-
Vazhdon diskriminimi i shqiptarëve të Luginës
Kryesia e Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD), Jonuz Musliu ka deklaruar të premten se Trupi Koordinues në Luginë të Preshevës nuk është duke e kryer rolin për të cilin është krijuar. Ai tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës po ballafaqohen me një diskriminim, të thellë dhe të padurueshëm.
“Në vend se të rritet numri i të punësuarve shqiptarë në dogana, polici dhe institucionet e tjera shtetërore, që veprojnë në Luginë, ndodh e kundërta, shumica absolute e të punësuarve janë serbë”, deklaroi Musliu, njofton INA.
Musliu përmendi edhe problemet tjera me të cilat ballafaqohen shqiptarët e kësaj ane: Moszgjidhjen e çështjes së arsimit të lartë përfshirë edhe nostrifikimin e diplomave nga Universiteti i Prishtinës; Mosnjohjen e të gjitha dokumentacioneve që lëshohen nga institucionet e Kosovës; Mosangazhimin për investime në Komunën e Bujanocit dhe më gjerë; Moskrijimi e kushteve për kthimin e të zhvendosurve; Mospërfillja e kërkesave të shqiptarëve për demilitarizimin e rajonit; Arrestimet e vazhdueshme të ish pjesëtarëve të UÇPMB-së edhe pse është shpallur amnestimi i tyre; Mosaktiviteti i grupeve punuese të formuara në kuadër të Trupit Koordinues...
Duke pasur parasysh se Qeveria e Serbisë dhe Trupi Koordinues, nuk janë angazhuar për zgjidhjen e këtyre problemeve në Luginë, Musliu theksoi se kryesia e LPD-së ka marrë qëndrim që të largohet nga Trupi Koordinues. Ai tha se LPD angazhohet për stabilitet dhe prosperitet të Komunës së Bujanocit dhe rajonit. /Telegrafi/
-
-
Kte te keqe ja beren kosovaret m'duket, qe s'i perfshin fare keto probleme ne diskutimet me serbin.
Solidarizimi mbar-popullor, po avullohet nen fantazmat evropjane.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt