te njeten kohe?

    Vehabista terrorista. Gjynah qe se han dreqi mallin e vet se Cetniket e Arakanin e kishi pase hallall ju Arabet
    Talaq, Talaq, Talaq.

  10. #10
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga Opake Opinga Lexo Postimin
    A kekan 3 xhami ne qender e 22 ne Prishtine??? Pse rrejtet? Apo doni nja me xane 1 million vete ne te njeten kohe?

    Vehabista terrorista. Gjynah qe se han dreqi mallin e vet se Cetniket e Arakanin e kishi pase hallall ju Arabet
    ...a e din cka eshte dadaizmi ???.... ja ku ta mesoj:

    Dudida, dada blub
    bibabo o rratata gadamatata lumidud
    kakamumu haha tititi
    shu shu shuru lani mumu
    dibi dubu dubu dibidusu

    tungu
    albanish by nature

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •