Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787

    Studimi: Shqiptarët, katër orë punë, nëntë orë gjumë

    Studimi: Shqiptarët, katër orë punë, nëntë orë gjumë


    Gratë në Shqipëri paguhen 35 përqind më pak se burrat

    Rreth 70% e femrave në Shqipëri kanë statusin “shtëpiake”. Ndërkohë, shqiptarët harxhojnë mesatarisht vetëm 4 orë në ditë për të punuar, ndërkohë që flemë mesatarisht 9 orë. Të dhëna mjaft interesante vijnë nga gjetjet e fundit të studimit “Përdorimi i kohës në Shqipëri”, realizuar nga Ministria e Punës dhe Instituti Kombëtar i Statistikave (INSTAT). Raporti jep informacion mbi mënyrën se si e shpenzojnë shqiptarët kohën e tyre në aktivitete të ndryshme të jetës, raportoi Panorama.

    Sipas studimit, gratë shqiptare shpenzojnë më shumë kohë për punët shtëpiake dhe, për pasojë, kryejnë më tepër punë të papaguar. Në një kohë që te gjinia tjetër kjo panoramë përmbyset, pasi mbi 60 për qind e burrave rezultojnë të punësuar. Disniveli qëndron dhe te pagat, pasi burrat, për të njëjtën punë, paguhen me një pagë mbi 35 për qind më të lartë se gratë.

    “Pagat e grave, në krahasim me ato të burrave, mesatarisht, në Shqipëri janë 35% më të ulëta. Pra, të gjitha këto janë prezantuar në këtë studim që ka një mori të dhënash, të cilat, në fund të fundit, nxjerrin edhe mënyrën se si jetojnë shqiptarët. Për të pasur një ide më të qartë për mënyrën e jetesës dhe një ide për mënyrën se si politika duhet të ndikojë në këtë mënyrë jetese për ta përmirësuar dhe për të rritur mirëqenien e shqiptarëve”, tha zv.ministrja e Punës, Filloreta Kodra.

    Sipas saj, rezultatet e studimit përbëjnë një burim të paçmuar informacioni për hartimin e politikave social-ekonomike dhe mirëorientimin e tyre drejt grupeve më në nevojë. Në këtë studim tregohet se 95% e grave dhe 39% e burrave merren me punë shtëpie, kujdesen për fëmijët, përgatitin ushqimin dhe bëjnë pazarin.

    Ekspertët kanë analizuar ditën e një familjeje normale, ku rezulton mesatarisht se rreth orës 23 të darkës të paktën 40% e burrave shkojnë për të fjetur dhe 60% e grave janë duke bërë punë në shtëpi. Meshkujt shqiptarë kanë më tepër kohë të lirë për t’u marrë me veten apo për të parë televizor, në krahasim me meshkujt në Norvegji, ku puna në familje ndahet njësoj mes dy partnerëve.

    Ndërkohë, në Itali burrat harxhojnë më shumë kohë për punët e shtëpisë sesa gratë. Në studim morën pjesë 2 mijë e 500 familje nga zona të ndryshme të Shqipërisë, të cilat u përkisnin shtresave të ndryshme sociale. Nga të dhënat rezulton se Shqipëria vazhdon të përcjellë një panoramë pabarazie mes grave dhe burrave.

    Ky raport tërhoqi dhe vëmendjen e përfaqësuesve të organizmave ndërkombëtarë, të cilët rekomanduan, që të rishihen politikat sociale. Studimi i Përdorimit të Kohës u zbatua nga Instituti Kombëtar i Statistikës (INSTAT) në kuadrin e Programit të Përbashkët të OKB-së për Barazi Gjinore.Ky studim u krye në përputhje me definicionet, konceptet dhe metodologjinë e Eurostat.
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    kjo shpjegon ate qe populli yne flen,,,dhe se hap gojen kurre per drejtat e tij

  3. #3
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Punojme me akord.

    Po ne shqiptaret punojme me akord,ate pune qe kemi i futemi dhe e mbarojme me njehere edhe pse thyjme kerbishtat,ky eshte mentaliteti jon.
    Mbas 20 vjeteve shqiptaret marin nje pune e kur flasin flasin per leket jo per oret apo ditet e punes qe normalisht do te donte ajo tip pune.
    Flejne ne oren 23.00 e zgjohen ne 08.00(9 ore gjum)kur djelli ka ne tiron 3 ore qe ka dal!!!
    Ju a lumsha SHQIPERIA PO NDRYSHON,si ne itali jeni bo edhe un punoj 4 ore po se fabrika asht ne krize.

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    dmth me aq sa punohet behet jete perfect.
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    popull me rehat ska ... edhe ankohen papushim ... se kur ke kohe te ankohesh ate do besh , kur spunon ...

  6. #6
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    11 ore duke ngrene e pire birra ...lol
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    9 ore gjume,4 ore pune ne dite dhe te ardhurat kombetare jane dyfishuar thote Sala ne 4 vjetet e fundit.Hajde merre vesh kete pune.
    U ngelen cdo dite 11 ore te lira te merren me ndonje pisllik te nxjerrin lekun lol.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •